Sadi Bexheti kërkon nga maqedonasit që në rrethin e dytë të mos votojnë komandantët e BDI-së, por kandidaturën e tij pasi do të mundësonte që kryetar i këshillit të Tetovës të jetë maqedonas. Kandidati për kryetar për Komunën e Tetovës nga radhët e PDSH-së në një tubim me elektoratin maqedon ka thënë se në raste se ata votojnë BDI-së, do të votonin edhe ndërrimin e emrave të rrugëve.
“Dikush nuk dëshiron të del në votim, por duhet të dilni. Për shkak se nëse nuk bëhem unë kryetar komune, kryetar i këshillit do ju bëhet dikush nga BDI, ndonjë komandant që do të udhëheq këshillin. Ai do të merret me ndërrimin e emrave, rrugëve, do të fillojnë të bëjnë atë që më kanë bërë mua 4 vite. Ideja ime është që këto zgjedhje patjetër të kemi kryetar të këshillit një maqedonas, dhe të punojmë në interes të qytetit”, ka deklaruar Sadi Bexheti, kandidat i PDSH-së për kryetar komune.
Ndaj kësaj deklarate të ka reaguar edhe BDI. Sipas tyre, frika nga humbja ka shtyrë Sadi Bexhetin dhe Menduh Thaçin të tregojnë fytyrat e tyre të vërteta.
“Frika që ka kapluar Sadi Bexhetin nga verdikti i qytetarëve më 24 mars 2014 po e shtynë atë dhe Menduh Thaçin që edhe njëherë ta tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Të prekësh ndjenjat, të ofendosh dhe të fyesh vlerat e popullit tënd, të cilit ndoshta rastësisht i takon, është si ajo thënia popullore "po pështyve përpjetë, pështima të kthehet në fytyrën tënde. Sadi Bexheti, i vetedishëm se shqiptarët dje ia treguan se ku e ka vendin, mundohet të luaj me ndjenjat e bashke qytetarëve maqedonas të cilët si edhe tetovarët tjetër i ka keqpërdor dhe nuk i ka përfillë në katër vitet e kaluara”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Në komunën e Tetovës në rreth të dytë do të garojnë Teuta Arifi nga BDI-ja dhe Sadi Bexheti nga PDSH-ja. Në rrethin e parë më së shumti vota mblodhi kandidatja e BDI-së, rreth 3300 më shumë se Bexheti nga PDSH. Diferencën në vota PDSH-ja do të mundohet ta përmbysë duke joshur votuesit maqedonas, të cilët në rrethin e parë ishin rreth 10.000.
Krijoni Kontakt