Kryetari i komisionit tė tė drejtave tė njeriut dhe lirive tė njeriut nė parlamentin turk Aihan Sefer Hustun dhe Xhemal Jellmaz Demir dhuruan sot njė kontribut prej 30 mijė eurosh pėr 10 jetim shqiptar. Ndihma e shpėrndarė nė formėn e njė pensioni mujor pėr 2 mijė jetimėt shqiptarė do tė ndhet nga shoqata “ALSAR”.
“Sot shoqata ALSAR pėrcjell ndihmat pėr 2 mijė e jetimė, me ndihėm e Ihahasė dhe shoqatave tė tjera. Unė kam besimi nė ALSAR do tė bėhet njė nga shoqatat mė aktive nė botė. Pasuria e njė shteti nuk varet vetėm nga paraja, por dhe nga ndihma qė ky shtet i bėn peronave nė nevojė. Kėto organizata nuk ndajnė vetėm ndihma. Historia , kultura dhe vėllazėria jonė ėshtė 1. Nė fillim tė programit dėgjuam himnin e flamurit, tė gjithė himnet janė tė respektuara aj tregon vlerat sakrificat dhe tė ardhmen e njė vendi. Ashtu si dhe himni jone tregon vlerat dhe synimin pėr tė ardhmen qe kemi ne si Turqi. Himnin tonė e ka shkruar njė shqiptar, Mehmet Arki Tersoi. Sot ai ėshtė kurora e 76 milion turqve ne Turqi”, theksoi deputeti Xhemal Jellmaz Demir.
Ndėrsa Aihan Sefer Hustun ėshtė shprehur se jetimėt shqipatarė nuk janė vetėm.
“Sot jemi kėtu pėr tė thėnė se jetimėt shqiptar nuk janė vetėm. Nėse jetimet nuk ndihmohen ato do e marrin hakun njė ditė tjetėr pse nuk paguhen. Perėndimi veproi nė mėnyrė tė padrejtė duke groposur paratė e tyre nė banka tani po mundohen ti shpėtojnė . Na pyesin si e bėjmė njė veprim tė tillė, ne jemi njerėz tė mėshirės dhe ju nuk mund ta kuptoni kėtė ndjenjė. Ne do vijojmė tė zgjasim dorėn tonė pėr njerėzit nė Bosnje, Kosovė dhe Shqipėri, Lindjen e Mesme, Azi, Afrikė dhe mė gjerė. Synimi jonė tė nxjerrim njė botė tė drejtė. Shpresoj qė kėta fėmijė tė bėhen e ardhmja e kėtij vendi dhe ti shėrbejnė . Falenderoj shtetin shqiptar qė ka mundėsuar ambientet pėr kėtė aktivitet. Rroftė vėllazėria turko-shqiptare”,u shpreh ai pėr “News 24”