Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 146
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    PS mezi po pret qe LSI te kerkoje kualicion me PS...por LSI eshte ajo qe do vendosi , pasi te beje mire llogarite e veta.
    besoj se LSI aktualisht po peshon situaten, ajo kerkon te jete me fituesin.

    deri tani nuk ka sondazhe te besueshme qe te japin nje pasqyre te qarte mbi elektoratin. por ka nje klime te pergjithshme qe flitet se partite e medha PD dhe PS nuk do arrijne te marrin me shume se 64 ose 65 mandate secila.
    dhe LSI ka friken se po te bashkohet ne koalicion parazgjedhor me PS apo edhe me PD, ndoshta nuk do mundin te kalojne kufirin e 70 deputeteve.
    keshtuqe deri tani me e arsyeshme duket opsioni i Polit te Trete, sepse me 4-5 deputetet e vet plus 2-3 deputet te Dules dhe Topit, mund te arrijne ne 8 deputete.
    dhe do jete ky pol qe do futet ne kualicion me kedo parti qe do dali me 65 deputete.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #12

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    PS mezi po pret qe LSI te kerkoje kualicion me PS...
    E drejte! PS ja ka shtrire doren LSI dhe po i kerkon aleance. Eshte rasti i fundit i Rames qe te provoje nese do te mund te luaje nje rol lideri apo do te mbetet perjetesisht ne histori si dikushi qe nuk u be dot lider, megjithese ju afruan te gjitha mundesite.

    Nese Rama do te degjoje sirenat Ruçi, Milo dhe Gjinushi, atehere ate e pret fati i dyte, pra i atij qe nuk arriti te behej kurre nje lider.

  3. #13
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    PS PD zihen LSI fiton,kushe ka me i ofru me shume nga keto parti nga ajo ka me drejtu sumen

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Shanset qe LSI te hyje ne koalicion me PS jane 10%. Arsyet jane te thjeshta:

    1. Shumica e elektoratit te LSI jane ish-socialiste te larguar apo zhgenjyer nga lidershipi i Rames.

    2. LSI eshte nje force politike e majte qe ne qender te programit te saj politik ka integrimin e Shqiperise ne Evrope. PS i jep integrimit evropian vetem mbeshtetje me fjale goje.

    3. Ne zgjedhjet e 2009, PS dhe Rama u munduan te shkaterronin LSI, duke i mohuar komisionere, duke rritur perqindjen e pragut te votave per te hyre ne parlament, duke i vjedhur vota e duke i numeruar votat e LSI si vota te saj ne shume zona te vendit. Kete nuk e beri vetem me LSI por me gjithe aleatet e saj te vegjel.

    4. Elektorati i LSI eshte rritur ndjeshem ne keto 4 vjet qe kane qene ne koalicionin qeverises. Zgjedhjet vendore te mbajtura vitin e kaluar ne vend, LSI mori 100,000 vota me shume se 3 vjet me pare.

    5. Sulmet personale te Rames dhe mediave prane tij ndaj Metes, kishin per qellim qe te prishnin koalicionin qeverises ne pushtet, por pati efektin e kundert: rritjen e bashkepunimit mes Berishes e Metes.


    LSI ka vetem dy alternativa para saj:

    1. Te hyje ne zgjedhjet e ardhshme ne koalicion me PD.

    2. Te hyje ne zgjedhjet e ardhshme ne nje koalicion te saj.

    Shanset jane 60% qe do te hyje ne koalicion para-zgjedhor me PD ne zgjedhje dhe 40% qe do te hyje me vete me nje koalicion te saj. Arsyeja perse shanset jane me te medha qe te hyje me PD ne zgjedhje jane dy: 1) pushteti qe ndan me PD prej 4 vjetesh 2) frika nga vjedhja e votes nga ana e PS. Gjithe kreret e LSI ne keto 4 vjet kane qene ne pushtet dhe pushteti eshte i embel, nuk i thua dot jo kollaj. Ne pamundesi per LSI qe te fitoje shumicen e votes plebishitare, asaj do t'i duhet te zgjedhi mes PD dhe PS, dhe ne kushtet aktuale, asaj i leverdis nje mandat i ri i PD, ne menyre qe pas zgjedhjeve ajo te vazhdoje politiken e saj per elektoratin e majte: "Me PS jeni gjithmone te humbur, me LSI jeni gjithmone te fituar!" Nje mesazh i fuqishem per nje parti qe ka humbur tre here zgjedhjet dhe ka te njejtin lidership ne krye.

    Frika e vjedhjes se votes eshte frike e madhe per gjithe partite e vogla ne Shqiperi. LSI siguroi te ruante dy mandate, vetem pasi ajo denoncoi publikisht vjedhjen e votes se saj ne qarkun e Fierit nga ana e komisionereve socialiste dhe vetem pasi i kerkuan PD dhe komsionereve te saj qe te ruanin voten e LSI ne numerim. Kjo ishte nje nga arsyet kryesore qe koalicioni PD-LSI u be i mundur, shkaku kryesor ishte vjedhja e votes nga ana e socialisteve. Nese LSI zgjedh te hyje ne zgjedhje ne nje koalicion me vete, ajo nuk do te jete ne gjendje qe te ruaje voten e saj ne numerim. Duke here ne koalicion me PD, ajo ka garancine e komisionereve demokrate qe vota e saj do te numerohet e nuk do te vidhet.

    Albo

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    kesaj here LSI do kete komisionere pasi ,sipas ligjit te ri, partite parlamentare mund te kene komisionere
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #16

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Meta takohet me Berishën në kryeministri. Lefter Koka: Jemi të majtë

    1 Prill, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Politika | Shkruar nga: TemA

    Meta-BerishaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është takuar për rreth 40 minuta në ambientet e kryeministrisë me kreun e PD, Sali Berisha.

    Ende nuk dihet se çfarë është biseduar mes tyre, por takimi vjen një ditë përpara se Partia Socialiste të mbajë një mbledhje kryesie ku do të diskutohet në lidhje me aleancat e mundshme paraelektorale.

    Nga ana tjetër, deputeti i LSI, Lefter Koka, ka folur përpara mediave jashtë sallës së parlamentit, duke thënë se ata janë një forcë e majtë dhe nuk përjashtojnë koalicionin me asnjë forcë të majtë. Koka tha se ata nuk kanë akoma një ftesë zyrtare nga Partia Socialiste.

    “Unë besoj se zgjedhja do jetë në shërbim të Shqipërisë dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim,” tha Koka duke shtuar se ata duan të jenë në pushtet edhe katër vitet e ardhshme./ep

  7. #17

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Kryesia e PS do diskutojë aleancën me LSI. Majko: Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit, jo atë të 1 prillit

    1 Prill, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Politika | Shkruar nga: TemA


    majkoNdërkohë që zërat nga të majtët europianë po shtohen që Partia Socialiste të bashkëpunojë në këto zgjedhje me Lëvizjen Socialiste për Integrim, mësohet se kryesia e PS do të diskutojë të martën për këtë çështje.

    Por ndërsa aleanca PS- LSI ka shkaktuar shumë trazim në rrjetet sociale, deputeti Pandeli Majko, ish- kryeministër i PS, në një status në Facebook shkruan se ai ka zgjedhur koalicionin e 21 janarit, jo atë të 1 prillit. Nuk dihet se çfarë nënkupton Majko me këtë, por ai thekson se 2 prilli është një ditë e bukur për t’u vrarë.

    “Miq! Gëzuar 1 prillin! Ditën e mashtrimit dhe gënjeshtrës. Ditën kur gënjeshtrën e mirëkuptojmë si humor. Kjo është dita kur themi gënjeshtra të “stisura” ose pa dashje pohojmë të vërtetat e mëdha të gënjeshtrës. Ai është fakti se në ditët e tjera të vitit gënjeshtra është edhe zgjedhja juaj.

    Gëzuar 1 prillin, ditën e politikanëve që nuk u bënë kurrë të tillë, por iu dorëzuan shenjës së kësaj date. Të gënjesh një popull është faj. Ta lësh atë pa të drejtën e zgjedhjes midis të vërtetës dhe gënjeshtrës është dramë e maskarenjve pa principe të politikës.

    Kjo është arsyeja që besoj se gënjeshtra kujtohet por nuk festohet. RILINDJA e së vërtetës është shpresa për nesër. Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit dhe jo atë të 1 prillit.

    Nesër është 2 prill. Ditë e bukur për “tu vrarë”,” shkruan Majko./ep

  8. #18

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Si u “gatua” afrimi Rama-Meta në kancelaritë e socialistëve europianë

    1 Prill 2013 | : Kryesoret,Politikë | Autor: Fatjona Mejdini

    Tratativat

    Pas Stanishev, edhe zv.presidenti i PE-së, Gianni Pitella apel për bashkim: Nuk ka kohë për të humbur

    Fatjona Mejdini

    Gianni PitellaThirrjet e drejtuesve të lartë socialistë europianë për bashkimin e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit nuk janë sporadike, por pjesë e një strategjie të mirëmenduar. Pas kërkesës së presidentit të Partive Socialiste Europiane, Sergei Stanishev, për bashkimin e së majtës shqiptare, dje ishte zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Gianni Pittella, i cili publikoi në faqen e tij të internetit një mesazh ku shprehej se Edi Rama dhe Ilir Meta duhet të jenë bashkë për t’i dhënë fund qeverisë së djathtë në vend dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie të re të majtë e cila do ta ndryshonte vendin. Negociatat për t’i bashkuar dy partitë e majta kanë kohë që kanë nisur dhe ato përkojnë me fazën e rinisjes së komunikimit normal mes dy liderëve të së majtës shqiptare, të cilët për rreth tre vite me radhë kishin ndërprerë çdo lloj komunikimi. Por ende nuk dihet sesi do të ndikojnë këto deklarata këmbëngulëse tek Rama dhe Meta, në një kohë kreu i LSI-së ka një kontratë qeverisëse me PD-në që zgjat deri në maj dhe po kështu PS ka një presion të fortë për të mos qenë me LSI në një koalicion parazgjedhor, si rezultat i të gjithë akuzave që ka hedhur ndër vite për këtë parti.

    Historiku

    Kalimi i LSI së Ilir Metës si pjesë e një koalicioni paszgjedhor me PD-në e Sali Berishës, duke i siguruar këtij të fundit krijimin e qeverisë në vitin 2009 ndërpreu komunikimin mes Ramës dhe Metës. Mungesa e komunikimit ia la vendin dhe akuzave të ashpra në drejtim të njëri-tjetrit. Por situata ndryshoi në majin e vitit të kaluar, kur u zbulua se Edi Rama kishte darkuar me kreun e LSI-së, Ilir Meta, pikërisht në vilën e këtij të fundit në Gjirin e Lalzit, në kuadër të negociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Ky takim që shërbeu për të thyer akullin mes palëve, u shoqërua me një tjetër, kësaj radhe në publik, po atë muaj, për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri. Pas kësaj kohe, Rama dhe Meta deklaruan se marrëdhënia e tyre ishte normalizuar dhe se kishin zhvilluar dhe takime të tjera sporadike, pa pasur më komplekse nga biseda me njëri-tjetrin. Një pjesë e mirë e këtyre takimeve ndodhi jashtë vendit, ku Rama dhe Meta ishin të ftuar në kuadër të aktivitete të ndryshme politike, por edhe atyre që lidhen me të majtën europiane. Një i tillë ishte dhe ai i gushtit, ku të dy liderët e majtës ndodheshin në Tetovë në kuadër të homazheve për vdekjen e liderit të PDSH-së, Arbën Xhaferri. Një takim relevant ishte ai në kuadër të pjesëmarrjes në një aktivitet të së majtës europiane, që u zhvillua në Bruksel në fundin e shtatorit të shkuar, ku Rama e Meta ishin të ftuar në një forum të Partive Socialiste Europiane. Dy ditë më parë, kreu i këtij forumi, Sergei Stanishev, bëri të ditur se u kishte kërkuar të dyve bashkimin në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 2013-s. Interesant ishte momenti kur kreu i PS-së, Edi Rama, u zgjodh dhe zëvendëspresidenti i Internacionales Socialiste. Në një aktivitet në Tiranë, në kuadër të celebrimit të kësaj zgjedhje në prani të sekretarit të përgjithshëm të Internacionales, Luis Ajala, Rama nuk nguroi të theksojë dhe kontributin e Metës në demokratizimin e Partisë Socialiste, duke lënë të kuptohej se për zyrtarët e lartë të Internacionales, bashkëpunimi i partive të majta ishte i rëndësishëm.

    Pitella

    Zv.presidenti i Parlamentit Europian, Gianni Pitella, u bëri thirrje dy aktorëve kryesorë të së majtës shqiptare dje të bashkohen për të siguruar një qeverisje të majtë të Shqipërisë pas 23 qershorit. “Në emër të të gjithë miqve të sinqertë të Shqipërisë dhe të Socialistëve Progresistë Shqiptarë, dëshiroj t’u lëshoj një apel miqve të mi: Edi Ramës dhe Ilir Metës. Tani ka arritur momenti, nuk ka më kohë për të humbur, as për popullin shqiptar dhe as për të majtën shqiptare, për Partinë Socialiste apo Lëvizjen Socialiste për Integrim, të bashkohen dhe të fitojnë. Të dy udhëheqësit e këtyre forcave politike duhet të shohin përpara dhe të tejkalojnë hendekun që i mban të veçuar për të mirën e vendit”, thekson Pittella, duke shtuar se të dy ata të bashkuar mund t’i hapin rrugën një transformimi të pabesueshëm, politik, ekonomik dhe social të Shqipërisë. “Cikli politik i qeverisjes së djathtë në Shqipëri ka marrë fund. Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të qëndrojnë bashkë në këto zgjedhje për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë ta bëjnë të mundur ndryshimin përmes votës së tyre”, thekson numri dy i Parlamentit Europian.



    Etapat e Bashkëpunimit

    Lalëzi - Fillimi i majit të vitit të shkuar i hapi rrugën dialogut Rama-Meta, për gjatë një darke të konsumuar në vilën e Metës në Gjirin e Lalëzit

    Presidenti - Në kuadër të negociatave për President pak javë më pas, Rama dhe Meta zhvilluan një takim zyrtar në hotel “Sheraton”, por pa ndonjë rezultat për procesin

    Tetova - Një takim të gjatë dhe bashkëpunues, Rama dhe Meta e zhvilluan në muajin gusht në Tetovë, gjatë homazheve që u bënë në përkujtim të Arbën Xhaferrit

    Brukseli - Takimi kyç i tyre rreth përpjekjeve të së majtës europiane për t’u bashkuar ka qenë në shtatorin e kaluar në Bruksel, në kuadër të një samiti takimi të PSE

    shqip

  9. #19

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Koalicioni me LSI dhe votimi i tri ligjeve të Brukselit, Rama mbledh Kryesinë e PS

    Argument e Hënë, 1 Prill, 2013 | 09:15 am

    NGA NJE MBLEDHJE E KRYESISE SE PS

    Pas apeleve nga të majtët europianë, kreu socialist ka lajmëruar një mbledhje për ditën e martë.

    LSI e tri ligjet, PS mbledh Kryesinë.

    Aleancat e reja dhe votimi i ligjeve të BE-së në rendin e ditës.

    Koalicionet e ardhshme dhe tri ligjet për integrimin në BE pritet të jenë në rend të ditës të mbledhjes së Kryesisë, që do të mblidhet nesër paradite. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thirrur një mbledhje Kryesie, e cila duket se do të jetë më e rëndësishmja në funksion të zgjedhjeve të 23 qershorit. Dy muaj pas mbledhjes së kaluar të Kryesisë, e cila pati si rend dite çështjet politike dhe organizative për zgjedhjet dhe programin e PS, të martën pritet të diskutohet e ardhmja e koalicionit opozitar. Mbledhja mblidhet pak ditë pas apelit të së majtës europiane për bashkim të PS me LSI-në në zgjedhjet e 23 qershorit. Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev dhe zv.presidenti i Parlamentit Europian, Xhani Pitela, kanë kërkuar që në zgjedhjet e qershorit dy partitë e majta të dalin të bashkuara për të larguar qeverinë aktuale. Por mësohet se në rend të ditës të Kryesisë socialiste pritet të jetë dhe diskutimi për tri ligjet, mosvotimi i të cilave penalizon vendin për marrjen e statusit kandidat për në BE, përtej thirrjeve që nuk munguan nga Brukseli për kompromis dhe konsensus.
    Koalicicionet
    Aleatët kryesorë të Partisë Socialiste në koalicionin opozitar i kanë kërkuar Edi Ramës që t’i përfshijë ata në listat e kandidatëve për deputetë. Gjinushi, Milo, Koçi nuk janë tërhequr nga kërkesa e tyre për të kandiduar si pjesë e listës kombëtare të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit. Këtë kërkesë aleatët e PS e kërkojnë dhe si shenjë reflektimi ndaj sistemit zgjedhor që i penalizoi ata, por edhe pamundësisë për të korrektuar formulën e llogaritjes së votave të kërkuara nga të gjitha partitë e vogla majtas dhe djathtas. Për këto kërkesa duket se Rama do të kërkojë një vendim të Kryesisë, ndërsa për prezantimin e disa kandidatëve të PS për deputetë ai nuk ka marrë një miratim nga Kryesia socialiste. Madje, aleatët janë lajmëruar se Rama do të nisë takimet dypalëshe mes tyre, pas vendimit që do të marrë Kryesia socialiste. Por qëndrimi i PS ndaj aleatëve do të përcaktohet nga qëndrimi i LSI-së ndaj koalicionit opozitar të PS. Por në përgjigje të kërkesave të aleatëve të tij, kryesocialisti u tregoi atyre një formulë përmes së cilës do të mund të përfaqësohen në qeverisjen e ardhshme, nëse nuk marrin vetë si parti një deputet. Përmes një platforme tip, në një tryezë opozitare ku numëroheshin rreth 33 parti aleate, kryesocialisti i njohu ata me kuotat që duhet të arrijnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Për Ramën, nëse një parti aleate merr nga 500 deri në 1000 vota në qark, ajo ka të drejtë që të kërkojë të jetë pjesë e qeverisjes lokale. Ndërsa për të qenë pjesë e qeverisjes qendrore, Rama u kërkon partive aleate të koalicionit të tij nga 5 mijë deri në 10 mijë vota në shkallë vendi. Gjithashtu, kryesocialisti Rama gjatë fjalës së tij i ka garantuar aleatët se do të organizojë në zgjedhjet e 23 qershorit një administrim të përbashkët zgjedhor, përmes të cilit do të bëhet e mundur ruajtja e votës së çdo partie aleate, por dhe e votave të PS. Rama u kërkoi aleatëve që, pasi të kenë studiuar këtë platformë, të sjellin propozimet e tyre dhe të arrijnë në një firmosje të saj, duke pranuar në parim bashkëpunimin opozitar si koalicion, e më tej PS do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me çdo parti aleate.

    panorama

  10. #20
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028

    Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!

    Kjo pergjigje eshte tipik i komenteve copy paste te TV Klan-it Salist, Frangist & Co

    Sa per Ilir Meten, nje soj e sorrollop me shume midis Rames dhe Berishes....

    Ai qe vuan eshte populli...vetem populli !!!




    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shanset qe LSI te hyje ne koalicion me PS jane 10%. Arsyet jane te thjeshta:

    1. Shumica e elektoratit te LSI jane ish-socialiste te larguar apo zhgenjyer nga lidershipi i Rames.

    2. LSI eshte nje force politike e majte qe ne qender te programit te saj politik ka integrimin e Shqiperise ne Evrope. PS i jep integrimit evropian vetem mbeshtetje me fjale goje.

    3. Ne zgjedhjet e 2009, PS dhe Rama u munduan te shkaterronin LSI, duke i mohuar komisionere, duke rritur perqindjen e pragut te votave per te hyre ne parlament, duke i vjedhur vota e duke i numeruar votat e LSI si vota te saj ne shume zona te vendit. Kete nuk e beri vetem me LSI por me gjithe aleatet e saj te vegjel.

    4. Elektorati i LSI eshte rritur ndjeshem ne keto 4 vjet qe kane qene ne koalicionin qeverises. Zgjedhjet vendore te mbajtura vitin e kaluar ne vend, LSI mori 100,000 vota me shume se 3 vjet me pare.

    5. Sulmet personale te Rames dhe mediave prane tij ndaj Metes, kishin per qellim qe te prishnin koalicionin qeverises ne pushtet, por pati efektin e kundert: rritjen e bashkepunimit mes Berishes e Metes.


    LSI ka vetem dy alternativa para saj:

    1. Te hyje ne zgjedhjet e ardhshme ne koalicion me PD.

    2. Te hyje ne zgjedhjet e ardhshme ne nje koalicion te saj.

    Shanset jane 60% qe do te hyje ne koalicion para-zgjedhor me PD ne zgjedhje dhe 40% qe do te hyje me vete me nje koalicion te saj. Arsyeja perse shanset jane me te medha qe te hyje me PD ne zgjedhje jane dy: 1) pushteti qe ndan me PD prej 4 vjetesh 2) frika nga vjedhja e votes nga ana e PS. Gjithe kreret e LSI ne keto 4 vjet kane qene ne pushtet dhe pushteti eshte i embel, nuk i thua dot jo kollaj. Ne pamundesi per LSI qe te fitoje shumicen e votes plebishitare, asaj do t'i duhet te zgjedhi mes PD dhe PS, dhe ne kushtet aktuale, asaj i leverdis nje mandat i ri i PD, ne menyre qe pas zgjedhjeve ajo te vazhdoje politiken e saj per elektoratin e majte: "Me PS jeni gjithmone te humbur, me LSI jeni gjithmone te fituar!" Nje mesazh i fuqishem per nje parti qe ka humbur tre here zgjedhjet dhe ka te njejtin lidership ne krye.

    Frika e vjedhjes se votes eshte frike e madhe per gjithe partite e vogla ne Shqiperi. LSI siguroi te ruante dy mandate, vetem pasi ajo denoncoi publikisht vjedhjen e votes se saj ne qarkun e Fierit nga ana e komisionereve socialiste dhe vetem pasi i kerkuan PD dhe komsionereve te saj qe te ruanin voten e LSI ne numerim. Kjo ishte nje nga arsyet kryesore qe koalicioni PD-LSI u be i mundur, shkaku kryesor ishte vjedhja e votes nga ana e socialisteve. Nese LSI zgjedh te hyje ne zgjedhje ne nje koalicion me vete, ajo nuk do te jete ne gjendje qe te ruaje voten e saj ne numerim. Duke here ne koalicion me PD, ajo ka garancine e komisionereve demokrate qe vota e saj do te numerohet e nuk do te vidhet.

    Albo

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •