-
PS dhe LSI zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”
Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!
Si e gjykoni mundesine e largimit te LSI nga aleanca me PD? PD ka dhene per kete driten jeshile.
A do ta mirepriste PS nje zhvillim te tille dhe a do ta pranonte ajo krijimin e nje aleance me LSI? Cili do te ishte reagimi i simpatizanteve socialiste? A do te mundet Rama qe ti binde ata per domosdoshmerine e nje aleance te tille?
Me sa jam i informuar kreret e PS dhe LSI, me ndermjetesim nderkombetar, jane duke negociuar nje formule te mundshme bashkepunimi.
Bashkebisedim te mbare.
-
-
Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!
C'kemi folur e diskutuar per aleancen e PD me LSI, ne vitin 2009.
Lexoni ketu http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=2320675
-
-
Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!
Rama dhe Meta koke me koke.
-
-
Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!
Dy kreret e forcave te majta politike, qe pritet te realizojne nje aleance te re zgjedhore.
-
-
Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!
Rama dhe Meta prane nje bashkepunimi te ri.
-
-
Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!
-
-
Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!
Thelbi i negociatave Rama-Meta mbetet fakti se a do te pranohet LSI si aleat apo si vasal?
http://www.forumishqiptar.com/threads/97808-A-do-te-jete-LSI-nje-aleat-apo-vasal-i-PS-se-Rames
Ndersa çeshtja me diskutueshme eshte ajo e rolit te Gramoz Ruçit dhe te Kastriot Islamit. LSI kembengul ne menjanimin e plote te Ruçit dhe ne afrimin e Islamit.
-
-
Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!
INTERVISTA/ Presidenti i PSE, apel Ramës e Metës: Tejkaloni diferencat, bashkohuni!
30 Mars, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
Nga Muhamed Veliu,TCH
Kur partitë politike shqiptare janë përfshirë nga ethet elektorale, socialistet europiane lëshojne mesazhe të forta për bashkimin e të majtës në Shqipëri. Presidenti i Partive Socialiste Europiane, Sergei Stanishev, dërgon një apel të fortë për Edi Ramën dhe Ilir Metën, që të fitojnë zgjedhjet së bashku. Presioni i të majtëve europiane shtohet edhe më shumë kur Stanishev nuk nguron të këshillojë Ramën dhe Metën që të tejkalojnë diferencat e shfaqura ndër vite, kjo në emër të fitores të së majtës shqiptare.
Shqipëria do të mbajë zgjedhje me 23 qershor. Partitë e majta mund të shkojnë të ndara në këto zgjedhje. Si president i PES çfarë do t’u sugjeronit partive të majta shqiptare?
Po ndjekim nga afër situatën në Shqipëri; kemi qenë me mision së bashku me miq të tjerë të Internacionales. Së shpejt do të bëjmë një konferencë për çështjet e integrimit. Bashkimi është fjala që është kryesore për zgjedhjet. E di që situata ekonomike e sociale është e rëndë, papunësia është 17%, të papune janë 1 milion shqiptare pa të ardhme, pa punë, pa para për familjet e tyre. Është misioni më i madh për forcat progresive të Shqipërisë të bashkohen e të propozojnë një alternativë ekonomike, e vlefshme për perspektiven e vendit, dy partitë kryesore të së majtës, PS e Ramës dhe LSI e Metës duhet të lënë mënjanë vizionet e vjetra e të bashkohen në emër të perspektivës së re progresiste.
Edi Rama po drejton Partinë Socialiste që prej 8 vitesh, Meta 4 vjet ne pushtet me qeverinë, si mund të kalojnë këto diferenca në prag të zgjedhjeve kur dihet mirë që bashkëpunimi i këtyre dy partive është njësoj me fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.
Me urtësi, me respektin e përbashkët dhe e gjënë më të madhe që mund t’i bashkoje dy partitë dhe dy liderët: E ardhmja e vendit! Është në duart e tyre, duhet të marrin përsipër përgjegjësitë që kanë për vendin. 8 vjet qeverisje nga Berisha janë mjaft, më tepër se mjaft. Unë besoj se shumica e shqiptarëve duan një perspektivë të re, duan ndryshim dhe ky ndryshim mund të ofrohet përmes bashkimit dhe bashkëpunimit të dy partive më të mëdha të së majtës; PS dhe LSI.
Ju jeni një, mik edhe i Ramës edhe i Metës. Çfarë do t’i sugjeronit Metës në fazën finale të marrjes së vendimit mbi negociatat e formimit të koalicionit?
Të dy liderët i respektoj vërtet shumë, ashtu si dhe kolegët e tjerë të mi në familjen e Internacionales Socialiste. Në kongresin e vitit 2012 ata ishin të dy të ftuar dhe patëm bashkëbisedime mjaft të mira dhe mesazhi që unë u përcolla të dyve në emër të familjes socialiste: Bashkëpunoni! Lini mënjanë ndarjet! Keni një mision të madh për popullin dhe vendin. Besoj se të dy janë të matur dhe me eksperiencë si në qeveri, ashtu edhe në opozitë, ndaj mendoj se do t’i gjejnë mënyrat për të bashkëpunuar me urtësi dhe qartësi mbi atë që vendi ka nevojë. Kjo është kryesorja, sepse politika nuk është për veten, nuk është për pushtetin, por është për të bërë gjëra për njerëzit; rritje ekonomike, më shumë punë, investime, infrastukturë, konkurrueshmëri dhe drejtësi sociale. Unë mendoj që të majtët kanë ide vërtet shumë të arsyeshme e të mira për ekonominë, si të kthejnë drejtësinë dhe solidaritetin në shoqëri, përfshi taksën progresive mbi të ardhurat, si dhe të përmirësojnë situatën në lidhje me biznesin në Shqipëri. Gjithashtu është e rëndësishme të mbahet mend se familja eurosocialiste mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë dhe që ne do të punojmë së bashku në të ardhmen për integrimin e Shqipërisë pasi qeveria e Sali Berishës nuk arriti dot t’i siguronte integrimin vendit, që është një arsye më shumë për ndryshimin e qeverisjes, dhe kjo në të mirë të vendit.
Çfarë do t’i sugjeronit zoti Rama, teksa jo pak mbështetës të tij e konsiderojnë si të papranueshme bashkëpunimin/koalicionin me LSI-në?
Politika është një profesion i vështirë. Sigurisht që kemi pasur në të shkuarën momente në partine time, në familjen time, ku forcat kanë pasur pozicione të ndryshme; por ka gjëra që janë më të mëdha se e shkuara: Kjo është e ardhmja! Ju keni përgjegjësinë dhe besoj se Edi Rama e kupton këtë. Nëse Partia Socialiste punon së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kjo siguron shanse më të mira për ndryshim më të madh në vend. Problemet individuale, ndasitë, konfliktet, duhet të lihen pas.
Kush është apeli juaj për mbështetësit e të dyja partive?
Do ju bëja një pyetje, a e doni ndryshimin për vendin, a doni një jetë më të mirë, ekonomi më të mirë, drejtësi, zbatim të ligjit, integrim? I doni? Bëhuni bashkë!
-
-
Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!
Edhe Pitela apel Ramës e Metës: Bashkohuni për zgjedhjet e 23 qershorit
31 Mars, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA Online
Pas presidentit të Partive Socialiste Europiane, Sergei Stanishev, Edi Ramës dhe Ilir Metës u është bërë thirrje edhe nga ana e zëvendësi presidenti i Parlamentit Europian, Xhiani Pitela, që të bashkohen për zgjedhjet e 23 qershorit.
Pittela ka theksuar se ky është momenti kur Edi Rama dhe Ilir Meta mund t’i hapin rrugë një transformimi të paimagjinueshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.
“Në emër të miqve të sinqertë të Shqipërisë dhe të socialistëve dhe progresistëve shqiptarë u bëj këtë apel miqve të mi Edi Rama dhe Ilir Meta.Tani është momenti, nuk ka më kohë për të humbur për popullin shqiptar apo për të majtën shqiptare, qoftë për PS apo për LSI, që të bashkohen e të fitojnë. Të dy udhëheqësit e këtyre forcave politike duhet të shohin përpara, përtej hendekut që i mban të ndara, për të mirën e vendit. Historia politike na mëson se kur eksperiencat e hidhura të së shkuarës, shndërrohen në mësime për të ardhmen, politika mund të arrijë transformime të paimagjinueshme në të mirë të popullit” shprehet Pitela.
Deklarata e plotë e Pitelës:
Të shqetësuar nga humbja e tretë radhazi e statusit të vendit kandidat për në BE nga Shqipëria; Të bindur se vetëm një qeveri e re socialiste dhe progresiste mund ta nxjerrë vendin nga kriza që po thellohet; Me shpresë se vendi do të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme në 23 qershor 2013; Duke uruar që përfaqësuesit e së majtës shqiptare do ta kuptojnë rëndësinë historike të këtyre zgjedhjeve jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin;
Në emër të miqve të sinqertë të Shqipërisë dhe të socialistëve dhe progresistëve shqiptarë u bëj këtë apel miqve të mij Edi Rama dhe Ilir Meta. Tani është momenti, nuk ka më kohë për të humbur për popullin shqiptar apo për të majtën shqiptare, qoftë për PS apo për LSI, që të bashkohen e të fitojnë.
Të dy udhëheqësit e këtyre forcave politike duhet të shohin përpara, përtej hendekut që i mban të ndara, për të mirën e vendit. Historia politike na mëson se kur eksperiencat e hidhura të së shkuarës, shndërrohen në mësime për të ardhmen, politika mund të arrijë transformime të paimagjinueshme në të mirë të popullit.
Ky është momenti kur Edi Rama dhe Ilir Meta mund t’i hapin rrugë një transformimi të paimagjinueshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë. Cikli politik i qeverisjes së djathtë në Shqipëri ka përfunduar. Shqipëria ka nevojë për ndryshim, një ndryshim urgjent.
PS dhe LSI duhet të dalin të bashkuara në këto zgjedhje për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë që ta arrijnë këtë ndryshim përmes votës së lirë.
Miku im Edi Rama, i cili ka udhëhequr një modernizim mbresëlënës të Partisë Socialiste dhe ka përgatitur një program tejet ambicioz për një Rilindje Shqiptare, duhet t’i ofrojë publikisht dorën LSI, duke marrë përsipër përgjegjësinë e një udhëheqësi që ne të gjithë duam ta shohim sa më shpejt në drejtimin e Shqipërisë.
Çdo socialist e progresist që mezi e pret ndryshimin për të cilin ka luftuar 8 vjet rresht në kushte jashtëzakonisht të vështira duhet ta nxisë dhe mbështesë fort Edi Ramën për ta hedhur këtë hap të guximshëm.
Miku im Ilir Meta që zgjodhi të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës gjatë këtyre 4 vjetëveduke u përpjekur të kontribuojë për integrimin e Shqipërisë nga radhët e qeverisë, nuk duhet te refuzoje dorën që i ofron PS. Ai duhet të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë që ka sot e gjithë e majta shqiptare për të nxjerrë vendin nga një krizë që është e destinuar të thellohet akoma më shumë nëse 23 qershori nuk sjell rotacionin politik.
Çdo socialist progresist që mbështet LSI duhet ta nxisë dhe mbështesëIlir Metën për ta hedhur këtë hap. Si një mik i sinqertë i Shqipërisë dhe i dy drejtuesve të cilëve po u drejtoj këtë apel, unë personalisht mbetem shpresëplotë se koha shumë e kufizuar që ka mbetur për të marrë një vendim kaq historik do të shfrytëzohet prej tyre për të hapur një faqe të re për të majtën shqiptare dhe për Shqipërinë. Bashkimi Europian ka nevojë për Shqipërinë dhe Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Europian. Mos e humbisni këtë shans historik./b.l
-
-
i/e regjistruar
Për: Largimi i LSI nga aleanca me PD dhe krijimi i nje aleance me PS!
LSI ka merita per keto 4 vitet e fundit prandaj do me vinte keq qe ajo te dobesohet. Ajo nuk duhet te jete aleate e PS as e PD. Ajo duhet te dale me vete. Megjithate edhe sikur ilir meta te bej thirrje per te votuar per njerin krah; secili zgjedhes ka mendjen e vet. Shume lsista mund te votojne per te djathten edhe pse paria e tyre u thote votoni per te majten. por nuk ma mer mendja se iliri mund te genjehet me ndonje interviste te ndonje komunisti evropian. ai mbi te gjitha eshte skrapali.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt