‘Meshari’ nė kohėn e leximit

Bardhyl Demiraj

Botimi i parė shkencor filologjik i librit tė Gjon Buzukut me transliterim nga Namik Resuli ėshtė bėrė Capturenga Albanisches Institut & The centre for Albanian Studies

Emri:  Capture.jpg

Shikime: 8669

Madhėsia:  10.5 KB

Njė cak kohor i mirėseardhur pėr t’iu rikthyer trashėgimisė sonė kulturore tė pėrftuar nė mėrgim: Me kėto pak fjalė mund tė kufizojmė thukėt nė kohė rrjedhėn e zhvillimit tė vrullshėm qė po pėrjeton sot kultura shqiptare, e cila mban hapur prej mė se dy dekadash siparet e saj, duke pėrthithur natyrshėm gjithė ato prurje e pasuri kulturore-botuese qė trashėgojmė prej mėrgatės intelektuale shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar. Dhe ėshtė fakt i mirėnjohur qė lexues tė sotėm-sidomos syresh nė hapėsirėn kompakte shqipfolėse nė Ballkan-po marrin nė mėnyrė tė pėrshpejtuar kontakt me kėtė trashėgimi tė vyer kulturės shqiptare, falė punės ngulmuese qė po bėhet ndėrkohė pėr ribotimin e plotė dhe shpėrndarjen e saj kudo ku flitet shqip. Lejohemi tė pėrmendim kėtu si shembuj sa tė veēantė aq edhe domethėnės pėrkthimin dhe ribotimin e punės farėmirė tė Patėr Zef Valentinit, nestorit tė mėrgatės intelektuale shqiptare nė Perėndim dhe autor i veprės madhore Acta Albaniae Veneta, apo aktivitetin intelektual dhe letrar tė Ernest Koliqit, Mustafa Merlikės, Karl Gurakuqit, Martin Camajt, Arshi Pipės etj., opusi i tė cilėve po i rikthehet nė plotėsinė e vet atdheut tė tyre tė munguar. Njė vlerė tė spikatur nė kėtė trashėgimi ruan padyshim edhe puna e patėmetė e Namik Resulit (10.09.1908 – 12.09.1985), pinjollit fjalėpakė e punėshumė tė kėsaj plejade intelektualėsh, i cili i pėrkushtoi gjithė jetėn e vet aktive kulturės shqiptare dhe shkencave albanologjike nė mėrgim. Pajisur me njė formim gjuhėsor-filologjik solid nė Universitetin e Torinos, ku edhe doktoroi pranė romanistit tė njohur Matteo Bartoli, ai u kthye nė fillim tė viteve ‘30 nė Shqipėri e dha mėsim nė disa shkolla e qytete (Elbasan, Shkodėr, Tiranė). Rikthimi nė Itali mė 1939 si docent i gjuhės shqipe pranė Universitetit tė Romės bėri qė nė gjallje tė vet t’i mbylleshin njėherė e pėrgjithmonė dyert nė Shqipėri, gjithsesi personi dhe vepra e tij gėzuan gjithherė mirėseardhje e respekt nė gjakun e shprishur tė kulturės dhe shkencės shqiptare nė mėrgim, ku vijoi aktivitetin e vet intelektual si pjesėtar i Qendrės Ndėrkombėtare tė Studimeve Shqiptare nė Universitetin e Palermos (1948-1957) e mė pas si profesor i albanologjisė nė Institutin e Studimeve Orientale tė Universitetit tė Napolit (1957-1971). Penda e Resulit nuk reshti sė shkruari deri ditėt e fundit tė jetės sė tij, kur pa dritėn e botimit edhe vepra e tij madhore Grammatica della lingua albanese (Bologna, 1985), ndėrkohė qė botimi i tij shkencor-kritik Il “Messale” di Giovanni Buzuku. Riproduzione e trascrizione (Cittą del Vaticano, 1958) ėshtė i pari i llojit tė vet nė historinė e albanologjisė dhe shėnon si i tillė jo vetėm fillimet e filologjisė moderne shqiptare, por edhe fazėn nismėtare tė pėrpunimit kritik tė pėrmendoreve tė shkrimit shqip qė gjėllijnė sot e gjithė ditėn si bazė materiale pėr hulumtime ballore nė matriksin e kulturės etnike tė popullit shqiptar. Largimi i natyrshėm nė kohė nga ky botim si edhe mundėsitė e dikurshme tė kufizuara tė pėrhapjes sė tij nė gjithė arealin kulturor shqipfolės, kanė shkaktuar boshllėqe tė theksuara jo vetėm nė bibliotekat e studiuesve tė historisė, gjuhės e kulturės sė popullit shqiptar, por edhe nė formimin e pėrgjithshėm tė studentėve tė shkencave shoqėrore-albanologjike si edhe tė lexuesve tė thjeshtė e tė shumtė, qė i mbeten dashamirė kėsaj kulture. Andaj ky ribotim anastatik i botimit tė parė shkencor filologjik tė “Mesharit” tė Gjon Buzukut, pėr tė cilin janė pėrpjekur nė fakt me pėrkushtim Albert Ramaj (Albanisches Institut-St. Gallen) dhe Bejtullah Destani (Institute for Albanian Studies-Londėr) i vjen lexuesit bash nė kohėn e duhur, por qė sigurisht gjatė leximit, ai nuk mund tė mos e ndiejė sidomos mungesėn qoftė edhe nė versionin origjinal italisht si tė hyrjes tejet instruktive tė vetė Resulit, ashtu edhe tė aparatit tė pasur filologjik qė shoqėron nė fund tekstin e transkriptuar prej tij. Gjithsesi, edhe botimi anastatik vetėm i tekstit tė “Mesharit” i shkon pėr shtat qėllimit zanafillės tė kėsaj ndėrmarrjeje farėmirė, duke qenė njėherėsh akt mirėnjohjeje dhe nderimi ndaj botuesit tė tij, e nėpėrmjet tij edhe homazh i gjithhershėm ndaj kulturės sė shkrimit shqip nė mėrgim, qė zuri fill me vetė basin e saj Gjonin, birin e Bdekės dhe kumtin e tij: “tue u kujtuom shumė herė se gluha jonė nukė kish gjā tė endigluom en sė Shkruomit Shenjtė, en sė dashunit sė botėsė sanė, desha me u fėdigunė, pėr sā mujta me ditunė, me zdritunė pak mendetė e atyne qi tė endiglonjėnė.”

MAPO