Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Gjeopolitika Turke dhe Historia e Shqipërisë

    Për një kohe te gjatë, përreth 90 vjet pas pavarësisë së Shqipërisë, Turqia nuk u interesua ër ish-koloninë e saj dhe as për Ballkanin në përgjithësi; në periudhën 1912-1939 Shqipëria faktikisht u drejtua dhe u turbullua dhe nga intelektualë pro-turq nga Ismail Qemali, Esat Pashë Toptani, Haxhi Qamili, dhe Ahmet Zogu. Të tërë këta individë arritën që Shqipëria, deri në pushtimin italian, të mos përfshihej në asnjë koalicion anti-turk. Ky ishte qëllimi i gjeopolitkës së atëhershme turke, dhe qëllimi u arrit sepse përvec vëndeve të tjera të Ballkanit- vetëm Shqipëria kolonia më besnikë dhe aleatja më e dobishme, nuk i doli asnjëherë kundër Turqisë post-perandorake. Turqia pranoi gjatë luftës me Greqinë , gjatë luftës së parë botërore si dhe menjëherë pas saj shkëmbimin e popullatave të ashtuquajtura myslimanë në shkëmbim të largimit të të krishterëve autoktonë që jetonin në Anadoll. Pra gjeopolitika e Turqisë post-perandorake përvec neutralitetit, pati dhe një risi-ruajtjen e popullatave myslimane tashmë të keqtrajtuarara nga shtetet e krishtera ballkanike.
    Nga viti 1939-1945 në luftën e dytë botërore, gjeopolitika e Turqisë synoi neutralitetin dhe për pasojë kjo gjeopolitikë nuk pati asnjë ndikim tek Shqipëria e pushtuar përvec faktit që qeveria turke e asaj kohe nuk e pranoi kërkesën për azil të pro-turkut Ahmet Zogolli (lindur në Turqi) pas braktisjes nga ana e Zogut të vëndit të tij; dhe mbetet historike fraza e Qemal Ataturkut drejtuar Zogut: ..përse ike ashtu? Të paktën të kishe luftuar disa ditë për vendin tend e jo të iknje ... . Gjeopolitika e Turqisë nga vitet 1945-1991 mbeti një gjeopolitikë neutrale, njohëse, interpretuese dhe pranuese e fakteve dhe e realitetit ballkanik dhe vecannërisht e atij shqiptar. Praktikisht pranoi rreth 450.000 shqiptarë që të hynin e të jetonin në Turqi pasi ra dakort me Jugosllavinë e Titos që popullatat shqiptare, boshnjake, dhe minoriteti turk në Jugosllavi të quhej popullata myslimane, duke pranuar dhe mgracionin e kësaj popullate si një migracion vëllezërish në nevojë. Megjithatë , popullata myslimane e migruar në Turqi kryesisht e populluar nga shqiptarë (pas viteve 1945 të njohura si politikat Rankovicit), ashtu si dhe në fillimet e shekullit (më 1913, dhe më 1925-26) synuan në kthimin e emigrantëve në qytetaë turq dhe më pas, si qytetarë me kombësi turke, pra pa asnjë të drejtë, duke shkelur haptazi të drejtat dhe liritë e njeriut njëlloj ashtu sikundër bënë dhe qeveritë greke dhe jugosllave me popullsinë shqiptare qoftë ajo myslimane apo e krishterë- me synimin e shkombëtrarizimit të popullatës shqiptare.
    Pas viteve `90, me ndryshimin e sistemit, gjeopolitika turke ndryshoi gradualisht duke përfituar qoftë nga shëmbja e sistemit komunist , qoftë nga e zbatimet ligjeve ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe nga rritja dhe zgjerimi i Komunitetit Euke patropian, zbatimi i reozlutave të ODHIR, rritja e ndikimit të SHBA në Ballkan dhe në Europën Qëndrore dhe Lindore.
    Në këtë mënyrë, Turqia duke qënë një vënd ish-perandorak, duke qënë një vënd qënuk pati luftë më që pas 1925 e deri më sot, duke ruajtur neutralitetitin gjatë luftës së dytë botërore dhe duke mbajtur një politikë të zgjuar përballë dy bëlloqeve të mëdha ushtarake, duke u fuqizuar nga ana ekonomike sidomos pas viteve `90 e deri më sot, duke mos u përfshire në luftën e ekstremistëve islamike por gjithashtu duke ndenjur përkrah SHBA në këtë luftë , arriti të zërë pozita prioritare përsa i përket ekonomisë në Ballkan, Azinë e vogël dhe të mesme.
    Për pasojë me stabilitetin ekonomik të arritur tashmë, i cili pasohej nga një stabilitet politik i fuqizuar edhe nga dora e fortë e politikanit Taip Erdogan, Turqia avancoi kërkesat gjeopolitke të saj duke i shtrirë atonë fazë të parë tek ish kolonitë e saj perandorake me popullsi myslimane Shqipëri+Kosovë+Bosnjë. Në fillim presioni i kamufluar filloi me vizitat e Erdoganit dhe me vërejtjet e dhe propozimet e tij për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe atyre `vëllzërore`, t ë pasuara me vërejtje `si të rastësishme` për periudha të caktuara historike të cilat ai i cilësonte si ofenduese për Turqinë dhe historinë e saj e cila sipas tij ishte e njëjtë me vëndet myslimane si Bosnja, Kosova , dhe Shqipëria.
    Këto sugjerime u shoqëruan dhe me një rritje të entuziazmit nga ana e komuniteteve fetare myslimane por vecanërisht atyre radikale, të cilat hodhën e parat idenë e një historie ndryshe, sepse sipas tyre, sistemi komunist kishte ndryshuar historinë. Në këtë mënyrë kryesisht në Shqipëri dhe Kosove janë botuar që në fillimet e viteve `90, Historia e Shqipërisë (dhe së bashku me të edhe ajo e Kosovës) sidomos ajo e mesjetës, ku turqit janë paraqitur si clirimtarë, dhe ku heronjt ë janë të ndryshëm.
    Këtu mund të përmëndim tërheqjen servile të Nanos i cili hoqi pas vërejtjes së Erdoganit - pikturën e Skënderbeut , insistimin e Berishës për të mbajtur portret tjetër në Kryeministri atë të Ismail Bej Qemalit meqënëse ky i fundit ishte kryeministri i parë; megjithattë këtë justifikim Kryeministri Berisha e mbështeti me një sërë deklaratash dhe sugjerimesh për disa figura historike të Shqipërisë si injorimin e Fan Nolit dhe rilindasve të krishterë, dhe mbivlerësimin e disa figurave të tjera historike (pro-turke) si Ahmet Zogu, Esat Pasha (në fakt jo nga vetë Berisha), dhe kërkesat për rishikim të historisë dhe individëve të caktuar.
    Rishikimi i historisë së Shqipërisë dhe Kosovës mund të jetë i dobishëm në se historia pasurohet me fakte historike të dokumentuara, por rishikimi i historisë është i dëmshëm nëse imponohet nga personalite politike apo akoma me keq nga qeveri te tjera të cilat kërkojnë që nëpërmjet ndryshimit të histojektrisë me pretekstin e ..`heqjes së fjalëve fyese...` sipas komenteve të Davutogllut- të arrijnë edhe disa objektiva politko-ekonomike si:
    - Krijimin e një zone influence pro-turke në Ballkan (njëlloj si në kohën e mesjetës kur turqit përpiqeshin të futeshin në Ballkan si mercenarë të Bizantit apo të disa feudalëve arbër si Karl Topia, etj),
    - Njëhsimin me shtetet ballakanike si Bosnjë+Kosovë+Shqipëri si `shtete e vëllezër të një feje`, duke kamufluar rikrijimin e një `Perandorie` të Re Turke,
    - Nëpërmjet kësaj gjeopolitike të re, Turqia synon gjithashtu të korrigjojë historinë e së kaluarëstë një perandorie mizore për popullatat ballkanike në përgjithësi dhe shqiptare në vecanti.
    Në këtë mënyrë, Turqia përpiqet të zërë rolin e saj të dikurshëm por tashmë të përkrahur nga SHBA e cila e sheh Turqinë një bufer të situatave të rrezikshme të mundshme në Ballkan dhe në Azinë e afërt e të mesme, si dhe një potencial të mundshëm anti-sllav, duke njëhsuar gjeopolitikën e saj me atë të SHBA përsa i përket shteteve të mësipërme. Nga ana tjetër, SHBA kërkon një mashë-si Turqia, për të mos dalë direkt përballë situatave të ardhëshme , të mundëshme.
    Megjithatë Turqia nuk ka respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut në vetë vëndin e saj multietnik si të drejtat dhe liritë e 3 milion shqiptarëve (e drejta e mësimit të gjuhës shqipe dhe e drejta e minoritetit), të drejtat dhe liritë e kurdve, hapja e Kishës së Shën Sofisë për besimtarët e krishterë, etj, etj.
    Përsa i përket peticionit `Kundër ndryshimit të teksteve të historisë`, pavarësisht opinioneve të disa historianëve, politikanëve dhe analistëve, mbetem me idenë e Prof. Marenglen Verlit i cili ka komentuar peticionin kështu: `...“Kam përshtypjen se tekstet e historisë në Shqipëri dhe Kosovë paraqesin drejt shkencërisht periudhën e shekujve të XV deri në fillim të shekullit të XX kur këto vise ishin pjesë e Perandorisë Osmane. Është tjetër problem , nëse diku nëpër rreshtat e këtyre teksteve shkollore mund të ketë mbetur ndonjë shprehje e papërshtatshme në aspektin etik. Në këtë rast duhet parë konkretisht përr cilën frazë aapo fjalë , në këto tekste duhet bërë vërejtja….”.
    Përsa i përket z. Luan Malltezi i cili thotë se…`nuk ka presion turk, historianët janë të lirë..` mendoj sa z.Luan nuk thotë të vërtetën. Presioni turk u pa fare haptazi kur Erdogan ofendoi figurën e Skënderbeut gjatë takimit me Nanon në 2003.
    Më pëlqeu letra e hapur për ministrin jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu nga z.Xhevat Rexhaj, por është koha që teknokratët, profesionistët, meritokratët, të mos imponohen nga politika dhe politikanët e brëndëshëm dhe të jashtëm por të mbrojnë dhe të konfirmojnë në baza shkencore-faktike të histrisë reale të Shqipërisë.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Gjeopolitika Turke dhe Historia e Shqipërisë

    Problemi i ndryshimit te historise se trojeve shqiptare me imponim i ngjan cuditerisht edhe kerkesave ne dukje neutrale per te prauar gjithcka qe BE i propozon Shqiperise per problemin e LGBD. nE KETE ASPEKT TE RESPEKTIMIT TE TE DREJTAVE DHE LIRIVEE TE NJERIUT,Shqiperia duhet te kete gjithashtu teknokrate dhe profesioniste te vertete qe te shohin prblemet.

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Gjeopolitika Turke dhe Historia e Shqipërisë

    Nuk besoj qe mund te ndodhi, Pirro
    Jam dakord, qe historia e Shqiperise ka nevoje per rishikim te thelle, por ama kjo te behet me njerez nga fushat konkrete te historise. Ajo nuk eshte as leter telegrafike as edhe faksimile me porosite nga ministrite e shteteve tjera apo fqinje ... Historia e Shqiperise eshte e Shqiperise dhe e Shqiptareve per Shqiptaret, dhe jo e Turqve dhe Turqise.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gjeopolitika Turke dhe Historia e Shqipërisë

    Tashme gjeopolitika turke eshte nje fakt, duke u mbeshtetur momentalisht nga SHBA, per interesat e saj ne krijimin e ekuilibrave, me Rusine,.etj. Gjithcka pra eshte ne linje, dhe sot mora vesh edhe se ndryshimi i historise kerkohet edhe nga BE. Keshtu qe ka rrezik te pranohen ndryshimet qe kerkon Turqia ne historine e Shqiperise, per te mos u prishur me SHBA. Kjo sepse nuk kemi identitet, se diku tjeter te fyesh p.sh. Pjetrin e Madh ne Rusi, nuk perfundon mire.., ndersa ne s`e kemi per gje ta heqim fare Gjergj Kastriotin nga historia,...
    Megjithate mendoj se per ceshtje identitare duhet futur kultura e referendumit, qe t`ju kerkohet autoriteteve te BE te vendosin per keto,..., kesaj ceshtjeje i ka sherbyer edhe censusi i fundit qe i nxorri orthpdhokset 6.7 % te popullsise, pra minoritet. Eshte nje linje e caktuar per Shqiperine, etj., pasi corba gatuhet gjetke....
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 02-04-2013 më 11:25
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Gjeopolitika Turke dhe Historia e Shqipërisë

    eshte e vertete qe ne historine e shqiperise ka interpretime emocionale.

    por eshte absurd fakti qe, keto interpretime ti ndryshojne kjo klase historianesh qe i ka ndertuar ato.

    duhet pritur 10 apo 20 vjet, derisa te dali nje brez tjeter historianesh, te shkolluar ne perendim, qe te behen ndryshimet sipas modelit perendimor te berjes se historise.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #6
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028

    Për: Gjeopolitika Turke dhe Historia e Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kjo sepse nuk kemi identitet, se diku tjeter te fyesh p.sh. Pjetrin e Madh ne Rusi, nuk perfundon mire.., ndersa ne s`e kemi per gje ta heqim fare Gjergj Kastriotin nga historia,....
    Shume e drejte kjo qe thua por çfare duhet te presesh kur nje ish minister i kultures ( nje teveqel qe do permisonte cilesine e diellit per fushate elektorale ) nuk e di se ku i ka eshtrat Ismail Qemali (babai i kombit) dhe gajaset nga mediokriteti i intelektualeve shqiptare qe rreshtohen si fatosa shembullore me buqeta firmash ne peticione militanteske...!!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  7. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Gjeopolitika Turke dhe Historia e Shqipërisë

    Nuk jemi vëllezër, Zoti Erdogan!

    A po tregohen Shqiptarët se janë në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike ? A na mëson historia e Shqipërisë të kemi kujdes ? A ka dhënë prova Shqipëria e vogël, se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut ? A ka pasur të pa besë që e kanë goditur me thikë pas shpine.? I madhi Kristo Frashëri pyetet :“ Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri?

    Si mundet Zoti Erdogan të na thotë: “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. “ Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë …në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, thot kryeministri turk.”

    Për të pasur një vëlla biologjik e dijmë rrugën . Vellau i vërtetë eshtë ai vëlla prej një nëne e prej një babe . Si u bë që tani qenkemi edhe vëllezër ? Pse e gjithë kjo dashuri “vëllazërore” ,pas 5 shekujsh robërie? E pas një shekulli ,pa ju?

    Si mundi “vëllau “ osman të ndërpres procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri ? (K.F) Si mundi “vëllau “ osman të zëvendëson rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, atëherë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë ?( K.F.)

    Si mundi “ vëllau “ të pushton “vëllaun” e të shkëpus Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmaniste, të huaj për Evropën. ? (K.F.) Si mundi “ vëllau “ osman, të mospërfill as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte. Shkurt, si mundi “vëllau “ osman t`i le për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese. ? “( Kristo Frashëri)

    “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi jonë,dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë. “ Po na thot Erdogani . Pse mu tani?

    Si mundi “ vëllau” të na le të ngelur disa shekuj para shekujve ? A pse s`kishim aftësi raciale apo për shkak të rrethanave që na i bëri të jetojmë?

    E ka ditur “vëllau “ se këtë e shkruante Beogradi dhe nuk reagonte t`i del në mbrojtje “vëllaut”: ““Kurse shtypi i Beogradit kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. “

    “Vëllau” i shihte ato që i “shihte” serbi? se :“Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, “me bisht të kalit ose të dhisë” dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrëse “. Kur vëllau të ofendohet ,njeriu sa do pak e ngre zërin kundërshtues. Apo,jo?

    Po me këto fjalë për ne, “ vëllau” pajtohej bile i shtonte edhe fjalët e veta, kur në kancelaritë e Europës flitej nga serbi:.

    “Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropiane, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyre njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte. “

    E pyes” vëllaun “ se a me të vërtetë Me të vërtetë kështu ishim,dhe me këto fjalë serbi i mbushte mendjen Europës .? ,: “Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prejnë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhen e tyre. Nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike, “ .

    Po apo jo? Nëse ishim ,pse na lije ne kete gjendje,o “vëlla”? Nëse jo, pse s`e kapshe serbin për fyti atëherë dhe t`i dilshe “vellaut “ në mbrojtje.

    Vështirë është të jesh vëllau i ynë. Ne, nuk të pranojmë. Nuk je vëllu i ynë bilogjik.

    Ishe dikur armiku i ynë ( 500 vjet) dha tani shtiresh si mik. Si mik po, por si të besojmë.?

    Nëse nga të tanët të dualen pashallarët , azemat e sadriazemat,edhe serbit i kemi dhënë,krajla e misitra; edhe grekut i kemi pruar lirinë ,i kemi dhënë bijtë tanë për t`a udhequr. Por as Serbin e as Grekun nuk e kemi Vëlla. E atëherë pse turku të jetë vëllau i ynë.?

    Dashuria e vonuar . Është dashuri e vonuar, por edhe e dyshimtë.

    “Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona,ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur

    letrat,duke na siguruar bartjen ,duke na e gjetur token në shkretëtirat e Azisë,dhe hiq s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe ,bile edhe shumë ,se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje token e ‘vëllaut” tënd ,të mbushej me sllavë ,e doje mbushjen e Anadollit me ne.

    Kur Rankoviqi na bartëte andej e këndej ,na çkombëtaronte ,në dhunonte,ty “vëlla” ,zëri s`të ndihej?

    Kur Millosheviqi na i mbyllte shkollat ,na burgoste,na shnjerëzonte, na… ,ty s`të shihshim, O “vëlla” ? Ku ishe ,pse mshifeshe ,pse s`folshe ?

    Kur Gjeneral Jankoviqi ,në vitet e 12-13 –ta të shekullit të kaluar ,iu futëte bajonetat grave tona shtatëzëna që kurrë mos të lindin “nipat “ tu, t`i s`bëzeje? Kur Kral Nikolla,i bënte krimet mbi shqiptarët e Malësisë së Shkodrës ,edhe atëherë i mbyllje sytë e veshët ?Pse?

    Kur u bë “Lidhja e Prizrenit” dhe e shihje veten në shkapërderdhje ,pse ishe aq i pazhurmshëm karshi botës ,e aq katil me” vëllaun” tënd ? E, në Gjakovë e dërgove Magjarr Pashën,për të shuar Lidhjen e Gjakovës. Kur i shihje planet e asaj kohe për copëtimin e tokave të “vëllaut” tënd,pse nuk të dhimbëseshim? Pse fshiheshe mbas kuleve të hanumeve dhe bëheshe se sikur nuk po ndodhë asgjë ?

    Mos o “vëlla” se ke shumë gjynahe me ne, se zoti të cilit ti i beson dhe ti i falesh nuk t`i harron!

    Kur me qindra shkolla serbe ,greke ,turke gjatë kohës së “vëllaznimit” me ty hapeshin

    në Shqipëri ,si s`të biente ndërmend të hapësh bile një në gjuhën tanë ? Pse aq shumë

    i frikoheshe shkollimit tanë? Shumë mirë e dije që na ishim dhe jemi populli më i vjetër i kësaj ane,por ty s`të pëlqente kjo,doje me çdo kusht të na zhbëje. Pse?

    Ju e dinit mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të preken edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i ynë dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…”

    Fahri Xharra , 10.10.11/gazetaditore
    Emri:  72148_464942096882638_1712887530_n-602x400.jpg

Shikime: 694

Madhësia:  43.7 KB

    http://gazetaditore.com/2013/03/31/n...-zoti-erdogan/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gjeopolitika Turke dhe Historia e Shqipërisë

    Nuk jemi vëllezër, Zoti Erdogan!
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''''''''''''''''
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 03-04-2013 më 14:02
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Gjeopolitika Turke dhe Historia e Shqipërisë

    Mire i thote Fahriu, po cti besh qe erdogani e ka nje te drejte.....ka lene pas nje thes me bastarde osmanllinjsh te cileve me te drejte u thote vellezer.

    PS lexoini komentet ne ate atikull, ka ca qe vertet te vjen per te vjelle
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •