Close
Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 146 prej 146
  1. #141
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PS dhe LSI zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”

    24 orë nga afati, koalicionet pa surpriza, PS nuk fut aleatët në listën e saj

    Fejzi Braushi

    Kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë nga skadimi i afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve, asnjëri nga dy kampetkryesore politike nuk ka mundur të mbyllë negociatat dhe të dorëzojë listën e plotë të aleatëve të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo për shkak se një pjesë e mirë e partive politike që hyjnë në radhën e forcave politike që kanë një peshë të konsiderueshme në elektorat, si PSD, PDS, PBDNJ, AK apo edhe FRD, vazhdojnë të bëjnë rezistencë dhe kërkojnë të marrin më të mirën e mundshme nga marrëveshjet që kërkojnë të nënshkruajnë si me PS-në, ashtu edhe me PD-në. Në të djathtë gjërat duken pak më të qarta, për shkak se tashmë PDIU ka vendosur të bëhet pjesë e koalicionit të kryesuar nga PD, dhe ajo që pritet të zbardhet tashmë është pozicionimi i FRD-së së drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi. Ndërkohë që në të majtë gjërat janë më të komplikuara dhe kjo sepse liderët e këtyre forcave këmbëngulin që në rastin më të keq të bëhen pjesë e listave të Partisë Socialiste, dhe në rastin më të mirë të marrin disa vende të caktuara në këto lista. Por ajo që mësohet nga selia rozë është fakti se kjo forcë politike ka vendosur tashmë në mënyrë përfundimtare që të mos përfshijë asnjë emër nga partitë aleate në listat e saj të kandidatëve për deputetë. Burime pranë kësaj force kanë konfirmuar se ky vendim vlen për të gjitha partitë aleate, përfshirë këtu dhe LSI-në. Sa i përket kësaj të fundit, ishte vetë kreu i saj, Ilir Meta, që bëri të ditur për mediat se forca që ai drejton nuk do ketë emra në listat e PS. Ndaj duket se PS ka arritur ta përdorë këtë fakt edhe në negociatat që ka patur me partitë e tjera për t’iu bërë të qartë atyre standardin e vendosur në këtë drejtim. Kështu, të njëjtat burime kanë bërë të ditur se PS i ka mbyllur derën çdo pretendimi të kreut të PSD-së për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PS-së, si kompensim për votat që kjo forcë politike i jep koalicionit opozitar në të gjithë vendin. E njëjta situatë paraqitet edhe me PDS-në e Paskal Milos, i cili megjithëse jo publikisht, duket se ka patur të njëjtin pretendim. Megjithatë, PDS për këtë çështje ka mbledhur dje kryesinë dhe burime pranë saj bënë të ditur se është pranuar oferta e PS për aleancë paraelektorale, por ende nuk bëhen të ditura detaje të saj, ndërkohë që sot ose nesër pritet të firmoset dhe marrëveshja. Situata duket më e vështirë me Aleancën Kuqezi, të drejtuar nga Kreshnik Spahiu, pasi negociatat me të kanë enë të vështira. Dhe kjo për shkak të kërkesave të tij të larta për t’u përfaqësuar me më shumë se 1 kandidat në listat e PS-së. Megjithatë, kur kanë mbetur dhe pak orë nga skadimi i afatit ligjor, AK-së i mbetet për të vendosur ose të pranojë ofertën e PS-së për të bashkëpunuar pa kushte, ose të dalë në një koalicion me FRD-në e Bamir Topit. Megjithatë, nga PS kanë bërë të ditur dje se kjo forcë politike, pavarësisht pretendimeve, është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me PS-në. Situata mbetet turbullt edhe sa i përket PBDNJ-së, megjithëse kjo e fundit iu bind PS-së dhe tërhoqi dje anëtarin e saj në KQZ, Jani Jani. Një veprim ky që tregon se kjo forcë duket se po mbyll marrëveshjen me PS-në, për sa kohë vendosi që të sakrifikojë anëtarin e saj për kauzën e PS-së me këtë institucion. E duke përjashtuar PBDNJ-në, e cila e ka të sigurt pjesëmarrjen e saj në parlamentin e ardhshëm duke marrë vetë 1 deputet të sigurt në Vlorë, për forcat e tjera ajo çka mund t’u ketë ofruar PS si kompensim është bashkëpunimi në qeverisjen e ardhshme, pa përjashtuar përfshirjen në qeveri, por kjo gjithmonë në varësi të numrit të votave që ato do të arrijnë të marrin në rang vendi.

    MAPO

  2. #142
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Ne pamje te jashtme, te majtet jane te kenaqur me arritjen e mirekuptimit mes PS dhe LSI. Te majtet evropiane ushtruan presion qe keta te dy te bashkohen, e keta si dy ujqer te kthyer ne qengja, u bashkuan "per hir te majtes evropiane" apo sic e quajne ndryshe: "Shqiperise Evropiane". Mareveshja u nenshkrua nga te dy ne Shkoder, ku te pranishem ishin shume krere te se majtes evropiane. Ku te veje me mire se kaq, apo jo? Te majtet shqiptare do te hyjne ne zgjedhje te bashkuar dhe ne kete menyre do te rrisin shanset e tyre per fitore.

    Koalicioni i te pakenaqurve

    Ne fakt, po te germosh pak me thelle, dhe ta shohesh realitetin e politikes se majte shqiptare nga rradhet e socialisteve te thjeshte apo nga kreret e partive aleate, koalicioni i PS me LSI i ka permbysur te gjitha planet e se majtes ne keto 4 vjetet e fundit per zgjedhjet. Partite e vogla aleate te majta jane tashme te shqetesuar qe LSI do t'iu marri kafshiten e pushtetit nga goja dhe bejne me faj Edi Ramen qe i rezervoi LSI dhe Metes me shume pushtet se partive te tjera te koalicionit qe nuk e kane braktisur llogoren e opozites ne keto 4 vjet. Pakenaqesia shkon pastaj edhe tek kreret e kupoles se majte socialiste, qe nuk kane se si te ndihen mire me rikthimin e Ilir Metes ne vendimarrje. Pakenaqesia e tyre merr dy forma: a) formen politike publike qe per 4 vjet ne e kemi sulmuar LSI dhe Meten si "tradhetar te se majtes" pas hyrjes ne koalicion me Berishen, dhe sot e mirepresim ate me krahet hapur si "shpetimtar" te se majtes? b) formen e interesave personale, kreret e kupoles socialiste jane te pakenaqur me Ramen pasi nese ata fitojne zgjedhjet neser, LSI dhe Meta do te marrin nje thele te mire te pushtetit qe keta kishin bere plan ta merrnin per vete. Por pakenaqesia arrin kulmin tek elektorati i thjeshte i majte socialist. Per 4 vjet, ata e ndoqen Ramen ne protesta, ne greva urie, ne sulme kunder institucioneve te vendit dhe kulmi i zemerates se tyre ishte i drejtuar, pikerisht, ndaj njeriut qe sot e gjen veten krah per krah me Ramen, Ilir Meten. Ky elektorat i thjeshte socialist ndihet i fyer, i abuzuar, i keqperdorur dhe me nje besim te humbur ne lidershipin e Rames ne krye te PS. Te gjithe keta te pakenaqur ne rradhet e se majtes, do te ndikojne negativisht si ne masen e elektoratit te majte qe do te dali ne zgjedhje, edhe ne mosmareveshjet e medha qe do te lindin para zgjedhjeve, gjate fushates, dhe pas zgjedhjeve. Edhe nese te majtet arrijne te fitojne shumicen e votave, ata do te kene te veshtire te qeverisin se bashku dhe kjo eshte e miredokumentuar historikisht ne 8 vjetet qe e majta ishte ne pushtet.

    Koalicioni i aritmetikes se votave

    Kastriot Islami ka disa vite qe mundohet ti mesoj Rames aritmetiken e votave. Dhe pas 8 vjetesh, Rama zgjodhi qe ta degjoje profesorin e matematikes dhe vendosi qe te kaperdije krenarine e tij e te beje koalicion me Ilir Meten, per hir te aritmetikes zgjedhore. Per hir te unifikimit te votes se majte ne zgjedhjet e ardhshme ne bllok. Kjo ne mendjen e tyre i rrit shanset e fitores ne zgjedhje ne qershor. Nuk eshte llogjike e keqe, por ajo qe Kastriot Islami nuk i ka mesuar Rames akoma, eshte se "modeli i zgjedhjeve te 2009" nuk aplikohet me ne 2013. Te gjitha perllogaritjet marrin per baze modelin e rezultatit te zgjedhjeve te vitit 2009 kur kane kaluar jo vetem 4 vjet prej atehere, por ne vend jane mbajtur edhe zgjedhjet lokale, ku PS pesoi nje tkurrje te elektoratit te vete ne kryeqytet ku humbi bashkine e 7 nga 11 njesite e vendit, humbi edhe per here te pare ne keto 20 vjet voten e fshatit shqiptar. Humbja e zgjedhjeve ne Tirane nga PS ishte historike, jo vetem sepse kreu i PS ishte edhe kryetari i bashkise, por sepse Tirana tashme eshte qarku me numrin me te madh te votave e mandateve. Fakti tjeter qe e rrezon modelin e votave te 2009, qe une mendoj se do te ndikoje jashte mase mbi zgjedhjet e qershorit, eshte qeverisja e re e Bashkise Tirane nga Lulzim Basha. Ky nuk solli vetem nje "model te ri te berit politike" me fushaten e tij ne Tirane 2 vjet me pare, por ky po transformon imazhin qe qytetaret e Tiranes kane per qeverine e tyre lokale. Adresimi i dy prej problemeve me akute, urbanistikes se Tiranes dhe hepotekimi i apartamenteve te qytetareve, kane per te ndryshuar shume mendje ne rradhet e elektoratit shqiptar. Arsyeja? Tiranasit po perballen me nje politike te re, qe nuk ben vetem premtime boshe, por i mban keto premtime e punon per zgjidhjen e problemeve te qytetareve. Perse une i ve kaq shume peshe e rendesi Tiranes? Pasi nese do te marrim si te vertete numrat e censusit, gjysma e popullsise se Shqiperise jeton ne qarkun Tirane dhe kush fiton Tiranen, fiton edhe zgjedhjet ne vend. Pak rendesi ka se si voton pjesa tjeter e vendit.

    Nje elektorat i lodhur dhe i zhgenjyer i majte, ka per te sjelle dy efekte negative ne voten e majte ne zgjedhje: njerezit do te jene me pak te prirur te dalin te votojne diten e zgjedhjeve, ose do te zgjedhin te votojne per koalicionin e djathte, ne shenje proteste per lidershipin e Rames, te cilin ata asnjehere nuk e kuptojne apo identifikohen dot me te.

    Albo

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: PS dhe LSI zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”

    ''Aleanca'' e farketuar sot ne shkoder mes dy forcavete majta te politikes shqiptare PS dhe LSI,,,, mori sot dhe bekimin e ish presidentit serb''Tadic'' qe shquhet si''mik'' i madh i te majteve shqiptare,,,,Aq sa kane filluar te na propozojne dhe nje ''traktat'' miqesie me gjysmen tone natyrale
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  4. #144

    Për: PS dhe LSI zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”

    Derrin do hajne kto bashke me PD!

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: PS dhe LSI zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”

    Citim Postuar më parë nga peshkatari2011 Lexo Postimin
    ''Aleanca'' e farketuar sot ne shkoder mes dy forcavete majta te politikes shqiptare PS dhe LSI,,,, mori sot dhe bekimin e ish presidentit serb''Tadic'' qe shquhet si''mik'' i madh i te majteve shqiptare,,,,Aq sa kane filluar te na propozojne dhe nje ''traktat'' miqesie me gjysmen tone natyrale
    o zot ruje shqiperine nga shqiptaret thoshin te vjetrit

  6. #146
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PS dhe LSI zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”

    Bashkimi Rama-Meta LSI, 8 mandate brenda koalicionit


    Fejzi Braushi

    Bashkimi i Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim në një koalicion zgjedhor favorizon opozitën që të marrënumrin e nevojshëm të votave për të fituar të drejtën e qeverisjes së vendit në zgjedhjet e ardhshme. Kjo në raport me koalicionin tjetër që gjendet përballë, pasi sa i përket raporteve brenda koalicionit, ajo që fiton në mënyrë të padiskutueshme është Lëvizja Socialiste për Integrim. Partia e Metës në zgjedhjet e ardhshme do të ketë mundësi që të dyfishojë përfaqësimin e saj në Kuvend dhe për rrjedhojë, të rrisë peshën e saj përcaktuese për qeverisjen e ardhshme. Dhe kjo jo duke futur emra kandidatësh për deputetë në listat e PS-së, por duke i fituar ato në mënyrë të drejtpërdrejtë, falë të qenit pjesë e koalicionit opozitar.

    Përllogaritja

    Parashikimi i mëposhtëm bazohet në votën që subjektet politike që garojnë tashmë brenda koalicionit opozitar kanë mundur të marrin në zgjedhjet e vitit 2009. Nëse marrim si referencë rezultatet e 2009-ës dhe bashkojmë votat që siguroi atëherë koalicioni i majtë dhe votat e LSI-së që atëherë garoi si subjekt më vete, e të ndajmë më pas mandatet që dalin nga ky bashkim mekanik votash, rezulton se LSI maksimizon votat e saj duke shkuar nga 4 mandate në 6 mandate të sigurta dhe në 2 mandate të tjera që mund t’i marrë për fare pak vota. E thënë ndryshe, LSI në zgjedhjet e ardhshme, gjithmonë nëse minimumi do të ruante nivelin e votave të 2009-ës, atëherë do të ketë mundësi që të marrë nga 6 deputetë minimumi në 8 deputetë maksimumi. Por ajo që vlen për t’u theksuar në këtë rast është se nga bashkimi me LSI-në, PS mund të marrë të drejtën për të qeverisur vendin, por cenon mandatet e saj që ka aktualisht, në të paktën 2 raste dhe në të shumtën në 3 raste. Pasi LSI arrin të marrë mandat të sigurt në Elbasan, të cilin nuk e ka aktualisht, dhe kjo falë të qenit pjesë e koalicionit opozitar dhe këtë mandat ia merr direkt PS-së. Gjithashtu, LSI arrin të marrë mandatin e dytë të sigurt në Tiranë dhe këtë sërish ia merr PS-së. Ndërkohë që situata është disfavorizuese për PS-në edhe në Fier, pasi është ajo që duhet të luftojë për të mbajtur mandatin e dhjetë që ka aktualisht si opozitë, sepse LSI siguron një mandat të sigurt në këtë qark. Më konkretisht, situata pas këtij bashkimi paraqitet si më poshtë:

    Berati

    Në qarkun e Beratit, LSI arrin të heqë çdo hije dyshimi që kishte për të marrë një mandat në rast se do të dilte e vetme apo në një koalicion të vetin. LSI në këtë qark arrin të marrë jo më tashmë mandatin e fundit apo të parafundit, por mandatin e tretë në koalicionin opozitar. Kjo falë formulës së ndarjes së mandateve brenda koalicionit, ku LSI me 8 844 vota që ka marrë në 2009-ën, merr jo pak por mandatin e tretë. Dhe për këtë qëllim mund të themi se ajo nuk ka ndonjë interes të madh që të punojë fort në këtë qark, pasi mandatin e ka të sigurt edhe sikur të ketë një rënie me rreth 1 mijë vota krahasuar me 2009-ën. Ndaj, ajo që i bie barra për të luftuar fort për të marrë mandat shtesë është PS.

    Durrësi

    Edhe në Durrës situata është krejt e qartë për LSI-në, e cila me 9 655 votat e 2009-ës ka të sigurt mandatin e 4-t brenda koalicionit. Sërish dhe në këtë qark ajo që duhet të punojë fort për një mandat shtesë është Partia Socialiste, pasi LSI nuk ka interes për vetë faktin se mandatin e ka të sigurt, por edhe sepse nuk mund të marrë një mandat shtesë.

    Elbasani

    Qarku ku bashkimi PS-LSI përkthehet në disfavor të socialistëve dhe në favor të LSI-së, është Elbasani. Në bazë të votave të 2009-ës, LSI arrin të marrë 1 mandat në Elbasan. Me 7 016 vota që ka marrë në zgjedhjet pararendëse, LSI merr mandatin e 6-të dhe këtë ia merr pikërisht PS-së, e cila nga 6 mandate që ka aktualisht del me 5 mandate. E vetmja mënyrë që PS të marrë sërish 6 mandate të sajat në këtë qark është që i gjithë koalicioni opozitar të arrijë të fitojë një mandat më shumë se në 2009-ën, pra 7 mandate, çka nuk është shumë e vështirë për të ndodhur.

    Fieri

    Fieri është një tjetër zonë zgjedhore ku LSI favorizohet së tepërmi nga bashkimi në një koalicion me PS-në. Ajo arrin të marrë mandatin e 5-të të opozitës në këtë qark. Ndërkohë që PS nga ana tjetër do duhet të luftojë fort për të siguruar të njëjtin numër mandatesh sa mori edhe në 2009-ën, pra 9 mandate, pasi kalimi i LZHK-së dhe PDK-së në koalicionin e djathtë ka vënë në pikëpyetje të madhe mandatin e fundit të saj.

    Tirana

    Tirana gjithashtu është një qark ku PS penalizohet nga bashkimi me LSI-në, ose thënë ndryshe, ky bashkim favorizon në mënyrë të ndjeshme LSI-në, e cila ndryshe nga 2009-ta jo vetëm që e ka të sigurt një mandat, por pritet të marrë dhe të dytin. Nga përllogaritjet rezulton se LSI, me 17 552 vota që ka marrë në 2009-ën, arrin të marrë brenda koalicionit mandatin e renditur të 6-in dhe të 16-in. Pra, LSI merr 1 mandat më shumë dhe këtë ia merr direkt PS-së, e cila nga 15 mandate në 2009-ën shkon në 14. PS-së i duhet që edhe në këtë qark të angazhohet me të gjitha kapacitetet për t’i siguruar koalicionit mandatin e 17-të dhe për t’i dhënë vetes mandatin e 15-të.

    Korça dhe Vlora

    Korça dhe Vlora janë dy qarqe të tjera ku LSI mund të përfitojë nga bashkimi me PS-në. Ajo mund të marrë edhe nga një mandat në këto dy qarqe, por për këtë duhet të përmirësojë rezultatin e 2009-ës. Nuk bëhet fjalë për shifra të konsiderueshme, pasi që të marrë mandat në Korçë asaj i duhen afërsisht 700 vota, ndërkohë që të marrë mandat në Vlorë, asaj i duhen vetëm rreth 500 vota. Në këtë qark, një mandat të sigurt e merr edhe PBDNJ. Pra siç shihet, këto dy qarqe përbëjnë dhe dy zonat zgjedhore ku LSI-së i duhet të përqendrojë të gjitha kapacitetet dhe fushatën e saj zgjedhore, pasi në qarqet e tjera ajo përfiton mandatet e saj falë të qenit pjesë e koalicionit.


    Radha e ndarjes së mandateve brenda koalicionit opozitar


    Berat

    1 – PS

    2 – PS

    3 – LSI

    4 – PS

    5 – PS



    Durrës

    1 – PS

    2 – PS

    3 – PS

    4 – LSI

    5 – PS

    6 – PS



    Elbasan

    1 – PS

    2 – PS

    3 – PS

    4 – PS

    5 – PS

    6 – LSI

    7 – PS



    Fier

    1 – PS

    2 – PS

    3 – PS

    4 – PS

    5 – LSI

    6 – PS

    7 – PS

    8 – PS

    9 – PS

    10 – PS



    Korçë

    1 – PS

    2 – PS

    3 – PS

    4 – PS

    5 – PS

    6 – PS (5 299 )

    7 – LSI (4 572 )



    LSI do të merrte mandatin e 6-të të koalicionit për 700 vota. Ajo do të merrte mandatin e 7-të nëse koalicioni do të rritej në 7 mandate.



    Vlorë

    1 – PS

    2 – PS

    3 – PS

    4 – PS

    5 – PS

    6 – PBDNJ

    7 – PS (4 293)

    8 – LSI ( 3 810)



    LSI do të merrte mandatin e 7-të të koalicionit për vetëm 500 vota. Ajo me votat që ka, do të merrte direkt mandatin e tetë nëse koalicioni rritej në 8 mandate.



    Qarku Tiranë


    1 – PS

    2 – PS

    3 – PS

    4 – PS

    5 – PS

    6 – LSI

    7 – PS

    8 – PS

    9 – PS

    10 – PS

    11 – PS

    12 – PS

    13 – PS

    14 – PS

    15 – PS (6 028)

    16 – LSI (5 850)





    Kodi Zgjedhor

    Neni 163

    Formula e ndarjes së mandateve brenda koalicionit

    1. Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve brenda koalicionit në çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që secila parti pjesëtare e koalicionit ka marrë në zonën zgjedhore përkatëse dhe numrit të mandateve që koalicioni ka fituar në zonën zgjedhore përkatëse.

    2. Numri i votave të vlefshme të secilës parti pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë tek, të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishit të numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.

    3. Herësit e përftuar nga çdo pjesëtim renditen në listë nga herësi më i madh tek ai më i vogël, duke renditur përkrah tyre subjektin, të cilit i përket herësi përkatës. Në rast se herësi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt. Renditja vazhdon derisa të renditen aq herës sa është numri i mandateve që shpërndahen brenda koalicionit në zonën zgjedhore përkatëse.

    4. Një parti politike përfiton një numër mandatesh të barabartë me numrin e herësve të përfshirë në listën e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni. Në rast se për vendin e fundit në listën e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni rezultojnë dy apo më shumë subjekte me të njëjtin herës, mandati i jepet atij subjekti që ka fituar numrin më të madh të votave dhe nëse ato kanë numër të barabartë votash, atëherë përcaktohet me short midis atyre partive. Shorti hidhet publikisht në KQZ, në prani të subjekteve të interesuara.

    MAPO

Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •