KADAREJA, GABI I MENDIMIT SHQIPTAR.
Dr. Hysamedin FERAJ
... Edhe Kadare ka shkuar nė Perėndim ku merr ide e mendime tė pėrdorura dikur, tė vjetėruara tani dhe ua shet shqiptarėve. Problemi ėshtė vetėm se i mungon racionaliteti i tregut tė gabit: tregtarėt e gabit i tregtojnė ato mallra sepse janė mė tė lira, ndėrsa idetė, si tė vjetra si tė reja kushtojnė njėlloj, nė kuptimin se si njė libėr i shekujve tė kaluar, si i sotėm kushton gati njėlloj. ...
Kjo ėshtė vetėm njė parafjalė, njė fillim i butė pėr mbrapshtitė e shumta tė Ismail Kadaresė nė fushėn e mendimit shqiptar, posaēėrisht e mendimit politik. Kadare ka njė ngjashmėri me atė qė quhet tregu gabi nė Shqipėri nga qė ushtrohet mė sė shumti nga gabelėt, ose sė paku kėshtu perceptohet. Fjala ėshtė pėr tregun qė merr nė Perėndim mallra tė pėrdorura, tė vjetėruara ose qė thjeshtė nuk pėrdoren mė nga tė zotėt e tyre, ndodhė edhe firmato, dhe i shet me ēmime mjaft tė lira, nganjėherė me kile.
Racionaliteti i kėtij tregu ėshtė se kėto lloj mallrash blihen mė lirė. Edhe Kadare ka shkuar nė Perėndim ku merr ide e mendime tė pėrdorura dikur, tė vjetėruara tani dhe ua shet shqiptarėve. Problemi ėshtė vetėm se i mungon racionaliteti i tregut tė gabit: tregtarėt e gabit i tregtojnė ato mallra sepse janė mė tė lira, ndėrsa idetė, si tė vjetra si tė reja kushtojnė njėlloj, nė kuptimin se si njė libėr i shekujve tė kaluar, si i sotėm kushton gati njėlloj. Shitoret ku blenė Kadare duket se kanė 4 karakteristika:
a) reaksioni europian;
b) orientalizmi;
c) serbofilia;
d) antishqiptarizmi.
Magazinat europiane qė ruajnė mallra (ide) me kėto karateristika duket se janė rrethet nė Francė nė tė cilat jeton dhe frymėzohet Ismail Kadare. Njė e pėrbashkėt e gjithė kėtyre rretheve ėshtė vjetėrsia. Kadare qėmton nėpėr Europė gjithė idetė e vjetėruara dhe i sjellė tua shesė shqiptarėve:
Monocentrizmi
Njė mėnyrė e vjetėruar mendimi europian ėshtė monocentrizmi, pėrfytyrimi i njė qendre rreth tė cilės organizohet dhe rrotullohet gjithēka: nė qendėr dielli dhe rreth tij planetet; nė qendėr atomi dhe rreth tij grimcat e tjera; nė qendėr tė atomit bėrthama dhe rreth saj thėrrmijat; nė qendėr e vėrteta e vetme dhe rreth saj organizohet dija; nė qendėr Papa dhe rreth tij kishat e shtetet; nė qendėr mbreti (diell) dhe rreth tij tė tjerėt; nė qendėr shteti dhe rreth tij politika; ne qendėr Partia dhe rreth saj gjithė jeta e vendit; nė qendėr Sekretari i Parė dhe rreth tij Byroja Politike; nė qendėr Ismail Kadare dhe rreth tij tė tjerėt! Nė qoftė se gjėrat nuk rrotullohen rreth qendrės, rreth forcės gravitacionale tė qendrės diēka nuk ėshtė nė rregull, situata ėshtė nė kundėrshtim me ligjet e natyrės, nga universi me qendėr diellin (heliocentrizmit) deri tek mikrothėrmijat me qendėr atomin (atomistika)! Mendimi centrik dhe monocentrik ėshtė diskredituar, vjetėruar, dekonstruktuar me kohė ne Europė si mendim, dhe si praktikė politike totalitare e totalizante: dielli ėshtė njė nga qendrat nė univers (astronomia e sotme); atomi nuk organizon rrotullimin e grimcave rreth tij mbasi lėvizja e tyre ėshtė kaotike (teoritė e kaosit); nuk ka njė tė vėrtetė por ka shumė tė vėrteta (veēanėrisht Derrida dhe tė tjerėt); nuk ka njė qendėr fetare papale por shumė tė tilla njėkohėsisht (Huntington dhe tė tjerėt); nuk ka njė qytetėrim qendror por ka qytetėrime tė njėkohshme, tė shumėkohshme, tė pėrkohshme Teknologjinė mendore tė centrizmit nė Europė e ka zėvendėsuar dhe po e zėvendėson teknologjia e decentrizmit, ekscentrimit, policentrimit, tė pėrkohshme, kalimtare Kadare e gjen kėtė mall tė vjetėruar europian, centrizmin e fillimit tė modernes qė ėshtė pėrdorė dy-tre shekuj nga europianėt, dhe tani qė ėshtė braktisė ose po braktiset me shpejtėsi prej tyre e merr dhe e sjellė ne Shqipėri tua shes shqiptarėve shtrenjtė! Mbledhės i vjetėrsirave!
Eurocentrizmi
Mendim centrik ėshtė shfaqur si eurocentrizėm: nė qendėr Europa dhe rreth saj Bota. Lindje dhe Perėndim pėrcaktohen nga qendra e Europės. Edhe vetė Europa, duke u nisė nga qendra e vet, ndahet nė Europė Perėndimore dhe Europė Lindore. Edhe SHBA ndonėse Japoninė e kanė afėr nė Perėndim i thonė Lindje e Largėt. Kjo terminologji ėshtė vendosė nga bashkėudhėtimi i eksploratorėve europian me pushtetin e fushave tė tjera, dhe kur mendohej se bota ėshtė e sheshtė. Eurocentrizmi i pėrthyer si Perėndim ėshtė bėrė masė normative-vlerėsuese e qytetėrimeve tė tjera: qytetėrimi europian perėndimor ėshtė i pėrparuar, i mirė, i pjekur, modern ; qytetėrimet e tjera janė tė prapambetura, jo tė mira, tė papjekura. Qytetėrimet, kulturat dhe popujt e tjerė duhet ti afrohen qendrės, tė zhvillohen e pėrparohen (developmentalizmi), tė bėhen tė mirė (orientalizmi), tė piqen (kolonializmi), tė modernizohen (modernizationism). Ēka nuk ėshtė Perėndimore nuk ka vlerė. Vlerė ka ēka ėshtė Perėndimore. Perėndimi bėhet vlera qendrore me tė cilėn maten tė tjerėt. Tėrė ky arsenal ideshė dhe literature kolonialiste, developmentaliste (zhvilluese), sidomos orientaliste dhe modernizuese nė Europėn e sotme ėshtė sfiduar, modifikuar, shfuqizuar, vjetėruar. Kadare nė idetė e tij politike i merr pikėrisht aspektet e vjetėruara tė tyre, idetė e nxjerra jashtė pėrdorimit, sidomos tė orientalizmit dhe i sjellė nė Shqipėri pėr ti shitur nė tregun e ideve. Mendimin orientalist tė Kadaresė e ka argumentuar nė mėnyrė metodike e sistematike me qartėsi tė jashtėzakonshme Enis Sulstarova nė librin e tij shumė tė rėndėsishėm pėr ligjėrimin shqiptar Arratisje nga Lindja (DUDAJ 2006).
Logocentrizmi
Vetė Perėndimi kishte njė masė tjetėr pėr tė matur edhe veten: arsyen logjike. Kėshtu modernja perėndimore ėshtė logocentrike. Edhe vetė vlerat morale si e mira dhe e keqja, normat morale tė sė mirės e tė sė keqes, pėrbėrėsit kulturorė, traditat, historia etj., e vet dhe e tė tjerėve, siē thoshte Engelsi, do tė dilnin para gjyqit tė arsyes dhe ose tė justifikonin veten ose tė hiqnin dorė nga ekzistenca e vet. Nė modernen europiane arsyeja ka qenė bėrė kriter dhe vlerė qendrore me tė cilėn mateshin gjithė vlerat e tjera: liria, barazia, dinjiteti, pėrparimi, qytetėrimet etj., etj. Kėshtu p.sh. njerėzit kanė dinjitet tė posaēėm sepse janė qenie me arsye; tė drejtat e lirisė i kanė vetėm njerėzit qė kanė arritur njė pjekuri tė arsyes dhe nė pėrputhje me shkallėn e zhvillimit tė arsyes. Prej kėtej dilte kufizimi i lirisė (politike) tek fėmijėt deri sa tė arrinin moshėn e pjekurisė, kufizimi i lirisė sė tė sėmurėve psikikė, anormalėve etj. Arsyeja logjike i tregon njeriut rrugėn a kalimit nga barbaria nė qytetėrim, nga gjendja natyrore nė civilizim, jep tė drejtėn e pushtetit dhe sundimit. Ashtu si individi qė nuk e ka tė zhvilluar plotėsisht arsyen nuk meriton tė gjitha tė drejtat e lirisė, ashtu si individit i takon liria nė pėrputhje me zhvillimin e arsyes ashtu edhe popujve dhe qytetėrimeve u takon aq liri sa e kanė tė zhvilluar pjekurinė e aryes. Shkenca zėvendėson kishėn, shkenca beson nė njė tė vėrtetė dhe gjithēka tjetėr ėshtė e rrejshme; ka njė sistem vlerash tė drejta, njė qytetėrim tė drejtė etj., tė cilat na i tregon shkenca sepse mund ti provojė shkencėrisht. Shkenca na dėshmon se shoqėria, kultura, qytetėrimi, arti, feja etj., europerėndimore janė tė vėrtetat, normalet, tė arsyeshmet, ta saktat etj., ndėrsa shoqėritė, kulturat, qytetėrimet, artet, fetė e tjera nuk janė nė rregull sepse janė shpirtėrore-emocionale e jo tė arsyeshme. Kėtij logocentrizmi Niēe i hyri ta thėrrmojė me ēekiē nė fillim tė shek XX, ndėrsa Derrida dhe tė tjerė e ēmontuan (dekonstruuan) nga mendimi perėndimor nė pėrfundim tė shekullit dhe e provuan si paragjykim pėr tė legjitimuar sundimin e Perėndimit mbi pjesėn tjetėr tė botės e cila nuk meriton lirinė sepse nuk ėshtė me arsye tė zhvilluar sa duhet. Tirania e arsyes u provua sidomos nė regjimet totalitare socialiste ku gjithēka do tė zhvillohej e planifikuar nga komisione planifikimi me njerėzit mė specialistė tė fushave pėrkatėse shkencore si ekonomia deri tek veshja dhe ushqimi i pėrditshėm i individit. Kėto paragjykime tė vjetėruara pėr qytetėrimet, kulturat dhe popujt e racat Kadare i gjurmon ku kanė mbetur nėpėr Europė dhe i merr ti sjellė si mall Europe pėr tua shitur shqiptarėve si gabi rrobat firmato.
Katolikocentrizmi
Nė mesjetė qendra e Europės Perėndimore nė masė tė madhe ishte kisha katolike. Qendra u shpėrbė ngadalė e dhunshėm nė shumė qendra: kisha anglikane, protestane, luterane, kalviniste etj. Nė fund kisha e humbi qendėrsinė dhe vendin e saj nė qendėr e zunė arsyeja, politika dhe shkenca. Ideja se feja dhe kisha duhet tė jenė qendra u shua nga modernja europiane. Aq mė shumė u braktis ideja se qendra do tė duhej tė ishte feja dhe kisha katolike. Ideja e qendėrsisė sė fesė dhe kishės katolike i takon periudhės paramoderne mesjetare dhe as fillimit tė modernes europiane. Ideja se qendra e qytetėrimit dhe jetės perėndimore duhet me qenė kisha katolike u mbrojtė njė kohė nga mendimi qė quhet reaksionar europian si de Maistre, Donoso-Cortés apo Papa Piu IX, por pa sukses. Pėr modernen europiane mesjeta dhe qendėrsia e saj kishin vdekur. Kadare shkon, e merr kėtė ide tė vjetėruar paramoderne, mesjetare, reaksionare europiane dhe dėshiron tua shesė shqiptarėve si mallin e fundit europian: Europa ėshtė mesjetė, ėshtė fanatike katolike, prandaj qė tė dukeni europianė kthehuni tė gjithė nė katolikė. Kadare nuk ndalon nė idetė dhe mendimin modern europian, qoftė edhe tek modernja e hershme, e vjetėruar tanimė, por shkon tek ide e mendime europiane qė vetė Europa i konsideron tė vdekura, i mbledhė kėto ide dhe i sjellė pėr shitje nė Shqipėri. Gjeneral i mendimit tė vdekur! Nė pėrgjithėsi mendimi bashkėkohor europian po shkon drejt decentrimit dhe prandaj drejt braktisjes sė tė gjitha centrizmave tė modernes. Por Kadare nuk mund ti kapė produktet kaq tė ēmuara europiane. Ai mbetet njė mendimtar i vjetėruar, i prapambetur centrist, dhe nga centrizmi katolikocentrik.
Dihotomia
Strukturė qendrore e tekstit tė modernes europiane ka qenė dihotomia: struktura e mendimit me kategori polare, binare, dyshe tė kundėrta si mirė/keq, e vėrtetė/ e gabuar, hyjnore/profane, ditė/natė, dritė/errėsirė, mashkull/femėr etj. Kėtė strukturė mendore tė modernes e ka nxjerrė nė dukje dhe dekonstruktuar veēanėrisht Derrida, ndėrsa konstatimin dhe rrjedhojat e saj nė mendimin shqiptar i ka analizuar filozofi Artan Fuga veēanėrisht nė librin Shtegtim drejt guvės sė gjarpėrit. Njė strukturė e posaēme dihotomike mendimi ka qenė edhe ndarja e qytetėrimeve tė globit tokėsor nė dy kategori: The West and The Rest, Perėndimi dhe Kusuri. Nė kusurin pėrfshiheshin qytetėrimet aziatike, afrikane, ameriko-latine etj. Nė njėrėn anė vihej qytetėrimi perėndimor dhe nė anėn tjetėr gjithė tė tjerėt qė merreshin si njė, si tjetri i ndryshėm. Qytetėrimi perėndimor mendohej si i pėrparuari, tjetri si i prapapmbeturi. Shumė procese, por veēanėrisht proceset globalizuese e kanė shthurur kėtė pėrfytyrim dihotomik. Europa e sotme e kupton qytetėrimin europian si njė nga qytetėrimet e botės. Pėrfytyrimi dihotomik pėr qytetėrimin e mirė perėndimor dhe jo tė mirė tjetėr i ka lėnė vendin pėrfytyrimit tė shumėsisė sė kuptimit tė vetė tė mirės dhe tė keqes; definimit tė tė mirės dhe tė keqes nga qytetėrimet; mungesės sė njė pike vėshtrimi tė paanshme pėr vlerėsimin objektiv tė tyre duke qenė vetė jashtė ēdo qytetėrimi etj. Sigurisht europianėt perėndimorė e konsiderojnė qytetėrimin e vet mė tė mirin. Por kjo ėshtė njėlloj edhe pėr anėtarėt e qytetėrimeve tė tjera qė i shohin qytetėrimet e veta si mė tė mirat. Nė shumė qytetėrime tė tjera vlerėsohen arritjet e qytetėrimit europian perėndimor. Nė qytetėrimin perėndimor vlerėsohen shumė arritje tė qytetėrimeve tė tjera. Shpresohet, pa ndonjė bazė (Rorty), se qytetėrimit nė kontakt me njėri-tjetrin do tė marrin prej njėri-tjetrit elementet qė shihen si tė mira. Mendimi i Kadaresė ėshtė dihotomik. Kadare pėrpiqet ta marrė, ta ruajė e ta sjellė nė Shqipėri mendimin e vjetėruar dihotomik europian The West and The Rest. Kjo pėrpjekje shfaqet veēanėrisht nė orientalizmin e tij.
Orientalizmi
Njė shfaqje me shumė rėndėsi e mendimit eurocentrik dihotomik ka qenė ndarja nė Perėndim dhe Lindje, Oksident dhe Orient. Nė kėtė pėrfytyrim Oksidenti ishte racional, i virtytshėm, i pjekur, normal, ndėrsa Orienti ėshtė iracional, deviant, i pazhvilluar, inferior. Shthurja e kėtij mendimi nė Europėn Perėndimore ka filluar herėt, ėshtė pėrshpejtuar mbas Luftės sė Dytė Botėrore dhe ėshtė dekonstruktuar rėndshėm nga vitet 1970 e kėtej. Njė moment i rėndėsishėm ka qenė studimi i Edward Said Orientalism (1978), i cili nxiti njė numėr tė madh punimesh tė frymėzuara drejtpėrdrejtė prej tij. Nga ky kėndvėshtrim u dekonstruktua mendimi europian pėr qytetėrimet afrikane. Shumė studime si Zbulimi i Afrikės, Ideja e Afrikės etj., hulumtuan pėrfytyrimet e Perėndimit pėr Afrikėn duke analizuar fuqinė e antropologėve, misionarėve dhe ideologėve, pėrfytyrimet pėr subkontinentin, pėr qytetėrimet afrikane etj; Nė kėtė vijė u realizuan shumė studime si Pėrfytyrimi i Indisė, pėrfytyrimet pėr Azinė nė pėrgjithėsi etj. Me strukturat mendore dihotomike tė tipit The West and the Rest dhe strukturat e orientalistikės Kadare pėrpiqet tė argumentojė si tė vlefshme tek shqiptarėt vetėm The West Perėndimoren dhe tė fshijė tė tėrin The Rest Kusurin, veēanėrisht orientalen. Me lehtėsi Kadare fshinė nga trashėgimia dhe prania e tashme tek shqiptarėt trashėgiminė bizantine dhe osmane, tė dyja lindore (orientale) dhe nxjerrė nė dukje vetėm oksidentalen. Me lehtėsinė qė i krijojnė strukturat e vjetėruara mendore Kadare fshinė dy tė tretat e pėrbėrėsve kulturor shqiptar, elementet bizantin-ortodoks dhe osman-islamik, e, po tė shtohen edhe elementet pagane mjaft tė pranishme, madje edhe nė besimet fetare, del se Kadare fshinė me lehtėsi tri tė katėrtat e elementėve identitarė tė kulturės shqiptare. Nė qoftė se pranon se ka diēka orientale tek shqiptarėt, nė stilin e mendimit orientalist, atė e pranon vetėm si fatkeqėsi, sepse sipas kėtij mendimi tė vjetėruar nė Europė orientalja ėshtė e keqe, iracionale, e papjekur etj. Sot nė Europėn Perėndimore gjithė programi i orientalistikės dhe pėrfytyrimet e prodhuara prej saj pėr popujt, qytetėrimet, kulturat, filozofitė konsiderohen tė vjetėruara dhe tė papėrdorshme. Ndėrsa mendimi i Kadaresė ėshtė orientalist. Ismail Kadare ka shkuar nė Europė, i ka marrė kėto ide tė vjetėruara dhe tė papėrdorshme dhe i sjellė nė Shqipėri pėr tua shitur shqiptarėve si gabi rrobat e vjetra.
Dija-pushtet
Orientalistika ka qenė disiplinė akademike perėndimore dhe pėrfytyrimet e prodhuara prej saj kishin autoritetin e shkencės. Kjo dije thoshte se Orienti ėshtė iracional, i papjekur, i pazhvilluar. Dijet pėr orientin paraqiteshin si dije shkencore, pra me autoritetin e tė vėrtetės. Mishel Fuko ka argumentuar se ēdo dije ėshtė njėkohėsisht pushtet, se nuk ka ndarje midis shkencės e politikės, artit, mitit, fesė etj. Analiza e dijeve tė prodhuara nga orientalistika tregoi se ato ishin dije qė synonin pushtetin e Perėndimit mbi Lindjen dhe qytetėrimet e tjera (si afrikane, indigjene amerikanolatine etj.). Idetė e orientalistikės bashkoheshin me idetė e modernes sė hershme pėr lirinė. Mendimi liberal, duke pėrfshirė mbrojtėsin me tė shkėlqyer tė lirisė, Xh. St. Mill, kishte argumentuar se liria u takon vetėm individėve tė arsyeshėm, tė pjekur, tė zhvilluar dhe, ashtu si individėve, vetėm popujve tė arsyeshėm, tė pjekur, tė qytetėruar. Fėmijėt dhe popujt e papjekur duhen marrė nėn kujdesin e tė pjekurve, nėn paternalizmin e popujve tė qytetėruar. Nė qoftė se, siē provonte shkenca orientaliste popujt joperėndimorė ishin tė papjekur, atėherė atyre nuk u takonte liria. Kėshtu kolonizimi i Orientit nga Oksidenti ėshtė i legjitimuar, jo vetėm i drejtė, por edhe nė tė mirė tė Orientit. Orienti kishte krijuar, si kundėrpėrgjigje, stereotipet dhe pėrfytyrimet e veta (tė pabazuara) pėr Oksidentin si materialist, i pashpirt, imoral etj. Tanimė mendimi orientalist, pėrfytyrimet e krijuara prej tij pėr popujt e tjerė tė Afrikės, Azisė etj., nė emėr tė shkencės janė provuar si dije pėr pushtetin e Perėndimit mbi Lindjen, e kolonializimit. I dekonstruktuar si thjeshtė dije-pushtet, si ideologji kolonalizimi, nė mendimin e sotėm europian orientalizmi ėshtė dije e vjetėruar e shekujve tė fillimit tė modernes europiane. Nė mendimin liberal ideja e Millit pėr lirinė e popujve ėshtė vjetėruar nga zhvillimet e mėvonshme tė kėtij koncepti nga filozofėt liberalė europianė. Ndėrsa Kadare e bėn kėtė tog tė ideve dhe pėrfytyrimeve orientaliste, tė vjetėruara e tė nxjerra jashtė pėrdorimit nė Perėndim, burimin kryesor tė furnizimit tė mendjes sė vet dhe vjen ti shesė tek shqiptarėt kėto ide si gabi mallrat e vjetra.
Homogjeniteti
Njė karakteristikė e mendimit tė modernes sė hershme europiane ka qenė mendimi me kategori homogjene. Mendimi dihotomik homogjenizonte njėkohėsisht dallimet e shumta nė kategori polare. Nė rastin e orientalizmit i fshinte tė gjitha dallimet ndėrmjet qytetėrimeve dhe besimeve si indian dhe hinduistė, konfucian e budist, islamik e arabe etj., dhe i pėrmblidhte nė njė kategori Orienti pėrballė kategorisė tjetėr homogjene Oksidenti. Dekonstruimi i sistemeve homgjene tė kuptimit nga postmodernja gati e ka nxjerrė jashtė pėrdorimit nė Perėndim. Vendin e tij e ka zėnė secilėn herė e mė shumė ideja e heterogjenitetit, larmisė, tė veēantės, ndryshimit dhe repektimi i tė ndryshmes. Me mendimin e vet homogjenizues Kadare fshinė larminė e Europės sė sotme, madje ndryshimin e Europės sė sotme me Europėn e kaluar mesjetare katolike, e homogjenizon nė njė term europiane perėndimore si tė ishte njė e vetme pa ndryshime, pa larmi. Mbasi homogjenzon edhe gjithė Lindjen duke pėrfshirė nė njė term orient njėlloj qytetėrimin kinez, bizantin e osman dhe qytetėrimet e kulturat e sotme tė rajoneve tė tėra tė botės, krijon strukturėn polare tė sė mirės dhe tė sė keqes. Me kėtė strukturė mendore homogjenizuese Kadare e ndanė kulturėn shqiptare nė oksidentale e orientale dhe kėrkon homogjenizimin e saj duke zhdukur orientalen, tė keqen. Gjithė veprimtarinė e tij e ka pėrqendruar nė homogjenizimin e kulturės shqiptare nė dy drejtime: homogjene si qytetėrim Perėndimor dhe homogjene si fetarisht katolik. Edhe vetė kėto dy nocione i homogjenizon nė njė duke barazuar europian, qytetėrim perėndimor me = katolicizėm. Pėr kėtė strukturė mendore homogjenizuese tė tij larmia e elementėve pėrbėrės tė kulturės dhe larmia fetare e shqiptarėve pėrjetohen vetėm si pengesa, si diēka e keqe qė duhet hequr. Mendimi homogjen dhe homogjenizues ėshtė dekonstruktuar dhe vjetėruar nė Europėn Perėndimore. Prandaj Kadareja, si qėmtues mallrash tė vjetėruara, shkon, e merr dhe e sjellė ta shesė nė Shqipėri.
Si pėrmbyllje
Si pėrmbyllje mund tė pėrmbildhen, sa pėr fillim, disa karakteristika tė mendimit tė Kadaresė: mendimi kadarean ėshtė centrik, katolikocentrik, dihotomik, orientalist, homogjenizues, pėrjashtues i tjetrit tė ndryshėm. Tė gjitha kėto janė mendėsi tė njė moderneje tė hershme europiane qė janė dekonstruktuar, ēmontuar dhe vjetėruar nė Oksidentin europian, sidomos nė Francė. Nė mendimin e vet Kadare ka qenė dhe ka mbetur njė modern i hershėm, i vjetėruar, jashtė kohe. Ndokush mund tė nxjerrė pėrfundimin dėshpėrues se nėse edhe Kadare qė ka qenė i privilegjuar nė kontaktet me Europėn, dhe edhe sot jeton nė Paris, ka mbetur njė europian i vjetėruar, atėherė pak mund tė shpresohet se shqiptarėt e zakonshėm, nė fshatrat e thella e metropolet urbane qenkan europianė. Pėrfundimi i tillė nuk ėshtė krejt pa bazė. Vėzhgime dhe studime dėshmojnė se shqiptarėt mund tė jenė mė afėr kulturės amerikane se europiane. Qytetėrimi dhe sistemi i sotėm europian ėshtė larguar shumė nga fillimet e modernes. Nė shumė drejtime ajo ėshtė nė modernitetin e vonė ose, madje, nė postmodernitetin, nė zhvendosjen qė shumė vite nga vlerat materiale e tradicionale nė ato postmateriale e postmoderne. Idetė, vlerat dhe kultura e modernes sė hershme dhe klasike konstatohen shumė mė tepėr nė SHBA e cila pak a shumė ka mbetur nė atė sistem vlerash me tė cilat emigroi nga Europa e fillimit tė modernes dhe klasikes moderne. Kultura shqiptare ka filluar tė marrė diēka nga kultura, qytetėrimi dhe sistemi i vlerave tė modernes sė hershme e klasike europiane. Por ndėrkohė Europa ka ecur shumė nė rrugėn e vet pioniere, hulumtuese, eksperimetuese pėr njė shoqėri mė tė mirė. Pėrfundimi se derisa Kadare nuk ėshtė europian aq mė pak janė tė tjerėt ėshtė edhe i pabazė: Kadare nuk ėshtė as njeriu mė i kulturuar shqiptar, dhe as njeriu mė i pėrshtatshėm pėr ndryshimin e sistemit tė vet tė vlerave dhe ecjen me hapin e Europės. Ai tanimė ėshtė shumė i vjetėr. Dhe mbi tė gjitha i vjetėruar.
Ironia e mbrojtėsve tė Kadaresė
Kohėve tė fundit mbrojtėsit e Kadaresė janė sjellė nė mėnyrė pamshirshėm ironike me tė. P.sh. kanė thėnė se Kadare nuk ka kėrkuar konvertimin kolektiv tė shqiptarėve nė njė fe, nė fenė katolike, nuk e urren islamin, nuk ėshtė islamofob, nuk e urren bizantin dhe besimin ortodoks, i vlerėson tė gjitha besimet e shqiptarėve, nuk ka ide raciste etj., etj. Kjo duket si njė mėnyrė ironike pėr ti thėnė tė mos i ketė kėto ide. Problemi ėshtė se Kadare kėrkon mbėshtetje pėr thirrjen e lėshuar para gati pesėmbėdhjetė vjetėsh qė shqiptarėt tė kthehen nė katolikė, mbėshtetje pėr idenė se Europa nuk na pranon pa u kthyer nė katolikė, mbėshtetje pėr idenė se qytetėrimet orientale janė tė kėqija dhe na kanė sjellė tė kėqija, mbėshtetje pėr idenė se Ndėrsa mbėshtetėsit e tij ia mohojnė se ai i ka kėto ide. Po atėherė mbetet pa kuptim se ēka i duhet Kadaresė mbėshtetja e tyre, nė qoftė se nuk i mbėshtesin idetė e tij pėr tė cilat po sakrifikon kaq shumė veten. Njė pjesė e tyre me sa duket e dinė mirė se idetė politike tė Kadaresė janė mallra shumė tė vjetėruara pėr epokėn e sotme tė mendimit europian. Dhe duan ta shpėtojnė.
Krijoni Kontakt