Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Agonia e Jezusit ne Kopesht - Nga Padre Pio i Pietrelcines

    AGONIA E JEZUSIT

    Ne Kopeshtin e Xhetsemanit

    Nga

    Padre Pio i Pietrelcines


    Shpirt Hyjnor, me ndrico dhe me ndiz mua kur meditoj per Pasionin e Jezusit, me ndihmo te kuptoj kete mister te dashurise dhe vuajtjes se nje Zoti, i Cili, i veshur me humanizem, vuan, mundohet dhe vdes per dashurine e krijeses!.....Te Perjetshmin, te Pavdekshmin i Cili e ul veten e Tij t’i nenshtrohet nje therorie te pafund, vdekjes se turpshme ne Kryq, mes ofendimeve, perbuzjes dhe abuzimit, per te shpetuar krijesen qe e ofendoi dhe qe zhgerryhet ne felliqesine e mekatit. Njeriu gezohet ne mekat dhe Zoti i tij eshte i deshperuar nga kjo, vuan, nxjerr djerse me gjak mes mundimesh te tmerrshme te shpirtit. Jo, une s’mund te hyj ne kete oqean te gjere dashurie dhe dhimbjeje ne qofte se Ti me hirin Tend nuk me mban mua.Oh sikur te mund te hyja ne vendet me te fshehura te Zemres se Jezusit per te lexuar atje esencen e hidherimit te Tij qe e solli ne piken e vdekjes ne Kopesht; qe te mund t’a ngushelloj ne castet e braktisjes nga Ati i Tij dhe njerezit e Tij. Oh sikur te mundem te bashkohem me Te qe te shlyej mekatet bashke me Te.

    Mari, Nene e Dhimbjes, dua te bashkohem me Ty qe te ndjek Jezusin e te ndaj dhimbjet e Tij e vuajtjet Tuaja.

    Engjelli im Mbrojtes, ruaji aftesite e mia e mbaji mbledhur pas vuajtjeve te Jezusit, qe te mos largohen larg nga Ai.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 28-03-2013 mė 01:18

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Agonia e Jezusit ne Kopesht - Nga Padre Pio i Pietrelcines

    I.

    Kur arriti ne fund te jetes se Tij ne toke, Shpetimtari Hyjnor, pasi na e dha veten e Tij plotesisht si ushqim e pije ne Sakramentin e dashurise se Tij, dhe pasi i ushqeu Apostujt me Trupin dhe Gjakun, Shpirtin e Hyjnine e Tij, shkoi me njerezit e Tij ne Kopeshtin e Ullinjve, qe e dinin dishepujt dhe Juda. Pergjate rruges qe te con nga Dhoma e Darkes tek Kopeshti, Jezusi meson dishepujt e Tij. Ai i pergatit ata per ndarjen qe do te ndodhte, per Pasionin e Tij te afert, dhe i pergatit ata qe te pesojne, per dashuri te Tij, shpifje, persekutim dhe vete vdekjen, qe te behen si Ai, qe eshte modeli i tyre.
    “Une do te jem me ju” dhe mos u turbulloni, o dishepuj, sepse premtimi Hyjnor nuk do te deshtoje. Ju do te keni nje prove te kesaj ne oren e tanishme solemne.
    Ai eshte atje per te filluar Pasionin e Tij te dhimbshem. Ne vend qe te mendoje per veten, Ai eshte krejt shqetesim per ju.
    Oh, cfare pafundesi dashurie permban kjo Zemer! Fytyra e Tij eshte e mbuluar me trishtim e ne te njejten kohe me dashuri. Fjalet i dalin nga thellesia e zemres. Ai flet me shume dashuri, inkurajim, ngushellim dhe kur ngushellon, jep premtimin e Tij. Ai shpjegon misteret me te thella te Pasionit te Tij.
    Ky udhetim i Yti, o Jezus, e ka prekur gjithmone zemren time me nje dashuri te thelle per ato qe te duan Ty, me nje dashuri qe rend te sakrifikohet per te tjeret, t’i cliroje ata nga skllaveria. Ti ke mesuar qe nuk ka prove me te madhe dashurie sesa te japesh jeten per shoket e tu. Dhe tani, Ti je duke vene kete vule me proven e vete jetes Tende. Kush nuk do te habitej nga nje sakrifice e tille?
    Kur arrin ne Kopesht, Mesuesi Hyjnor u terhoq nga dishepujt e Tij, duke marre me vete vetem tre nga ata,Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, qe t’i kishte si deshmitare te vuajtjeve te Tij. Keto te tre, qe e kishin pare te transformuar ne Tabor mes Moisiut e Elias, dhe qe e kishin pranuar qe Ai ishte Zoti, a do te mund te kishin fuqine t’a pranonin Zotin-Njeri ne vuajtje dhe ankth prej vdekje?
    Duke hyre ne Kopesht ai u thote atyre: ”Rrini ketu. Beni roje dhe lutuni qe te mos bini ne tundim!” Beni kujdes, duket qe Ai i thote atyre, sepse armiku nuk fle. Armatosuni kunder atij qe ne fillim, me armen e lutjes, qe te mos perfshiheni e te bieni ne mekat. Eshte ora e erresires. Pasi i udhezon keshtu, ai ndahet nga ata pak me tutje dhe bie permbys permbi toke.
    Ai eshte jashtezakonisht i trishtuar; shpirti i Tij eshte pre e nje hidherimi te papershkrueshem. Nata eshte e thelle dhe e shndritshme. Hena ndrin ne qiell, duke lene hije ne Kopesht. Duket sikur hedh nje shkelqim ogurzi, nje parashikim te varrit dhe te ngjarjeve te tmerrshme qe do te vijne, qe bejne gjakun te dridhet e te ngrije neper vena – duket sikur eshte e njollosur me gjak. Nje ere, si pararendesja e shtrengates qe po vjen, leviz pemet e ullinjve dhe, bashke me feshferitjen e gjetheve, futet thelle ne kocke, si lajmetare e vdekjes, qe zbret ne shpirt dhe e mbush me pikellim prej vdekje.
    Nate kaq e tmerrshme, si e cila s’do te kete nje tjeter!
    Cfare kontrasti, o Jezus! Sa e bukur ishte nata e lindjes Tende, kur engjejt, duke u hedhur nga gezimi, lajmeruan paqen duke kenduar Glorian. Dhe tani, me duket mua, ata te rrethojne Ty me deshperim ndersa mbajne nje distance, sikur jane duke respektuar ankthin e madh te shpirtit Tend.
    Ky eshte vendi ku Jezusi erdhi te lutej. Ai i hoqi anes se Tij te shenjte njerezore fuqine qe kishte nga Personi i Tij Hyjnor,duke ia nenshtruar ate trishtimit te madh, dobesise ekstreme, brengosjes e braktisjes, ankthit prej vdekje. Shpirti i Tij noton ne keto ndjenja si ne nje oqean pa fund e duket sikur ne cdo moment do te fundoset. I sjell para shpirtit te gjitha vuajtjet e Pasionit te Tij te pashmangshem, qe, si nje lume qe ka dale prej shtrati, derdh ne Zemren e Tij tortura, e shtyp dhe e zhyt ne nje det deshperimi.
    Ne fillim, sheh Juden, dishepullin e Tij, qe Ai e deshi aq shume, qe e shet te zotin per disa monedha; qe po afrohet ne Kopesht per t’a tradhetuar e per t’a dorezuar ne duart e armiqve. Ai! Shoku, dishepulli, te cilin pak me pare e kishte ushqyer me Trupin dhe Gjakun e Tij…..ne gjunje para tij Ai i kishte lare kembet e ia kishte mbajtur nga dashuria ne gji. Ai i kishte puthur ato kembe me dashuri vellazerore, sikur nga thjesht forca e dashurise, Ai donte t’a mbante nga plani tradhetar e i pabese, ose, te pakten, pasi te kishte kryer vepren e cmendur, ai te vinte ne vete e ndoshta te pendohej e te shpetonte. Por jo, ai shkon drejt shkaterrimit e Jezusi qan per humbjen e tij te vullnetshme.
    Ai sheh veten e Tij te lidhur e terhequr nga armiqte e Tij mes rrugeve te Jeruzalemit, mes pikerisht atyre rrugeve ku vetem pak dite me pare Ai kaloi triumfalisht i shpallur si Mesia….Ai sheh veten e Tij para Priftit te Larte, te rrahur dhe te denuar me vdekje si fajtor. Ai, autori i jetes ,e sheh veten te terhequr nga nje gjykate ne tjetren, ne prezencen e gjyqtareve qe e denojne Ate.
    Ai sheh njerezit e Tij, kaq te dashur nga Ai, marresit e kaq shume nga dobite e Tij, qe tani e keqtrajtojne me ulerima prej ferri e me fershellima, dhe me nje britme te madhe kerkojne vdekjen e Tij – vdekjen ne Kryq. Ai i degjon akuzat e tyre te padrejta, e sheh veten te denuar me fshikullimin me te tmerrshem; te kurorezuar me gjemba, te perqeshur, te pershendetur me tallje dhe te rrahur.
    Me ne fund, e sheh veten e Tij te denuar me vdekjen e turpshme ne Kryq, pastaj duke u ngjitur drejt Kalvarit, duke i rene te fiket nga pesha e Kryqit, te zbehur dhe duke rene ne toke vazhdimisht. Ai e sheh veten, pasi ka arritur ne Kalvar, te zhveshur nga rrobat e Tij, te shtrire mbi Kryq, te kryqezuar pa meshire, dhe te ngritur para syve te te gjitheve. Ai varet ne gozhdat qe i shkaktojne tortura te tmerrshme….Oh Zot, cfare agoni e gjate prej tre oresh do t’a pushtoje Ate, mes fyerjeve te nje turme te cmendur e te pashpirt.
    Ai sheh fytin e Tij dhe te brendshmet ne zjarr me nje etje djegese, dhe per t’i shtuar agonise se Tij, nje pije me uthull dhe vrer. Ai sheh braktisjen nga Ati i Tij dhe vetmine e Nenes se Tij.
    Ne fund, vdekjen e turpshme mes dy hajduteve; njeri duke pranuar fajet dhe iu konfesuar Atij si Zotit e keshtu duke u shpetuar, tjetri duke blasfemuar dhe fyer ate e keshtu duke vdekur ne deshperim.
    Ai sheh afrimin e Longinusit dhe, si nje fyerje dhe perbuzje te fundit, te shpoje anen e Tij. Krishti sheh perfundimin e poshterimit ne ndarjen e shpirtit nga trupi.
    Cdo gje, cdo gje, kalon para Tij, e torturon, e tmerron, dhe ky tmerr e pushton dhe e trondit Ate. Ai dridhet si nga ethe te zjarrta. Edhe frika e kap dhe shpirti i vuan nga nje trishtim prej vdekje.
    Ai, Qengji i pafajshem, vetem, i hedhur ujqerve, pa asnje shpetim….Ai, Biri i Zotit…..Qengji i kushtuar me deshire per t’u sakrifikuar per lavdine e te njejtit Ate qe e braktisi Ate, tek terbimi i armiqve te Zotit, per shpetimin e rraces njerezore; i braktisur nga vete dishepujt e Tij qe largohen me turp si prej qenies me te rrezikshme. Ai, Biri i Perjetshem i Zotit eshte bere objekt i talljeve te armiqve te Tij.
    Por, a do te terhiqet Ai?.....Jo, nga fillimi Ai perqafon cdo gje pa rezerva. Po pse atehere dhe prej nga i vjen gjithe ky tmerr? Ah! Ai e ka ekspozuar anen e Tij njerezore si nje shenje per te marre mbi vete te gjitha goditjet e drejtesise hyjnore te ofenduar nga mekati.
    Si ne te vertete Ai ndjen ne shpirtin e Tij te gjitha qe i duhet te vuaje; cdo mekat qe duhet te shpagoje me cdo dhimbje qe meriton dhe eshte i shtypur sepse e ka dhene Humanitetin e Tij si pre te dobesise, terrorit dhe frikes.
    Ai duket te jete ne ekstrem te vuajtjes…..Ai eshte permbysur me fytyren permbi toke para madheshtise se Atit te Tij. Fytyra e Shenjte e Tij qe gezon vizionin e shenjte te Lavdise Hyjnore te dhene edhe engjejve, edhe Shenjtoreve ne qiell, shtrihet e shfiguruar mbi toke. Zoti im! Jezusi im! A nuk je Ti Zoti i Qiellit dhe tokes, i barabarte ne te gjitha gjerat me Atin Tend, qe te poshteroi Ty ne piken ku humb edhe shfaqjen normale prej njeriu?
    Ah Po! Kuptoj. Eshte per te me mesuar mua, njeri krenar, qe per t’u marre me Qiellin duhet t’a ul veten poshte ne qender te tokes. Eshte qe te ndreqe e te shlyeje per mendjemadhesine time, qe Ti keshtu e ule para Atit Tend. Eshte per te drejtuar shikimin e Tij te meshirshem mbi njerezimin qe eshte larguar nga Ai me ane te rebelimit. Eshte per shkak te peruljes qe Ai e fal krijesen krenare. Eshte qe te pajtoje token me Qiellin qe Ti e ule veten poshte ne te, sikur i jepje puthjen e paqes. O Jezus, u bekofsh e u falenderofsh pergjithmone nga te gjithe njerezit per gjithe sakrificat e poshterimet nepermjet te cilave Ti ke shlyer fajet tona para Zotit, me te Cilin Ti na ke bashkuar neve ne perqafimin e dashurise se shenjte!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 28-03-2013 mė 01:37

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Agonia e Jezusit ne Kopesht - Nga Padre Pio i Pietrelcines

    II.


    Jezusi ngrihet dhe e kthen shikimin e Tij lutes dhe te deshperuar drejt Qiellit. Ai ngre duart dhe lutet. Zoti im, me cfare zbehje prej vdekje eshte mbuluar ajo fytyre! Ai i lutet atij Ati qe duket t’ia kete hequr shikimin dhe qe duket i gatshem t’a godase me shpaten e Tij te hakmarrjes. Ai lutet me gjithe besimin e nje Biri, por Ai e kupton plotesisht pozicionin qe mban. Ai e kupton qe eshte vetem, si nje viktime per rracen njerezore, qe mban nemen per fyerjen ndaj Zotit. Ai e kupton qe vetem Ai, permes sakrifices se jetes se Tij, mund te kenaqe drejtesine hyjnore dhe te pajtoje krijesen me Krijuesin. Ai e do kete sakrifice, dhe e do t’a beje mire. Por natyra eshte e dermuar nga pamja e Pasionit te Tij te hidhur. Natyra revoltohet kundra sakrifices. Por shpirti i Tij eshte gati per therje, dhe Ai vazhdon betejen me gjithe fuqine e Tij. E ndjen veten te deshperuar, por kembengul ne ofrimin e vetes.
    Jezusi im, si mund te marrim fuqi nga Ti, nese te shohim Ty kaq te dobet dhe te derrmuar?
    Po, e kuptoj. Ti i ke marre gjithe dobesite tona mbi Veten Tende. Dhe qe te na japesh fuqine Tende, je bere dashi i kurbanit. Eshte qe te na mesoje qe ne duhet t’a vendosim besimin tone vetem tek Ti ne betejat e jetes, edhe kur duket sikur Qielli eshte i mbyllur per ne.
    Jezusi, ne agoni i therret Atit: “Nese eshte e mundur, hiqe kete kupe prej meje!” Eshte thirrma e natyres qe, e renduar, me besim shkon tek Qielli per ndihme. Megjithese Ai e di qe nuk do te degjohet, sepse Ai e do te jete e ketille, Ai lutet. Jezusi im, pse Ti kerkon ate qe e di qe nuk do te te jepet? VUAJTJE DHE DASHURI.
    Shikoni sekretin e madh. Dhimbja qe te shtyp, te nxit te kerkosh ndihme dhe ngushellim, por dashuria per te kenaqur drejtesine hyjnore dhe per te na dhene ne perseri tek Zoti, te ben te therrasesh: ”Jo i imi, por Vullneti Yt u befte!” Ndaj kesaj lutje, Drejtesia Hyjnore kerkon sakrificen e nevojshme per te ndrequr demtimin bere Zotit.
    Zemra e Tij e vetmuar ka nevoje per ngushellim. Vetmia ne te cilen e gjen veten, beteja qe eshte duke luftuar i vetem, duket sikur e ben te shkoje ne kerkim te dikujt qe mund t’a ngushelloje. Atehere, ngadale, ngrihet nga toka dhe, duke u lekundur, hedh disa hapa. Ai i afrohet dishepujve te Tij ne kerkim per ngushellim. Ata, qe kishin jetuar kaq gjate me Te, ata, te besuarit e Tij, mund t’a kuptojne mire hidherimin e Tij te brendshem. Dhe me kete shprese, Ai shkon tek ata. Ata me siguri dine si t’i japin ca ngushellim Atij.
    Por oh, cfare zhgenjimi! Ai i gjen ata ne gjume te thelle dhe ndihet kaq me shume i vetmuar ne ate vetmi te pakufij te Shpirtit te Tij. Ai i afrohet dhe, duke iu drejtuar embelsisht Pjetrit, i thote:” Simon, po fle? Ti qe the qe doje te me ndiqje deri ne vdekje?” Dhe duke u kthyer tek te tjeret, Ai shton: “Nuk mund te rrini nje ore me mua?” Vajtimi i qengjit te destinuar per sakrifice; te nje zemre te plagosur qe vuan jashte mase…..vetem, pa ngushellim. Megjithate, Ai e ngren veten si nga nje fushe beteje, dhe duke i harruar vuajtjet e Tij dhe veten, i shqetesuar vetem per ta, shton:”Mbani syte hapur dhe lutuni, qe te mos bini ne tundim.” Duket sikur thote: Ne qofte se me keni harruar kaq shpejt Mua, qe luftoj dhe vuaj, te pakten beni roje dhe lutuni per veten tuaj.
    Ata, megjithate, te renduar me gjume, me zor e degjojne zerin e Jezusit, ato me zor e shohin si nje hije e zbehte, dhe jane ne ate pike sa ata nuk ia shohin fytyren te gjithen te shfytyruar nga agonia e brendshme qe po e torturon.
    O Jezus, sa shpirtra bujare te plagosur nga vajtimi Yt, te kane bere shoqeri ne Kopesht, duke ndare hidherimin Tend, dhe ankthin prej vdekje…….Sa shume zemra gjate shekujve i jane pergjigjur bujarisht fteses Tende…..Ky numer shpirtrash, qofte atehere, ne kete ore supreme, nje ngushellim per Ty, qe, me mire se dishepujt, ndajne me Ty shqetesimin e zemres Tende, dhe bashkepunojne me Ty per shpetimin e tyre dhe ate te te tjereve. Dhe bej, qe edhe une te jem i numrit te tyre, qe edhe une te te ofroj Ty pak ngushellim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 28-03-2013 mė 01:42

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Agonia e Jezusit ne Kopesht - Nga Padre Pio i Pietrelcines

    III.


    Jezusi eshte kthyer ne vendin e Tij te lutjes dhe nje pikture tjeter, me e tmerrshme se e para, i paraqitet Atij. Krejt mekatet tona me gjithe shemtine e tyre, parakalojne para Tij, ne cdo detaj. Ai sheh gjithe poshtersine dhe ligesine e krijesave qe i kryejne ato. Ai e di se ne cfare mase keto mekate e ofendojne dhe zemerojne Madheshtine e Zotit. Ai sheh gjithe cnderimet, paciperite, blasfemite qe dalin nga goja e krijesave, te shoqeruara nga ligesia e zemrave te tyre, e atyre zemrave dhe atyre gojeve qe ishin krijuar per te nxjerre himne lavderimi dhe bekimi per Krijuesin. Ai sheh sakrilegjet me te cilat prifterit dhe besimtaret e ndotin veten, duke mos u kujdesur per ato Sakramente te krijuar per shpetimin tone; tani, te kthyera ne raste mekati dhe mallkimi per shpirtrat. Ai duhet te vishet me gjithe kete mase te papaster korrupsioni njerezor dhe te paraqitet para shenjterise te Atit te Tij, per te shlyer secilen me dhimbje te vecanta individuale, t’i paraqese Atij ate lavdi nga e cila e kane zhveshur; te pastroje ate pellg te ujerave te zeza njerezore ku njeriu zhgerryhet me indiference percmuese.
    Dhe e gjithe kjo, nuk e ben te terhiqet. Si nje det i trazuar, kjo mase e permbyt, e mbeshtjell, e shtyp Ate. Shikojeni Ate, para Atit te Tij – Zot i Drejtesise, duke u perballur me denimin e plote te drejtesise hyjnore. Ai, esenca e pastertise, shenjteria nga natyra, ne kontakt me mekatin!.....me te vertete, sikur Ai Vete te ishte bere mekatar. Kush mund t’a mendoje neverine qe Ai ndjen thelle ne shpirt? Tmerrin qe Ai ndjen? Te peshtjellet, percmimi qe Ai ndjen kaq gjalle? Dhe pasi merr gjithcka mbi vete, pa perjashtuar asgje, Ai derrmohet nga kjo peshe e madhe, shtypet, bjen poshte,permbys. I rraskapitur, Ai renkon nen peshen e drejtesise hyjnore, para Atit te Tij, qe ka lejuar Birin e Tij t’a ofroje Veten si Viktime per mekatin, si nje i mallkuar.
    Ai me deshire do t’a shkundtte kete barre gjigande qe e derrmon – Ai me deshire do t’a lironte veten nga kjo peshe e tmerrshme qe e ben te dridhet – vete pastertia e Tij s’e pranon ate – vete pamja e Atit hakmarres, qe e braktis ne keto ujera te qelbura, te turbullta faji me te cilat e sheh Veten te mbuluar – e gjitha kjo shpejton ne Shpirtin e Tij duke e nxitur te terhiqet nga Pasioni i hidhur. Zmbrapsja e Shenjterise se Tij ndaj mekatit i shton konfliktit brenda shpirtit te Tij njerezor. Gjithe instinkti e keshillon qe t’a heqe barren e gjithe ketyre cnderimeve, te refuzoje edhe mendimin e tyre. Por konsiderimi i drejtesise te paperligjur dhe mekatarit te papajtuar, mbizoteron ne zemren e Tij, plot me dashuri. Keto dy forca, keto dy dashuri, njera me e shenjte se tjetra, luftojne per fitore ne Zemren e Shelbuesit. Kush do fitoje? Pa dyshim, Ai deshiron t’i jape fitore drejtesise te ofenduar. Kjo fiton mbi te gjitha te tjerat e Ai don qe kjo te triumfoje. Por, cfare pamje duhet te paraqese? Ate, te nje njeriu te ndotur me ndyresine e njerezimit. Ai, shenjteria vete, t’a shohe Veten te felliqur nga mekati, edhe pse vetem ne pamjen e jashtme? Kete, Jo! Kjo e tmerron Ate, e ben te dridhet, e derrmon Ate.
    Te gjeje mbeshtetje ne kete konflikt te tmerrshem, Ai ia jep Veten lutjes. Permbys para madheshtise se Atit, Ai thote: “Ate, hiqe kete kupe prej Meje!” Eshte sikur thote: Ati Im, Une dua lavdine Tende, Une dua drejtesine Tende te realizohet plotesisht. Une dua qe familja njerezore te pajtohet me Ty. Por qe Une, qe jam shenjteria vete, t’a shoh Veten te ndotur nga mekati, Ah! Jo kete! Merre, atehere, hiqe kete kupe, dhe Ti per te Cilin cdo gje eshte e mundshme, gjej ne thesaret e pambarim te Urtesise Tende te Shenjte, nje menyre tjeter. Por, nese Ti nuk e do kete: “Jo Vullneti im, por i Yti u befte!”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 28-03-2013 mė 01:46

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Agonia e Jezusit ne Kopesht - Nga Padre Pio i Pietrelcines

    IV.


    Dhe perseri , kete rradhe lutja e Shpetimtarit nuk ka efekt. Ai ndihet sikur do te vdese. Me veshtiresi e ngre veten nga lutja ne kerkim te ndonje ngushellimi. E ndjen forcen duke iu larguar. Duke u lekundur dhe duke u mbajtur, i drejton hapat drejt dishepujve te Tij. Perseri, i gjen duke fjetur. Nga kjo pamje, deshperimi i Tij behet me i thelle, dhe eshte i kenaqur qe vetem i zgjon. Cfare peshtjellimi duhet t’i kete kapur ata! Por Jezusi nuk thote asgje kete rradhe. Ai vetem me duket jashtezakonisht me i trishtuar mua….Ai e mban nder vete gjithe hidherimin dhe dhimbjen e kesaj braktisje dhe indiference. Me heshtjen e Tij, duket qe i dhimbset dobesia e njerezve te Tij.
    O Jezus, sa vuajtje lexoj ne Zemren Tende gati plot te mbushur me shqetesim. Te shoh Ty duke u larguar nga dishepujt e Tu, i prere ne zemer. Ah, sikur te mund te te jepja ca lehtesim, ca ngushellim. Por duke mos ditur cfare tjeter te bej, une qaj ne anen Tende. Lotet e dashurise time per Ty dhe te pikellimit per mekatet e mia, te ndergjegjshme per vuajtjen Tende, e bashkojne veten me te Tuat. Ato mund te ngrihen tek froni i Atit dhe t’a bejne Ate te kete meshire per Ty dhe ne kaq shume shpirtra qe po flejne gjumin e mekatit dhe te vdekjes.
    Perseri Jezusi kthehet ne vendin e Tij te lutjes, i vuajtur, i dobesuar. Ai me shume bie, sesa e permbys Veten. Nje ankth prej vdekje e pushton dhe Ai lutet me shume. Ati e kthen shikimin e Tij, sikur Ai te ishte nga njerezit me te ulet.
    Me duket qe degjoj gjithe vajtimet e Shpetimtarit: Oh, sikur te pakten njeriu, per te cilin jam ne ankth dhe per te cilin jam gati t’i perqafoj te gjitha, te ishte mirenjohes, t’i pergjigjej hireve qe fitoj per ate nga vuajtja Ime e madhe per te! Vetem sikur ai t’a vleresonte vleren e cmimit qe Une paguaj t’a cliroj nga vdekja prej mekatit, per t’i dhene atij jeten e vertete te bijve te Zotit. Ah, ajo dashuri qe deshperon Zemren Time me egersisht sesa xhelatet do te me copetojne mishin!....Oh, jo! Ai sheh njeriun qe nuk e di, sepse nuk do qe te kete perfitim nga kjo. Ai madje, do t’a blasfemoje kete Gjak Hyjnor, dhe akoma me shume, ne menyre te pariparueshme dhe te pafalshme, do t’a ktheje Ate ne mallkimin e tij. Vetem pak do te perfitojne nga Ai, numri me i madh ecin ne rrugen e perhumbjes.
    Dhe ne shqetesimin e madh te Zemres se Tij, Ai vazhdon te perserise: “Quae utilitas in sangue meo! Cfare perfitimi ka nga Gjaku Im!” Por, edhe mendimi i ketyre te pakteve e shtyn Zemren e Tij te vazhdoje te duroje konfliktin, te perballoje gjithe vuajtjet e Pasionit dhe Vdekjes se Tij per te marre per ta palmen e fitores.
    Nuk ngelet asgje ku Ai mund te shkoje te gjeje ngushellim – Qielli eshte i mbyllur per Te! Njeriu, edhe pse shtrihet duke vdekur nen peshen e mekatit, eshte mosmirenjohes, e injoron dashurine e Tij per te! Ai dridhet ne agoni te thelle, dashuria e mbyt, e torturon – pamja e Tij ka zbehje te vdekjes – syte e Tij jane te leshuar, nje deshperim i papershkrueshem e zoteron plotesisht! “Shpirti im eshte i pikelluar deri ne vdekje.”
    Gjak Hyjnor, spontanisht Ti rrjedh nga Zemra e dashur e Jezusit tim, hidherimi ekstrem, kembengulja e qendrueshme qe Ai ka te shtyjne Ty nga ajo Zemer, dhe duke dale nga poret Ti rrjedh per te lare token!....Me ler te te mbledh Ty, Gjak Hyjnor, sidomos keto pika te para. Une dua te te mbaj ne kupen e zemres time. Eshte prova me bindese qe vetem dashuria te ka nxjerre Ty nga venat e Jezusit tim! Une dua te pastroj veten me Ty, dhe gjithe vendet e ndotura me mekat. Une dua te te ofroj Ty tek Ati.
    Eshte Gjaku i djalit te Tij shume te dashur, qe erdhi ketu poshte per te pastruar token; eshte Gjaku i Birit te Tij, Njeriut – Hyj, qe ngrihet ne fronin e Tij per te qetesuar drejtesine e Tij, te fyer nga mekatet tona. Ai eshte plotesisht i kenaqur.
    Cfare po them? Nese drejtesia e Atit eshte kenaqur, a nuk ngopet Jezusi me vuajtje? Jo, Jezusi nuk don te pushoje rrjedhen e dashurise se Tij per ta. Njerezit duhet te kene proven e pafundme te dashurise se Tij. Nese drejtesia e pafundme e Atit matet nga vlera e pafundme e Gjakut te Tij me te Shenjte dhe Ai kenaqet, njeriu, nga ana e tij duhet te kete prove te qarte qe dashuria e Tij ende nuk eshte ngopur me vuajtje, dhe qe Ai nuk do te ndaloje, por do te vazhdoje drejt agonise ekstreme ne kryq, drejt vdekjes se turpshme ne te.
    Ndoshta, nje njeri shpirteror, mund t’a vleresoje te pakten pjeserisht, dashurine qe e ben ate te perfundoje ne agonine ne Kopesht. Por ai qe jeton, i dhene pas gjerave materiale, qe kerkon me shume boten sesa Qiellin, duhet t’a shohe edhe ate ne agoni dhe duke vdekur nga pamja e jashtme ne Kryq, te preket nga pamja e Gjakut te Tij dhe nga agonia e Tij torturuese.
    Jo, Zemra e Tij e dashur, nuk eshte e kenaqur. Duke ardhur ne vete, Ai lutet perseri: “Ate, nese nuk deshiron qe kjo kupe te ike prej meje, jo i Imi, por Vullneti Yt u befte.”
    Qe nga tani Jezusi i pergjigjet thirrjes se dashur te Zemres se Tij, thirrjet se njerezimit, qe, qe te shpetohet, therret per vdekjen e Tij. Ne gjykimin e vdekjes qe Ati i Tij shpall kundra, qielli dhe toka kerkojne vdekjen e Tij. Jezusi, i dorezuar, perkul koken e Tij te adhurueshme: “Ate, nese nuk do qe kjo kupe te ike prej meje, jo i Imi, por Vullneti Yt u befte.”
    Shiko, Ai sjell nje Engjell, nje Engjell-Lajmetar, per te ngushelluar Jezusin. Cfare ngushellimi, lehtesimi, Engjelli i jep Zotit te forte, Zotit te Universit, te Pamposhturit, te Gjithepushtetshmit!.....Por Ai eshte bere i ekspozuar ndaj vuajtjes, Ai ka marre mbi Vete dobesine tone; eshte njeri qe vuan, dhe eshte ne agoni.
    Lutja ndaj Atit ka dy arsye, nje per Ate vete, tjetren per ne. Ati i Tij nuk e degjon per Veten e Tij, por don qe Ai te vdese per ne. Engjelli perkulet me respekt para Jezusit, para bukurise se Tij te Perjetshme, tani e mbuluar me gjak dhe pluhur, dhe me nder respekti i jep ate ngushellim te dorezimit te vullnetit njerezor ndaj Vullnetit Hyjnor, duke i kerkuar Atij, per lavdi te Atit dhe ne emer te gjithe mekatareve, t’a pije ate kupe qe iu ofrua nga Perjetesia per shpetimin e tyre. Ai eshte lutur per te na mesuar qe kur shpirtrat tone t’a gjejne veten ne vetmi si te Tijen, ne duhet te kerkojme ngushellim nga Qielli vetem ne lutje, per te na mbeshtetur ne sakrifice.
    Ai, fuqia jone, do te jete i gatshem te na ndihmoje sepse Ai ka dashur te marre mbi Vete gjithe mjerimin tone.
    Po, O Jezus, eshte per Ty te pish kupen deri ne funderrite, Ti je tani i betuar per vdekjen me te tmerrshme. Jezus, asgje mos qofte e mundur te me ndaje mua prej Teje, as jeta, as vdekja. Duke te ndjekur Ty ne jete, me dhembshuri i lidhur me vuajtjet Tuaja, m’u dhente hir mua qe te jap shpirt me Ty ne Kalvar qe te ngrihem me Ty drejt lavdise; te ndjek Ty ne sprova dhe persekutim, qe te behem i denje qe nje dite te vij te te dua Ty ne lavdine e zbuluar te Parajses; te te kendoj Ty himne falenderimi per vuajtjet e Tua te medha.
    Por shiko! Jezusi e ngre veten nga toka, i forte, i pathyeshem si nje luan ne beteje; shikoni tani ate Jezus, qe me deshire e kishte deshiruar kete banket gjaku,”me deshire e kam deshiruar”, Ai shkund rremujen nga koka e Tij fisnike, fshin djersen me gjak nga fytyra e Tij, dhe vendosmerisht shkon drejt hyrjes se Kopeshtit.
    Ku po shkon, Jezus? A nuk je Ti ai Jezus qe pashe duke vuajtur ne shpirt, nje pre e terrorit, lodhjes, frikes, shkurajimit, vetmise? Te Cilin e pashe duke u dridhur, te derrmuar nen peshen e jashtezakonshme te te keqijave qe ishin duke te pushtuar Ty? Ku po shkon tani kaq i gatshem, kaq i vendosur, kaq plot me kuraje? Kujt po ia ekspozon veten?
    Oh! E degjoj! Arma e lutjes me ka ndihmuar te fitoj, dhe shpirti ia ka nenshtruar dobesine e natyres, vetes. Ne lutje kam fituar force dhe tani mund te perballoj gjithcka. Ndiqni shembullin Tim dhe silluni me Qiellin me te njejtin besim si Une.
    Jezusi, i afrohet tre Apostujve. Ata akoma po flejne. Emocioni i forte, ora e vone e nates, ajo ndjenje qe dicka e tmerrshme – e pandreqshme – qe duket se po afron, dhe lodhja, i ka vene ne gjume, nje gjume i tille qe rendon mbi njeriun dhe duket i pamundur per t’u shkundur, nje njeri bie ne te pa e ditur se si. Jezusi ka keqardhje per ta kur thote: “Shpirti do, por mishi eshte i dobet.”
    Jezusi e ka ndjere kaq shume kete braktisje nga njerezit e Tij, qe therret: “Flini tani dhe pushoni.” Ai ndalon per nje moment. Papritmas, nen hapat e Jezusit, me zor, ata hapin syte. Pastaj Jezusi vazhdon: “Kaq ishte. Ora po vjen. Biri i Njeriut do te tradhtohet ne duart e mekatareve. Ngrihuni, le te shkojme. Shikoni, ai qe me tradhton mua po vjen.” (Mateu 26:45, 46)
    Jezusi shikon cdo gje, me shikimin e Tij qe sheh gjithcka. Ai duket qe thote: Ju, qe jeni shoket dhe dishepujt e Mi, flini, por armiqte e Mi, jane zgjuar dhe po vijne te me kapin. Ti Pjeter, qe u ndjeve aq i forte sa te me ndiqje deri ne vdekje, ti fle! Nga fillimi me dhate prova dobesie. Por qetesohumi, Une u vesha me dobesi dhe jam lutur per ju. Dhe pasi t’a keni kuptuar gabimin, Une do te jem fuqia juaj dhe ju do te ushqeni qingjat e Mi……Ti Gjon, edhe ti ne gjume! Ti, qe disa ore me pare, ne ekstazine e dashurise Time ke ndjere rrahjen e kesaj zemre, edhe ti fle? Ngrihuni, le te shkojme, s’ka me kohe per gjume, armiku eshte tek porta; eshte ora e fuqise se erresires, po, le te shkojme. Une shkoj vetvetiu drejt vdekjes. Juda nxiton te me tradhtoje, ndersa Une eci me hap te sigurte dhe te vendosur. Une nuk do te vendos pengesa per plotesimin e profecive. Ora Ime ka ardhur; ora e meshires se madhe per njerezimin.
    Dhe, ne fakt, degjohet zhurma e hapave, nje drite e kuqe pishtaresh penetron Kopeshtin, dhe Jezusi, i ndjekur nga tre dishepujt, ec perpara, i qete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 28-03-2013 mė 01:49

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Agonia e Jezusit ne Kopesht - Nga Padre Pio i Pietrelcines

    (Lutje permbyllese)


    O Jezus, me jep edhe mua te njejten fuqi, kur natyra ime e dobet, kur sheh te keqija te ardhshme, rebelohet, qe ashtu si Ti, te mund te pranoj me paqe dhe qetesi te gjitha dhimbjet dhe shqetesimet qe mund te kaloj ne kete toke te ekzilit. Une bashkoj cdo gje me meritat Tuaja, me dhimbjet Tuaja, me shlyerjet Tuaja, me lotet e Tu, qe te mund te bashkepunoj me Ty per shpetimin tim dhe te ik nga mekati, qe ishte shkaku i vetem qe te beri Ty te djersitesh gjak dhe qe te coi ne vdekje. Zhduk ne mua cdo gje qe nuk te pelqen Ty, dhe me zjarrin e shenjte te dashurise Tende, shkruaji vuajtjet Tuaja ne zemren time. Me mbaj kaq prane Teje, me nje lidhje kaq te ngushte dhe kaq te embel, qe une kurre me te mos te te braktis Ty ne vuajtjet Tuaja.
    Qofsha i mundur te pushoj ne zemren Tende, per te marre ngushellim ne vuajtjet e jetes. Shpirti im, mos paste asnje deshire tjeter, pervec se te jetoje ne anen Tende ne Kopesht dhe te bashkohet me dhimbjet e Zemres Tende. Shpirti im u dehte me Gjakun Tend dhe u ushqefte me buken e vuajtjeve Tuaja. Amen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •