INTERVISTA/ Flet operatori, i RTVSH-sė, Astrit Omeri: Ramizi e mbajti fjalėn pėr modernizimin e Radiotelevizionit Shqiptar. Si i xhirova 50 filma dhe 340 dokumentarė

Si ndodhi incidenti nė Kongresin e Rinisė, kur tė gjithė operatorėt qė shkonin drejt Enver Hoxhės u rrėzuan nė trotuar


Albert ZHOLI

Ai ka njė rekord... Plot 340 filma dokumentarė nė emisionin mė tė ndjekur “Sport –Kalitje” pa llogaritur kėtu tė tjerat siē janė 60 dokumentarė pėr alpinizmin, pėr skitė. E filloi punėn nė RTSH, kur ndėrtohej Antena e Dajtit dhe e vazhdoi pėr mė shumė se 42 vjet. Njė jetė tė tėrė nė RTSH. Kur i numėron vitet atij s’i besohet se si kanė ikur dhe sesi ėshtė rritur me kėtė gjigand tė medias vizive shqiptare. Ai mbetet njė ndėr nismėtarėt e emisionit tė parė sportiv “Sport-Kalitje-Shėndet” qė mbetet mė i shikuari nė tė gjitha vitet e sistemit monist, por edhe nė vitet e para tė demokracisė.

-Kur keni filluar pėr herė tė parė nė TVSH?
Unė pėr herė tė parė nė TVSH kam filluar nė vitin 1965, i jashtėm. Fillimet e mia me kėtė gjigand televiziv i pėrkasin ndėrtimit tė fushės televizive. Kjo vazhdoi deri nė vitin 1966 dhe pastaj po nė kėtė vit u desh njė njeri qė tė rrinte patjetėr nė Malin e Dajtit qė tė komandonte dhe tė ripėrsėriste sinjalin televiziv italian RAI -1, RAI- 2, kjo kėrkohej nga Qendra. Pra, kėto dy stacione shiheshin vetėm nga udhėheqja e kohės dhe jo nga populli. Meqė unė merresha me sportin e alpinizmit, ku isha edhe trajner (ndėrkohė, i Sport-Klub Tiranės) njėkohėsisht, me kėtė punė bėja edhe stėrvitje ndaj e mora me shumė kėnaqėsi. Gjatė kohės qė unė punova nė Dajt atje u ndėrtua stacioni i parė polak qė mbahej mend nė historinė e Shqipėrisė. Ky ishte stacioni i parė dhe ishte 300 vat. Ishte stacion polak sepse edhe transmetuesi si pajisje ishte polak dhe specialistėt e montimit ishin polakė. Ky stacion-antenė ishte pėr televizionin shqiptar.
Si u ndjetė nė kėtė punė?
Unė kam simpati tė madhe pėr kėtė se unė njoha nga afėr se ēfarė ishin transmetuesit, radioreletė. Pėr mua ishte ėndėrr se edhe arsimin pėrkatės e kisha mbaruar pėr kėto pajisje dhe unė akoma nuk e dija se ēfarė ishin ato nė tė vėrtetė, nuk i kisha kapur me dorė. I dija vetėm nga figurat qė i shpjegonin profesorėt nga libri.
Cila ishte kėnaqėsia mė e madhe nė ndėrtimin e antenės sė parė televizive shqiptare?
Pata fatin tė ndjeja kėnaqėsinė e transmetimit tė parė televiziv qė me kėtė antenė qė thashė sinjali shkonte deri nė brigjet e Italisė. Kur u hap sinjali telefonuan nga anije Tirana qė ishte nė det tė hapur se kishin kapur sinjalin. Kjo ishte njė kėnaqėsi e madhe. Nė vitin 1966 u vendos perditori i rrymave italiane qė tė merrej nė Tiranė RAI 1 dhe RAI 2. Kjo e komanduar nė mėnyrė automatike e cila fikej dhe ndizej nga Dajti. Pra, tė shihte vetėm udhėheqja.
Pra, stacioni i parė ishte me teknologji polake, po mė vonė kjo antenė vazhdoi tė funksiononte?
Siē e thashė stacioni i parė ishte polak, i cili pėrfundoi sė ndėrtuari nė vitin 1968. Nė vitin 1968 pas ndėrtimit tė stacionit polak erdhėn specialistė francezė sepse mendohej t’u bėnte njė stacion i fuqishėm qė tė kalonte kufijtė e Shqipėrisė. Me kėtė stacionin polak mbulohej vetėm Shqipėria e Mesme. U vendos qė t’u bėhej stacioni i madh nė majė tė malit tė Dajtit qė ėshtė edhe sot. Por nuk e di pėrse marrėveshja me Francėn u prish dhe ne mė vonė u lidhėm me kinezėt dhe stacioni i Dajtit ėshtė teknologji kineze. Unė punova shumė me kinezėt. Nė fillim punuam shumė duke studiuar Dajtin. Pastaj me aparaturat filluam tė shkonim mal mė mal tė Shqipėrisė. Sipas kinezėve nė kalatė qė ishin ndėrtuar nė kohėn e lashtė siē ishte Petrela e me radhė do viheshin antenat lidhėse. Tė gjitha kėto do lidheshin me Dajtin, Dajti lidhej me Lezhėn dhe Lezha lidhej me grykėn e Komanit e kėshtu me radhė me Shkodrėn. Ne me fushėmatėsin bėmė shumė matje. Unė me aparatin nė krahė shkoja mal mė mal pėr tė matur fushėn. Kėshtu filloi ndėrtimi i stacionit nė malin e Dajtit nė vitin 1971. Nga ky moment unė pata fatin se, duke u marrė me sportin e alpinizmit m’u dha e drejta nga ish- drejtori i asaj kohe Thanas Nano qė duke shkuar nė kėto male tė mė jepej njė kamera dhe tė xhiroja.
Pra, njėkohėsisht, ju punonit pėr ndėrtimin e antenave ndėrmjetėse dhe filmonit?
Po. Filmoja tė gjithė punėn, por edhe ambientet rreth e pėrqark sikundėr dhe fotografoja. Prirjet e mia artistike ishin shumė tė mira se unė e njihja mirė aparatin fotografik qė fėmijė. I hyra kėsaj punė. Kam bėrė shumė xhirime dhe fotografi qė sot po t’i shohėsh habitesh se si kanė qenė kėto vende tė virgjėra. Nė vitin 1971, ku del nė potencė transmetuesi i ri kinez unė fillova direkt nė TVSH nė redaksinė e sportit, ku sapo ishte krijuar. Pata fatin qė ajo zgjati dhe vazhdova gjithė jetėn deri nė kėto momente qė flasim bashkė.
Cilat xhirime do tė veēoje nga ato qė bėnit gjatė ndėrtimit tė antenave ndėrmjetėse?
Pėrpos atyre unė do tė veēoj ekspeditėn e parė, ku kamera e TVSH ka qenė nė Alpet e veriut nė Theth. Ėshtė bėrė njė dokumentar, i cila ndodhet, edhe sot e kėsaj dite nė arkivin e televizionit, njėkohėsisht ruhet edhe njė fotografi e bėrė nga ky filmim foto qė ėshtė vendosur nė korridoret e televizionit. Kam xhiruar edhe njė dokumentar nė minierėn e Gurit tė Kuq. Nė atė kohė televizioni transmetonte njė herė nė muaj pastaj dy herė nė muaj dhe pastaj njė herė nė javė.
Ku ishin vėshtirėsitė e fillimeve tė asaj kohe?
Ajo qė na e bėnte tė vėshtirė punėn ishte se filmimi nuk lahej tek ne, por nė Kinostudio ose nė laboratorin e universitetit. Nė atė kohė tė bėje njė dokumentar nė njė muaj apo 2 muaj ishte njė ngjarje shumė e shėnuar. Kishte shumė pak aparatura dhe ato ishin tepėr tė rėnda. Kishin vėshtirėsi nė manovrim.
Si u perfeksionove nė pėrdorimin e kamerės?
Duke xhiruar kampionatin e skive nė 1997 dhe duke xhiruar Alpet nė 1967 dhe nė vitin 1971 unė isha tėrėsisht i pėrgatitur pėr pėrdorimin e kamerės. Pėr kėtė arsye mė dhanė kamerėn mė tė mirė tė asaj kohe ku mbuloja futbollin dhe tė gjithė aktivitetet sportive. Nga viti qė mora frenat e sportit me shokun tim Vladimir Grillon kemi bėrė vetėm pėr alpinizmin 65 filma dokumentarė. Pėr ēiklizmin kam xhiruar afėrsisht rreth 30 rrethe ēiklistike dhe 30 garat e kufirit, kėto gjithmonė me filma dokumentarė. Ku pėrveē filmimeve ditore, kronika jepej edhe njė film 30,ose 35 minuta. Nė vitin 1973, sė bashku me gazetarin e talentuar sportiv, Vladimir Grillo, na lindi ideja tė krijonim njė emision sportiv dhe tė titullohej “Sport -Kalitje-Shėndet”. Kjo m’u ngarkua mua bashkė me Vladimir Grillon. Ne mirėkuptoheshim me planet e punės, mirėkuptoheshim edhe nė atė qė kėrkonte partia nė atė kohė. Sigurisht mėsimet e Partisė mbi gjithēka. Me to nuk mund tė luhej. Kjo ėshtė njė e vėrtetė. Por, vėshtirėsia ishte se sporti nuk bėhej vetėm nė Tiranė por edhe nė Gjirokastėr dhe nė shumė qytete tė tjera tė Shqipėrisė. Sport-kalitje-shėndet u vendos si emision njė herė nė javė. Ai jo vetėm qė kishte njė shtrirje gjeografike tė mirė por vendosėm qė tė bėjmė edhe njė shtrirje disiplinore me vlera tė veēanta tė sportit dhe kėtė e bėmė me shumė dashuri tė palodhur si nė dimėr por edhe nė behar. Ka pasur njė kujdes tė jashtėzakonshėm nga drejtuesit e radiotelevizionit pėr sportin, kujdes qė fillonte qė nga Drejtori i Pėrgjithshėm dhe vazhdonte tek Drejtori i Televizionit nga kryeinxhinierėt. Kėrkohej ajo qė sot mungon. Transmetimi ishte shumė rigoroz dhe shumė perfekt. Sot nuk mund tė qėndrosh nė shtėpi pa mbajtur telekomandėn nė dorė, se nė sekondė ikin ngjyrat dhe lėviz figura, zėri etj.. Kjo ėshtė pėr tė gjithė televizionet nuk ka kontroll teknik, ku telespektatori ta shikojė siē duhet.
Kontrolli i dytė teknik ishte cilėsia e punės qė bėhej. Duhej njė cilėsi e mirė e punė. Mua mė lindi ideja qė tė bėja edhe kronika tė tjera dhe emisione tė tjera siē ishte edhe emisioni i bujqėsisė, ekonomisė, industrisė, nėpėr qytete ku lėviznim etj..
Po filmat dokumentarė tė asaj kohe a kishin vėshtirėsi?
Filmat dokumentarė janė realizuar me shumė kujdes dhe profesionalizėm. Pėrveē emisioneve specialė u realizuan dokumentarė artistik me vlera tė veēanta. Dokumentarė qė i rezistojnė edhe kohės sot. Sot nė arkivin e televizionit mund tė jenė me mijėra filma dokumentarė, tė cilėt kanė njė realizim perfekt. Mendoj se duhet tė jepen herė pas here.
-Sa minutėshe ishin atėherė kronikat dhe sa filma dokumentarė dhe reportazhe keni realizuar?
Atėherė kronikat kanė qenė 3 minutėshe. Mbas vitit 1994-‘95 u bėnė njė minutė. Unė kam tė detajuara nė skedarin tim dhe nė arkiv 12 mijė reportazhe nė 42 vjet punė. Unė kisha ēdo javė njė emision 30 minuta qė ishte i detyruar tė bėhej nga unė dhe nga Grillo. Kur tė bėja njė emision kalitje nė Kukės apo nė Peshkopi, unė duhej tė bėja edhe njė film dokumentar tjetėr pėr ekonominė dhe bujqėsisė, pra nuk kthehesha bosh, plus me kėto bėhej edhe kronika. Jo gjithmonė do tė shkonte televizioni nė kėto vende se nuk kishim mjete dhe nuk kishim shumė kamera. Unė i shfrytėzoja kėto pėr kėnaqėsinė time dhe bėja njė rrugė dhe dy punė. Kam 340 filma dokumentarė Sport -Kalitje pa llogaritur kėto tė tjerat siē janė 60 dokumentarė pėr alpinizmin, pėr skitė. Prandaj nė arkivėn nė RTSH kam 90 % tė punės.
Po si drejtor i filmit artistik, kur keni filluar?
Nė vitin 1999 ishte dėshira e kohės pėr tė bėrė filmin artistik. Erdhi koha e demokracisė dhe kėrkesat ishin nga mė tė ndryshmet. Telenovelat braziliane kėrkoheshin shumė nė programet televizive. Realizimi i njė filmi tė tillė nė TVSH, erdhi rastėsisht. Kishte njė fond pėr filmin nė Kryeministri i cili nuk ishte pėrdorur. Kryeministėr i asaj kohe ka qenė Ilir Meta. Ai merr nė telefon Drejtorin e RTSH-sė dhe i thotė pėr kėtė fond. Pėr shans nė atė periudhė Ruzhdi Pulaha kishte njė skenar me 10 seri ‘Njerėz dhe fate” e kishte titullin. Ylli Pepo dhe Ruzhdi Pulaha u lidhėn mes tyre dhe vendosėn tė realizojnė kėtė film. Ishte njė realizim perfekt. Unė isha Drejtor Fotografie i Filmit. Nė kohėn ku ne punonim vazhdonin edhe seritė e tjera. Doli njė film me 20 seri. Ishte njė film, ku tėrhoqi interesin publik. Publiku u tregua shumė dashamirės ndaj TVSH-sė dhe shumė dashamirės ndaj krijuesve. Njė film qė la mbresa tė thella. Pati edhe njė shitje tė madhe edhe nė Maqedoni. Pas kėtij filmi filluan edhe tė tjera si “Ishte kohė pėr dashuri”, ‘Dashuria e fundit”, “Dhimbja e dashurisė”, etj., pra, tė gjitha me dashuri (qesh).
-Sa filma artistikė keni realizuar?
Nga viti 2000 dhe deri tani janė 50 filma artistikė, me regjisor tė Ylli Pepos me skenarist Ruzhdi Pulahėn dhe Bashkim Kozelin njerėz tė mrekullueshėm qė mua mė kanė lėnė mbresa. Aktorėt kanė qenė tė mrekullueshėm dhe asnjėherė nuk ndjenin lodhjen.
-Ēfarė kamerash keni pėrdorur nė kėtė profesion dhe kush kanė qenė kamerat mė tė mira?
Kamerat janė dy tė ndara: Kamerat e filmit dhe kamerat elektronike. Elektronika ka tjetėr aftėsi pune. Kamerat kineze qė ishin me kurdisje kishin 30 m film pastaj erdhėn kamerat qė kishin 100 m film, etj.. Kėto i pėrdorėm deri nė vitet 1980.
Mbas viteve 1980 filloi elektronika. Elektronika erdhi me kamera tė ndryshme. Ishin tė rėnda nga 14-20 kg, por ishin mė cilėsore dhe kursimtare. Norma ishte 1:2 dhe 1:3. Duhej tė harxhohej afėrsisht 600 m film deri 1200 m film. Mbas viteve ‘80 filluam me filmin elektronik me ngjyra.
-Gjatė periudhės qė ke qenė nė TVSH a e ke takuar ndonjėherė Enver Hoxhėn?
Takim nuk kam patur. Kam qenė vetėm njė herė nė kongresin e Rinisė dhe kam ndjerė njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme, sepse e pashė nga afėr atė burrė vigan. Aty na ndodhi njė incident ku gjatė xhirimit, pėr tė dalė sa mė mirė ne operatorėt u rrėzuam tė gjithė.
Si u rrėzuat?
Na ngeci kėmba nė njė trotuar dhe ramė tė gjithė njeri mbi tjetrin. Por menjėherė, u ngritėm tė gjithė tė vazhdonim xhirimet. Ndjemė njė lloj pėrgjegjėsie pėr momentin, por ai burrė me njė buzėqeshje, na foli dhe na pėrshėndeti duke thėnė: Ju jeni tė rinj dhe ja sa mirė i pėrballoni situatat.
Takim tjetėr me udhėheqėsit e PPSH-sė keni pasur?
Me Ramiz Alinė jam takuar nė njė takim qė ka bėrė me stafin e RTSH-sė. Merrej nė analizė sporti. Si tė bėhej mė mirė sporti, si tė trajtohej mė mirė dhe si tė transmetohej nė shkallė Republike mė mirė sporti. U thanė mendime me rezerva. Unė u ngrita me gjuhėn time dhe thashė tė vėrtetėn qė tė bėhej kjo punė duheshin 500 radiorele. Duheshin ēdo javė 4-5 kamera qė tė filmoheshin tė gjitha ndeshjet. Ladi kishte bėrė njė sakrificė, ku bėnte transmetim direkt me njerėzit e ftuar nė studio.
I bėmė shumė kėrkesa. Kryesorja ishte se duheshin tė paktėn dhe dy kamera. Unė kisha kamera tė mirė se isha nė informacion dhe harxhoja shumė me sportin. Ai ishte i veēantė, mė popullor. Ishte njė njeri qė kishte qėndruar mė afėr televizionit dhe i dinte hallet dhe problemet e televizionit. Na dėgjoi me vėmendje. I shėnoi tė gjitha kėrkesat. Pas disa kohėsh na sollėn 4 makina ARO me bagazh tė hapur. Dy i mori Kinostudio dhe dy i morėm ne. Mė vonė na sollėn 5 copė “Benz-Mercedes”. Erdhėn dhe kamera tė tjera tė mira ishin kamera franceze. Kėmbėngulja e kryeinxhinierit ishte e madhe. Pra Ramizi e mbajti fjalėn. RTSH u modernizua.