Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Identiteti Islam i lidhjes se Prizrenit.

    IDENTITETI ISLAM I LIDHJES SĖ PRIZRENIT

    Mbi karakterin Islam tė Lidhjes sė Prizrenit nė librin e Noel Malkolmit ''Kosovo a short history'' kujton citimet e njė zyrtari britanik nė Kosovė mė 1878 i cili thoshte se: Lėvizja ėshtė mė shumė njė lėvizje fetare sesa shekullare, dhe udhėhiqet nga myftilerėt, ulematė dhe kadijtė.... Jam i mendimit se tashmė ėshtė mėse e qartė se Porta e Lartė dhe Lidhja janė nė njė mendje, dhe po punojnė pėr tė arritur njė qėllim tė pėrbashkėt - mbrojtjen e provincės. [ Noel Malcolm, Kosovo a short history, Harper Collins, 1999, fq.222 ]

    Xhaferr Belegu nė librin 'LIDHJA E PRIZRENIT E VEPRIMET E SAJĖ' kujton qė pėrpara se ky takim tė zhvillohej, nė rjedhėn e ngjarjeve kishte hyrė vetė sulltan ABDYLHAMITI II.Ai kishte thirrur nė Stamboll SHEH MUSTAFA TETOVĖN dhe ABDYL BE FRASHĖRIN pėr t'i udhėzuar pėr zhvillimin e lėvizjes.Ndėrsa nė aparencė sulltan Hamiti tregohej sikur donte tė pėrmbushte kėrkesat e fuqive tė mėdha, nėn rogoz nxiste muslimanėt qė tė mobilizohen dhe pėrballojnė agresionin.Belegu thotė qė sulltani i shkroi gjithashtu edhe kadiut tė GJAKOVĖS AHMET EFENDI KORONICĖS, myderizit tė PRIZRENIT YMER EFENDIUT dhe myftiut tė DIBRĖS JONUZ EFENDIUT, ndėrsa ju dha urdhėr komandantėve ushtarakė nė Shqipėri qė tė mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes. Kėtė fakt e pėrmend edhe EQREM BEJ VLORA i cili thotė qė qeveria qėndrore nė Stamboll jo vetėm qė u tregua dashamire ndaj idesė, por mori pjesė aktive nė themelimin e Lidhjes nė Prizren: pasi ishte nė interesin e saj tė nxiste njė lėvizje kundėr kėrkesave sllave e pak mė vonė edhe kundėr atyre greke ... qė tė tėrhiqte vėmendjen e Evropės. [Xhafer Belegu (1939), Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė, 1878-1881, Tirana, fq.17-18] [Eqrem bej Vlora, Kujtime-Vėllimi i parė 1885-1912,Tiranė,fq. 159]. Anėtarėt qė morrėn pjesė nė Lidhje ishin tė gjithė MUSLIMANĖ. Kjo kuptohet edhe nė rastin e delegatėve shkodranė ku asnjė emėr KATOLIKU nuk lexohet. Lidhja zhvilloi takimet e saj nė datėn 10 QERSHOR 1878 nė XHAMINė E BAJRAKLISĖ dhe nė medresenė e MEHMET PASHĖS nė Prizren.Nė Lidhje (Ittifak)erdhėn edhe delegatė nga SELANIKU,JENIPAZARI dhe SJENICA. Nė Prizren por edhe mbarė Kosovėn, krijimi dhe organizimi i lidhjes u njoh me emrin e saj osman,PRIZREN ITTIFAKI apo PRIZREN ITTIHADI.Pas disa ditė bisedimesh me 18 qershor 1878 Lidhja botoi vendimet e saj (KARAR-NAME) tė cilat ishin:

    1. Lidhja jonė forumar me qėllim qė tė mos njohė asnjė qeveri tjetėr pėrveq PERANDORISĖ OSMANE dhe tė mbrojė integritetin tokėsor me tė gjithė mjetet.

    2.Qėllimi ynė i lartė ėshtė tė mbrojmė tė drejtėn e lartmadhėrisė sė tij SULLTANIT, sovranit tonė. Nė do quajmė armiq tė kombit (osman) dhe atdheut tė gjithė ata qė kundėrshtojnė dhe prishin qetėsinė, ata qė dobėsojnė qeverinė dhe bashkėpunėtorėt e tyre. Nė rast se turbulluesit nuk heqin dorė do i dėbojmė jashtė shtetit .

    3.Ata delegatė tė krahinave tė tjera qė duan tė hynė nė Lidhjen tonė do i pranojmė me gėzim dhe regjistrojmė si miq tė qeverisė dhe vendit .

    4.Nė bazė tė SHERIATIT do tė mbrojmė jetėn, pasurinė dhe nderin edhe tė atyre qė nuk janė muhamedanė, por janė besnikė, tamam si pėr veten tonė. Ndėrsa kryengritėsit do ti dėnojmė sipas fajit.

    5. Tė gjitha shpenzimet pėr luftėtarėt qė do tė mbledhin krahinat do tė rregullohen dhe perballohen nė bazė tė dispozitave qė do japim. Ndihmat qė do na vinė nga jashtė do ti pranojmė me kėnaqėsi.

    6.Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmė nė asnjė mėnyrė fuqitė e huaja nė tokat tona. Ne nuk do tė njohim nė asnjė mėnyrė Bullgarinė dhe as duam t'ia dėgjojmė emrin; edhe Serbia nė rast se nuk na i dorėzon tokat me tė mirė qė na ka marrė, do tė dėrgojmė kundėr saj njė fuqi dhe t'ia marrim me pushkė.Edhe kundėr Malit tė Zi do veprojmė nė tė njėjtėn mėnyrė.

    7.Bashkatdhetarėve besnikė tė qeverisė qė kanė hyrė nė Lidhjen tonė do ti japim dorėn dhe ndihmojmė sipas mundėsisė .

    8.Nė rast se njė krahinė ka probleme pėr tė zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti shkojnė nė ndihmė .

    9.Kushdo qė del nga Lidhja jonė, Zot na ruaj! Kushdo qė spiunon, dhe vepron sipas qejfit dhe dėgjon urdhėrat e tė parėve do tė marrė dėnimin qė meriton .

    10.Asnjė vendas i kujtdo krahine qė do me dalė nga Lidhja, i ēfarėdo feje qoftė nuk do lejohet tė shkojė as nė Serbi e as nė Mal tė Zi. Nė rast se shkon do njihet si spiun dhe dėnohet.

    11.Kushdo qė ka vėnė nė dispozicion tė Lidhjes diēka dhe i shmanget detyrimit, s'dėgjon urdhėrat, sillet brutalisht apo bėn ndonjė ē'nderim do tė dėnohet sipas fajit .

    12.Dėrgimi i fuqive, thirrja dhe pėrdorimi i tyre do tė bėhet udhėzimeve tė pėrpiluara .

    13.Pėr tė zbatuar kėto nene do ti jepet rėndėsi korespondencės .

    14.Ėshtė rėnė dakort qė qeveria nuk do hyjė nė punėt e Lidhjes dhe as Lidhja nė punėt e saj; pėrndryshe ky do shihet si cėnim i tė drejtės.

    15.Njė kopje i kėtij vendimi do i paraqitet ēdo krahine dhe qyteti .

    16.Nė bazė tė besės sė lidhur nga burrat e patrembur tė Shqipėrisė sė Veriut, Jugut dhe Bosnjes, tė atyre qė kur kanė lindur nuk kanė njohur tjetėr zanat por pushkėn dhe qė pėr Din, Devlet dhe Vatan japin jetėn, kanė zgjedhur Prizrenin si kryeqytet tė Lidhjes . Siq lexohet nė pikėn 4 por edhe nė fund tė Karar Namesė, Lidhja ishte njė organizatė qė synonte tė mobilizojė muslimanėt ballkanas pėr vetėmbrojtje, implementojė Sheriatin nė tė gjithė territorin e saj dhe shtrihet nga Bosnja deri nė Jug tė Shqipėrisė. Edhe pse ishte konceptuar si njė Lidhje Pan-Islamike, ajo shquhet nga toleranca pėr tė krishterėt ku nė pikėn 4 Lidhja zotohet qė tė mbrojė edhe jomuhamedanėt.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Identiteti Islam i lidhjes se Prizrenit.

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    IDENTITETI ISLAM I LIDHJES SĖ PRIZRENIT


    1. Lidhja jonė forumar me qėllim qė tė mos njohė asnjė qeveri tjetėr pėrveq PERANDORISĖ OSMANE dhe tė mbrojė integritetin tokėsor me tė gjithė mjetet.

    2.Qėllimi ynė i lartė ėshtė tė mbrojmė tė drejtėn e lartmadhėrisė sė tij SULLTANIT, sovranit tonė. Nė do quajmė armiq tė kombit (osman) dhe atdheut tė gjithė ata qė kundėrshtojnė dhe prishin qetėsinė, ata qė dobėsojnė qeverinė dhe bashkėpunėtorėt e tyre. Nė rast se turbulluesit nuk heqin dorė do i dėbojmė jashtė shtetit .

    3.Ata delegatė tė krahinave tė tjera qė duan tė hynė nė Lidhjen tonė do i pranojmė me gėzim dhe regjistrojmė si miq tė qeverisė dhe vendit .

    4.Nė bazė tė SHERIATIT do tė mbrojmė jetėn, pasurinė dhe nderin edhe tė atyre qė nuk janė muhamedanė, por janė besnikė, tamam si pėr veten tonė. Ndėrsa kryengritėsit do ti dėnojmė sipas fajit.

    5. Tė gjitha shpenzimet pėr luftėtarėt qė do tė mbledhin krahinat do tė rregullohen dhe perballohen nė bazė tė dispozitave qė do japim. Ndihmat qė do na vinė nga jashtė do ti pranojmė me kėnaqėsi.

    6.Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmė nė asnjė mėnyrė fuqitė e huaja nė tokat tona. Ne nuk do tė njohim nė asnjė mėnyrė Bullgarinė dhe as duam t'ia dėgjojmė emrin; edhe Serbia nė rast se nuk na i dorėzon tokat me tė mirė qė na ka marrė, do tė dėrgojmė kundėr saj njė fuqi dhe t'ia marrim me pushkė.Edhe kundėr Malit tė Zi do veprojmė nė tė njėjtėn mėnyrė.

    7.Bashkatdhetarėve besnikė tė qeverisė qė kanė hyrė nė Lidhjen tonė do ti japim dorėn dhe ndihmojmė sipas mundėsisė .

    8.Nė rast se njė krahinė ka probleme pėr tė zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti shkojnė nė ndihmė .

    9.Kushdo qė del nga Lidhja jonė, Zot na ruaj! Kushdo qė spiunon, dhe vepron sipas qejfit dhe dėgjon urdhėrat e tė parėve do tė marrė dėnimin qė meriton .

    10.Asnjė vendas i kujtdo krahine qė do me dalė nga Lidhja, i ēfarėdo feje qoftė nuk do lejohet tė shkojė as nė Serbi e as nė Mal tė Zi. Nė rast se shkon do njihet si spiun dhe dėnohet.

    11.Kushdo qė ka vėnė nė dispozicion tė Lidhjes diēka dhe i shmanget detyrimit, s'dėgjon urdhėrat, sillet brutalisht apo bėn ndonjė ē'nderim do tė dėnohet sipas fajit .

    12.Dėrgimi i fuqive, thirrja dhe pėrdorimi i tyre do tė bėhet udhėzimeve tė pėrpiluara .

    13.Pėr tė zbatuar kėto nene do ti jepet rėndėsi korespondencės .

    14.Ėshtė rėnė dakort qė qeveria nuk do hyjė nė punėt e Lidhjes dhe as Lidhja nė punėt e saj; pėrndryshe ky do shihet si cėnim i tė drejtės.

    15.Njė kopje i kėtij vendimi do i paraqitet ēdo krahine dhe qyteti .

    16.Nė bazė tė besės sė lidhur nga burrat e patrembur tė Shqipėrisė sė Veriut, Jugut dhe Bosnjes, tė atyre qė kur kanė lindur nuk kanė njohur tjetėr zanat por pushkėn dhe qė pėr Din, Devlet dhe Vatan japin jetėn, kanė zgjedhur Prizrenin si kryeqytet tė Lidhjes . Siq lexohet nė pikėn 4 por edhe nė fund tė Karar Namesė, Lidhja ishte njė organizatė qė synonte tė mobilizojė muslimanėt ballkanas pėr vetėmbrojtje, implementojė Sheriatin nė tė gjithė territorin e saj dhe shtrihet nga Bosnja deri nė Jug tė Shqipėrisė. Edhe pse ishte konceptuar si njė Lidhje Pan-Islamike, ajo shquhet nga toleranca pėr tė krishterėt ku nė pikėn 4 Lidhja zotohet qė tė mbrojė edhe jomuhamedanėt.
    KARAKTERI KOMBĖTAR I KUVENDIT THEMELUES TĖ LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT

    Pėr nenin 1. Qėndrime tė tilla kishte edhe nė reagimet qė shqiptarėt i bėnė Fuqive tė Mėdha me rastin e nėnshkrimit tė Traktatit tė Shėn Stefanit. Dhe, sado qė do bėheshin pėrpjekje ose merreshin vendime tė reja qė fusnin shqiptarėt nėn ndonjė sundim tė ri, ata nuk do ta pranonin kėtė dhe pėr mė tej do tė luftonin nė mbrojtjen e tokave tė tyre nė rast se rrezikoheshin pėr t`i kaluar ndonjė shteti fqinj. Nė rrethana tė tilla, pranimi i qeverisė osmane si i vetmi pushtet nė viset shqiptare ishte mė i pėrshtatshėm, duke marrė pėr bazė edhe tė kaluarėn e saj administrative dhe pėrfshirjen e faktorit shqiptar nė tė.

    Pėr nenin 2. Ndonėse me kėtė rast shfaqet vendosmėria e ruajtjes sė autoritetit tė Perandorisė nė viset shqiptare dhe se ēdo plan tjetėr qė cenon pozitėn e saj do tė luftohej, kjo provon pėr shfaqjen e njė elementi tė baraspeshuar nė pėrshtatje ndaj qeverisė osmane, nė mėnyrė qė ajo tė mos e shoh karakterin dhe programin politik tė Lidhjes si rrezikues pėr pushtetin, por edhe interesat e saj, megjithėse siē vendoset mė poshtė, pranimi i delegatėve tė tjerė nga vise tė ndryshme, tė cilėt arritėn mė pas, nuk u bashkėngjit me pikėpamje tė tilla qė plotėsisht do tė orientonin Lidhjen nėn drejtimin e qeverisė osmane. Prandaj, karakteri i hapur i saj tregon pėr hapėsirėn dhe mundėsinė e ndryshimeve tė programit politik, gjithnjė mbi bazėn e njė dominimi me pikėpamje tė njėjta dhe nė pėrputhje me programin e Rilindjes Kombėtare.

    Pėr nenin 3. Ky nen demanton njoftimin e datės 18 qershor 1878 tė konsullit austro-hungarez Jelinek dhe disa historiografėve, se nė Kuvendin e Prizrenit nuk janė ftuar shqiptarėt e besimit tė krishterė.

    Pėr nenin 4. Respektimi i legjislacionit tė kohės, pėrfshirė edhe traditėn zakonore, dhe mbrojtja e shqiptarėve, pa dallime fetare, ishte njėri ndėr qėllimet kryesore tė Lidhjes.

    Pėr nenin 14. Me gjithė shpėrputhjet nė raport me natyrėn kombėtare, shtetėrore dhe fetare qė e shoqėrojnė Aktin e vendimeve, ky nen dėshmon edhe pėr frymėn kombėtare qė e ka karakterizuar Kuvendin e Prizrenit dhe qėllimin e orientimit tė tij pėr tė vetėqeverisur dhe krijuar administratė e forca ushtarake tė reja, qė do tė drejtoheshin e kontrolloheshin nga vetė shqiptarėt. Nė pikėpamje tė pėrgjithshme, kjo nėnkupton pėr frymėn autonomiste qė ka qenė e shfaqur qė nė fillim tė punimeve tė Kuvendit, duke bėrė kėshtu tė qartė raportin mes Lidhjes dhe qeverisė osmane, ndonėse shprehimisht synohet njė mirėkuptim i dyanshėm i veprimeve nė interesa tė pėrbashkėta dhe interesa tė veēanta.

    Akti i vendimeve (Kararname) nuk duhet shikohet si bazė e vetme pėr tė nxjerrė pėrfundime tė prera lidhur me karakterin dhe programin e Kuvendit tė Prizrenit (Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit), ngase kėshtu nė mėnyrė tė reduktuar apo tė pjesshme, i shmanget njė rrjedhe tė kaluar tė vijės kombėtare tė shqiptarėve dhe ngjarjeve qė do tė zhvilloheshin mė vonė.

    Dar_di
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Identiteti Islam i lidhjes se Prizrenit.

    Kjo Lidhje ishte demagogji, udhehiqej nga hoxhallaret e tipit Shefqet Krasniqi. Eshte normale se ka deshtuar sepse fuqite e medha kishin vendosur qe Perandorine osmane ta deportojne nga Ballkani. Populli yne qe udhehiqej nga fetaret, ulemate, xhamite dhe kryesisht njerez te pa shkolle qe jetojne ne endere kete e kuptoi i fundit. Ku dijne keta diplomaci kur 3 fjale i kane ne koke, muhamedane, sheriat, Stamboll. Ishin patriotet rilindase qe shpetuan ate qe mund te shpetohej. Shqiptaret e asaj kohe njiheshin si 'muhamedane' dhe 'kaure'. Nese nuk do te kishte vetedijesim kombetar fqinjet do te na shkatrronin totalisht. Ende ka shqiptare qe e dojne Perandorine Osmane, cudi ne jemi popull i cuditshem nganjehere, dikush qe na ben keq e dojme e ate qe na ben mire e urrejme.

  4. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Identiteti Islam i lidhjes se Prizrenit.

    Duhet urgjentisht nje lidhje e re, e cila do ta binte ne vete kete shoqeri e cila po devijon drejt servilizmit perendimor.
    Shqiptari eshte njeri, e jo skllever i kurrves evrope !

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Identiteti Islam i lidhjes se Prizrenit.

    Lidhja e Prizrenit nuk ishte nje "lidhje kombetare" sic u mundua ta shiste historigrafia komuniste shqiptare, si per te mbushur boshllekun e nje levizje kombetare apo faktit qe shqiptaret asnjehere nuk i ngriten armet e tyre kunder pushtuesit osman. Por eshte gabim ta quash Lidhjen e Prizrenit si nje "lidhje islamike", pasi ajo nuk ishte e tille. Ajo mund te ishte e tille ne syte e popullsise se thjeshte analfabete muslimane shqiptare, por nuk ishte e tille as ne syte e Sulltanit qe e thirri e organizoi Lidhjen, e as ne syte e atyre bejlereve shqiptare besnike te Sulltanit qe ai vete thirri nga kater vilajetet osmane ku banonin shqiptaret.

    Lidhja e Prizrenit u thirr nga Sulltani per ti perdorur shqiptaret si koka turku per te fituar kohe e vonuar permbushjen e traktatit te paqes qe Sulltani nenshkroi me ruset, pasi e humbi luften me ta. Ky njihet si Traktati i Shen Stefanit. Sulltani i thirri besniket e tij bejlere shqiptare ne Prizren, per ti ndersulur shqiptaret kunder Mbreterise se Malit te Zi dhe asaj Serbe, pasi mareveshja i kalonte territore te vilajeteve osmane Malit te Zi dhe Serbise. Duke qene se vete Porta e Larte nuk mund te dilte kunder mareveshjes, pasi ruset do t'i riktheheshin luftes, Sulltani i perdori shqiptaret si mashe per te ndezur zjarrin. Qellimi i Lidhjes se Prizrenit ishte qe te deshmonte se "popullsia vendase eshte kunder mareveshjes se Shen Stefanit, dhe besnike ndaj Portes se Larte". Dhe duke e bere kete gje, Sulltani mund te shfajesohej: "Une nuk kam gisht ne kete pune, keto i kane organizuar vasalet e mi vete."

    Por nuk ishte thjeshte besnikeria qorre ndaj Sulltanit qe i mblodhi bejleret shqiptare ne Prizren. Motivi tjeter i madh ishte motivi i pasurise e pushtetit te tyre. Gjithe pushteti, gjithe pronat, gjithe pasuria qe keta kishin arritur te benin, ishte e lidhur ne menyre te pazgjidhshme me fatin e perandorise osmane. Keta bejlere shqiptare shkuan ne Prizren jo thjeshte per te deshmuar besnikerine e tyre ndaj Sulltanit e Portes se Larte, apo per t'iu drejtuar armet fqinjeve, ata shkuan atje per te bere nje ujdi per te mbrojtur me cdo kusht Perandorine Osmane e per te mos e lene ate te kapitullonte, pasi bashke me te merrte fund edhe pushteti e pasuria e tyre. Pra motivet e ketyre bejlereve nuk ishin vetem politike, por edhe personale.

    Grupi i trete i shqiptareve ne ate Lidhje te Prizrenit ishin njerezit e thjeshte qe keta bejlere kishin sjelle me vete ne Prizren, burra te armatosur qe ishin gati t'i sherbenin beut te tyre. Mendohet se ne Prizren u mblodhen mbi 30,000 burra te armatosur, qe pa shume mundim, pa shkrepur asnje arme, mund te kishin shpallur Shperine te pavarur nga Prizreni, ashtu sic kishin bere edhe popujt fqinje tane disa dekada me pare. Por nuk e bene nje gje te tille pasi asimilimi osman si ne fe, si ne kulture, si ne pushtetin e bejlereve, ishte bere nje me pushtuesin turk. Ironia eshte se keta 30,000 shqiptare te armatosur, ishin gati te vriteshin ne lufte ne hir te Sulltanit nese ai do t'ua kerkonte kete gje, por nuk ishin gati ta benin kete gje per vendin e popullin e tyre.

    Dhe jo vetem kaq...

    Lidhja e Prizrenit iu kushtoi shume shtrenjte shqiptareve, dhe kjo eshte ana tjeter e medaljes se historise shqiptare qe vazhdon te mbete "tabu". Demi qe Lidhja e Prizrenit u shkaktoi shqiptareve nuk ishte vetem nje shans i humbur per pavaresine e tyre, ajo coi edhe ne ndarjen e territoreve shqiptareve dhe ngeljen e Kosoves e Shkupit jashte Shqiperise e pavarur. Mesazhi qe Fuqite e Medha moren nga Lidhja e Prizrenit ishte nje deshmi me shume qe shqiptaret nuk jane gje tjeter vecse "turq ne zemer te Evropes", apo sic njiheshin ne ate kohe, Turqi Evropiane. Dhe kjo ishte nje prove qe vendet fqinje si Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria perdoren ndaj fuqive te medha, ne perpjekjet e tyre per te shkaterruar njehere e mire ate qe kish mbetur nga Perandoria Otomane e per te ndare mes tyre Turqine Evropiane te Ballkanit, ne te cilen shqiptaret kishin mbetur.

    Kjo eshte nje tjeter e vertete historike, qe historianet shqiptare nuk kane gjetur kurajon ta artikulojne, por e anashkalojne duke e mbulur me retoriken komuniste te "Shqiperise Londineze" apo Shqiperise qe e ndau Evropa, dhe jo Shqiperise qe e ndau e perdori si koke turku Sulltani. Ajo Lidhje jo vetem qe nuk e ndihmoi aspak ceshtjen tone kombetare, por une edhe sot e kesaj dite, mahnitem se si Ismail Bej Vlora me nje grusht patriote ia dolen qe te shpallnin Shqiperine e pavarur.

    Albo

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: Identiteti Islam i lidhjes se Prizrenit.

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever;3613825 Ende ka shqiptare qe e dojne Perandorine Osmane, cudi ne jemi popull i cuditshem nganjehere, [B
    dikush qe na ben keq e dojme e ate qe na ben mire e urrejme.[/B]
    Ne "urrejm" me shume Serbet dhe Greket. Cte mira na kane bere keta? Genocide?
    Kush na ka bere mire qe i urrejm ne?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Plaku me kostum : 01-04-2013 mė 00:07

  7. #7
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678

    Pėr: Identiteti Islam i lidhjes se Prizrenit.

    Citim Postuar mė parė nga Le dévoué Lexo Postimin
    Duhet urgjentisht nje lidhje e re, e cila do ta binte ne vete kete shoqeri e cila po devijon drejt servilizmit perendimor.
    Shqiptari eshte njeri, e jo skllever i kurrves evrope !
    Sa bukur shkruan budallai. Po prej asaj evrope jeni te lire ju arabo magjypet te besoni fene tuaj po mos ishte per ate akoma do numuronit serbisht
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    225

    Pėr: Identiteti Islam i lidhjes se Prizrenit.

    Citim Postuar mė parė nga Ardi_Pg_ID Lexo Postimin
    Sa bukur shkruan budallai. Po prej asaj evrope jeni te lire ju arabo magjypet te besoni fene tuaj po mos ishte per ate akoma do numuronit serbisht
    po me vrasin syte cfare po lexoj, ke mundesi per te shkruar fjale me te kendshme. lol

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Identiteti Islam i lidhjes se Prizrenit.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    ....mahnitem se si Ismail Bej Vlora me nje grusht patriote ia dolen qe te shpallnin Shqiperine e pavarur.

    Albo
    Teoretikisht shqiperia u njoh e pavarur 1913 dhe kjo per hir te te tjera interesave. Megjithate nuk ri dot pa shtuar se dhe I.Qemali etj bejlere e bene per te mbajtur pronat e tyre. Te gjitha ata ish deputete te PO-se qe pa pritmas u bene figura te lirise, ishin thjesht bejlere qe po humbisnin pozitat dhe influencat ne oborrin turk. Xhon turqit po ja u mernin ne kthese.

    Eshte njelloj si te degjosh Berishen apo cilindo politikan shqiptar qe te pellase per te miren e popullit shqiptar dhe rendesine qe ka mbajtja e pushtetit nga ana e tij, me ndryshimin qe populli shqiptar sot eshte me i ndergjegjshem duke perjashtuar te semuret mendore e fanatiko militante
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Identiteti Islam i lidhjes se Prizrenit.

    Ėshtė pėr tė ardhur keq qė kėtu lexon elementė qė me nihilizėm e shohin Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit si organizatė qė i solli dėm ēėshtjes kombėtare shqiptare, aq mė tepėr kur vėren pohime tė atilla, qė kanė pėr bazė historiografinė ndėrkombėtare, me theks tė posaēėm atė sllavo-greke, e cila kryekėput, nė mėnyrė subjektive, e cilėson Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit si produkt dhe vegėl tė sulltanit. Pavarėsia e Shqipėrisė, ndonėse e vonė nė raport me formimin e shteteve ballkanike, nuk duhet shikuar si akt aksidental, por si bėrthamė e produkt i programit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.

    T`i kthehemi edhe njėherė kėsaj ēėshtje dhe shtrojmė problemin nė kontekstin kohor dhe hapėsinor, duke shpalosur disa argumente historike dhe historiografike pėr karakterin dhe programin e Kuvendit tė Prizrenit.

    Nė rrjedhat historike pėr ngritjen e vetėdijes kombėtare shqiptare nė njė shkallė mė tė lartė, rol tė rėndėsishėm pa dyshim luajti themelimi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit mė 10 qershor 1878. Ajo ishte rezultat i zhvillimeve brenda Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe situatės ndėrkombėtare tė gjeneruar nga Kriza Lindore e viteve 1875-1878. Rilindėsit kombėtarė shqiptarė, duke parė rrezikun e copėtimit tė Shqipėrisė, formuan nė Stamboll Komitetin Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare (Komiteti i Stambollit), organizatė e cila i parapriu Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Traktati i Shėn Stefanit, nėnshkruar ndėrmjet Rusisė dhe Perandorisė Osmane, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė copėtonte viset shqiptare, prandaj shqiptarėt tė organizuar nė forma tė ndryshme, kudo nė vise tė Perandorisė, protestuan kundėr vendimeve tė tij. Si shkak pėr formimin e kėsaj Lidhje ishte edhe Kongresi i Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878) qė u organizua pėr rishikimin e Traktatit tė Paqes sė Shėn Stefanit. Aktet e para tė Kuvendit tė Prizrenit, Akti i vendimeve (Kararname) dhe Urdhėresa (Talimat), tė miratuara mė 17 qershor 1878, kishin pėrmbajtje kontradiktore nė relacionin kombėtar, shtetėror e fetar dhe kėshtu nuk kėnaqnin interesat e qarqeve radikale ose atdhetare shqiptare dhe nuk pėrputheshin me platformėn e Rilindjes Kombėtare. Prandaj, nė pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė tė gjitha krahinave shqiptare nė Kuvend, mė 2 korrik 1878, u shpall njė Rezolutė (Vendim) i cili kishte elemente tė atilla qė e bėnin Kuvendin e Prizrenit dhe Lidhjen e formuar nė tė me tipare kombėtare. Mbi vazhdėn e kėtyre vlerėsimeve tė karakterit dhe programit politik tė Kuvendit tė Prizrenit, ekzistojnė pohime tė ndryshme historike dhe historiografike, tė cilat kanė reflektuar nė krijimin e vlerėsimeve, ndonjėherė edhe tė gabueshme, mbi karakterin dhe programin politik tė Kuvendit tė Prizrenit (qershor-korrik 1878) dhe nė pėrgjithėsi Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881).

    Traktati i Shėn Stefanit dhe vendimet qė u morėn nė tė ishin mjaft tė dėmshme pėr tokat shqiptare tė cilat tani do t`u ndaheshin Bullgarisė, Serbisė, Malit tė Zi dhe Perandorisė Osmane. Tashmė dihen klauzolat e kėtij Traktati.

    Si rrjedhojė e luftės ruse-osmane (jo turke siē pėrpiqen disa ta ngushtojnė kėtė nocion nga kėnvėshtrimi i tanishėm) dhe Traktatit tė Shėn Stefanit, terrori i ushtrive serbo-malazeze u rrit edhe mė tej ndaj shqiptarėve tė viseve tė pushtuara prej tyre dhe shpėrngulja me dhunė nga krahinat e pushtuara e dhjetėra mijė familjeve shqiptare, tė cilat u vendosėn si muhaxhirė nė krahinat e papushtuara nga ushtritė ballkanike. Shqiptarėt, tani filluan tė shprehin zemėrimin e tyre nė mėnyrė paqėsore ndaj vendimeve tė Traktatit tė Shėn Stefanit, pėrmes protestave, promemorieve e telegrame dėrguar pėrfaqėsuesve diplomatikė tė Fuqive tė Mėdha tė akredituar nė Perandorinė Osmane.

    Sipas njė memorandumi tė cilin njė personalitet shqiptar ia kishte dhėnė sekretarit shtetėror anglez pėr Punė tė Jashtme, A. H. Layard, mė 1 prill 1878 pėrshkruhej me argumente tė fuqishme pėrkatėsia historike dhe etnografike e viseve tė banuara nga shqiptarėt, tė cilat ishin nė rrezikun e copėtimit nga vendet fqinje, slave. Pėr mė tepėr, nė kėtė memorandum shprehej edhe pakėnaqėsia e popullit shqiptar ndaj administratės sė dobėt osmane, rreziku i shembjes sė saj, lindja e konflikteve tė reja nė Ballkan, gatishmėria dhe e drejta e shqiptarėve pėr tė marrė nė duart e tyre qeverisjen e vendeve tė banuara nga shqiptarė dhe pėrfundimisht, vendosmėria e tyre pėr tė mbrojtur ēdo pėllėmbė tokė po qė se praktikisht vendosej t`u kalonte nėn sundim sllavėve tė jugut. Ata, jo vetėm qė ishin lodhur nga sundimi osman, nuk e pranonin as njė sundim edhe mė tė keq sllav, dhe nė rast se nuk do e fitonin autonominė, mė tepėr do e preferonin sundimin e tyre nga ndonjė shtet tjetėr evropian. “Nė qoftė se shqiptarėt nuk do ta fitojnė autonominė, por kanė pėr tė zgjedhur nė mes tė nėnshtrimit njė shteti tė vogėl sllav, apo aneksimit nga njė shtet i madh evropian, ata unanimisht nuk do tė ngurrojnė pėr t`u deklaruar nė tė mirė tė alternativės sė dytė”. (Skėnder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente angleze (1878-1881), ARKIVI I KOSOVĖS – PRISHTINĖ, Prishtinė, 1978, f. 55-58.) Reagime tė ngjashme u paraqitėn edhe nė vise tė tjera tė rrezikuara si dhe nga Komiteti i Stambollit. (Ramiz Abdyli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė burimet angleze (1878-1881), Libri II, INSTITUTI I HISTORISĖ – PRISHTINĖ, Prishtinė, 2004, f. 39; Beqir Meta, Ferit Duka & Marenglen Verli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet austro-hungareze (1878), Vėllimi I, ALBANICA, Tiranė-Prishtinė, 2008, f. 36-38, 54-55, 75-77, 80-83, 95-97; Akademia e Shkencave tė RPS tė Shqipėrisė (Instituti i Historisė), Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare (1878-1912), pėrgatitur nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, Tiranė, 1978, f. 12-19; Gjyltekin Shehu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet diplomatike franceze (1878-1881), INSTITUTI I HISTORISĖ – PRISHTINĖ, Prishtinė, 2010, f. 31; Qemajl Morina, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė shtypin egjiptian (1878-1881), DITURIA ISLAME, Prishtinė, 2006, f. 16. Traktati i Shėn Stefanit si dhe Kongresi i Berlinit do tė kritikohej mė vonė edhe nė shtypin shqiptar tė kohės. Shih mė gjerėsisht: Akademia e Shkencave e RP tė Shqipėrisė, Universiteti i Tiranės & Instituti i Historisė dhe i Gjuhės, Mendimi politik e shoqėror i Rilindjes Kombėtare Shqiptare (Pėrmbledhje artikujsh nga shtypi), vėllimi I-II (1879-1910), Tiranė, 1971-1976, f. 158, 252, 272, 459.)

    Qarqet diplomatike evropiane dhe ballkanike tė kohės dhe historiografia e mėvonshme e tyre, rolin e “nxitėsit” dhe tė “organizatorit” tė Kuvendit tė Prizrenit ia atribuojnė Perandorisė Osmane me arsyetimin e ekzistencės sė interesave tė pėrbashkėta tė shqiptarėve me qeverinė osmane pėr tė mos pranuar copėtimin e trojeve shqiptare, qė ishin njėkohėsisht edhe territore tė Perandorisė Osmane, brenda kufijve tė shteteve fqinje. Duke i dhėnė Kuvendit tė Prizrenit karakter fetar mysliman me orientim antikristian, kėto qarqe e konsideronin Lidhjen e formuar nė kėtė Kuvend si njė vegėl tė interesave tė Portės sė Lartė.

    Nė kėtė mėnyrė, lidhur me karakterin dhe programin politik tė Kuvendit tė Prizrenit (qershor-korrik 1878) janė ngritur dy pohime: 1. Se ai nė fillim kishte tipare tė karakterit fetar islamik dhe se nė pėrbėrjen e tij qėndronin elementėt myslimanė tė pjesės evropiane tė Perandorisė dhe 2. Se Kuvendi i Prizrenit kishte tipare kombėtare, tė cilat nė vazhdimėsi kishin burimin e tyre nga lėvizjet kryengritėse dhe kėrkesat kombėtare qė kishin bėrė shqiptarėt ndaj qeverisė osmane.

    Nė kėtė fazė shqiptarėt pėrfaqėsoheshin nga rryma tė brendshme radikale, tė moderuara dhe prosulltaniste. Rrethet atdhetare shqiptare, tė pėrfaqėsuara nė pėrgjithėsi nga Komiteti Kombėtar i Stambollit, qė formuan grupin ose, siē u quajt nga pėrfaqėsuesit diplomatik tė huaj tė kohės, rrymėn radikale, synonin tė themelonin njė lidhje shqiptare, e cila duhej tė mobilizonte popullsinė e vendit nė emėr tė tė drejtave kombėtare dhe ta udhėhiqte atė nė luftė pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut, duke kėrkuar nė tė njėjtėn kohė krijimin e njė vilajeti autonom shqiptar ose njė shteti shqiptar, varėsisht nga rrethanat ndėrkombėtare. Ky grup atdhetarėsh ishte i gatshėm tė luftonte me gjithė armiqtė e jashtėm dhe ata tė brendshėm vetėm e vetėm tė realizonte synimet e tij. Njė grup ose rrymė e dytė nė Lėvizjen Kombėtare ishte ai i tė moderuarve, siē u cilėsua po nga bashkėkohėsit, qė kėrkonte njėjtė sikur grupi i radikalėve karakterin kombėtar tė lidhjes sė pėrgjithshme, tė formohej njė vilajet i bashkuar e autonom shqiptar, por nuk e pranonin idenė e krijimit tė njė shtetit tė pavarur shqiptar. Nė raport me qeverinė osmane, ky grup synonte tė mbante marrėdhėnie tė mira dhe ēėshtjen e vilajetit autonom shqiptar e konsideronte si rezultat i vullnetit tė sulltanit, i cili do duhej tė kishte interes nė formimin e tij. Pėr dallim nga dy grupet e paraqitura mė sipėr, ekzistonte edhe grupi i tretė me ide prosulltaniste dhe pro politikės sė qeverisė osmane. Kėtė grup e pėrbėnin elementė klerikė e feudalė tė administratės sė vilajeteve, qė ishin tė privilegjuar nga pushteti osman. (Ekzistojnė qėndrime tė ndryshme lidhur me rrymat qė ishin prezente nė prag tė Kuvendit tė Prizrenit. Ndėr to pėrmenden: 1. Rryma e shqiptarėve qė kishin pėr qėllim mbrojtjen e tokave shqiptare nga copėtimi i huaj, por qė njėkohėsisht dėshironte tė ruante besnikėrinė ndaj sulltanit. Kjo rrymė pėrbėnte shumicėn e pėrfaqėsuesve tė Lidhjes sė Prizrenit. 2. Rryma e dytė pėrbėhej nga pėrfaqėsues qė ishin tė interesuar pėr arritjen e autonomisė sė Shqipėrisė me anė tė Lidhjes sė Prizrenit. 3. Nė rrymėn e tretė hynin pėrfaqėsues qė kishin pėr qėllim realizimin e aspiratave personale si anėtarė tė Lidhjes sė Prizrenit. Shih pėr kėtė: Instituti i Historisė – Prishtinė, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj nė histori (Materiale nga Konferenca Shkencore kushtuar 125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit mbajtur mė 9-10 qershor 2003 nė Prizren), Prishtinė, 2008, f. 227. Nė anėn tjetėr nuk mungojnė as pohime tė tjera qė grupet politike i rendisin nė dy rreshtime. Nėpunėsit reaksionarė myslimanė dhe kleri mysliman, qė ishin bashkėpunėtorė tė ngushtė tė qeverisė osmane, u munduan ta shndėrronin Lidhjen nė njė organizatė myslimane ballkanike, qė synonte tė forconte besnikėrinė ndaj Perandorisė. Kurse patriotė tė tjerė qė merrnin pjesė nė mbledhje, synonin tė ngrinin njė organizatė, ku tė gjithė shqiptarėt, pa dallim feje, tė bashkėpunonin pėr mbrojtjen e integritetit territorial tė Shqipėrisė dhe tė arrinin pavarėsinė e plotė nga Perandoria. Shih: Edvin Jasques, Shqiptarėt - Historia e popullit shqiptar nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme, Kartė e Pendė, Tiranė, 1996, f. 289. Nė njė burim serb thuhej: “... se nė Vilajetin e Kosovės u formuan dy parti tė mėdha e jo tė barabarta: e vogla, e cila ishte me Qeverinė Osmane, dhe e madhja, qė ishte kundėr saj. Nė Partinė e parė ishin ata qė i takonin shtresės sė pasur, me autoritet dhe qė zinte pozitė tė lartė nė pushtetin osman. Nė partinė e dytė pėrfshihej turma popullore e pėrgjithshme: proletarėt, hamejtė, mėditėsit, tė pashtėpitė, me njė fjalė, elementėt tė cilėt nuk kishin ē`tė humbnin, prandaj shpresonin se me njė kryengritje kundėr Portės pozita e tyre do tė pėrmirėsohej”, cituar sipas Skėnder Rizaj, Ēėshtja e administrimit tė viseve shqiptare nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (Konferenca Kombėtare e Studimeve pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881, I, Tiranė, 1979, f. 213; Sipas Bogumil Hrabak, tek shqiptarėt qė u grumbulluan nė Kuvendin e Prizrenit ishin formuar tri rryma politike: proturke, e cila pėrbėhej nga feudalėt e mėdhenj, e dyta pėrbėhej prej feudalėve tė imėt, intelektualėt dhe kleri i ulėt dhe e treta nga malėsorėt e Pejės dhe tė Gjakovės qė mė vonė ishte pėr pavarėsinė kombėtare, cituar sipas Marjan Prenkaj, Prizreni dhe rrethina nė shekullin XIX dhe Nė fillim tė shekullit XX, Instituti i Historisė i Kosovės, Prishtinė, 1998, f. 203. Sipas Petėr Bartl, Porta e Lartė ka marrė pjesė nė krijimin e Lidhjes Shqiptare, por nuk potencon masėn nė kėtė aspekt, e cila, sipas tij, ka mundėsi t`i ketė dhėnė nxitjen e fundit ngjarjeve nė Prizren, qė krijimin e Lidhjes Shqiptare ai e pranon si njė gjė tė volitshme pėr Portėn e Lartė, e cila edhe e ka mbajtur atė me paratė e qeverisė. Peter Bartl, Myslimanėt shqiptarė nė lėvizjen pėr pavarėsi kombėtare (1878-1912), pėrktheu: Nestor Nepravishta, Dituria, Tiranė, 2006, f. 145-146. )

    Mirėpo, proklamata qė Komiteti i Stambollit i kishte dėrguar Portės sė Lartė mė 30 maj tregonte qė shqiptarėt kishin vendosur tė marrin atė qė u takon atyre dhe se tokat e tyre u pėrkasin shqiptarėve. (Akte tė Rilindjes..., f. 19.) Nė kėto rrethana, pas njė mbledhje tė mbajtur nė Gjakovė, shqiptarėt lidhėn besė dhe vendosėn qė mė 10 qershor tė mbahej njė Kuvend nė Prizren, nė tė cilin do tė merrnin pjesė pėrfaqėsues nga tė gjitha viset shqiptare. (Kristaq Prifti, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet osmane (1878-1881), AKADEMIA E SHKENCAVE E RPS TĖ SHQIPĖRISĖ & INSTITUTI I HISTORISĖ, Tiranė, 1978, f. 3; Xh. Belegu, vep. e cit., fq. 16-17. Sipas njė relacioni tė konsullit tė Austro-Hungarisė nė Prizren, Jelinek, pėr konsullin e pėrgjithshėm nė Shkodėr, Lippich, tė datės 18 qershor 1878, mė 10 qershor nė Prizren ishte mbledhur paria dhe krerėt e tė gjitha fiseve tė Shqipėrisė sė Veriut, ėshtė fjala pėr ata tė Vilajetit tė Kosovės, mė pas delegatė nga Hercegovina dhe prej sanxhakut tė Novipazarit dhe se ishin duke pritur tė marrin pjesė edhe delegatė tė tjerė nga Shqipėria e Veriut dhe Shqipėria e Jugut, nga Epiri, Thesalia e Maqedonia. Vihet nė dukje se nė kėtė relacion konsulli Jelinek njofton se shqiptarėt e besimit tė krishterė deri nė kėtė kohė nuk ishin ftuar tė merrnin pjesė nė Kuvend. Shih mė gjerėsisht: B. Meta, F. Duka & M. Verli, Lidhja..., f. 140.)

    U ftuan tė merrnin pjesė udhėheqės lokalė, pėrfaqėsues shpirtėrorė fetarė dhe njerėz tė tjerė me ndikim nga tė gjitha viset shqiptare. Me gjithė dallimet e kursit politik qė ndiqnin rrymat e brendshme, ato ishin nė njė mendje qė tė formohej njė Lidhje nė Prizren. Kėshtu, Kuvendi i Prizrenit filloi punimet mė 10 qershor 1878. Atė ditė nė Prizren nuk kishin arritur tė gjithė delegatėt e krahinave shqiptare. Mungonin delegatėt e vilajetit tė Shkodrės, nisjen e tė cilėve e kishin penguar veprimet e fshehta tė valiut Hysen Pasha. (Akademia e Shkencave e RPS tė Shqipėrisė & Instituti i Historisė, SHQIPĖRIA nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (Dokumente arkivash franceze) I (1876-1879), Pėrgatitur nga Ligor Mile, Tiranė, 1978, dokumenti nr. 127.) Sipas kėsaj, Porta e Lartė, nuk luajti rolin e nxitėsit, por e pengoi qė nė fillim organizimin e kėtij Kuvendi. Po ashtu, nga vilajeti i Janinės arritėn vetėm dy delegatė (Abdyl Frashėri dhe Qazim Konica), pasi tė tjerėt ishin ende nė udhėtim. Ndėr figurat mė tė shquara qė merrnin pjesė nė Kuvendin e Pėrgjithshėm njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pashė Dibra, Hasan pashė Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator tė Kuvendit), Abdullah pashė Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajp Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashėri etj. (K. Frashėri, Noel Malcolm, Miranda Vickers).

    Kėshtu, gjatė kohės qė Kuvendi i zhvillonte punimet e tij, filloi tė nxirrte aktet e para me tė cilat paraqitej njė platformė e rrugės qė do tė ndiqte Lidhja e formuar.
    Aktet e para tė Kuvendit tė Pėrgjithshėm ishin: njė peticion pėr ēėshtjen shqiptare, dėrguar Kongresit tė Berlinit, njė peticion, dėrguar Portės sė Lartė, Akti i vendimeve (Kararname) dhe Urdhėresa (Talimat). Edhe pse peticionet e dėrguara Kongresit tė Berlinit dhe Portės sė Lartė kishin pėrmbajtje autonomiste dhe tė krijimit tė njė vilajeti tė bashkuar shqiptar, nė Kararname dhe Talimat, kishte njė pėrmbajtje shumėdimensionale, madje edhe thellėsisht kontradiktore, pėr shkak tė polarizimeve nė punimet e vendimet e Kuvendit. Sipas kėsaj mund tė thuhet se qėndrimet dhe orientimet e kundėrta qė janė pėrballur nė Kuvendin e Prizrenit, kanė reflektuar edhe nė karakterin dhe programin politik tė tij. Kėsaj iu bashkėngjit edhe mungesa e delegatėve tė vilajeteve tė Janinės dhe Shkodrės, tė cilėt ishin pėrkrahės tė autonomisė.

    Duke u pasqyruar nė kėto akte, sipas disa qėndrimeve, Lidhja mori karakter fetar, proqeveritar dhe ekspansionist pėr shkak tė mbizotėrimit tė myslimanėve nė tė. Forcat qė sundonin nė Kuvendin e Prizrenit ishin forca myslimane konservatore dhe nėpėrmjet tyre Porta mund tė ushtronte njė ndikim pėr interesat e veta. Kjo shpjegon pėrse shqiptarėt e Prizrenit luftonin nė fillim, bashkė me boshnjakėt myslimanė, pėr njė kauzė tė pėrbashkėt. Nga pohime tė tjera tė ngjashme, sulltan Abdyl Hamiti II kishte pėr qėllim qė aktivitetin e Lidhjes sė Prizrenit, tė cilėn ai e mbėshteti nė mėnyrė tė fshehtė, ta mbante nė vijė tė plotė me interesat e Perandorisė. (Oliver Jens Schmitt, Kosova – histori e shkurtėr e njė treve qendrore ballkanike, KOHA, Prishtinė, 2012, f. 131-132.). Me kėtė mbėshtetje, ai synonte pengimin e depėrtimit sllav nė pjesėn evropiane tė zotėrimeve osmane. Kėto pohime i ka nxjerrė edhe konsulli i Austro-Hungarisė nė Prizren, Jelinek, i cili njoftonte Vjenėn se nė fillim kishte ekzistuar bindja se organizimin e Lidhjes sė Prizrenit e kishte bėrė populli, por tani pėr tani drejtimin e saj e bėn Porta e Lartė, e cila nuk pengon mbledhjet qė mbahen aty, nė tė cilat marrin pjesė edhe zyrtarė tė vilajetit e tė mytesarifllėkut si protokollistė nė konsultime. (B. Meta, F. Duka & M. Verli, Lidhja..., f. 142, 148.) Kjo ka ndikuar edhe nė krijimin e pėrshtypjeve se gjoja karakteri dhe programi politik i Kuvendi dhe Lidhjes sė Prizrenit ishte jokombėtar (Robert Bideleux & Ian Jeffries, The Balkans: a post-communist history, New York, 2007, f. 518.), duke mos iu referuar edhe akteve tė mėvonshme, qė si rrjedhojė edhe e arritjes sė delegatėve tė tjerė tė nxirren akte qė i japin Lidhjes sė Prizrenit njė pasqyrė tė plotė kombėtare. Mirėpo, Akti i vendimeve (Kararname) pranohet edhe si akt autonomist, jo i dalė nė mėnyrė ekskluzive, por qė ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e kėrkesave tė mėhershme tė shqiptarėve, qė kishin pėrmbajtje pothuajse tė ngjashme, gjė e cila e bėnė Lidhjen me tipare tė njė organizate tė mirėfilltė kombėtare mbarėshqiptare. (Instituti i Historisė – Prishtinė, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj nė histori (Materiale nga Konferenca Shkencore kushtuar 125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit mbajtur mė 9-10 qershor 2003 nė Prizren), Prishtinė, 2008, f. 87; N. Bozbora, Shqipėria dhe nacionalizmi shqiptar nė Perandorinė Osmane (Osmanli Yönetiminde Arnavytluk ve Arnavut), pėrktheu nga origjinali nė turqisht: Dritan Egro, DITURIA, Tiranė, 2002, f. 170-171.) Mė 29 qershor 1878, ideologu i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, Sami Frashėri, kryeredaktor i gazetės “Terxhuman-i Shark” (“Zėdhėnėsi i Lindjes”) qė botohej nė Stamboll, duke pėrgėnjeshtruar gazetat evropiane pėr gjoja “fanatizmin fetar” qė e karakterizonte Kuvendin e Prizrenit, shkruante se “...midis udhėheqėsve shqiptarė qė janė mbledhur e po mbajnė Kuvendin nė Prizren, ka edhe tė krishterė dhe se kanė shkuar pėrfaqėsues edhe nga Mirdita..” – dhe vazhdon se po tė ishte e vėrtetė shpifja e shtypit evropian pėr “antikrishterizmin e Kuvendit tė Prizrenit” – “...nuk do tė ishin mbledhur nėnshkrime nga tė krishterėt” – dhe vėrteton se “...qėllimet e shqiptarėve nuk mbėshteten nė fanatizmin fetar, por nė idenė e kombėsisė”. (Akademia e Shkencave e Shqipėrisė & Instituti i Historisė, Sami Frashėri – Zėdhėnėsi i Lindjes (vepra 14), Pėrktheu nga gjuha turke-osmane: Kristaq Prifti dhe Vexhi Buharaja, Logos –A, Shkup, 2004, f. 40-41, 88, 110, 119, 127, 132, 134. Deri nė fund tė botimit tė saj, Sami Frashėri mbron me kėmbėngulje tė drejtat e shqiptarėve, kufijtė e Shqipėrisė, viset shqiptare nga rreziku i intrigave tė shteteve fqinje ballkanike, kėrkon bashkimin e vilajeteve shqiptare nė njė njėsi tė vetme autonome, shkrimin e gjuhės shqipe etj.) Historiani Sadulla Brestovci nė studimin e tij me titull “Kararnameja – program i parė i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit”, tėrheq vėmendjen dhe kujdesin qė duhet vėnė nė pah gjatė zhvillimit tė punimeve tė Kuvendit tė Prizrenit, mbi Aktin e vendimeve (Kararname), domethėnien dhe karakterin e saj, duke pasur parasysh se shqiptarėt nė kėtė kohė ishin tė bashkuar pa asnjė dallim qė “tė mbronin integritetin territorial dhe ta krijonin shtetin e tyre autonom, nė mes edhe tė pavarur”, pohim tė cilin e nxjerr nga burime tė shumta relevante tė kohės. Nė kėtė kontekst, sipas tij Akti i vendimeve (Kararname) nuk pėrmbante elemente tė prera qė i jepnin Lidhjes karakter proislamik-ekspansionist, por njėkohėsisht nuk pėrmbante elemente tė plota qė e bėnin atė me karakter kombėtar shqiptar, mirėpo qė nga fillimi atė e pėrcjellin nene kontradiktore si pasojė edhe tė situatės mjaft komplekse pėr kohėn. Me sa u paraqit mė sipėr, Akti i vendimeve (Kararname) nuk duhet shikohet si bazė e vetme pėr tė nxjerrė pėrfundime tė prera lidhur me karakterin dhe programin e Kuvendit tė Prizrenit (Lidhjes sė Prizrenit), ngase kėshtu nė mėnyrė tė reduktuar apo tė pjesshme, i shmanget njė rrjedhe tė kaluar tė vijės kombėtare tė shqiptarėve dhe ngjarjeve qė do tė zhvilloheshin mė vonė.

    Si rezultat i njė kundėrshtimi dhe mobilizimi tė masės sė pėrgjithshme me pikėpamje kombėtare dhe pėr shkak tė kontradiktave qė kishin dalė me rastin e miratimit tė akteve tė para tė Lidhjes (17 qershor 1878), mė 2 korrik 1878, pasi kishin arritur edhe delegatė nga viset e tjera tė Shqipėrisė, Kuvendi i Pėrgjithshėm i Lidhjes, e zėvendėsoi Aktin e vendimeve (Kararname) me njė Rezolutė ose Kanun tė ri. Kuvendi i Pėrgjithshėm u mblodh nė Prizren mė 1 korrik 1878. Nga 300 delegatėt qė, sipas disa dėshmive, kishin ardhur nė Prizren, njihen tė paktėn 140 emra, nga tė cilėt 96 nga Kosova, 26 nga Shkodra dhe 20 nga vilajeti i Janinės. Pas dy ditė diskutimesh Kuvendi i Pėrgjithshėm miratoi, mė 2 korrik 1878 kėto vendime:
    1. Nuk duam tė pranojmė tjetėr qeveri, pėrveē asaj tė Portės sė Lartė. (Pėrderisa nė Aktin e vendimeve shprehej njė besnikėri edhe ndaj fesė, tashmė ishte bėrė njė shkėputje e plotė nė kėtė drejtim. Edhe nė kėtė akt pranohej pushteti osman, por ishte e qartė se ēdo lėvizje tjetėr qė ēonte shqiptarėt drejt njė pushteti tjetėr ose copėtimi tė mėtejshėm, ishte i papranueshėm. Lidhja e formuar nė Prizren nuk ishte e interesuar qė nė fillim tė krijonte raporte armiqėsore me pushtetin osman, ngase ishte me rėndėsi pengimi i copėtimit tė mėtejshėm tė viseve shqiptare.)
    2. Po qe se kėrkesa jonė, drejtuar Portės sė Lartė dhe Kongresit, qė Serbia dhe Mali i Zi tė zbrazin viset e okupuara prej tyre, nuk do tė merret parasysh, ne tė gjithė do tė rrokim armėt pėr ēlirimin e tyre. (Me gjithė kontradiktat e paraqitura edhe nė kėtė akt, dėshmohet fryma kombėtare qė po e zbėrthente Lidhjen nga disa elemente proqeveritare drejt njė organizate me karakter dhe program politik plotėsisht kombėtar. Me kėtė rast si Kongresi i Berlinit, po ashtu edhe qeveria osmane, kėrcėnoheshin pėr respektimin e kėrkesave tė drejta qė kishin shqiptarėt pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore dhe tė qenies kombėtare.)
    3. Po qe se trupat tona nisen nė luftė, ne do t`u pėrmbahemi dispozitave tė Vendimeve dhe tė Urdhėresės.
    4. E gjithė fuqia jonė e armatosur do tė ndahet nė pesė korpuse; kėto do tė pėrqendrohen nė Shkodėr, Shkup, Kosovė, Novipazar dhe Hercegovinė, nga njė (korpus) nė secilėn.
    5. Trupat qė do tė mobilizohen nė Shkodėr, do tė sulmojnė Malin e Zi. Oficerėt dhe flamurtarėt e tyre do tė zgjidhen prej popullit.
    6. Pėrveē trupave tė veta, pėr nė Guci do tė dėrgohen 2000 burra prej kontingjentit tė Gjakovės dhe nė Beranė 1000 burra prej Pejės.
    7. Novipazari do tė dėrgojė pėr nė Kolashin 1000 burra prej trupave tė tij.
    8. Pėr Bjelopoljen do tė mjaftojė kontingjenti i mobilizuar prej banorėve vendas.
    9. Pėr nė Priepolje, Ēajnicė, Tashlixhė dhe Foēė, pėrveē kontingjenteve tė tyre, do tė dislokohen 2000 burra prej korpusit tė Novipazarit.
    10. Pėr mbrojtjen e vijės Gaēkė-Trebinjė, pėrveē trupave qė do tė japė Hercegovina, do tė dėrgohen 10.000 burra prej Sarajevės. Tė gjitha kėto sė bashku do tė formojnė korpusin e Hercegovinės.
    11. Trupat qė do tė mblidhen nga Shkupi, Kosova dhe Novipazari do tė sulmojnė Serbinė nė pėrputhje me udhėzimet tona.
    12. Kur armiku do tė kėrcėnojė ndonjė prej vendeve tė sipėrtreguara, do tė lajmėrohen nga komandanti i pėrgjithshėm tė gjithė komandantėt e tjerė. Sulmi kundėr armikut do tė fillojė atėherė prej tė gjitha anėve njėherėsh.
    13. Nė qoftė se, nė rast lufte me Malin e Zi, Serbia mbetet neutrale, do tė dėrgohet nė ndihmė njė korpus nga trupat e caktuara pėrkundėr Serbisė, pėr tė vepruar nė Mal tė Zi, dhe anasjelltas, njė kontingjent i caktuar pėrkundėr Malit tė Zi do t`u shkojė nė ndihmė trupave qė veprojnė kundėr Serbisė.
    14. Nė qoftė se duhet tė luftohet kundėr tė dyve, Serbisė dhe Malit tė Zi, atėherė, trupat e mobilizuara pėrkundėr tė dyve do tė zhvillojnė luftėn nė mėnyrėn e sipėrshėnuar dhe burrėria e qėndresa nuk do t`i lėnė gjė mangėt frymės sė marrėveshjes dhe betimit tonė. (Me gjithė kontradiktat e paraqitura edhe nė kėtė akt, dėshmohet fryma kombėtare qė po e zbėrthente Lidhjen nga disa elemente proqeveritare drejt njė organizate me karakter dhe program politik kombėtar. Me kėtė rast si Kongresi i Berlinit, po ashtu edhe qeveria osmane, kėrcėnoheshin pėr respektimin e kėrkesave tė drejta qė kishin shqiptarėt pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore dhe tė qenies kombėtare. (Akte..., f. 56.)
    Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet edhe njė vendim i ditėve tė para tė muajit korrik 1878, qė ka nxjerrė Komiteti Kombėtar i Lidhjes nė Prizren mbi marrjen e masave administrative dhe ushtarake tė nevojshme pėr ruajtjen e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė. Nė kėtė vendim thuhet:
    1. Krijimi i njė komiteti qendror, selia e tė cilit ėshtė caktuar nė Prizren, dhe qė do tė jetė i ngarkuar me detyrėn e kontrollit.
    2. Nė ēdo kryeqendėr tė sanxhakėve tė Shqipėrisė do tė zgjidhen nėnkomitete; mobilizimi i njerėzve, vjelja e tė dhjetave, blerja e ushqimeve, shpėrndarja e armėve dhe e municioneve do tė jenė detyrat e tyre.
    3. Tė gjithė burrat e aftė, tė paktėn njė njeri pėr familje, duhet tė marrin armėt.
    4. Sanxhaku i Shkodrės, duke pėrfshirė malėsinė, duhet tė japė 30.000 burra.
    5. 30.000 burra tė rretheve tė Tiranės, Elbasanit, Ohrit, Matit dhe Dibrės duhet tė shkojnė nė Shkodėr pėr tė formuar njė korpus tė vetėm me kontingjentin e kėtij sanxhaku.
    6. Pikat e grumbullimit tė korpuseve do tė jenė Prizreni, Peja, Kosova Novipazari dhe Shkodra.
    7. Pėr tė plotėsuar nevojat e korpuseve, tė dhjetat, nizameja (e drejta pėr pėrjashtimin e tė krishterėve nga shėrbimi ushtarak), si edhe njė taksė qė do tė vihet mbi ata qė nuk do tė marrin pjesė nė luftė, do tė vilen nga nėnkomitetet pėr kėtė qėllim.
    8. Porsa tė njoftojė Kongresi i Berlinit vendimet e tij, dhe, nė qoftė se kėto pėrmbajnė lėshime territoriale ndaj Malit tė Zi dhe Serbisė nga ana e Shqipėrisė, kėtyre principatave do t`u bėhet thirrje tė zbrazin pozicionet qė kanė pushtuar dhe, nė rast se nuk pranojnė, do tė hidhen me forcė nė kufijtė e tyre tė vjetėr.
    9. Ėshtė vendosur dėnimi me vdekje pėr cilindo qė nuk do t`i pėrgjigjej thirrjes sė nėnkomiteteve pėr tė marrė armėt ose qė do tė ikte pėrpara armikut... (Akte..., fq. 58; IHP, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet diplomatike franceze (1878-1881), hulumtoi, pėrzgjodhi dhe pėrgatiti: Prof. dr. Gjyltekin Shehu, Prishtinė, 2010, f. 36.)

    Ky vendim e bėri organizatėn e Lidhjes sė Prizrenit si Lidhje Kombėtare Shqiptare, e ndėrtuar mbi platformėn e Rilindjes Kombėtare. Ajo tani do tė pėrfaqėsonte tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve si brenda, por edhe jashtė territorit tė Perandorisė Osmane. Ēdo vlerėsim tjetėr qė i ėshtė bėrė karakterit dhe programit politik tė Kuvendit tė Prizrenit (qershor-korrik 1878), pėr motive tė ndryshme dhe tendencioze, ėshtė jo objektiv dhe nuk pėrkon me realitetin kohor, por edhe tė mėvonshėm tė veprimtarisė sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Vendimet e Kuvendit tė Prizrenit nė fillim tė korrikut 1878, e forcuan organizatėn e formuar nė Prizren dhe i dhanė asaj njė fizionomi pėrmbajtjesore tė gėrshetuar me kėrkesat dhe nevojat kombėtare tė shqiptarėve dhe, siē ka vlerėsuar akademik Kristo Frashėri, e vėnė Lidhjen e Prizrenit “nė shinat e Rilindjes Kombėtare”.
    Kėshtu, nė emėr tė kombit shqiptar ajo do tė paraqiste kėrkesat themelore, si: njohjen e kombit shqiptar si njė e tė pandarė dhe respektimin kundrejt tij tė parimit tė kombėsisė nė tė gjitha drejtimet, ruajtjen e paprekshmėrisė e tė tėrėsisė sė trojeve kombėtare shqiptare dhe bashkimin e tokave shqiptare nė njė njėsi tė vetme me administratė shqiptare me gjuhė shqipe dhe kryeqendrėn e vet.

    Dar_di
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •