Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Lexova nje shprehje ne fb qe me pelqeu. 'Hakmarrja me e mire ndaj gruas qe te merr burrin eshte, eshte ta lesh burrin te iki tek ajo. Nje mashkull te vertet nuk ta "rremben" as nje femer tjeter, se nuk braktis familjen per zogeza te tjera. Smokkie ajo qe the ti qendron, por ndikon dhe fakti qe meshkujt e kane lirine ne xhep, ndersa femra me e kufizuar ne te dale. Ndikon dhe opinioni qe frenon femren ta baktisi burrin e saj dhe kur martesa per te ka marr fund. E njejta gje vlen dhe per femrat 20- vjecare qe shkojne me 40 vjecar. Paraja, siguria financiare i shtyn te lidhen me meshkuj shume me te vjeter se vetja. Rralle ndodh se bien ne dashuri.
    ..Kesaj radhe nuk kam koment,sepse Mia@"ma mbylli gojen"...

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2013
    Postime
    63

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Lexova nje shprehje ne fb qe me pelqeu. 'Hakmarrja me e mire ndaj gruas qe te merr burrin eshte, eshte ta lesh burrin te iki tek ajo. .
    Epo at'here,

    ç'vlere apo kuptim ka ne jete nqs nuk luftojm per dike qe e konsiderojm pjes te jetes sone?

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2013
    Postime
    63

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    ..Kesaj radhe nuk kam koment,sepse Mia@"ma mbylli gojen"...
    he se goja shkret ate pun ka ,

    hap e myll , eshte çelsi qe hap e myll portat e "kryeveprave" tona


  4. #54
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    s'eshte pune plakjeje, o pune parash,

    pse madona, qe i ka rreshtu njomzaket, pse i shkojne ata?

    se i kujton mamin, apo per paret e kosit?

    une personalisht ne ket gjendje qe eshte madona , do shkoja pa para ....mos them fare qe mund ti jepja ndonje lek po te me kerkonte

  5. #55
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    eshte psikologjike !!! njeriu kur vete ne njefare moshe si mashkull si femer ( keto kohet e fundit ) do te ndihet i ri edhe njehere , per kete arsye edhe 'gjuan' per me te reja / rinj !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #56
    CHEERFUL GIRL
    Anëtarësuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    eshte psikologjike !!! njeriu kur vete ne njefare moshe si mashkull si femer ( keto kohet e fundit ) do te ndihet i ri edhe njehere , per kete arsye edhe 'gjuan' per me te reja / rinj !!!
    Eshte psikologjike per te gjithe ? Apo per ata qe i lene te lira ndjenjat dhe deshirat pa futur ne mes arsyen ?
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Martesa dhe tradhtia bashkëshortore

    19 Maj 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    tradire-dopo-il-matrimonioVetëm pas 25 vjetësh, burrat dhe gratë mund ta ndiejnë veten të sigurt se partneri i tyre ka pak gjasa t’i tradhtojë. Kjo është edhe faza më e lumtur e marrëdhënieve në çift

    Psikologji

    Martesa dhe tradhtia martesore!? Njëra nevojë dhe obligim shoqëror, kurse tjetra e hidhur, por si duket e paevitueshme në pjesën më të madhe të rasteve. Shpesh mund ta keni pyetur veten apo të keni biseduar me të tjerë, se pas sa kohësh mund të ndodhë tradhtia në martesë? Ja se çfarë thonë të dhënat e një sondazhi italian online…

    Pas sa vitesh ndodh tradhtia në një martesë? Në 21% të rasteve në treqind ditët e para…

    Sa i rëndësishëm është besimi në martesë? Maji është muaji në të cilin festohet një numër i madh martesash dhe premtohet dashuri e përjetshme, respekt dhe sinqeritet reciprok. Por në realitet, në këto vitet e fundit numri i ndarjeve është rritur ndjeshëm dhe ndër shkaqet kryesore të prishjes së një marrëdhënieje është tradhtia. Arsyet mund të jenë të shumta, që nga një dashuri e përfunduar deri te mërzitja nga rutina, nga rënia e pasionit te mungesa e komunikimit. Por pyetja që është shtruar nga “Gleeden.com”, uebsajt jashtëmartesor i projektuar nga gratë, është si vijon: “Kur ndodh tradhtia e parë (jo domosdoshmërish e fundit)?”. Sondazhi ka përfshirë 1565 italianë, meshkuj dhe femra të grupmoshave të ndryshme. Të shohim atëherë se si janë përgjigjur disa prej tyre.

    tradimento

    tradire-dopo-il-matrimonio

    tradimento_estate_tradimenti


    tradimento


    Një vit: në 365 ditët e para të martesës janë përgjithësisht burrat ata që tradhtojnë. Vetëm 5% e të anketuarave pranuan se kishin rënë pre me një burrë tjetër, ndërsa përqindja, sa u përket meshkujve, rritet në 27%. Por mbi të gjitha, ka një gjë që duhet të na bëjnë të mendojmë: 35% e tradhtarëve të dyshuar tashmë ia kishin vënë “brirët” partneres së tyre qysh në fejesë. Pra bëhet fjalë për të pabesë kronikë.

    Një deri në tre vjet: është periudha në të cilën një martesë gjen ekuilibrin e saj, e cila rezulton në lindjen e fëmijës së parë. Por në këtë fazë gratë përqendrohen ekskluzivisht tek i/e sapoardhuri/sapoardhura, duke lënë mënjanë nevojat e burrit të saj, i cili, nga ana e tij, ndihet i lënë pas dore dhe aspak i dashur. Kështu që ai shkon në kërkim të ndonjërës që e bën të ndihet akoma i dëshiruar. 36% e burrave kanë deklaruar që kanë pasur një marrëdhënie tjetër jashtë martesore, në krahasim me vetëm 11% të femrave.

    Tre deri në nëntë vjet: shfaqen krizat e para, ndjesitë e para të mërzisë dhe të përsëritjes, pasioni i ditëve të para duket sikur ka rënë në gjumë. Një rutinë e paralajmëruar kjo, nga 47% e meshkujve që ishin pjesë e sondazhit, edhe pse përqindjet e tradhtisë afrohen: 58% për burrat, 46% për gratë. Një lloj vështirësie e madhe nga të dyja gjinitë, që paralajmërojnë dëshirën e fortë për të eksperimentuar jashtë katër mureve.

    Nëntë deri në njëzetepesë vjet: jemi në periudhën e të ashtuquajturës pabesisë seriale. Për shumicën, martesa është transformuar në një kafaz aspak të artë, në të cilin ndihen të privuar nga liria dhe nga aspiratat e tyre. Fëmijët në këtë periudhë fillojnë të rriten dhe ua kanë gjithnjë e më pak nevojën prindërve, të cilët paraqesin një lloj lodhjeje nga marrëdhënia dyshe. Janë gjithmonë burrat ata të cilët tradhtojnë më shumë (49%), por edhe gratë nuk ngelen pas (36%).

    Njëzetepesë vjet dhe më tej: maturimi sjell urtësi dhe një rigjenerim të stabilitetit në marrëdhënien mes dy njerëzve. Shpirtrat e “djajtë” janë larguar dhe bashkëshortja pëlqehet dhe durohet më shumë. Përqindja e tradhtive në këtë fazë është zvogëluar dukshëm si te burrat ashtu dhe te gratë, duke shënuar 13%. Në këto raste “tradhtarët” kërkojnë mbi të gjitha partnerë më të rinj, për t’u kthyer idealisht mbrapsht me orën biologjike.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...ashkeshortore/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #58
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Pa u fut tek psikologjia fare,e them qe shumica e bejn nga kurreshtja,dhe humbin at qe kan prane vetes....Por fatkeqesisht ka ende gra qe ua falin....
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #59
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?


  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Puna eshte se pas disa vitesh do jete bere gati ajo dhe ai...... hic. Si t'ja beje ajo pastaj?
    atehere ajo do gjej nje me te rri se vetia lol
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •