Protokolli i Korfuzit dhe Himara nga Dr. Konstantin Gjoka
Nga qeveria e Ismail Qemalit, e Princ Vidit deri 1923 Himares ju njohen te Drejtat e lirise mbi token. Prill 1923 qeveria shqiptare hoqi Venomet dhe qe nga ky moment, filloi degadenca, renia e lirise, skllaverise, gjenocidit, marja e tokes, neneshtrimi. Himarioti humbi busullen, u corientua nga turqit, sllavet, komunistet, pseudo nacionalistet, patriotet fallco.
Prof. K. Ulqini thote: “The right of self-rule, gained by fighting, against different rules, the himatiots colled Venome.”[1] “Kerkesat e Himares me 1921 per ceshtjen ekonomike, fetare u pranuan nga parlamenti Shqiptar. Fan Noli, u be armik i Himares se me lufte duke vrare dy gra e plagosur shume te tjera, ne perleshje me xhandaret, deshi tu merte token.”[2] Kete gje e realizoi Enveri.
“Per hir te Venomeve dhe te varferise, Himara asnjehere nuk ariti te behet njesi kushtetuese. Me Venomet e miratuara nga kreret, ajo ja tejkaloi Xhibalit dhe sheriatit. Venomet u bene e drejta urbane si ne shume qytete te tjera.”[3] Prof. Viron Koka venomet gabimisht i quan privilegje te vetadministrimit apo autonomise administrative.”[4] Ato ishin te drejta te ruajtura me arme qe Perandoria Osmane nuk ja hoqi dot. “Per fshatarin Venomi kish kuptim qe cdo njeri gezonte token e tij. Per garantimin e paqes, jetes se lire, mbrojtjes se tokes, do ti paguante kryelakut dicka ne para, me kusht qe i huaji, turq, qofte edhe tagarmbeledhesi te mos dukej asnjehere. Kryeplaku e dorezonte kuleten e pareve ne maje te shpates.”[5]
Permbajtja e Venomeve te vitit 1492 ishte si me poshte;[6]
- Mosshtrirja e sistemit te timarit ne teritorin e Himares. Kjo do te thoshte ruajtja e sistemit te prones se vogel private mbi pasurine e patundshme si dhe ajo kolektive mbi kullotat, pyjet, burimet ujore etj.
- Vetadministrimi i krahines permes organeve tradicionale te saj, qe qene pleqesite , dhimogjerondite, te dy niveleve ( te fshatit dhe te krahines ). Keto mbeledhje therisnin perfaqesues nga cdo shtepi si dhe per ceshtje lufte, qe s’ishin te ralla edhe nga tere fshatrat.
- Importimi dhe eksportimi i mallrave pa paguar taksa doganore, nje e drejte qe nuk ishte e drejte eskluzive vetem e Himares.
- E Drejta e lundrimit te lire, pa kufizime me anijet e tyre ne tere portet e Perandoise Turke pa ju nenshtruar kontrollit.
- E Drejta per t’u paraqitur para organeve Turke te armatosur, qofte para autoriteteve te Vlores, Delvines, Gjirokastres. Ndersa Kapedanet mund te vizitonin te armatosur edhe autoritet e Janines.
- Himariotet kishin te Drejte te caktonin nje perfaqesues te krahines ne Stamboll, i cili komunikonte direkt me Sadrazemin ( kryeministrin e Perandorise ), per ceshtje te rendesishme qe kishin te benin me krahinen.
- Himarotet kishin obligime te paraqiteshin ne lufte krahas Sulltanit te Turqise, por ruanin te drejten te paraqiteshin me Flamurin e tyre dhe nen komanden e Kapedaneve te tyre.
- Himariotet kishin obligime te paguanin haracin, detyrimin ne para, si njohje te autoritetit te Padishahut, por nga ana tjeter ata nuk pranuan te quhshin Raja, ndaj haraci i dorezohej autoriteteve turke, me nje qese te varur mbi majen e jataganit.
Me 1920 u rrezua qeveria e Durresit, dhe u formua kabineti i Sulejman Delvines, Himara ngeli e vecuar. Vlora kerkonte ne qeveri t’i hiqnin Himares te Drejtat shekullore. Per te mos bere konflikt Qeveri vendosi :
- Te njihen venomet e vjetra per nje pagese te prere.
- Feja : liri e plote dhe pasuria e kishave te jete e tyre.
- Arsimi : Gjuha shqipe do te jete obligatore dhe zyrtare. Greqishtja do te jete e lire te mesohet si gjuhe e dyte nese do te cfaqet deshira nga populli.
- Sherbimi ushtarak do te behet vetem nga Shkumbini e poshte, do te thiren ne stervitje vetem tre here ne muaj. Ne rast lufte do te meren parasysh pa perjashtim rregullat e pergjithsheme te shtetit.
- Nenprefekti dhe komisari i policies do te jene te krishtere dhe jo himariote.
- Himara do te kete gjykate jo me te vogel se pajtuese dhe kryetari i saj do te jete kristian dhe jo Himariot.
- Deputetet : Himara ka te drejte te kete dy deputete pa mare parasysh numurin e popullsise. - Amnisti per ceshtjet penale dhe politike.
Dokumenti ka daten 2 Qershor 1921. Me 1923 Zogu u orvat te hiqte Venomet, por nuk mundi dhe u terhoq. Me 1927, me 1932 Zogu tentoi, te heqe te drejtave e himarioteve .
Protokolli i Korfuzit 17 Shkurt 1914
Princ Vidi u pėrpoq tė zgjidhte problemin e luftės qė zhvillohej ndėrmjet forcave ushtarake shqiptare dhe autonomiste epirotase. Oficeri holandez Koloneli Tomson, ardhur nė Shqipėri, me vendim tė Fuqive tė Mėdha, pėr tė ristrukturuar xhandarmėrinė shqiptare dhe i caktuar si Komisar i Jashtėzakonshėm pėr Shqipėrinė e Jugut, u ngarkua tė hyjė nė bisedime me pėrfaqėsuesit autonomist.
Koloneli Tomson u parashtroi Epirioteve dhėnjen e disa“ tė drejtave tė veēanta.” Tė ndodhur para zgjerimit tė njė lufte civile, Fuqitė e Mėdha, tė pėrfaqėsuar nga KNK-ja u detyruan, mė 24 prill 1914, tė pranonin rishikimin e qėndrimit tė mė parėshėm tė tyre nė pėrcaktimin e kufive teritoriale tė Shqipėrisė, vendosur me Protokollin e Firencės. Mė 17 maj tė vitit 1914 nėnshkruhet nė Hotelin “Orea Elvetia,” Protokolli i Korfuzit ( qe ishte bere me 17 shkurt ne Korfus ), me praninė e Fuqive tė Mėdha, tė pėrfaqėsuesit tė Qeverise se Shqipėrisė, Mehdi Frashėrit dhe tė pėrfaqėsuesve tė Qeverisė sė Epirit Autonom.
Protokolli i Korfuzit legalizoi autonominė e Epirit tė Veriut dhe tė Himarės nė juridiksionin e shtetit shqiptar. Me nėnshkrimin e tij anullohej de fakto dhe de jure Protokolli i Firencės. Ai parashikonte qė Prefektura e Korēės dhe e Gjirokastrės tė formonin njė qeveri autonome, nėn shtetit shqiptar. Ai u njohu 2 krahinave Autonome, tė drejta dhe liri tė plotė qeverisjeje, besimin, arsimimin, gjuhėn amtare dhe organizimin shoqėror. Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit me kėrkesėn e Spiro Spiromilos i njohu Himarės venomet duke arsyetuar:
“ Pasi dėgjuam Kryetarin e Himarės nė prani tė pėrfaqėsueve tė Epirit dhe duke mbajtur shėnim kėrkesat e tij pėr ruajtjen e venomeve, si dhe sugjerimet e reja nė interes tė Himarės dhe nė tėrėsi tė pretendimeve tė pėrgjithshme, Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit do t’i shtrojė ato dhe sugjerimet e tjera pėr Epirin, pėr kontrollim dhe miratim nga ana e Fuqive tė Mėdha dhe nga ana e Qeverisė Shqiptare.
Kerkesat: “ Gjatė njė periudhe dhjetėvjeēare Kryetari do tė jetė i huaj, oficer Hollandez, Komandant i Policisė nė Himarės, do tė mund tė kryejė funksione qeverisėse, sepse vetėm njė i huaj do tė mund t’i imponohej kėsaj popullsie, zakonet dhe karakteri sė cilės janė pėr pavaresi dhe qė nuk mund tė vendoset lehtėsisht nė kuadrin e ligjit. Nga ana e vet, Prijėsi i Himarės uron, qė Administratori tė mbajė titullin e Kryetarit tė Himarės.
Krahina e Himarės do tė pėrfshijė . . .
Ndėrhyrje dhe prani ushtarake greke nuk do te kishte. Deri ate dite Provinca e Himares pėrbėhej nga 18 fshatrat dhe Krahina vetqeverisej plotėsisht. Pjesėmarrja e popullsisė muslimane nė organizimin e Himarės do tė pėrbėjė kurdoherė njė rast tė veēantė dhe do tė jetė njė garanci pėr qeverinė shqiptare. Asnjė krahinė ( zonė ) tjetėr nuk mund tė jetė pjesė e krahinės sė Himarės.
Mbėshtetur nė venomet e vjetra tė tyre, himariotėt merrnin pjesė, nė Luftėn e Perandorisė, me simbole tė veēanta, duke pasur e pėrdorur flamurin tyre. Flamuri Himariot do tė valėvitet krahas flamurit Shqiptar, ndaj kjo gjė do t‘u sigurohet.
Policia e Himarės nuk do tė pėrdoret nė asnjė rast jashtė kufijve tė dy krahinave, tė Gjirokastrės dhe tė Korēės. Administrativisht krahina e Himarės do tė pėrfshihet nė Prefekturėn e Gjirokastrės. Gjithashtu kėrkohet qė Himara tė jetė qendėr gjykate dhe qė gjykata e paqit tė zgjidhet nga tė krishterėt ortodoksė epirotas, tė cilėt tė kenė kompetenca tė zgjerua-ra veēanėrisht pėrsa i pėrket sė drejtės gjyqėsore penale, pėr zbatimin me rreptėsi tė ligjit nė vend, sepse, pėr fat tė keq , nga mos gjykimi i drejt, ka ndodhur qė kėta njerėz kaq krenarė pėr tė kaluarėn e tyre tė lavdishme, tė kenė shkuar nė vende tė largėta (ku edhe komunikacioni ėshtė nė gjėndje tė keqe ) pėr rastesh padije pėr bema krimi tė rėndė ose pėr shkelje tė ligjit”
Mė 19 qershor tė vitit 1914 Protokolli i Korfuzit u ratifikua nga Fuqitė e Mėdha dhe Qeveria Shqiptare. Nė telegramin dėrguar nga August Kral- Kryetar i Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, Kryetarit tė Qeverisė Autonome tė Epiri -Zografos, , theksohet: se “Lartėmadhėria, hegjemoni i Shqipėrisė dhe Qeveria e tij pranuan tėrėsisht dhe pa kufizime marrėveshjen e Korfuzit dhe i lanė KNK liri tė plotė tė rregullojė pas shqyrtimit nė vend, problemin e Himarės”.
Mė 23 qershor deri mė 6 korrik 1914, Asamblea Epirotase e mbledhur nė Delvinė, pas diskutimesh tė gjata, e miratoi Protokollin e Korfuzit, me perjashtim tė pėrfaqėsisė himariote. Duke marrė fjalėn nė emėr tė pėrfaqėsisė sė Himarės nė Asamblenė Epirotase tė Delvinės, me ton tė ashpėr dhe tė prerė, Spiro Spiromilo ndėr tė tjera theksoi se:
“ Himara e denoncon kėtė protokoll, jo vetėm se nuk e firmosė, por qėndron nė vendimin e Mbledhjes Epirote tė Gjirokastrės. Nuk njoh unė protokoll e dhevtero-koll, unė kėrkojė Autonomi tė plotė (te Himares brenda Epirit ) ose katastrofė…”.Pas kėsaj pėrfaqėsia himariote largohet demostrativisht nga mbledhja dhe nuk merr pjesė nė votimet pėr miratimin e Protokollit tė Korfuzit.
Rrjedhja e ngjarjeve tregoi se Spiro Spiromilo dhe pėrfaqėsia himariote nė Asablenė Epirotase tė Delvinės, me qėndrimin e tyre, kishin tė drejtė. Nė asnjė rast, nuk u krijua asnjė mundėsi pėr vėnjen nė jetė tė kėrkesave dhe normave qė parashikonte Protokolli i Korfuzit. Ai mbeti si njė dokument ndėrkombėtar qė nuk u zbatua, por as u hodh poshtė nga asnjė palė nėnsh- kruese.
Ne Protokollin e Korfuzit, Fuqite e Medha pranuan kushtet e Epirit qe jane: Epiri i Veriut eshte autonom, ne perberje te Shqiperise, i varur prej saj por me disa kopetenca lokale.
- Njeh Princ Vidin si Mbret te ligjshem.
- Dergon deputetet e tij ne Parlamentin Shqiptar.
- Gjuha zyrtare e Epirit te Veriu eshte gjuhe greke.
- Ne bashkesite greke gjuha e shkollave do te jete greqishtja dhe shqipja do te mesohet njekohesisht ne shkolle ne tre vitet e shkolles fillore.
- Do te kene forcat e tyre te armatosura me oficeret e vet dhe ne raste lufte apo revolucioni ne rajonet e jugut, asnje repart ushtarak jo vendas do te trasferohet apo perdoret ne keto zona.
Per zonen e Himares jane ndermare edhe vendime te vecanta si zone heroike. Me 23 qershor 1914, Zografi u informua zyrtarisht se qeveria shqiptare kish pranuar plotesisht dhe pa asnje reserve Paktin e Korfuzit.
Protoklli Korfuzit te vitit 1914 u firmos nga perfaqesuesit e :
Anglise. Lab
Gjermanise, Bigel
Austrise, Kral, Sahtain
Frances, Krazefski
Rusise, Petrof
Italise, Lauro
Shqiperise, Mehdi
Greqise, Zografos, Karapanos.
Me 1919 ne Paris u krijuan konturet e Evropes se re, protokoll e humbi rendesine, por nuk u cfuqizua. Material baze nga libri “Stuhi ne qender te perandorise’ dhe libri Kushtuar 100 vjetorit te clirimit te Himares.
referenca:
[1] Kahreman Ulqini, Himara ne Shekuj, f. 389
[2] Gazeta Drita, Gjirokster, 25 shtator 1924, Gazeta e orces, Korce, 6 shtator 1924 me teme Ngjarjet e Humares, si dhe gazeta Politika e Vlore 28 XI 1924.
[3] Petro Marko, Diten qe rojta une, Tirane, 04, f. 281, nga Spiro Rusha, Himara ne stuhite e shekujve, Tr. 2001, f. 122. cituar nga K.Ulqini, Organizimi i vjeter shoqeror te shqiptareve, N.York, 1996.
[4] Prof. Dr. Viron Koka Himara ne Shekuj, Tirane, 2004, f. 22.
[5] Spiro Rusha, Qeparoi…Tirane 2005, f. 35
[6] Dr. Kristaq Jorgji, kopje doreshkrim i Studimit per Himaren, mare ne Washington 2005.
[7] Henry Barlein, ‘Southern Abania under the Acroceraunian Mountain,’ Argonaut Inc. Publisher, 1922
Krijoni Kontakt