
Postuar më parë nga
Brari
goldush, mir je..
i qut je..
e shan brarin e pret qe brari te ta ktheje pastaj shkon ne deg brenshme ankohesh..
e pastaj e perjashtojn brarin ed rucet qe mezi presin..
bukur e luan ti bazhdar..
cthot toma dosh .. mir eshte..
nejse--ja cthot ki analisti..
--
Muç Nano e ka më në fund aleancën e qelbësirave
Alfred Lela
Mustafa Nano, një koleg që mes miqsh njihet si Muçi, është një nga penat e spikatura të gazetarisë; mbi këtë spikamë rri varur gjithmonë reja, nganjëherë e pashpjegueshme, dhe epshi në dukje i pashërueshëm, i antiberishizmit. Në antiberishizëm e sipër, në një shkrim të paradokohshëm, Muçi formuloi një tezë që erdh’ e bë maksimë në qarqet mediatike. Sipas Nanos: në kushtet e një regjimi berishian çdo qelbësirë duhet parë si një resurs. Muçit iu plotësua dëshira. Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë zyrtarisht do të jetë në aleancë parazgjedhore me Partinë Socialiste. Por atij ‘i del detyra’, si mbrojtës dhe përhapës i kësaj teze, t’i bëjë edhe marketingun politik këtij Qelbanix Cocktail.
Ndër hendeqet e pritshme në rrugën e aleancës së qelbësirave drejt pushtetit, apo dhe më pas, nëse vijnë në pushtet, që duhen mbushur me fjalë nga kolegu Nano, janë të paktën katër.
I pari ‘djeg’ 21 janari. A do të vazhdojë të jetë 21 janari, një datë e përkujtueshme në kalendarin e Partisë Socialiste, apo pas aleancës me LSI, data revolucionare do të vishet me heshtjen që rrjedh prej kompleksimit nga historia, e cila nuk mund të rishkruhet kur është ende e freskët dhe ende e përgjakur? A do të kemi nesër një mazhorancë të majtë, dy partitë kryesore të së cilës do ta përkujtojnë të ndarë 21 janarin: njëra si ditë të dëshmorëve të demokracisë e tjetra si ditë të kokëpalarëve të tranzicionit? (Ja ku shfaqët edhe njëherë dikotomia, por kësaj here më e ashpër: dikur PD e LSI, mazhoranca e së djeshmes, festonin të ndarë 28-29 Nëntorin.)
I dyti vjen Integrimi. Njëra parti e koalicionit të ri të majtë, PS, i rrëzoi pa takt pretendimet e saj se ajo po i pengonte tre ligjet për shkak të përmasës antidemmokratike të regjimit në Shqipëri dhe jo për arsye politike; jo se miratimi i tyre do t’i jepte kredite mazhorancës në pushtet. Nëse ajo i voton këto tre ligje në ditët në vijim, ky pretendim bie. Demokratikja bëhet papritur politike dhe mëtimi i dikurshëm thjesht ta shpif. Dhe është e detyruar t’i votojë: përndryshe do linte zbuluar fabulën e partnerit të ri LSI, e cila shpallet gjithë ditën për integrimin. Një parti me Integrimin në sigël nuk mund të shkojë në koalicion me një tjetër që e pengon; kjo do e vinte kundër diskursit të deridjeshëm, apo dhe emrit të vet.
E treta është nevoja për Rrotacion. A mund të thuhet se rrotacioni është realizuar i plotë, transparent, moral dhe politik nëse 20 për qind e pushtetit të djeshëm bëhet 30 për qind e pushtetit të nesërm. Aq më shumë e aq më keq, kur as pesha e LSI (4-8 për qind e votës) nuk korrespondon me përpjesëtimin e pushtetit që ajo merr (20-30 për qind), por edhe sepse pushteti i saj brenda mazhorancës është përfolur e perceptuar si më i korruptuari. Në opinion bredh lirshëm mendimi se pjesa më e molepsur e pushtetit të djeshëm ndërron krah dhe mund ta kemi edhe në qeverisjen e nesërme.
Për Muçin, si sqimatar që është, edhe një pikë e katërt që do të kërkojë prej tij pak marketing politik. Duke thirrur në ndihmë Preç Zogajn dhe fjalët e tij në letrën e ‘lamtumirës’ për z. Rama: pakti PS-LSI i heq publikut mundësinë të gjykojë me votë, drejtpërsëdrejti, një histori politike të rrallë, si kjo e LSI gjatë këtyre katër viteve. Që do të thotë: askush në këtë vend nuk përballet, e (sh)paguan, as me meritat dhe as me të palarat e veta.
Por Muçi e ka më në fund aleancën e qelbësirave. Atij tani i mbetet, pasi ka djersitur antiberishizmin si kalë beteje, të kapë armët edhe kundër antiqelbësirizmit.
MAPO
-
Krijoni Kontakt