Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Pengesat e investimeve ne Shqiperi

    Ministria e Ekonomisė dhe njė grup i Bankės Botėrore paraqesin studimin mbi investimet nė Shqipėri

    BB: Nė 2002 u zvogėluan investimet

    Shkaqet sipas raportit: Korrupsioni e pengesat nė tatim-taksa, dogana, pronat e konkurrenca e paligjshme

    TIRANE- Banka Botėrore bėri dje publik njė raport ku thuhet se gjatė vitit 2002 nė Shqipėri u ul niveli i investimeve vendase dhe tė huaja. Shkak, sipas ekspertėve tė Bankės Botėrore, ėshtė korrupsioni nė administratė veēanėrisht nė sektorin e tatim-taksave dhe doganave. Gjithashtu pengesė tjetėr ėshtė edhe moszgjidhja e problemit tė kthimit dhe kompensimit tė pronave. Studimi pėrshkruan gjithashtu se edhe se burokracia e madhe qė ndeshet nėpėr zyrat e pushtetit lokal ėshtė njė ndėr shkaqet e uljes sė investimeve. Banka Botėrore ka mbledhur tė dhėnat nga 500 firma nė Shqipėri dhe ka intervistuar rreth 30 pėrfaqėsues tė administratės. Eshtė konstatuar se shumė firma kishin rritje tė kostove tė prodhimtarisė pėr shkak tė abuzimeve, konkurrencės sė paligjshme etj. "Ky studim paralajmėron seriozisht pėr gjendjen nė vend, nė mėnyrė qė politikat ekonomike, fiskale dhe doganore t’i nėnshtrohen interesave tė pėrgjithshme ekonomike nė vend", -theksoi Altin Ylli, sekretar i pėrgjithshėm i shoqatės sė investitorėve.
    Ministri i Ekonomisė Arben Malaj tha se "Qeveria shqiptare do tė reagojė menjėherė". "Thelbi ėshtė qė tė veprohet shpejt me pėrmirėsime ligjore dhe administrative me synim shtimin e investimeve. Do tė ketė njė vendim qeverie dhe hapje e rrugės sė qartė pėr implementimin e kėtij studimi", -tha ministri.
    Shqipėria, pa strategji zhvillimi
    Sė shpejti do tė hartohet njė program pėr eliminimin e pengesave administrative pėr investimet si njė pjesė e pandashme e Strategjisė tė Zhvillimit. Qėllimi i seminarit qė organizoi dje Ministria e Ekonomisė nė bashkėpunim me FIAS – Shėrbimi Kėshillimor i Investimeve tė Huaja pranė IFC, grup i Bankės Botėrore. Studimi ėshtė fokusuar nė fushat mė problematike qė paraqesin barriera administrative, siē janė procedurat e Doganave, administrata e taksave, toka dhe ndėrtimet, licensat nė industrinė joushqimore dhe gjykata administrative e Apelit.
    Gjithashtu raporti nxjerr tė dhėna mbi kohėn dhe vlerėn e regjistrimit tė bizneseve. Kėshtu, sipas studimit, regjistrimi nė tė gjitha institucionet e nevojshme nė vitet 1991-1998 bėhej pėr mesatarisht 15.6 ditė dhe kushtonte 169.8 dollarė, ndėrsa nė periudhėn 1999-2002 regjistrimi i subjekteve ėshtė 18 ditė dhe kushton 288.9 dollarė. Kjo kohė ėshtė mė e ulėta nė rajon dhe kjo vlerė ėshtė mė e larta. Pėr sa i pėrket kompanive qė punojnė pa licensė, Shqipėria qėndron e para 47 pėr qind. Po ashtu, sipas studimit, Shqipėria ka kohėn mė tė gjatė pėr procedurat doganore, me 8.8 orė pėr veprim dhe ka njė nivel eksporti ndėr mė tė ulėtit, me 8.0%. Frekuenca mė e madhe e ryshfeteve mbahet nga Drejtoria e Tatim-Taksave me 98%, e ndjekur nga Instituti i Sigurimeve Shoqėrore me 87%.
    Niveli i pengesave administrative paraqitet mė i lartė nė dogana, ndjekur nga administrata e taksave dhe nė fund gjendet legjislacioni sanitar. Sugjerimet e kėtij studimi, bashkė me ndryshimet e nevojshme pritet tė jenė njė program qeveritar pėr eliminimin e pengesave administrative.
    Skantie
    Pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore, Eugen Skantie, theksoi se pėr herė tė parė nė Shqipėri kemi disa tė dhėna dhe sugjerime qė pėrmirėsojnė punėn e institucioneve. Skantie tha se investimet private janė ēelėsi i strategjisė sė zhvillimit kombėtar. “Investimet private nė vite kanė ardhur nė rritje, por kjo rritje nuk ėshtė e qėndrueshme dhe ėshtė koncentruar vetėm nė njė sektor, atė tė ndėrtimit”, -tha Skantie.
    Kryetari i Unionit tė Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė, Qazim Sejdini, qė pėrfaqėsonte edhe sektorin privat, tha se investimet private kanė patur njė rritje tė madhe, duke filluar tė investojnė edhe nė sektorin e prodhimit disa miliona dollarė”. Problemet mė tė theksuara tė biznesit privat, sipas Sejdinit, kanė tė bėjnė me arbitraritetin e administratės sė tatim-taksave si dhe caktimi apriori i ēmimeve tė referencės.
    Nė fjalėn e saj, znj. Shen vuri nė dukje se studimi ėshtė fokusuar nė fushat ku paraqiten pengesat mė tė mėdha administrative qė janė: Doganat, Administrata e Tatim-Taksave, Pronat dhe Ndėrtimet, Licensimi dhe Administrata e Apelit. Nė tė gjithė kėta sektorė, sipas znj. Shen, pengesat administrative janė mėse tė dukshme dhe hapat qė duhet tė marrė qeveria janė tė shumtė dhe rrėnjėsorė. Bashkim Sykja, drejtor i Drejtorisė sė Nxitjes sė Biznesit pranė Ministrisė sė Ekonomisė, tha se investimi i sektorit privat pėrbėn 75% tė Produktit tė Brendshėm Bruto dhe eliminimi i barrierave administrative ėshtė mė se i nevojshėm. Sykja tha se ėshtė duke u punuar pėr krijimin e njė ligji tė veēantė qė do tė pėrmirėsonte infrastrukturėn ligjore pėr bizneset e vogla dhe tė mesme. Ai theksoi se miratimi i Agjencisė sė Nxitjes sė Eksporteve nė Parlament do tė ketė njė ndikim pozitiv nė rregullimin e bilancit tregtar. Sykja mendon se marrrėveshjet e tregtisė sė lirė mundėsojnė qė bizneset shqiptare tė konkurrojnė jo mė nė njė treg me 3 milionė banorė, qė ėshtė Shqipėria, por nė njė treg me 55 milionė banorė, qė ėshtė Ballkani.
    Pėrfaqėsuesi i Shoqatės sė Ndėrtuesve, Behar Malaj, tha se investimet e huaja janė nė rritje vetėm nė sektorė me risk zero dhe fitim tė madh, dhe solli njė shembull qė, sipas tij, dėshmon Pengesė Administrative. Moslicensimi i kėrkesės katėrmujore tė njė banke me kapital shqiptar, i pėrbėrė nga 25 aksionerė me njė kapital prej 2.6 milionė dollarė, dhe licensimi i njė banke kuvajtjane tregon mosbesimin dhe pengesėn qė shfaqin organet e tatim-taksave.

    Jeton Demi

  2. #2
    alvi
    i/e ftuar
    Kur toka ti shkoje atij qe i takon, atehere do eci ai vend, deri atehere, per sa kohe toka ti jepet atij qe ka mik apo "nevoje" nuk ka per tu bere kurre ai vend.
    Nuk ngrihet dot karabinaja pa themel, dhe pronesia eshte themeli.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Alvi pse nuk thua ti qe ne duhet te behemi te pasur po ti marrim serish gjithe tokat e blera me florinj.

    Si nje investues duhet te mendohesh mire per nje investim ne ne vend si Shqiperia, duhen marre ne konsiderate te gjithe problemet qe ka shtruar artikulli me lart qe tek Administrata e deri tek dogana. Perderisa ato probleme te vazhdojne Investuesit nuk do te marrin nje insisiative per te investuar se eshte njesoj sikurse ti hedhesh ne lume te gjitha ato te ardhura qe ke fituar nje jete te tere. Pa investime private Shqiperia nuk ka per te ecur perpara por para se te investohet duhet stabilitet dhe rregull te njejte per TE GJITHE.

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Puna eshte se ne skemi kohe te bejem reforma perderisa jetgjatesia e cdo qeverie socialiste nuk ka qene me e gjate se 5 muaj. Perderisa deri tani jane nderruar 170 ministra brenda 6 vjetesh.
    Duhet qetesi politike njehere. Pastaj ngadal ngadal reformat merren pasi do ta lind nevoja. Nuk e shikoni qe paria jone mundohet si e si te krijoje probleme!

    Tani qe te dalim ne ekonomi.
    Them se imediante eshte shkurtimi ne maximum i formaliteteve pasi nuk mendoj qe pagesa e 270$ per hapjen e nje investimi ka ndonje rendesi te madhe. Pra le te rrije aty ku eshte nqs duhen per buxhetin.
    PAUCA SED MATURA

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  4. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •