Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682

    Çamëria dhe genocidi i saj që sduhen harruar kurrë

    Shoqata Çamëria, Instituti për Studimet Çame nën patronazhin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim në përkujtim të 27 Qershorit, ditës kur gjenocidi Grek u krye ndaj popullsisë së pambrojtur dhe të pafajshme Çame 63 vite më parë, do të organizojmë një sërë aktivitetesh kulturore dhe politike nga data 23 deri në 27 Qershor 2007.

    Më i rëndësishmi, ku jeni edhe Ju të ftuar të merrni pjesë personalisht apo familjarisht, është edhe marshimi tradicional në kufirin Shqiptaro - Grek të Qafë Botës në datat 23 dhe 24 Qershor, të cilat përkojnë me ditë të shtunë dhe të djelë, gjithashtu Muzeu Historik Kombëtar do të hap për publikun e gjerë një sektor special për kulturën dhe historinë politike tradicionale të Çamëve, e cila zhvillohet nga data 25 deri në 27 Qershor 2007 në Tiranë.

    Nisja për në kufirin Shqiptaro - Grek të Qafë Botës bëhet nga Tirana me autobus dhe është parashikuar një kuotë financiare prej 2800 lekësh të reja për t`u paguar për çdo person, nga të cilat gjithsecili nga Ju duhet të paguani minimalisht 50 % të kësaj shifre.

    Në bashkepunim me një Agjensi Udhëtimesh, në këtë paketë udhëtimi është i planifikuar udhëtimi me autobus vajtje – ardhje, Tiranë – Sarandë - Qafë Botë dhe kthim, një natë hotel dhe mëngjesi është i përfshire gjithashtu.


    Marre nga faqja e PDI

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Kuvend, Deputeti Idrizi leter Janullatosit: Meshe per viktimat e genocidit cam

    Deputeti Shpetim Idrizi, I ka derguar sot nje leter te hapur kreut te Kishes ortodokse ne Shqiperi Janullatos, qe ne 27 qershor, diten kur 63 vjet me pare nisi genocidi ndaj popullsise came te mbaje nje meshe per viktimat e atij genocidi. Duke folur nga foltorja e kuvendit deputeti socialist, tha se kerkesa e tij vjen ne emer te gjithe komunitetit cam I cili po pergatitet te organizoje nje sere aktivitetesh. Idrizi u beri met ej thirrje deputeteve te merrnin pjese ne perkujtimin e viktimave te genocidit cam.
    Ne perkujtim te ketyre viktimave Partia per Drejtesi dhe Integrim do te organizoje nga data 23-27 nje sere aktivitetesh aktivitetesh kulturore dhe politike. Me i rendesishmi nder ta eshte marshimi tradicional ne kufirin Shqiptaro - Grek te Qafe Botes ne datat 23 dhe 24 Qershor.

    Marre nga Balkanweb:

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    "Pavaresia" e Hiresise

    Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare as që e ka shkuar në mëndje tu bënte ndonjë “surprizë” me rastin e 63 vjetorit të genocidit grek, disa dhjetëramijëra pjestarëve të komunitetit çam që jetojnë në Shqipëri. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur qysh prej 11 nëntorit 2006, organi më i lartë drejtues i KOASH-it komandohet prej tre mitropolitëve me shtetësi e kombësi greke. Në fund të fund, Hirësia e Tij Janullatos pikërisht për të mos u zënë gafil në situata të tilla, i kishte dalë të keqes përpara, duke vendosur në krye të tre nga katër Mitropolive të Shqipërisë, bashkëpatriotë të tij. Prej dy peshkopëve të rinj shqiptarë, që mbajnë vetëm tituj honorifikë si Peshkop i Apollonisë apo i Krujës, nuk mund të pritej më shumë, vota e tyre nuk ngre kandar. Hirësia e Tij nëpërmjet komunikatës së djeshme të Sinodit të Shenjtë deklaronte se “Lutjet për viktimat e luftërave, për ata që ranë për liri dhe atdhe, kryhen në Kishë sipas traditës së saj dhe jo me porosi partishë apo urdhëra politikanësh nga Kuvendi”. Mbase mund të ketë të drejtë, por nuk ndodhi kështu me priftin e “famshëm” të zhvarrimeve të Kosinës, Vasil Thomollari. Ikonomi i Përmetit, që emrin e nënës e ka Agron, nuk mori ndonjë urdhër nga asnjë parti apo politikanë i Kuvendit të Shqipërisë për të kryer përshpirtjet e grave, fëmijëve, pleqve e plakave të Kosinës që kishte ndërmend ti varroste si martirë të ushtrisë Greke në Luftën e Dytë Botërore. Nëse nuk merrni urdhëra nga parti a politikanë të Shqipërisë për të kryer meshën e përshpirtjes së 4250 çamëve të masakruar nga “levendët” e gjeneralit gjëmëmadh Zervas, çfarë keni pritur deri tani Hirësi!?

    Marre nga Gazeta Shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 11-08-2010 më 08:47 Arsyeja: Ç'ngjyrosje

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Katedralja e Shën Gjergjit, Kisha Ortodokse Shqiptare apo Kisha e Fan Nolit, siç njihet në Boston, u zgjua zhurmshëm të dielën. Me dhjetëra dhe jo vetëm besimtarë, mbushën trotuarin dhe më pas sallën ku gjeti vendin një meshë e mohuar.
    “Sot kemi në mesin tonë përfaqësues të organizatës “Çamëria”, që kujtojnë bashkatdhetarët e tyre, të cilët duruan një spastrim etnik të rëndë. Shpresojmë që të drejtat e tyre të plotësohen dhe të mos përsëriten kurdoherë këto padrejtësi që çamët, motrat dhe vëllezërit tanë kanë duruar”. At Arturi i renditi me një shqipe të kulluar fjalët, që 10 ditë më parë u refuzuan në Kishën Ortodokse Autoqefale në Tiranë. Nga radhët e të pranishmëve, të moshuar, mesoburra, gra, të rinj apo dhe fëmijë, Amen-i nuk ishte i paqtë si përherë. Ideja që mblodhi më shumë se 100 shqiptarë në këtë kënd të Bostonit Jugor, mbase nuk do të kishte qenë, sikur të mos ndihej deri këtu ajo mbyllja e dyerve në Tiranë.
    “Ne nuk jemi çamë. Duam që çështja e tyre të zgjidhet, një arsye për të qenë këtu sot. Tjetra? Ajo puna e Kishës në Tiranë.” Kjo “puna” e Kishës në Tiranë është prej kaq ditësh shumë familjare edhe mes shqiptarëve në Boston. Bashkim Halilaj, Xhevdet Daullaj, Agim Kuçi, nuk presin të trashëgojnë apo të kompensohen për prona apo pasuri të familjeve. Nuk janë nga Çamëria. Megjithatë, dje nuk munguan. Mëritë e politikës që janë përcjellë edhe në dyert pas të cilave tentohet paqja me Zotin, këtu kanë bërë bashkë ortodoksë, katolikë e myslimanë, çamë dhe jo vetëm. Asnjëri nuk është aq naiv sa të besojë se një përgjigje e merituar për çamët, kryefjalë në një varg fushatash, do vijë nga kjo përshpirtje në Boston. As edhe nga ajo që mund të mbahej në Tiranë. Por, për të mbajtur gjallë çështjen e përcjellë qysh prej viteve ’20 të shekullit të kaluar dhe ende “muzë” për premtimet e politikës, për t’u kujtuar dhe për t’u lutur ashtu siç do të donin ata vetë dhe jo ata që “iu gatuajnë fatet”, këto bashkime paqësore nuk mund t’i gjejnë askund tjetër.
    “Sigurisht që ideja lindi pasi morëm vesh refuzimin e meshës në Tiranë. Atëherë, përfaqësues të shoqatës iu drejtuan Kishës këtu. Dhe ja ku jemi sot”, - sqarojnë me pak fjalë Latif dhe Mehmet Zenelaj të lindur në Picar, Çamëri dhe prej dhjetë vjetësh jetojnë në Boston. Dhe nga të gjitha ku kanë marrë pjesë, kjo është mesha e parë që mbahet për të tillë qëllim. Edhe në këtë rast vetëm fillesa ishte çame. Më pas, disa dhjetëra të tjerë iu bashkuan nismës. Edhe fëmijë u ngritën në këmbë dje për lutjet, që pas “God Bless America”, kërkuan të këndohej himni shqiptar. Dea dhe Enea Dodi, pa mbushur 10 vjetët dëgjonin dje për spastrim etnik, vuajtje të pamerituara dhe që s’duhet të përsëriten, në fakt, fjalë dhe histori me të cilat ishin rritur në familje me të dy prindërit çamë. Sot, bashkë me prindërit bashkuan lutjen në Kishë.
    Paqja ra sërish mbi ikona në mesditë, kur Kisha u zbraz. Në të tjera të diela do të piqeshin sërish. Ndoshta jo të njëjtët dhe jo të gjithë. Dhe çdonjëri në një komunikim të vetin me Zotin. Mbase asnjëherë si sot.

    Artikull i marre nga Gazeta Shqiptare:
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 11-08-2010 më 08:47 Arsyeja: Ç'ngjyrosje

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar për një të përditshme të Athinës, se çështja çame mund të zgjidhet vetëm mes Shqipërisë dhe Greqisë, pa ndërhyrjen e një pale të tretë. Në intervistën e tij për të përditshmen "To Vima", Kryeministri shqiptar ka paraqitur planet e tij për qeverisjen e së djathtës. Gjatë intervistës së dhënë për gazetën greke, Kryeministri ka pohuar pasionin e tij për të komunikuar me qytetarët përmes mesazheve telefonike, për t`iu përgjigjur në këtë mënyrë ankesave të tyre. Kreu i qeverisë është ndalur edhe në çështjen delikate për plotësimin e të drejtave të mohuara të popullsisë çame. Në lidhje me këtë problem, Berisha është shprehur se "besoj se lidhjet midis dy vendeve tona janë përmirësuar kohët e fundit, pas një periudhe 50-vjeçare propagandë, e cila ftohu marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve". Berisha i ka mëshuar fort faktit se kjo çështje duhet të zgjidhet si një çështje teknike dhe jo si çështje kombëtare. "Çështja e pasurive të qytetarëve grekë dhe shqiptarë në të dyja anët e kufirit duhet të shikohet si një çështje ligjore, si çështje teknike dhe jo si çështje kombëtare", ka shpjeguar Kryeministri. Pyetjes për ëështjen ëame, Berisha u përgjigj: "Problemi është saktësisht kështu: Në vitin 1992, kisha takime të shpeshta me kryeministrin e atëhershëm të Greqisë, Kostandinos Micotaqis për ëështje të ndryshme. Po ashtu, kisha takime edhe me presidentin Stefanopullos. Besoj se marrëdhëniet midis dy vendeve tona, kohët e fundit janë përmirësuar shumë, mbas një perriudhe 50 vjeëare propagandë, e cila i ftohu marrëdhëniet tona. Ne rame dakord me qeverine e kaluar(qeverrine Nano),që të kaluarën ta lëmë mënjanë. Për këtë jam krenar. Marrëdhëniet tona sot, janë tepër të ngrohta dhe miqësore, ndërkohë ëështja e pasurive të qytetareve grekë dhe shqiptarë në të dyja anët e kufirit, duhet të shikohet si një ëështje ligjore, d.m.th, si ceshtje teknike dhe jo si ëështje kombëtare.

    Greqia është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, i cili do të ndihmojë edhe ne të aderojmë në këto organizma. Nga ana tjetër, ëdo ditë e më shumë, qytetarët evropianë i drejtohen gjykatave evropiane për të mbrojtur ligjërisht të drejtën e tyre mbi pronën, pra në këtë kontekst besoj se ëeshtja e Ëamërise duhet te zgjidhet midis nesh dhe jo me ndërmjetësinë e të tretëve, ndryshe shumë shpejt do të shohim qytetaret t‘i drejtohen Gjykatës së Strazburgut ,sië po ndodh me Qipron". Me tej, Berisha flet edhe për minoritetin grek që jeton në Shqiperi.

    I pyetur për minoritetin grek në Shqipëri, Berisha thotë se "vorioepirotët" janë integruar në shoqërinë shqiptare, sikurse shumë shqiptarë i janë bashkuar shoqërisë greke. Në një koment të shënuar në gazetën greke, Kryeministri Berisha konsiderohet si një lider karizmatik dhe sikundër shpesh flitet në opinionin vendas, Berisha konsiderohet si një njeri i ndershëm.
    Nga gazetari Ati Dalaveraxhijve
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 11-08-2010 më 08:47 Arsyeja: Ç'ngjyrosje

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Marko Boçari

    Ndërsa opinioni ndërkombëtar, pas sulmeve terroriste në Athinë kundër ambasadës amerikane po bindet gjithnjë e më shumë se në Greqi nuk janë zhdukur rreziqet e terrorizmit dhe se fryma greko- raciste po konvertohet gjithnjë e më shumë në frymë kundër-perëndimore dhe kundër-amerikane, Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, gjen mundësi për të na habitur edhe një herë në lidhje me këtë vend dhe politikat e tij të përhershme ndaj shqiptarëve.

    Me dashamirësi filozofike duhet të them, se fakti që në një intervistë të dhënë para dy ditësh për gazetën greke "To Vima", Kryeministri shqiptar i sugjeron Athinës të zgjidhë çështjen çame në rrugë ligjore midis dy vendeve, duke e trajtuar këtë çështje si thjesht teknike dhe jo kombëtare, mund të tregojë në rastin më të mirë, se zoti Sali Berisha nuk di ç‘bën, ndaj dhe duhet ta falim...!

    Por, në logjikë matematike dhe për të vazhduar këtë reflektim personal politik, por edhe publik, dua të them se në optikën time, deklarimet e fundit të Kryeministrit Sali Berisha në shtypin grek, më kanë lënë pa mend në konfuzionin e tyre tërësor! Nuk mund të arrij të kuptoj, si mundet një kryeministër i përgjegjshëm të ngatërrojë pragmatizmin vetjak me interesin kombëtar, konceptin kombëtar me atë teknik, çështjet politike me ato teknike, historinë e Kombit të tij me interesa personale dhe nënshtrimin e njëanshëm me përmirësim marrëdhëniesh dypalëshe. Për të qenë të qartë me lexuesin, dua të them se besoj që tashmë shqiptarët dinë ta lexojnë politikanin Sali Berisha, i cili për të shkuarën e tij të hidhur presidenciale në lidhje me politikat afatgjata të Greqisë, dëshiron të rikuperojë vetveten si Kryeministër në kurriz të çështjes të drejtë kombëtare. Pra, ish-Presidenti Sali Berisha, konceptuar si patriot me optikë "alla partizançe", dëshiron të jetë Kryeministri Sali Berisha, i konceptuar si bashkëpunëtor "alla ballistçe" deri në nënshtrim, për të fituar simpati në vendin fqinj, i cili, me sa duket, ka dhënë pëlqimin e tij për rikthim të këtij të fundit në pushtet. Por, për të qenë më të qartë për ç‘shkruajta deri tani, dua të analizoj me konkretisht atë ç‘ka thënë Kryeministri ynë në gazetën shumë të lexuar greke, "To Vima", duke i demonstruar qartazi opinionit grek, se ai është i predispozuar t‘u ofrojë atyre, atë çka ata duan të dëgjojnë prej një Kryeministri të Tiranës. Në fakt, i pyetur për të ashtuquajturën Çamëri, nëse kërkon zgjidhje ose jo, meqë Greqia thotë se kjo çështje nuk ekziston, ai bën me dije se ka renë dakord me qeverinë e mëparshme (supozojmë të Fatos Nanos) që të harronin të shkuarën!

    Nëse zoti Berisha aludon se duhet harruar e shkuara e tij e shëmtuar në lidhje me partnerin e sotëm dhe kundërshtarin e përbetuar të djeshëm Fatos Nano, deri këtu nuk ka asnjë problem, por nëse aludon për të shkuarën e dhimbshme të popullsisë çame, këtu ai harron se nuk po i referohet asaj që i përket, duke rrezikuar që, këtë popullsi që e ka pasur vazhdimisht mbështetje elektorale, ta humbe përgjithmonë...! Kjo duke mos menduar të keqen më të mundshme, por logjike që Kryeministri ynë të besojë si edhe ambasadori grek në Tiranë z. Kostadinos Kokosis, se çamët paskërkan qenë larguar në formën e një pikniku, nga shtëpitë dhe territoret e tyre me vullnet të lirë, ndërsa ushtarët e famëkeqit Napolon Zerva i përdhunonin, vrisnin dhe plaçkitnin! "Sot marrëdhëniet janë të ngrohta. Ndërsa kërkesa për çështjen e pasurive të qytetarëve grekë dhe shqiptarë duhet të trajtohet si një çështje juridike (ligjore). Domethënë si një çështje teknike dhe jo kombëtare", vazhdon me tej Kryeministri ynë duke na habitur dhe shqetësuar për faktin e thjeshtë se për çështjen çame, padyshim kemi të bëjmë me çështje kombëtare, plagë të historisë së dhimbshme të kombit shqiptar. Kjo panoramë, për secilin që mund të lexojë situata të tilla, e bën të kuptoj se ndërkohë që vetë komuniteti çam e ka kuptuar që Kryeministri i Shqipërisë nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me të drejtat e tyre të mohuara dhe të nëpërkëmbura, dhe që po kërkon me të gjithë mënyrat demokratike evropiane të bëjë palë të tretë Komunitetin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e drejtë të çështjes çame. Ai vet, besokërka se kjo çështje duhet zgjidhur vetëm me bisedime dypalëshe dhe pa ndërmjetësinë e BE dhe SHBA.

    Këtë teori, ky zotëri ua rekomandon grekëve si racionale dhe më tej u thotë atyre, ju do t‘i humbni pronat e çamëve në Gjykatën e Strasburgut, ndaj vraponi që ta zgjidhim së bashku ketë problem, që këta të fundit të mos shkojnë në Strasburg për të fituar të drejtën e pronës, siç mundën ta bënin dhe fitonin qytetarët grek të Qipros! Përulja e këtij zotërie, i cili aktualisht është Kryetari i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, shkon deri aty sa duke injoruar faktet publike që herë pas here i denoncojnë institucionet ndërkombëtare si ‘Amensty International‘, apo Përfaqësia e Shteteve te Bashkuara pranë OSBE-së në Vjenë, për shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve komuniteteve, pakicave me përkatësi shqiptare, turke, maqedonase, kur pyetet për minoritetin grek të Shqipërisë, i cilëson ata me të drejtë të integruar më së miri në shoqërinë shqiptare, por duke aluduar që shumë shqiptare kanë dëshirë të ndjehen grekë, ndërsa jetojnë në Greqi. Që shtetasit shqiptarë, shumica e të cilëve nga emrat e vërtetë dhe të mrekullueshëm si Agron, Ilir, Arben, Teuta, Vjollca, Pali etj., janë bërë Jorgo, Janis, Spiro, Eleni, Elefteria etj., apo fakti që shumica e tyre janë konvertuar në mënyrë sistematike, por të "butë" nga myslimanë në ortodoksë, vetëm e vetëm që në fund të kenë mundësi t‘u dërgojnë një kafshatë bukë fëmijëve në shtëpi dhe për të mbijetuar në Greqi, nuk përbëjnë asnjë rëndësi për Kryeministrin tonë të Tiranës zyrtare. Ky zotëri na thotë se marrëdhëniet dypalëshe janë në nivel të admirueshëm, por sigurisht duke mos çuar në mendjen e tij radhët e pafund dhe të përhershme në pikat kufitare dhe doganore greke, ku kompjuterët grekë fiken kur dëshirohet dhe në mënyrë të pakuptueshme në vazhdimësi. Për më tepër, rezulton që ky zotëri nuk e paska kuptuar që komuniteti dashamirës dhe paqësor çam, duke kuptuar situatën e vështirë dhe jo reciproke midis dy vendeve tona: Shqipërisë e Greqisë, në vend që të kërkojë rivendikim territori dhe historie, ka ofruar vetveten që të jetë bazë e marrëdhënieve dypalëshe reciproke dhe jo të nënshtrimit politik, që u ofron të gjithë shqiptarëve karriera personale e një Kryeministri. Çamët e dinë dhe janë të qartë që vazhdimi i kësaj rruge në formë nënshtrimi dhe kryesuar nga Kryeministri i Shqipërisë do t‘u jepte mundësi të gjithë shqiptarëve patriotë, të rishohin me indinjatë ngjarje të ngjashme me zhvarrosjet e turpshme të fëmijëve dhe pleqve shqiptarë, eshtrat e të cilëve u shiten si të ushtarëve heroikë grekë, të rënë në "territoret e Vorio-Epirit". Ndaj unë besoj, se duke iu pyetur publikisht zoti Kryeministër, se vallë çamët në mendjen tuaj janë shqiptarë apo eskimeze? Dëshiroj gjithashtu t‘ju them se, nëse nuk mund të luani rolin që iu takon, lërini çamët që kanë ditur t‘i bëjnë ballë Holokaustit ballkanik të ushtruar mbi kurrizin ë tyre, gjenocidit komunist dhe miopisë, paaftësisë së politikës aktuale shqiptare, ta zgjidhin vetë atë, ose të paktën mos i pengoni.



    Marko Boçari, shtetas shqiptar nga Çamëria
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 11-08-2010 më 08:49 Arsyeja: Ç'ngjyrosje

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Çamëria dhe genocidi i saj që sduhen harruar kurrë

    Aha prandaj te paskan perjashtuar o Henri ,keto qe shkruan ti jane herezi dhe forumi shqiptar te perjashton

  8. #8
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Për: Çamëria dhe genocidi i saj që sduhen harruar kurrë

    Shteti duhet te aprovoje ne parlament resoluten per qeshtjen came,perse akoma se kane votuar?
    Kete duhet te bej Berisha forza me e madhe ne parlament.
    E mbi te gjitha te kerkoj natos qe grecia si vend nato te heqi ligjin e luftes a nje shteti tjeter patner te natos.
    Sekratiri i natos duhet te terhiqet vemedja prej qeveris tone e te lejohen te kthehen ne vendin e vet camet ne shtepine e tyre ne pronat e tyre.
    Tu jepet e drejta te hapin shkollat ne gjuhen e ture kombetare shqipe.
    Ky eshte nje problem shum ma i rendesishem se rruget e nje vendi ....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Çamëria dhe genocidi i saj që sduhen harruar kurrë

    Eshte e pamundur te kthehen camet ne tokat e tyre

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •