Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kryebashkiaku i Selanikut: “Vorioepiri” nuk ekziston

    Kryetari i Bashkisë së Selanikut, biznesmeni i njohur, Jani Butari, ka deklaruar se nuk ekziston termi ‘Vorioepir’ dhe se gazetarët dhe zyrtarët grekë duhet që të përdorin vetëm emërtimin zyrtar që është Shqipëria. Komentet e biznesmenit të njohur Butari janë bërë gjatë një interviste për emisionin e televizionit kombëtar grek NET ‘Ali Opsi’, (në shqip ‘Ana tjetër e medaljes’), me moderator gazetarin Manoli Kottaqi. Sipas kryebashkiakut të Selanikut, kur flitet për problemet e minoritetit grek, në Shqipëri duhet të mos përdoret më termi ‘Vorioepir’ pasi është zyrtarisht një çështje që i përket vetëm Shqipërisë. Sipas tij, ky term që përdoret gabimisht nga media në Greqi dhe zyrtarët grekë është një term që grekët e përdorin vetëm e vetëm për të kënaqur ndjenjat e tyre patriotike dhe asgjë më tepër. Biznesmeni i njohur i verërave në Selanik, ka folur dhe mbi planet që ka për qytetin e Selanikut. Ndërkaq, ai ka deklaruar se do të kthejë në shtëpi muze shtëpinë e Qemal Ataturkut, që sipas tij, është një nga figurat më të mëdha që kanë jetuar në Selanik. Ndoshta në të ardhmen, kur Shqipëria të faktorizohen më tepër në rajon, ky ose një tjetër kryebashkiak do të kujtohet për pronat e shqiptarëve në këtë qytet, të cilat janë konfiskuar nga shteti grek qysh në vitet ‘40 të shekullit të kaluar. Aty gjendet edhe shtëpia e Çajupit tonë të famshëm dhe të shumë pasanikëve shqiptarë.

    Mos keni diçka me grekët z. Butari?

    Grekët kanë divergjenca me mua, unë nuk kam me ta. Unë besoj plotësisht se këtë histori të kulturës së Selanikut, domethënë turqit dhe hebrenjtë sidomos, por dhe të gjithë komunitetet e tjera, jo vetëm që kanë për detyrë që ta promovojnë por dhe ta respektojnë mbi të gjitha. Sepse nuk duhet të harrojmë se, Selaniku ishte një qytetit shumetnik. Përpara pavarësimit të Selanikut, qyteti kishte 12 gazeta ku kishte turke, hebre, greke, franceze, italiane dhe gjermane, këto gazeta dikush i lexonte asokohe. Kjo tregon se kishte një prezencë të fortë shumetnike në qytet. Unë nuk them të kthehemi në të kaluarën, por të ketë një traditë të njohjes dhe ruajtjes së këtyre vlerave.

    Ka bërë përshtypje që keni pasur problem me një punonjëse spikere në një nga radiot kombëtare dhe shtetërore në Selanik, e cila artikuloi termin ‘Vorioepir’ dhe thonë që reaguat. Është e vërtet dhe pse?

    Jo, nuk është e vërtet. Kur kjo çështje më erdhi në vesh thashë që ‘Vorioepiri’ është një terminologji që na kënaq neve. Por që të shfaqet nga ne si ‘Vorioepir’, për çështje që kanë të bëjnë zyrtarisht me Shqipërinë nuk është e drejtë.

    Ju thatë se turqit i thonë toka mëmë Janicas, ne të mos i themi ‘Vorioepir’?

    Ta themi për veten tonë. Nuk do ta referojmë zyrtarisht që është ‘Vorioepiri’.

    Po por gazetari është shprehi, nuk është nëpunës zyrtar....

    Jo, jo sepse kur e themi në nivel lajmi nuk është kështu siç thoni ju. Kur e referojmë nëpër lajme duhet të përdorë, ti referohet kushteve që janë zyrtarisht të njohura. Me pak fjalë, nëse unë që them Shkupi, them nesër Maqedonia në vend të them Shkupi zyrtarisht, do të më varin kokëposhtë në sheshin ‘Monastiriu’. Kështu nuk është gazetari, ai ka për detyrë që të përdorë terminologjinë dhe emrat zyrtarë.

    Ju doni të merrni nisma të cilat kanë të bëjnë me drejtimin e qytetit këtej e tutje, nisma të cilat kanë shkaktuar dhe reagime, kundër dhe pro. Ju keni një patriotizëm ekonomik mesa keni treguar dhe thoni që: Sillni turisë dhe le të jenë nga Turqia, nga Shkupi, nga Izraeli nga kudo. Ajo që ju thotë dhe pala tjetër duke ju kritikuar, po mirë z. Kryebashkiak është e domosdoshme që të ngresh kultin në piedestal për figurën e Qemal Ataturkut që të sjellësh turistë turq në Selanik, nuk është e mjaftueshme bukuria e qytetit, historia, kultura e tij? Shtëpia e Qemal Ataturkut do të na bëjë të ecim përpara në ekonomi?

    Së pari, unë nuk dua të lidh emrin tim me këtë çështje. Të vetmen gjë që kam lidhur me këtë çështje janë puna dhe biznesi im, verërat. Si kryebashkiak tashmë jam 3 vjet e gjysmë në drejtimin e qytetit, nuk e di se do të jem përsëri. Por, gjithësisë unë po përpiqem që t’i ofroj diçka qytetit. Është një periudhë ku gjendja ekonomike është me të vërtet shumë e keqe. Nuk patëm mundësinë të promovojmë dhe prezantojmë kulturën dhe bukuritë e qytetit. Të vetmen gjë që na ngeli të bëjmë, që ka dhënë dhe rezultat, sipas meje, është që të promovojmë trashëgiminë kulturore të Selanikut. Dhe trashëgimia kulturore e qytetit tonë ka dy elemente bazë. Përtej vizitorëve nga vendet fqinjë që vijnë në Selanik sepse e dinë që është vendi i bukur, sepse kemi plazhe të bukura në Kalkidiki, kemi një mënyrë tjetër sepse Selaniku ka qenë siç edhe e thërrasin “Jeruzalemi i Ballkanit”, ka pasur një popullsi me origjinë hebre, që ishte asokohe më tepër se gjysma e qytetit, popullsi e cila u shfaros. Domethënë që të kuptohet; do të shfrytëzojmë historinë tragjike të këtij populli gjatë historisë së qytetit tonë me qëllim që të promovojmë në botë qytetin e Selanikut. Atë që kam hasur këto 2 vjetët e fundit gjatë mandatit tim si kryebashkiak ju ka bërë çudi hebrenjve, pozitivisht kuptohet, si u kujtuam ne për këtë çështje. Por kjo, për mendimin tim, është fshehur qëllimisht dhe me tendencë shfarosja e hebrenjve nga qyteti. Të njëjtën gjë do të thosha për turqit. Mos të harrojmë që Selaniku është qyteti ku u shpall kryengritja e ‘Xhon turqve’, domethënë esencialisht Republika e Turqisë u themelua në Selanik. Ka një të pavërtetë sa i përket Ataturkut. Vendlindja e tij nuk është Selaniku, por një fshat jashtë tij, Lagana, por këtu u rrit, jetoi dhe shkoi dhe në shkollë. Tashmë shtëpia e tij në Selanik do të kthehet në një shtëpi muze, pra muze të Qemal Ataturkut. Kjo s`ka të bëjë me politikën që ushtrojnë forcat e ndryshme në Greqi dhe natyrisht që nuk do të merremi me ta apo me çfarë ndodh në Turqi. Qemali vazhdon të jetë një figurë e madhe, mos të them më e madhja e shtetit turk. Unë nuk kam çfarë të ndajë me turqit.

    Shekulli

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kryebashkiaku i Selanikut: “Vorioepiri” nuk ekziston

    Hajde Akili komento dicka, ku je?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kryebashkiaku i Selanikut: “Vorioepiri” nuk ekziston

    ky jani butari eshte i paguar nga turqia dhe izraeli

  4. #4
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028

    Për: Kryebashkiaku i Selanikut: “Vorioepiri” nuk ekziston

    Ka shume greke te ndershem dhe patriote ndaj vendit te tyre te cilet nuk i i bejne bisht historise por perkundrazi dalin dhe e shprehin hapur edhe mediatikisht.

    Ka dhe shume shqiptare qe behen patriot part time por atyre si i behet hallit, kush i paguan valle !?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shkelqesia_E_Tij : 02-04-2013 më 22:40

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Kryebashkiaku i Selanikut: “Vorioepiri” nuk ekziston

    Kryetari I bashkise perfaqson dhe mbron interesat e te gjithe qytetareve te Selanikut.
    Na del qe Selaniku eshte nje qytet ku jetojne komunitete nga kultura te vendeve te ndryshme.
    Pozicioni I tij ne kete ceshtje eshte shume I drejte, i pa anshem.Respektohen origjina e qytetareve,
    respektohen diferencat kulturale,respektohet diversiteti multi etnik.
    Arsyetimi I tij eshte shume I sakte dhe tregon respekt.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Kryebashkiaku i Selanikut: “Vorioepiri” nuk ekziston

    Kryebashkiaku u ka vrejte me kohe se ideologjite fashiste dhe ekspanzioniste jane te demshme dhe shume te rrezikshme,e ka vrejtur ky njeri i menqure se nuk eshte i hajrshem ushqimi me ideologji fashiste grekomadhe me ide irracionale ,dhe me endrra te kota per VORIOEPIRIN.
    Ky njeri i menqure dhe biznismen nuk bahet me mendet e NIKOLLAS KEJGJIT DHE KOMPANY se e ka llogaritur qyshe heret se qfar RATA PAGESE duhet me pagu nese si specialitet i kan gatimet nga KUZHINA E GATIMEVE ME SPCIALITETE TE MEGALLAIDEAS,ska KAQIK populli GREK ne ditet e sotme dhe ne te ardhmen te mirret me PRRALLAT ME MBRET se krejt EVROPA eshte e GREQIS,keshtu qe mundohet brenda mundesive ti levize gjerat drejte paqes dhe harmonis njerzore dhe tu jap shebuj te tjerve se ne ket menyre rregullohen gjerat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 03-04-2013 më 03:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •