IDENTITETI ISLAM I LIDHJES SĖ PRIZRENIT
Mbi karakterin Islam tė Lidhjes sė Prizrenit nė librin e Noel Malkolmit ''Kosovo a short history'' kujton citimet e njė zyrtari britanik nė Kosovė mė 1878 i cili thoshte se: Lėvizja ėshtė mė shumė njė lėvizje fetare sesa shekullare, dhe udhėhiqet nga myftilerėt, ulematė dhe kadijtė.... Jam i mendimit se tashmė ėshtė mėse e qartė se Porta e Lartė dhe Lidhja janė nė njė mendje, dhe po punojnė pėr tė arritur njė qėllim tė pėrbashkėt - mbrojtjen e provincės. [ Noel Malcolm, Kosovo a short history, Harper Collins, 1999, fq.222 ]
Xhaferr Belegu nė librin 'LIDHJA E PRIZRENIT E VEPRIMET E SAJĖ' kujton qė pėrpara se ky takim tė zhvillohej, nė rjedhėn e ngjarjeve kishte hyrė vetė sulltan ABDYLHAMITI II.Ai kishte thirrur nė Stamboll SHEH MUSTAFA TETOVĖN dhe ABDYL BE FRASHĖRIN pėr t'i udhėzuar pėr zhvillimin e lėvizjes.Ndėrsa nė aparencė sulltan Hamiti tregohej sikur donte tė pėrmbushte kėrkesat e fuqive tė mėdha, nėn rogoz nxiste muslimanėt qė tė mobilizohen dhe pėrballojnė agresionin.Belegu thotė qė sulltani i shkroi gjithashtu edhe kadiut tė GJAKOVĖS AHMET EFENDI KORONICĖS, myderizit tė PRIZRENIT YMER EFENDIUT dhe myftiut tė DIBRĖS JONUZ EFENDIUT, ndėrsa ju dha urdhėr komandantėve ushtarakė nė Shqipėri qė tė mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes. Kėtė fakt e pėrmend edhe EQREM BEJ VLORA i cili thotė qė qeveria qėndrore nė Stamboll jo vetėm qė u tregua dashamire ndaj idesė, por mori pjesė aktive nė themelimin e Lidhjes nė Prizren: pasi ishte nė interesin e saj tė nxiste njė lėvizje kundėr kėrkesave sllave e pak mė vonė edhe kundėr atyre greke ... qė tė tėrhiqte vėmendjen e Evropės. [Xhafer Belegu (1939), Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė, 1878-1881, Tirana, fq.17-18] [Eqrem bej Vlora, Kujtime-Vėllimi i parė 1885-1912,Tiranė,fq. 159]. Anėtarėt qė morrėn pjesė nė Lidhje ishin tė gjithė MUSLIMANĖ. Kjo kuptohet edhe nė rastin e delegatėve shkodranė ku asnjė emėr KATOLIKU nuk lexohet. Lidhja zhvilloi takimet e saj nė datėn 10 QERSHOR 1878 nė XHAMINė E BAJRAKLISĖ dhe nė medresenė e MEHMET PASHĖS nė Prizren.Nė Lidhje (Ittifak)erdhėn edhe delegatė nga SELANIKU,JENIPAZARI dhe SJENICA. Nė Prizren por edhe mbarė Kosovėn, krijimi dhe organizimi i lidhjes u njoh me emrin e saj osman,PRIZREN ITTIFAKI apo PRIZREN ITTIHADI.Pas disa ditė bisedimesh me 18 qershor 1878 Lidhja botoi vendimet e saj (KARAR-NAME) tė cilat ishin:
1. Lidhja jonė forumar me qėllim qė tė mos njohė asnjė qeveri tjetėr pėrveq PERANDORISĖ OSMANE dhe tė mbrojė integritetin tokėsor me tė gjithė mjetet.
2.Qėllimi ynė i lartė ėshtė tė mbrojmė tė drejtėn e lartmadhėrisė sė tij SULLTANIT, sovranit tonė. Nė do quajmė armiq tė kombit (osman) dhe atdheut tė gjithė ata qė kundėrshtojnė dhe prishin qetėsinė, ata qė dobėsojnė qeverinė dhe bashkėpunėtorėt e tyre. Nė rast se turbulluesit nuk heqin dorė do i dėbojmė jashtė shtetit .
3.Ata delegatė tė krahinave tė tjera qė duan tė hynė nė Lidhjen tonė do i pranojmė me gėzim dhe regjistrojmė si miq tė qeverisė dhe vendit .
4.Nė bazė tė SHERIATIT do tė mbrojmė jetėn, pasurinė dhe nderin edhe tė atyre qė nuk janė muhamedanė, por janė besnikė, tamam si pėr veten tonė. Ndėrsa kryengritėsit do ti dėnojmė sipas fajit.
5. Tė gjitha shpenzimet pėr luftėtarėt qė do tė mbledhin krahinat do tė rregullohen dhe perballohen nė bazė tė dispozitave qė do japim. Ndihmat qė do na vinė nga jashtė do ti pranojmė me kėnaqėsi.
6.Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmė nė asnjė mėnyrė fuqitė e huaja nė tokat tona. Ne nuk do tė njohim nė asnjė mėnyrė Bullgarinė dhe as duam t'ia dėgjojmė emrin; edhe Serbia nė rast se nuk na i dorėzon tokat me tė mirė qė na ka marrė, do tė dėrgojmė kundėr saj njė fuqi dhe t'ia marrim me pushkė.Edhe kundėr Malit tė Zi do veprojmė nė tė njėjtėn mėnyrė.
7.Bashkatdhetarėve besnikė tė qeverisė qė kanė hyrė nė Lidhjen tonė do ti japim dorėn dhe ndihmojmė sipas mundėsisė .
8.Nė rast se njė krahinė ka probleme pėr tė zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti shkojnė nė ndihmė .
9.Kushdo qė del nga Lidhja jonė, Zot na ruaj! Kushdo qė spiunon, dhe vepron sipas qejfit dhe dėgjon urdhėrat e tė parėve do tė marrė dėnimin qė meriton .
10.Asnjė vendas i kujtdo krahine qė do me dalė nga Lidhja, i ēfarėdo feje qoftė nuk do lejohet tė shkojė as nė Serbi e as nė Mal tė Zi. Nė rast se shkon do njihet si spiun dhe dėnohet.
11.Kushdo qė ka vėnė nė dispozicion tė Lidhjes diēka dhe i shmanget detyrimit, s'dėgjon urdhėrat, sillet brutalisht apo bėn ndonjė ē'nderim do tė dėnohet sipas fajit .
12.Dėrgimi i fuqive, thirrja dhe pėrdorimi i tyre do tė bėhet udhėzimeve tė pėrpiluara .
13.Pėr tė zbatuar kėto nene do ti jepet rėndėsi korespondencės .
14.Ėshtė rėnė dakort qė qeveria nuk do hyjė nė punėt e Lidhjes dhe as Lidhja nė punėt e saj; pėrndryshe ky do shihet si cėnim i tė drejtės.
15.Njė kopje i kėtij vendimi do i paraqitet ēdo krahine dhe qyteti .
16.Nė bazė tė besės sė lidhur nga burrat e patrembur tė Shqipėrisė sė Veriut, Jugut dhe Bosnjes, tė atyre qė kur kanė lindur nuk kanė njohur tjetėr zanat por pushkėn dhe qė pėr Din, Devlet dhe Vatan japin jetėn, kanė zgjedhur Prizrenin si kryeqytet tė Lidhjes . Siq lexohet nė pikėn 4 por edhe nė fund tė Karar Namesė, Lidhja ishte njė organizatė qė synonte tė mobilizojė muslimanėt ballkanas pėr vetėmbrojtje, implementojė Sheriatin nė tė gjithė territorin e saj dhe shtrihet nga Bosnja deri nė Jug tė Shqipėrisė. Edhe pse ishte konceptuar si njė Lidhje Pan-Islamike, ajo shquhet nga toleranca pėr tė krishterėt ku nė pikėn 4 Lidhja zotohet qė tė mbrojė edhe jomuhamedanėt.
Krijoni Kontakt