-
Korrupsioni, në hetim mjeku dhe infermierja në QSUT
TIRANE – Një mjek dhe një infermiere në spitalin “Nënë Tereza” janë marrë në hetim nga zyra e Antikorrupsionit në Policinë e kryeqytetit. Policia e Tiranës bëri me dije se hetimet ndaj dy punonjësve të QSUT filluan pasi ata janë denoncuar nga djali i një pacienteje që do të kryente ndërhyrje kirurgjikale. Burime nga Policia thanë se është regjistruar procedim penal me akuzat e “korrupsionit pasiv” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione publike”, ndërsa kanë nisur hetimet me metodat speciale. Personat në hetim nga Policia janë mjeku kirurg me iniciale I.S., 37 vjeç dhe infermierja me iniciale M.A., 40 vjeçe. Dyshohet se edhe një person i tretë, që luan rolin e sekserit, të ketë bashkëpunuar me këtë rast, duke hyrë në bisedime për pazaret mes të afërmve të pacientes dhe mjekut. Burime të rezervuara nga grupi hetimor thanë se denoncimi është bërë nga një shtetas nga Kosova, Lulëzim G., 45 vjeç, i cili pretendon se për shtrimin e së ëmës në spital dhe ndërhyrjen kirurgjikale që ajo do të kryejë në zorrën e trashë, i janë kërkuar 2 mijë euro. Në denoncimin e tij, paratë që duhej të paguante përfshinin shtrimin në spital, më pas edhe operacionin që do të kryente nëna e tij. Madje, ai pretendon se gjysmën e shumës së kërkuar, 1 mijë euro, i ka paguar për pjesën e shtrimit, ndërsa tani duhet të paguajë edhe gjysmën për ndërhyrjen kirurgjikale. Për shkak se rasti vazhdon të jetë në hetim me përdorimin e metodave speciale, nuk u dhanë më shumë detaje rreth denoncimit të kryer nga shtetasi kosovar, apo në lidhje me mjekun dhe infermieren, për të cilët ka nisur një procedim penal. Nga ana tjetër, mësohet se materialet e deritanishme të Policisë së Tiranës janë referuar në Prokurori, me akuzat “korrupsion pasiv” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione publike”.
Marre nga gazeta Panorama
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt