Close
Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 146
  1. #31
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Ilir Meta del nga Qeveria?!

    sa te korruptuar jane keta mor ti.......votoni AKZ!! lol
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #32

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Ilir Meta kembengul ne qendrimin e tij se:

    1. Fatos Nano duhet te jete ne listen e deputeteve te koalicionit PS-LSI.
    2. Te lihen zona te lira per te dhe per Dritan Priftin.
    3. Te mos kandidohen nen siglen e koalicionit PS-LSI, Gramoz Ruçi, Spartak Ngjela dhe Preç Zogaj.

  3. #33

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Një rotacion që vjen nga dështimi i parimeve

    1 Prill, 2013 | Postuar në: Editorial | Shkruar nga: TemA

    Mero Baze

    Të gjithë ata që kanë qëllim të vetëm rotacionin, mund të gëzohen. Me shumë gjasa ai do të ndodhë. Fytyra e kalbur e Sali Berishës vinte erë qysh sot në parlament. Por ky rotacion nuk po vjen nga fitorja e opozitës, por nga dorëzimi i saj.

    Opozita që kam mbështetur prej 4 vitesh, ka dështuar. Koalicioni që ka qeverisur prej katër vitesh, po ashtu ka dështuar. Në mënyrë paradoksale rotacioni i 23 qershorit nuk do të prodhohet nga beteja jonë, por nga dështimi i saj. Në mënyrë të paprinciptë, Sali Berisha nuk rrëzohet nga zullumet e vrasjeve dhe vjedhjeve, nga kapja e shtetit dhe superpushteti personal, por nga heqja e tullës nga një prej bashkëortakëve të tij në këto zullume. Në mënyrë të pazakontë, opozita zyrtare do të vijë në pushtet jo nga bashkimi i faktorëve opozitarë, por nga aleanca me një pjesë të qeverisë.

    Unë që e kam edhe motiv politik, edhe parimor, por dhe personal largimin e Sali Berishës, nuk ndjehem pjesë e të fituarve dhe nuk kam asnjë ndjesi gëzimi për këtë që po ndodh.

    Por përtej përjetimit tim personal, që ndoshta është emocional, kam dhe një arsyetim për opozitarët e tjerë që po e ndaj me ju sonte.

    Edi Rama dhe Ilir Meta me gjasa janë bashkuar në mënyrë jotransparente për ta rrëzuar, por jo për ta mundur Sali Berishën. Unë kam mbështetur dhe do të vazhdoj të mbështes një opozitë që duhet ta mundte Sali Berishën. Por sot kjo opozitë thuajse nuk ekziston më. Faktori më i rëndësishëm opozitar, Partia Socialiste, i ka dhënë fund betejës për një koalicion të gjerë opozitar për mundjen e Sali Berishës. Ajo ka zgjedhur një rrugë të lehtë, të shkurtër dhe plot pengje për të ardhmen. Ka zgjedhur ta rrëzojë atë, në të njëjtën mënyrë si ai ka ardhur në pushtet me hile. Ka zgjedhur të faktorizojë dhe të mbajë në jetën politike të këtij vendi Ilir Metën, një nga figurat më të errëta të politikës shqiptare, i cili është arkitekt i shumë prej tipareve negative të historisë sonë. Ai është arkitekt i kapjes së medies qysh kur ka qenë kryeministër, arkitekt i prodhimit të antiopozitarizmit, arkitekt i korruptimit të klasës politike, arkitekt i përdorimit të pushtetit për të fuqizuar partitë politike si ndërmarrje biznesi dhe më pas vitit 2009 dhe arkitekt i luftës së paprinciptë për të dobësuar opozitën, për të gjobitur dhe nënshtruar bizneset që dikur kishin qenë afër së majtës dhe deri tek përdorimi i pushtetit të Sali Berishës për të nxjerrë inekzistente, në pushtetin e kapur gjyqësor, të një videoje, ku me zë dhe figurë dëshmohej qartë se ai njeri e konsideron shtetin si mall privat.

    Ajo që mund të ndodhë më 23 qershor nuk është ajo që presin shumë opozitarë dhe biles dhe shumë socialistë. Torba e hajdutit me vota që Ilir Meta shpreson të çojë tek opozita është shumë e vogël se thasët me vota që opozitës kanë për t’i ikur apo abstenuar nga ky gjest. Por dhe në mos i ikshin, dhe nëse populli opozitar socialist është i tëri i interesuar më shumë për rotacionin se sa për parimet, askush prej tyre nuk është i lirë të festojë ndonjë fitore.

    Së dyti, ky fenomen i jep fund lidershipit të Edi Ramës në të majtën shqiptare. Përpjekja e tij për të rilindur të majtën përfundoi siç shihet në një gjest që ringjalli Ilir Metën. Pas këtij faktorizimi dhe një aleance të mundshme parazgjedhore mes dy partive, Ilir Meta do të jetë dera e hapur për çdo socialist të mllefosur me Edi Ramën, për çdo tekanjoz apo batakçi, por në rast faktorizimi dhe për çdo oreks për ta hequr zvarrë pushtetin e së majtës mes sherreve, “këpëdë”-rave dhe pazareve siç hoqi zvarrë qeverisjen e Fatos Nanos. Edi Rama, nëse prodhon rotacion me këtë pazar, nuk ka më asnjë shans të jetë udhëheqësi i së majtës dhe aq më tepër rilindasi i saj, por ringjallësi i fantazmave më të këqija të historisë të së majtës pas viteve ‘90.

    E treta pikë që më ngjan edhe më fyese është pëshpëritja që Ilir Meta ka detyruar opozitën të votojë tre ligjet si kusht bashkëpunimi me të. E thënë ndryshe, duket sikur Ilir Meta ka kapur në krim opozitën dhe po e pastron atë, ndërkohë që e kundërta është e vërtetë. Ilir Meta ngjan sikur i thotë Edi Ramës “thellohu” në autokritikën ndaj tij, ndërkohë që vetë ende nuk ka kërkuar ndjesë që ka quajtur kokëpalarë ata që u vranë më 21 janar, pas revoltës së ligjshme kur panë një hajdut me zë dhe figurë duke plaçkitur shtetin.

    Lojërat e tij banale me SMS e socialistëve evropianë, që kërkojnë këtë bashkim, janë fyese dhe për socialistin e thjeshtë, i cili ka parë me sytë e vet se si partia e tij ka refuzuar në këtë pikë krerët e Bashkimit Evropian dhe po bën sikur po dëgjon ca nëpunës socialistë evropianë, nga ata që në Internacionalen Socialiste janë vartës të Edi Ramës.

    Së fundmi, kjo histori ka dhe një banalitet që lidhet me pushtetin vendor. Ilir Meta si pjesëtar i koalicionit qeveritar, është faktor vendimtar për shumicat e qarqeve të Shqipërisë në bashkëpunim me PD-në. Nga mënyra se si po sillet me qeverinë, që edhe do bashkëpunojë me Edi Ramën, edhe nuk do ikë deri më 23 qershor, kam frikë se do sillet dhe me pushtetin vendor, duke qenë në aleancë me Edi Ramën për qeverinë dhe në aleancë me Sali Berishën për bashkitë dhe komunat. Nëse kjo ndodh, atëherë i gjithë ky ngjan me një pazar që ruan një derë hapur sërish me Sali Berishën, duke na u kthyer në një trafikues jo vetëm të pushtetit, por të çdo vlere morale dhe çdo parimi politik në këtë vend.

    E gjithë kjo situatë kërkon një reflektim të fortë dhe serioz. Opozita nuk duhet të djegë shanset e rotacionit, por nuk duhet ta kthejë atë në qëllimin e vetëm. Një rotacion pa frymëzim, pa parime, pa moral dhe shpresë për rivendosje të drejtësisë, vlen vetëm për 14 ministra dhe 140 deputetë, por jo për shoqërinë shqiptare. Një rotacion që vjen nga dështimi i parimeve, nga dështimi i opozitarizmit dhe mbi të gjitha nga dështimi i lidershipit të opozitës, mund të krijojë kaos dhe t’i japë të drejtë kujtdo të bëjë aleancë me këdo nga pushteti. Pse jo dhe me Sali Berishën, i cili para 2009-ës nuk ishte aq hajdut dhe i paskrupullt, sa ç’u bë me Ilir Metën dhe nga Ilir Meta. Kjo nuk vlen për mua, por vlen për gjithkënd tjetër që mund të sillet, siç ka gjasa, se mund të sillet sot opozita zyrtare.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ilir Meta kembengul ne qendrimin e tij se:

    1. Fatos Nano duhet te jete ne listen e deputeteve te koalicionit PS-LSI.
    2. Te lihen zona te lira per te dhe per Dritan Priftin.
    3. Te mos kandidohen nen siglen e koalicionit PS-LSI, Gramoz Ruçi, Spartak Ngjela dhe Preç Zogaj.
    kush eshte burimi e kesaj info???
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #35

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    TemA TV/ Motra e Ziver Veizit: Koalicioni Rama-Meta, jo normal. Im vëlla u vra prej videos së Metës (VIDEO)

    1 Prill, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Politika,Tema TV | Shkruar nga: TemA Online

    Emri:  ziver.jpg

Shikime: 361

Madhësia:  12.6 KB
    ziverTrëndafile Muhametaj, motra e një prej demonstruesve të vrarë më 21 janar të vitit 2011, ka reaguar pas lajmit të dhënë nga mediat për një aleancë të mundshme mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Në një intervistë për Tema TV, e motra e Ziver Veizit e ka konsideruar anormal bashkëpunimin e Partisë Socialiste me Metën, i cili i quante demonstruesit e 21 janarit kokëpalarë dhe huliganë. Ajo shprehet se vëllai i vet u vra pikërisht për shkak të videos së Ilir Metës më 21 janar.

    “Jam tmerrësisht e befasuar nga ajo çfarë na dëgjuan veshët sot për një qeveri me LSI, po të jetë kjo e vërtetë, atëherë nuk është për të votuar më për PS, megjithëse jemi të majtë,” është shprehur Trëndafile Muhametaj.

    Ilir Meta sipas saj, është përgjegjësi kryesor për vrasjen e vëllait të saj Ziver Veizi pasi ata dolën në demonstratë të thirrur nga PS, pikërisht për të denoncuar bllokun e tij të korrupsionit në videon e fshehtë të publikuar.

    “Tani që Ilir Meta na dalka nga qeveria e Berishës, u dashka bërë hero? Jo, kjo është e pamoralshme, sepse nuk mund të shkelë mbi gjakun e vëllait tim të vrarë nga regjimi PD-LSI. Vëllai im, sipas Ilir Metës, ishte një prej kokëpalarëve që kishin dalë në bulevard për të protestuar dhe nuk ka kurrfarë morali që të jetë në një qeveri me socialistët që janë të ndershëm. Do të doja me të vërtetë që kjo mos të ndodhë, pra një qeveri me LSI, pasi na trondit zemrat dhe shpirtin që na është vrarë në këto vite nga ky pushtet që na vjedh dhe na vret dhe një protagonist si Ilir Meta kërkon që të bëhet faktor duke na vrarë për së dyti herë? Jo, nëse PS nuk ka moral, nuk jemi ne të pamoralshëm dhe le të gjejë njerëz me këtë moral që i ka me shumicë tek LSI,” ka përfunduar rrëfimin e saj motra e Ziver Veizit, Trëndafile Muhametaj.

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 01-04-2013 më 18:05

  6. #36

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    kush eshte burimi e kesaj info???
    Neser do te kete njoftime me te zgjeruara rreth ketyre bisedimeve.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2013
    Postime
    77

    Për: Ilir Meta del nga Qeveria?!

    E drodhi prap faqekuqi. Me c'duket i kane premtuar me shume se zv k..minister. PS bie dakort qe te votoje tre a kater ligjet dhe keshtu mer fund atashimi historik i LSI prane PD. Nje dalje me " lezet" dhe Berishes ja le dopio gjashtene dore.
    Nde Shqiperine tone mesa duket ska as te mengjer as te djathte. Ka bantitos politikos qe duan te hane e te hane here majtas here djathtas. Dulja e ka me te lehte. qenderzohet dhe se ka problem. Here me PS here me PD pa ju dridhur qerpiku.
    Te tjera çvidhime priten...

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2010
    Postime
    51

    Për: Ilir Meta del nga Qeveria?!

    Politikanin qe urrej me se shumti ne Shqiperi eshte Ilir meta, vetem i shikoj fytyren dhe kuptoj se ai nuk esht aty per gje tjeter vec se per te mbushur xhepat e tij dhe te kelyshve rreth tij!

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Këtë gruan tek video-ja nuk e marrë dot vesh, duket kaq e zgjuar por prapë së prapi në të njëjtin vend ngelet.. nuk gjen dot guximin të thotë po erdhi kokëmadhi, hajduti, injoranti dhe shtangisti ilir meta, atëherë i kam bërë naftën me gjithë PS!

    Është tjetër gjë ideologjia dhe tjetër gjë përbërja/karakteri i robit. Nuk arrij ta kuptojë përse fakti që ajo është socialiste e pengon atë ti thotë edit e ç'do edit, fuuuck off! Boll e patë politikën si tifozllëk, shikoni punën dhe veprat e politikanëve, jo fjalët dhe partinë në të cilën janë.

    Në qoftë se këtë radhë nuk të mbushet mëndja, thjesht mos voto PS, kaq e lehtë, mbaje ideologjinë, luftë për të, por ama kurse votën!!

  10. #40

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    Këtë gruan tek video-ja nuk e marrë dot vesh, duket kaq e zgjuar por prapë së prapi në të njëjtin vend ngelet.. nuk gjen dot guximin të thotë po erdhi kokëmadhi, hajduti, injoranti dhe shtangisti ilir meta, atëherë i kam bërë naftën me gjithë PS!

    Është tjetër gjë ideologjia dhe tjetër gjë përbërja/karakteri i robit. Nuk arrij ta kuptojë përse fakti që ajo është socialiste e pengon atë ti thotë edit e ç'do edit, fuuuck off! Boll e patë politikën si tifozllëk, shikoni punën dhe veprat e politikanëve, jo fjalët dhe partinë në të cilën janë.

    Në qoftë se këtë radhë nuk të mbushet mëndja, thjesht mos voto PS, kaq e lehtë, mbaje ideologjinë, luftë për të, por ama kurse votën!!
    kjo po ia ben sikur ajo tjetra nga berati,kur thoshte qe pa buke do rrim,pa drita do rrim,vetem fatos nano e ilir meta te behen bashke
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •