-
Veza e kuqe e Pashkės
Veza e kuqe e Pashkės
Kur i referohemi traditave nė lidhje me Pashkėn nė mendje na vjen veza e kuqe, njė veēori karakteristike e kėsaj feste. Veza simbolizon jetėn, qė ėshtė e mbyllur dhe e pėrgjumur brenda lėvozhgės sė saj, ndėrsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificėn dhe nė rastin konkret, sakrificėn e Krishtit, simbolikė e fitores, gėzimit dhe jetės.
Ngjyra e kuqe paraqet forcėn dhe fuqinė e perėndisė dhe njėkohėsisht simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh nė kryq pėr shpėtimin e tė gjithė njerėzve nė botė. Kėshtu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpėtimin.
Veza e Pashkėve ėshtė e vjetėr, aq sa edhe vetė Krishtėrimi dhe Kisha e ka pranuar nė traditėn dhe nė praktikėn e saj si simbol i Ringjalljes sė Krishtit.
Krishterėt e parė dhe bashkėkohės sė apostujve filluan tė ngjyrosin vezė dhe t'i dhurojnė pėr Pashkė, duke pėrshėndetur gėzueshėm 'Krishti u Ngjall'! Pėrgjigja ėshtė: 'Vėrtet u Ngjall'!
Pjesė tjetėr e traditės sė Pashkėve ėshtė buka e pashkės, ku vendoset veza e kuqe nė mes, e cila duke qenė e ėmbėl shpreh kuptimin e ėmbėlsisė dhe lumturisė, tė cilat i pėrmbajnė fjalėt e Zotit dhe lutjet e besimtarėve.
Fjala Pashkė shoqėrohet me fjalėn e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritėn qė del nga varri i Krishtit. Madje pėr tė pėrforcuar ndritshmėrinė e Pashkės besimtarėt marrin me anė tė llambadave tė zbukuruara dritėn, tė cilėn klerikėt e marrin nga flaka e kandilit tė pashuar tė Tryezės sė Shenjtė, e cila simbolizon varrin e Krishtit tė ngjallur dhe e ēojnė nė shtėpitė e tyre, duke bėrė kryqin nė pragun e shtėpisė dhe duke e mbajtur kėtė flakė tė pashuar pėr 40 ditė.
Marrja e flakės nga Tryeza e Shenjtė qė iu jepet besimtarėve simbolizon flakėn qė del ēdo vit nga varri i Krishtit nė Jeruzalem ditėn e Pashkėve Orthodhokse, flakė e cila merret dhe shpėrndahet nėpėr kisha tė vendeve tė ndryshme. Padyshim qė pjesė e tryezės sė festimit tė Pashkės ėshtė mishi i qingjit, duke simbolizuar Krishtin, i cili si qingj erdhi nė therrtore, duke u sakrifikuar pėr mėkatet e njerėzve (Ungjilli sipas Joanit 1:29, Letra I-rė e Petrit, Zbulesa 5:6).
Atmosferėn e Pashkės besimtarėt e shprehin duke uruar "Gėzuar pėr shumė vjet Pashkėt", por ajo qė shpreh mė shumė frymėn e periudhės sė Pashkės ėshtė pėrshėndejta "Krishtit u ngjall" dhe si pėrgjigje ka "Vėrtet u ngjall".
-
-
Pėr: Veza e kuqe e Pashkės
Gezuar Pashket te gjithe shqiptareve kudo ku jane
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt