Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sot 100 vjetori i Maskarës së Selanit

    Sot 100 vjetori i Maskarës së Selanit

    Postuar në: Dossier | Me: 27/03/2013

    Si u kurdis plani famëkeq dhe djallëzor ndaj krerëve të Çamërisë

    Më 19.3.1913, në qytetin e Paramithisë, mitropoliti i Paramithisë, Athanagora Neofiti, kapiten Dhimitriadhi dhe dy oficerë të ardhur nga regjimenti i pavarur, të komanduar nga Ipiti, si dhe Panajot Zorba nënprefekt i Paramithisë dhe disa oficerë si Dhimosten Ringa, Dhimitër Çaçi nga Paramithia, Apostol Zoga e Jorgo Pako nga fshati Gliqi, kurdisën planin famëkeq dhe djallëzor për një masakër të disa krerëve e patriotëve të Çamërisë, për të terrorizuar e nënshtruar popullsinë muslimane, deri në detyrim për t’i larguar nga trojet e tyre amtare.

    Këtë detyrë u caktua për ta bërë krimineli nga Gjiriti Marko Deljanaqi, Joti Spiros Popova, Stefan Theodhoraqi, Kozma Kaloi, e të tjerë. Ky urdhër u tha se vinte “nga lart”, ku u përmend emri i kolonel Ebitis. Këtyre kriminelëve ju dha edhe orientimi që ky operacion të kryhej shpejt dhe pa zhurmë, me një dinakëri greke dhe pa derdhur asnjë plumb.

    Aty u caktua se si do të ndaheshin dhe si do të niste operacioni për arrestimin e çamëve. Marko Deljanaqi, ushtar i zellshëm i eprorëve kriminelë,dhe ndihmësave të tij, si Spiro Foto, e të ndihmuar nga priftërinjtë Kalustis dhe Papakosta, mblodhën andartët e postkomandove të fshatrave përrreth, si dhe kriminelë antishqiptarë nga fshatrat orthodhoksë të malësisë së Paramithisë, si Currila, Leftehuar, Llabanicë, Pllakoti, Selan, Popovë, etj. duke bërë mbi 200 kriminelë antiçamë. Në atë formacion nuk mungonte, përveç komandove, as Vasil Kollovoi nga Sotira, Theodhori Kaceli, Vasil Mastora, Angjel Nasto,Toli e Perikli Furka, Zhozho Bozako e Vasil Mitro Vasili, Jorgo Pako e Haris Konomi, që ishin nga fshati Gliqi, Jorgo Zhonda e Sotir e Nikoll Kutupi, nga Popova, Trifon Bello nga Selani, Theodhori Kopuli e Llambro Shuti, nga Sajadha, Hristo Hristovasilivllah nga Suli, Stefan Thodhe, Jan e Koço Fidhi, Koço Danello, Mitro Thoma e Panajot Nini nga Pleshavica,Vangjel Sotir Cili nga Nihori, Mihallaq Spiro, Angjel Luçi, Vangjel Jani nga Dhrahomia, Mihal Çito e të tjerë. Këta e të tjerët, ca të veshur ushtarakisht, dhe ca me veshje civile të armatosur rëndë, u grumbulluan në garnizonin e Paramithisë.

    Pas disa ditësh stërvitje, ditën e diel, që binte data 27.3.1913, të gjithë këta kriminelë dolën nga garnizoni i Paramithisë që në orën tre të mëngjesit dhe u drejtuan për nga veriu i Paramithisë, drejt fshatit Nihuar, për të zbatuar urdhërin famëkeq të kryesisë së andartëve, për të arrestuar e eliminuar krerët patriotë dhe kryetrimat e luftës mbrojtëse të Janinës. Nga listat e gjata të luftëtarëve çamë, ata që do të përjetonin masakrën e parë ishin futur në rreth, për t’u eliminuar si kundërshtarë e antigrekë. E gjithë kjo ushtri, në errësirën e mëngjesit, u gjënd para fshatit Nihuar. Para se të hynin në fshat, komanda e këtyre kriminelëve dha komandën e ndalimit.

    Nga një mbledhje operative dhe pak mënjanë turmës së andartëve, u vendos që andartët të ndaheshin në dy grupe, me qëllim që aksioni të kryhej shpejt. Aty u vendos radha e fshatrave, si dhe arrestimi pa zhurmë. Pas trokitjeve, kur të dilte personi do t’i thuhej se “kërkohej nga qeveria për t’u zgjedhur në post drejtues të fshatit a qytetit”, dhe sakaq do të arrestohej menjëherë. Grupi i parë do ta niste aksionin nga fshati Nihuar, i cili arrestoi dhjetë vetë; Bejaz Selimin, Adem Shehun, Durrahman Dautin, Harun Qamilin, Husejn Selimin, Rexhep Hasanin, dhe Nusret Shehun.

    Pasi i lidhën dy e nga dy me tela, i vunë përpara në rrugën për të dalë në fshatin Shëmrizë, ku arrestuan Abedin Rakipin, Kasëm Osmanin, Sadush Dinen dhe Maksut Muharremin. Pasi i lidhën dhe këta, i bashkuan me ata të Nihorit. Pas këtij fshati, zbritën poshtë nga jugu për të dalë nga mbrapa fshatit Nikolicë. Në Nikolicë arrestuan tetë vetë: Hajri Mazen, Muhtar Dautin, Rifat Meron, Isa Nexhipin, Sherif Jonuzin e Veli Harunin. Nga Nikolica u drejtuan për në fshatin Grikë, ku aty arrestuan vetëm Selim Yzeirin dhe Malko Hasanin. Pasi i grumbulluan të lidhur, duke i kërcënuar me majat e bajonetave, i drejtuan për në fshatin Skupicë.

    Nuk kishin ecur as dy a tre kilometra, kur andartët ndeshen me katër djem nga fshati Vrisi, të cilët kishin bërë gjithë atë rrugë në këmbë nga rrethinat e Janinës dhe kapen nga andartët afër fshatit të tyre. Këta ishinasan e Shaqir Sulejmani, Rexhep Vërsela e Ruhan Haruni. Të gjithë të kapurit i vunë në mes dhe andartët anash, u nisën për në fshatin Skupicë, ku arrestuan: Murat Hasanin,Tahir e Shaban Selimin dhe në shtëpinë e Kushenjet arrestuan tre vëllezërit Bajram, Dalan e Nuredin Kushen të cilët, pasi i lidhin në shtëpitë e tyre i nxjerrin në oborr, ku sjellin dhe të arrestuarit e tjerë. Familiarët e Kushenjet i nxjerrin jashtë prej shtëpie, të cilët strehohen tek fqinjët e tyre. Avllia e shtëpisë ishte e lartë, prandai aty pritën edhe grupin e dytë, që mori anën e lumit Kalama.

    Grupi i dytë e nisi me fshatin Mininë, ku arrestuan trembëdhjetë vetë: Xhelal Ademin, Veli e Husejn Muratin, Vejsel e Iliaz Balon, pastaj Resul Tahirin, Nuh e Ali Nuhun, Maliq Muçajn, Beqir Husin, Ibrahim Mamon, Mehmet Demën, Agush Meron. Pasi i vunë përpara të lidhur, i shtynë drejt rrjedhës së lumit dhe i afrohen fshatit të vogël Vratilë, ku pararoja e andartëve arrestuan: Dajlan Mehmetin, Vejsel Rexhepin, Ibrahim Muhtarin dhe Mustafa Shuaipin. Pas kutij arrestimi u ngjitën rrëz, malit përballë, ku gjendet fshati Koriqan. Aty arrestojnë Mehmet Mazen e Shuaip Meton. Mbas fshatit Koriqan andartët, së bashku me të arrestuarit, morën anën perëndimore të Skëmbit të Kuq, ku rruga të nxjerr në fshatin Bedelen.

    Në këtë fshat arrestojnë Adem e Muhtar Sherifin, Resul Cenën, Iliaz Ahmetin e Osman Çafanë, të cilët edhe këta i lidhën dhe i bashkuan me grupin që vazhdonte rrugën për në Dramës, që është në perëndim të Bedelenit. Në Dramës arrestojnëahir Avdullain, Sinan Brahimin, Rifat Haxhiun, Islam Qamilin, Husejn Latifin, Dalan Binozin, Fejzo Nazifin, Avdul Çafain, Damin Qamilin dhe Abedin Ahmetin. Pastaj andartët u turrën në fshatin Rrëzanj, ku arrestojnë: Isuf e Nusret Brahimin, Izet Veliun, Murat Telhain, e Ramadan Hasanin. I gjithë grupi i dytë, i lidhur, i drejtohet fshatit Skupicë dhe ndalin në shtëpinë e Kushenjet.

    Me të mbërritur të gjithë në oborrin e shtëpisë, i riu 21 vjeçar nga Vratila, Vejsel Rexhepi, i ndihmuar edhe nga shoku, u zgjidh dhe u hodh mbi avlli, kërceu matanë, si një shqipe e vërtetë,dhe me një shpejtësi elimi, duke u dredhur sa majtas e djathtas për t’i shpëtuar plumbave të andartëve, vrapoi mes kopshteve, por e kap një plumb dhe, ngaqë ishte inxehtë, vrapon duke e shtrënguar plagën me dorë deri në shtëpi. Shpëtoi. Pra nga 73 ngelën 72 djem dhe burra të luginës së Thjamit, nga gjaku më i lashtë i kombit Thesprot. Andartët, të alarmuar, kontrolluan se mos kish ndonjë tjetër të zgjidhur, ua shtrënguan më shumë telat dhe me shpejtësi i nisën drejt Paramithisë.

    Ec e ec, nën kërcënimin e bajonetave, pa arritur në qytetin e Paramithisë , nja pesë kilometra përpara, aty ku i thonë “ Rrapi i Kushes”, kolonës së andartëve u del përpara një njësi ushtarake prej pesë vetësh, që vinin nga komanda e përgjithshme ushtarake, me një letër që i u dha kryekriminelit nga Gjiriti Marko Deljanaqit. Kjo letër vinte nga një mbledhje urgjente e nën prefektit të Paramithisë, Panajot Zorbës, kapiten Dhimitriadhit, Neofitit si dhe dhespotit te Paramithisë, ku shkruanin se të arrestuarit s’duhet të vinin në qytetin e Paramithisë, pasi mund të acaronin qytetarët, që mund të ngriheshin në protestë me armë, prandaj ata të futen në ndonjë grykë dhe të ekzekutoheshin pa zë, pra pa armë. Kryekrimineli Marko Deljanaqi, pasi e lexoi, mblodhi kryesinë e andartëve dhe u tha të merrnin masa për ekzekutimin e tyre pa zë.

    Pasi i udhëzoi, dha urdhër që të ndërronin drejtimin e rrugës, duke ju thënë të lidhurve se do t’i çonin në Janinë. Të kërcënuar nga armët e kriminelëve nisën rrugën andej nga donin andartët. Ata u futën në Përroin e Selanit, duke shkelur në zallishten e tij, u ngjitën lart ku përroi sa vjen e ngushtohet, sa mezi ecnin dy veta bashkë. Në rrugë e sipër, të lidhurit e kishin kuptuar pabesinë greke,e ndien që do t’i vrisnin, por s’kishin se ç’të bënin. Dramisioti Dalan Binozi u tha: “Ne e dime se ju po na shpini për të na vrarë, por mos kujtoni se me këtë pabesi që po bëni do të sosen çamët”. Me t’u futur në një ngushticë, ku të lidhurit ecnin në mes të përroit dhe nga të dyja anët të rrethuar nga andartët , dikush thirri: ”a, pano”(përsipër), aty ku thuhet se quhet, Liver a Limofadho, dyqind e ca andartë, u hodhën sipër të lidhurve, duke i goditur me bajoneta e sopata të vogla e me mjete të tjera të forta të 72 çamët.

    Menjëherë gjysma e të goditurve ra përtokë. Goditje dhe ulërima. Ca u shpuan nga bajoneta, ca u goditën fort në kokë, një që s’u godit me të parën, kapi një andart, e afroi në fytyrë dhe e kafshoi aq forte, sa i këputi një copë të madhe mishi dhe ja hodhi në fytyrë. Andarti bërtiti aq fort, sa ulëriu gryka e përroit. Menjëherë atij iu hodhën sipër 4 a 5 andartë, duke e goditur me mjete të forta, sa ra menjëherë në tokë. Kush binte përmbys në përrua, i vërvitej ndonjë gur zalli në kokë me tërë forcën, që të mos ngrihej më. Uji i përroit u mbulua me gjak.



    Një masakër kanibaliste që nuk kish njohur më parë historia. Andartët s’i lanë as të jepnin shpirt, dhe nisën t’i kontrollonin e t’u vidhnin edhe teshat. Më pas i kontrolluan se mos kishin dhëmbë të florinjtë. Ua thyenin dhëmbin me gurë dhe ua merrnin. Pas grabitjes i mbuluan me gurë zalli. Thonë se edhe pas një jave aty dëgjoheshin rënkime. Ai vend u ruajt nga roje specialë dhe askush nuk u lejua të merrte njeriun e tij të masakruar.
    http://www.kombetare.al/sot-100-vjet...es-se-selanit/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Sot 100 vjetori i Maskarës së Selanit

    Marsi, muaji i gjenocidit te shumefishte antishqiptar



    100 vjet më parë u vranë 72 krerët e Çamërisë dhe Konferenca e Londrës

    Përkujtimi i 100-vjetorit të Pavarësisë, njëherazi pas disa muajsh shënon edhe 100-vjetorin e krimeve antishqiptare nga fqinjët grekë e serbë. Pa u tharë mirë boja që Plaku i Vlorës shkroi Aktin e Pavarësisë, diplomacia europiane kreu edhe aktin e pashembullt të copëtimit të territoreve shqiptare në gjashtë pjesë. Para se të vinte 29 korriku 1913, diplomacia europiane foli në Konferencën e Londrës, duke u marrë tokat e shqiptarëve në Veri, në Lindje dhe në Jug, duke ua dhënë ato fqinjëve. Ishte koha kur këta të fundit kryenin njëra pas tjetrës aktet e shfarosjes masive të popullatës vendase, si dorë e lirë që u la mendjelehtësia europiane këtyre antishqiptarëve. Njëherazi pas kësaj Konference, në fakt do të shkaktoheshin luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve nga ana e shqiptarëve për të mbrojtur tokën e tyre. Këtë fakt e ka thënë dukshëm edhe G.Uilliams në librin “Shqiptarët”, botimi i vitit 1934 në Tiranë, në faqen 37.

    Pikërisht në këtë kohë, në atë pranverë të zezë të 1913-s, do të shënoheshin edhe masakrat nga jugu në veri, nga grekët e serbët kundër shqiptarëve dhe askush nga diplomacia europiane nuk foli. Kanë kaluar 100 vjet nga masakra e 27 marsit 1913, kur krerët e Çamërisë do të pësonin tradhtinë më të madhe, si një shembull i paqësisë që kishte Greqia me Europën për të vrarë e shfarosur shqiptarët.

    Ishte koha kur sa ishin bërë deklarimet për sa u përket kufijve, nga përfaqësuesit e Qeverisë së Vlorës që ishte tejet i vendosur: “Kufijtë që ne kërkojmë, janë ata që duhen shënuar duke ndjekur një vijë ndarëse, duke u nisur nga kufijtë e sotëm të mbretërisë malazeze dhe duke përfshirë veçanërisht, me gjithë rrethinat përkatëse, qytetet e Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit dhe Manastirit deri në Meçovë, duke u ruajtur këtyre kufijve të sotëm deri në Prevezë. Duke kërkuar këtë caktim kufijsh, populli shqiptar synonte vetëm qëllimin për të mbajtur me fqinjët e vet marrëdhënie sa më të përzemërta aq edhe të qëndrueshme. Pavarësisht nga çështjet etnike gjeografike dhe historike që ndikojnë në favor të këtij caktimi të arsyeshëm, është e nevojshëm se duke e zvogëluar atë dhe duke e ngushtuar përtej kufijve të natyrshëm të saj, Europa do të rrezikonte vënien e shtetit shqiptar në një pamundësi materiale për tërë jetën e vet, duke mos pasur kështu, në pikëpamje ekonomike, burimet e domosdoshme për zhvillimin e tij normal.”

    (AQ i Shtetit, Tiranë, Fondi 245, viti 1913, dosja 11-19, fleta 34)

    Përfaqësuesit e shtetit shqiptar në Londër (kryenegociatori Rasih Dino, djali i Abedin Pashë Dinos, Mehmet Konica dhe Filip Noga) i bënin me dije Europës se kombi shqiptar edhe në të kaluarën ka dhënë prova të mjaftueshëm për bujarinë e koncepteve të tija politike. Te shqiptarët, interesi kombëtar është paravendosur gjithmonë mbi terren, sa dhe sa konflikteve e luftërave fetare. Në mbyllje të kësaj parashtrese thuhej tekstualisht: “Populli shqiptar është i lindur, që në rregullimin e konfliktit të sotëm, Fuqitë e Mëdha nuk do të lënë pas dore shqyrtimin e pikave të ngritura në këtë Memorandum dhe nuk do të jenë aspak të pavëmendshëm kundrejt kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë…” (AQSH Tiranë, fondi 245, viti 1913, dosja 11-19, fleta 34)

    Mid’hat Frashëri, në librin e vet “Shqiptarë dhe sllavë”, ku përpos të tjerave shkruan përpikërish: “A mund të merret me mend që Shqipëria e kufizuar nga Konferenca e Londrës më 1913-n, të jetë një Shqipëri e shëndoshë dhe solide? Asaj i janë privuar tokat më të mira që kishte, fushat më të bukura, qendrat më të rëndësishme dhe i janë shkëputur dy të tretat e popullsisë. Tokat pjellore të Janinës dhe Prevezës, kullat e famshme të Çamërisë, iu dhanë Greqisë…” (Mid’hat Frashëri “Shqiptarë dhe sllavë” botuar në frëngjisht në Lozanë, Zvicër dhe në shqip në Tiranë 1997, faqe 61)

    Pikërisht në këto momente, kur dihej se çfarë përfundimesh do të sillte Konferenca e Londrës, 27 marsi 1913 i dha vulën padrejtësisë së diplomacisë europiane, sa andartët grekë bënë atë masakër që do të vazhdonte vit pas viti e kohë pas kohe deri edhe sot e kësaj dite që Greqia juridikisht është në luftë me Shqipërinë.

    Në një prononcim të tyrin, anëtarë të komunitetit çam nga Paramithia, ku edhe u bë masakra e parë greke ndaj shqiptarëve, Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga, e kanë cilësuar këtë si “masakra e pashembullt e Selanit, për shkombëtarizimin dhe spastrimin etnik të popullsisë çame”, është një letër që hedh dritë mbi skenarin ogurzi të shfarosjes së krerëve çamë, drejtuar komandës italiane në Paramithi më 1917-n. Për realizimin e misionit të helenizimit, të shkombëtarizimit dhe spastrimit etnik, sipas “Megali Idesë, pas ndarjes së kufijve në vitin 1913, një ushtri me grekë, e organizuar dhe e maskuar me njerëz civilë (banda andartësh), u dërgua në Çamëri dhe në thellësi të territorit shqiptar, ku bëri krime e masakra të llahtarshme, duke vrarë e duke djegur. Për këto krime dëshmon historiania dhe shkrimtarja angleze Edit Durham në librin “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”.

    Më 27 mars 1913, Deli Janaqi, (Gjiritas), komandant çete, me frymëzimin e autoriteteve greke, vrau pabesisht në këtë kohë 72 veta, krerë të Çamërisë, në vendin e quajtur Vuntha, (Përroi i Selanit). Prej kësaj date fillon tragjedia çame. Çetat dhe më vonë ushtria me administratën shtetërore, torturuan popullatën shqiptare të Çamërisë. Se si ndodhi masakra e pashembullt e Selanit, vërtetohet nga një letër drejtuar komandës italiane në Paramithi më 1917-n, në të cilën thuhet: “Më 19 mars 1913, Furarhio i Paramithisë mblodhi krerët grekë Petro Ringa, Vasil Ringa, Apostol Zogani, Mitro Caci dhe Jorgji Pabro prej Gliqisë etj., dhe nën kryesimin e dhespotit të Paramithisë bënë një komision, ku vendosën të arrestojnë gjithë parinë shqiptare myslimane dhe për të bërë këtë veprim ngarkuan gjakpirësit Deli Janaqi prej Gjiriti dhe Joti Spiro Popovo. Këta mobilizuan 190 mercenarë prej fshatrave Popovo, Loftrohori, Selani, LLabanica, Currila, Pllakotia etj., të cilët mblodhën 72 burra myslimanë nga krerët e Paramithisë dhe rrethet, për t’i vrarë në Përroin e Selanit”.

    Autoritetet ushtarake greke as ndërhynë, as u interesuan fare, ndonëse njerëzit e të vrarëve u bënë thirrje për ndihmë.

    Çuditërisht, muaji mars, ashtu si 100 vjet më parë, do të ishte fatal për shqiptarët nga Jugu në Veri. Sa për kujtesë duhet thënë se më 13 mars 1945 u bë masakra e Filatit, ku u masakruan 1200 çamë të pafajshëm, si përfundim i Luftës II Botërore. Njihet tashmë edhe varreza e Vanrës, ku u groposën të masakruarit.

    Po kështu, marsi shënoi edhe masakrën tjetër të përpunuar më 31 mars 1945, që njihet si masakra e Tivarit, ku thuhet se janë masakruar rreth 5 mijë shqiptarë.

    Në 2 deri më 5 mars 1998, në Prekaz u bë masakra ndaj shqiptarëve të Kosovës me familjen e heroit Adem Jashari, nga e cila u vranë 21 veta dhe shpëtoi vetëm një pjesëtar.

    Po kështu, në marsin e 1999-s, forcat serbe bënë shpërnguljen e madhe me masakra e krime lufte nga trojet e tyre të kosovarëve, si pjesë e “zgjidhjes përfundimtare”, e njëjta skemë që u përdor nga grekët në Çamëri më 1944-‘45.

    Njëherazi, 24 marsi 1999 shënon edhe të parin sulm ndaj padrejtësisë antishqiptare që bënë forcat e NATO-s me SHBA-në në krye dhe Kosova e fitoi lirinë e saj. Tashmë ka mbetur çështja çame si pjesë e padrejtësisë së madhe që ishte rrjedhojë e padrejtësive që bëri 100 vjet më parë Konferenca e Londrës, e cila meriton vëmendjen e plotë të diplomacisë europiane për të vënë në vend nderin e 100 vjetëve më parë.

    Kështu, në një protestë që populli i Lushnjës i dërgonte Sër Eduard Greit, në ato momente, ndër të tjera thuhej: “Nga gazetat merret vesh se në Çamëri, e cila si nga pikëpamja e gjuhës, ashtu edhe nga traditat kombëtare dhe sidomos nga pikëpamja e jetesës, si dhe pozita historike e gjeografike është padyshim Shqipëri, po caktohet një kufi që nuk është në interes të dy qeverive dhe do të shkaktojë shkatërrimin dhe zhdukjen e këtij vendi… Të drejtat e Shqipërisë që ekzistojnë brez pas brezi në këtë vend nuk mund të mohohen dhe nuk është e drejtë që populli i Çamërisë të zhvishet dhe të veçohet nga vendi ku e lidh gjaku dhe gjuha. Kjo gjë godit rëndë popullin e Shqipërisë së Jugut dhe natyrisht do të shkaktojë ngatërresa të përhershme, të cilat Fuqitë e Mëdha kërkojnë t’i evitojnë. Nën përshtypjen e keqe të këtij lajmi, populli i madh e i vogël padyshim feje, sot u mblodh në një miting dhe i drejtohet Konferencës, duke iu lutur me lot zie në sy, që Çamëria, e cila banon një pjesë me rëndësi e shqiptarëve, dhe që sot po vajton nën këmbët e dërmuese të armikut, të lihet brenda në kufi të Shqipërisë së Jugut” (Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë. Fondi 245, dosja 11-19, faqe 67).

    Në mënyrë shumë të përmbledhur, në librin e vet “Shqiptarët”, lidhur me precedentin e copëtimit të Shqipërisë në Londër, Uilliams do të shprehej: “Diplomacia mendjelehtë europiane, duke marrë tokat e shqiptarëve në Veri, Lindje e Jug dhe duke ua dhënë ato fqinjëve të tyre, në fakt do të shkaktojnë luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve”. (G.Uilliams “Shqiptarët”, Tiranë 1934, faqe 37)

    Ndoshta për këto fakte dhe për atë se Paramithia u bë djepi i atdhetarizmit, por edhe i masakrave, mund të quhet me plot gojën si “qyteti i gjenocidit grek”. Është marsi, muaji i ditëve të gjenocidit antishqiptar në Kosovë e Çamëri në këta 100 vjet, që na sjell në kujtesë në këtë datë 27 mars, 100 vjet më parë, vrasjen e 72 krerëve të Çamërisë, ndërsa Konferenca e Londrës u bë parathënia e saj fatkeqe.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •