Skoci, kisha hap dyert pėr faljen e Namazit !
Njė kishė nė Skoci hapi dyert e veta dhe mirėpriti qindra e muslimanė pėr lutjet e sė premtes, njoftoi BBC.
Besimtarėt nga Episkopale prej tani mund tė falen nė kishėn fqinje, e cila qėndron jo larg xhamisė sė vogėl tė cilėn e kanė ndėrtuar. Autoritetet fetare thanė se duke parė numrin e madh tė myslimanėve nė kėtė qytet, dhe duke parė qė shumė prej tyre falen jashtė nė rrugė, ata hapėn dyert e kishės, dhe i ftuan besimtarėt mysliman tė falen nė kishė.
"Njė ditė isha duke ecur rrugės, dhe pashė shumė persona qė po faleshin jashtė. Ishte ditė shume e ftohtė, dhe mendova, pse tė mos i ftoj qė tė falen nė kishė", tha prifti Isaac Poobalan, i cili thotė se ėshtė rritur nė Indi, dhe njeh mirė frymėn paqėsore tė Islamit.
Poobalan ka shtuar se muslimanėt nė fillim hezituan pėr tė pranuar ftesėn, por megjithatė ishin falėnderues pėr mirėkuptimin. "Ne jemi shumė mirėnjohės pėr kishėn qė na e ka dhėnė njė hapėsirė pėr lutjet tona," tha Mozhid Sufiyan pėr BBC. "Ishte shumė e vėshtirė, sidomos pėr tė moshuarit, tė luten jashtė nė dysheme."
Peshkopi Episkopale, Robert Gillies, tha se marrėveshja nė kishė duhet tė shėrbejė si njė mėsim pėr pjesėn tjetėr tė botės. "Ajo qė ne po bėjmė kėtu, ėshtė diēka qė ka rėndėsi lokale, por edhe globale," tha ai, duke shtuar: "Ne kemi treguar se tė krishterėt dhe myslimanėt nuk kanė pse tė mos kalojnė mirė me njėri-tjetrin. Ata mund tė mėsojnė tė respektojnė bindjet e njėri-tjetrit tė cilat janė tė ndryshme, dhe tė jetojnė nė paqe, ashtu siē na mėsojnė fetė tona.”
Krijoni Kontakt