Zogaj: Nëse Rama bashkohet me Metën, ky është fundi i opozitës së bashkuar
2 Prill, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Politika | Shkruar nga: TemA
Koordinatori i koalicionit opozitar, Preç Zogaj, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se akti i bashkimit të Metës me Ramën do digjte shansin e ndryshimit.
“Është kaq vonë sa edhe shprehja më mirë vonë se kurrë i rri ngushtë aktit të tij,” thotë Zogaj.
Sipas tij: “një vendim kurajoz si ky do të kompensonte shijen e keqe të ikjes vetëm pasi e shtrydhi deri në fund pushtetin e falur në tryezë nga Sali Berisha”.
Zogaj thotë se nëse Rama do të vendosë t’i drejtojë një ftesë LSI-së, ky akt do të shënonte automatikisht fundin e opozitës së bashkuar.
“Nëse kjo ndodh, mendoj se 21 janari e thërret të bëjë një ‘mea kulpa” publike për demonstratën, e theksoj për demonstratën, jo për të vrarët, pasi vrasjet kanë qenë dhe mbeten të pajustifikueshme,” shprehet Zogaj.
“Aleanca e PS me LSI do të fshinte motivet e fundit të qëndrimit tim si individ i lirë në tryezën e koalicionit”./ep
Krijoni Kontakt