Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    1 Prill 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Shpeshherë keni dëgjuar apo edhe përjetuar raste kur burrat i kanë lënë në “rrugë” gratë e tyre për një tjetër më të re. Gjithashtu ju edhe i keni bërë pyetjen vetes se përse ndodh një gjë e tillë?

    Çfarë ndodh në mendjen e një burri rreth të 50-ave që vendos të ndahet nga gruaja dhe fëmijët për të marrë një grua më të re se vetja? Teoritë janë të shumta, por të gjitha arrijnë në një emërues të përbashkët: nevoja për t’i treguar vetes dhe të tjerëve që ai është ende me fuqi të plota fizike dhe seksuale, por edhe dëshira për të provuar të njëjtat ndjesi që provoheshin kur ishte 20-30 vjeç, me një vajzë që ndihet e tërhequr nga një mashkull më i madh. Pra me pak fjalë, ekziston nevoja që një burrë të rivihet edhe një herë në “sulm” për t’u lidhur me këdo femër që është në lule të jetës dhe që ka entuziazëm të madh si dhe dëshirë për të ëndërruar. Dëshira dhe stimuj që një 50-vjeçare ndoshta i ka humbur mes nevojave familjare dhe angazhimeve të një jete të vështirë. Burri i pjekur lodhet nga pragmatizmi dhe idealizmi, nga përgjegjësitë e shumta, por edhe nga një jetë në çift që është kthyer në rutinë. Ai ndihet i shtyrë për të kërkuar një grua/vogëlushe, e bukur nga jashtë, që dëshiron të argëtohet dhe të argëtojë partnerin e saj.

    Gratë mbi 50 vjeç: shumë seks, pak parandalim

    Sipas ekspertëve, kjo situatë ka një origjinë fiziologjike që vjen nga fakti se burri mund të qëndrojë shumë më gjatë pjellor sesa gratë, që janë të kufizuara nga menopauza. Ndërkohë një burrë, duke jetuar një lidhje të dytë me një partnere më të re, shpreson pandërgjegjshmërish të rinohet me të. Sipas një sondazhi, burrat e pjekur pranojnë të ardhurit rrotull të grave më të reja te të cilat shohin bukuri dhe siguri. Ata mbi 40 vjeç janë më të vlerësuar nga 20-vjeçaret, sepse për to ata janë më interesantë sesa djemtë e rinj, më tërheqës dhe më të mbajtur në formë. Këta burra ndihen plotësisht të vetëkënaqur që vënë në diskutim lidhjet e tyre për të eksperimentuar në histori me një brez të ndryshëm femrash, më të shkujdesura dhe madje shumë të egra. Një mënyrë për t’u ndier më të rinj dhe mbi të gjitha për t’u larguar nga spektri i moshës së tretë apo nga “degradimi”.

    Vajzat 20-vjeçare preferojnë 40-vjeçarët

    Studiuesit e sjelljeve të marrëdhënieve sentimentale sigurojnë se ekziston një komponent shpeshherë i fortë psikologjik në këto lloj zgjidhjesh, që nuk duhet të nënvlerësohet, pasi çon në zgjedhje të ndryshme drastike të jetës, duke filluar që nga ana emocionale. Dëshironi që të luani një lojë të re dhe ajo duhet bërë me atë që ka gjithë jetën përpara, për t’u kthyer mbrapsht në vitet më të mira, ato të fuqisë dhe të lumturisë…për t’u ndier ende të gjallë.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...vajza-te-reja/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    3 comments

    Edi Sotir • a day ago

    Me tregoni ju lutem nje rast te vetem,te nje burri fukara rreth te 50-tave,qe braktis familjen dhe lidhet me nje vajze ne moshe te re.Une mendoj se te gjithe keta burra qe ju ndodh nje histori e tille,bien nje ''gjah'' i lehte per femrat materialiste apo karieriste
    3

    Reply

    kkll • 9 hours ago

    Me neveriten keto te reja qe nderrmarrin hapa te tille duke u lidhur me burra te medhenj ne moshe nje gje te keni te qarte se ato vajza qe lidhen me keta meshkuj jane ordinere dhe te etura per para mendojeni veten qe keto vajza nuk dashurojne askend por vetem parane dhe interesin dhe per nje kohe te shkurter ndahen nga keta burra te rrullosur se mosha eshet ne kurris ,asnje mashkull mos te genjehet se heret do te ndjehen te braktisur dhe nga familja e tyre dhe nga ajo vajze imorale qe ka rene ne krahet e tij thjesht per para .sepse asnje e re nuk ka te ardhme me nje babane e saj turp.......goca te degjeneruara si ajo qe doli ne klan te emisjoni shihemi ne gjyq ajo dukej sa rrugace ishte.
    0

    Reply

    Albert Vataj • a day ago

    Teorikisht gjej pasaktesi fondamentale ne lidhje me kete "pse"-ne kapilare te nje prej qasjeve me te bujshme qe mbushin panoramen e te tashmes sensuale te nje personi ne kufinjte e 50-tave. Protagonizmi seksual, performanca ne nje marredhenie, natyrisht perbejne sedren mashkullore, lendimi i se ciles duke u vene gjithnje e me shume ne prove si rezultat i nje marredhenie qe zvarritet, dashuria e konsumuar, mungesa e fantazise dhe trajtimi i seksit si detyrim i bezdisshem, perditsmeria rutinore qe kaplon nje marredhenie te gjate, jane ato qe renditen si paresore ne nje domosdo ndryshimesh ne jeten sentimentale te meshkujve 50-vjeçar. Nje Lolite do t'i rilindte shpirtin nje mashkulli te kesaj moshe, por nga ana tjeter do ta degdiste personalitetin e tij seksual ne terren tejet te thepisur, ecja ne te cilin eshte e veshtire, shpejt dhe e pamundur. Eshte nevoja per nje jete te re, per nje nevoje per te ndryshuar, çburgosje nga skllaveria e rutines, rizgjimi i deshirave ne gjendje kllapie, mbeten te rendesishme per cdo mashkull, te cdo moshe, jo veç e atyre me prefiksin 5. Dashuria dhe deshirat mund dhe duhet te trajtohen gjithnje si nje pasion ne krahet e te cilit ndjehemi te mikluar dhe plot motiv per jeten.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    ca po ndodh ne shqiperi aman a din kush me tregu?
    ketu hapena se kena moral ketu jem degjeneru ku nuk shkon ma
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    jo te gjitha 20vjecaret jane materialiste dhe imorale, e them nga nje eksperienz e imja
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    jo te gjitha 20vjecaret jane materialiste dhe imorale, e them nga nje eksperienz e imja
    une e them te kunderten (nga eksperienca kjo)
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    jo te gjitha 20vjecaret jane materialiste dhe imorale, e them nga nje eksperienz e imja
    Tema flet per meshkujt qe braktisin grate dhe jo e kunderta. . Ti pse e kthen nga krahu tjeter?
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Kam nje mikun tim i cili eshte diku tek te 50-tat dhe eshte martuar me nje vajze 26 vjece. Kur vendosi per tu martuar ne nje bisede qe bera me te e pyeta sepse nuk zgjodhi nje femer diku ne moshe me te madhe por nje 26 vjecare? Diference shume e madhe i them. Femra me pergjigjet eshte si puna e makines. Sa me e re te jete aq me shpejt ndizet. Nje femer ne moshen time kur te vij ne qejf me thote mua me eshte ulur, nderkohe qe me nje femer te re ndryshon puna. Akoma pa u bere gati une ajo eshte pronto
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin

    Puna eshte se pas disa vitesh do jete bere gati ajo dhe ai...... hic. Si t'ja beje ajo pastaj?
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Puna eshte se pas disa vitesh do vije ajo dhe ai...... hic. Si t'ja beje ajo pastaj?
    Nuk e di si do tja bej ajo se skam si ta kontaktoj por nese ti do ndodhesh ne nje pozite te tille kurse leke qe tani per te pasur perhere racionin e viagrave

    Me meshkujt nuk ka shume siklete
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Tradhtia: Përse burrat braktisin gratë për vajza të reja?

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Nuk e di si do tja bej ajo se skam si ta kontaktoj por nese ti do ndodhesh ne nje pozite te tille kurse leke qe tani per te pasur perhere racionin e viagrave

    Me meshkujt nuk ka shume siklete
    Eh do plasi xhelozia keq pastaj. Do shikoje me dyshim cdo mashkull me te ri se veten. Keto martesa jane pa lidhje sinqerisht. Partnerin duhet ta kesh sa me afer moshes. Jeta nuk eshte vetem krevat, aman.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •