Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Mozilla Thunderbird ju lehtëson punën me email-et..

    Shkurtë email client është një program që lejon të lexojmë/shkruajmë (të punojmë në përgjithësi) email-et tona.

    Përdorimi i një email client sigurisht kërkon në fillim 2-3 hapa konfigurim, të japësh email, password, adresën e serverit... por gjithsesi kjo është e lehtë, google, është plotë me instruksione.

    Përdor dhe më pëlqen shumë Mozilla Thunderbird, https://www.mozilla.org/EN/thunderbird/, por sigurisht nuk është i vetmi program! Ka shumë shumë programe akoma.

    Disa gjëra të mira lidhur me një program email client
    -Po nuk ke internet mundesh të shikosh email-et e tua (të vjetrat)
    -Po u zbrazi hotmail dosjen "deleted messages" nuk të prish punë sepse ato ekzistojnë dhe tek kompjuteri jot
    -Thunderbird bën vetëm një punë, merret me email, kjo do të thotë se ekrani jot është i dedikuar tek kjo, pra nuk zihet vënd për reklamat, për web adresën, për bookmarks toolbar (ose ça do tjetër toolbar që mund të kesh), një ekran i gjithi është në dispozicion vetëm për të punuar ti me email-et e tua. Shikoni një pamje të thunderbird këtu, http://cdn.arstechnica.net/images/th...erbird-ss1.gif sa bukur janë organizuar gjërat.
    -Në qoftë se hotmail, apo google ndryshon interface (dizajn), për ty nuk ndryshon diçka, ti i shikon gjërat nga brënda prograim tënd (email client)
    -Dhe më e mira, po ke shumë email-e p.sh në hotmail, google, yahoo etj ejt mundesh dhe i shikon të gjitha prej një vendi të vetëm, nga brenda Thunderbird, pa u dash të bësh login në ç'do server të ndryshëm

    Pra mendoj se ja vlen të provoni një email client.

    Harrova.. ke dhe një lajmërim të vogël (po do), në task bar (poshtë djathtas tek ora), në qoftë se ka ardhur ndonjë email i ri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga user010 : 30-03-2013 më 07:41

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xubuntu
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    168

    Për: Një email client ju lehtëson punën me email-et, provojeni..

    Une kam vite qe perdor Evolution

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Një email client ju lehtëson punën me email-et, provojeni..

    Duket shumë i mirë nga fotot..

    ti e ke ven si emër por ky xubuntu.. nuk e di, gjynah se është një nga sistemet më të bukura në pamje dhe funksione bashkë, por me gjithë ato xfce desktop-manager crashes, nuk shtyhet. Kurse lubuntu është top fare, aq i mirë sa që të ngjan me debian.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xubuntu
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    168

    Për: Një email client ju lehtëson punën me email-et, provojeni..

    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    Duket shumë i mirë nga fotot..

    ti e ke ven si emër por ky xubuntu.. nuk e di, gjynah se është një nga sistemet më të bukura në pamje dhe funksione bashkë, por me gjithë ato xfce desktop-manager crashes, nuk shtyhet. Kurse lubuntu është top fare, aq i mirë sa që të ngjan me debian.
    e kam ven vetem si emere, se ne realitet perdor Gentoo me Gnome 2.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Mozilla Thunderbird ju lehtëson punën me email-et..

    Super! Gjithmon kam qen kurioz per karakteristikat unike të Gentoo.. por nuk kam pas kohë ta eksploroj, nejse nuk po shkruaj më se dola krejt nga tema dhe e prish postimin

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •