Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Virgjereshat shqiptare

    Emri:  burrneshat.jpg

Shikime: 1041

Madhėsia:  150.7 KB
    Emri:  burrneshat6.jpg

Shikime: 873

Madhėsia:  114.2 KB
    Emri:  burrneshat3.jpg

Shikime: 1119

Madhėsia:  53.1 KB


    Gazeta britanike “Daily Mail” i ka kushtuar sot njė artikull vendit tonė dhe mė mirė tė themi ia ka kushtuar njė fenomeni gati tė harruar shqiptar, atij tė “burrneshave”, pra grave qė pranojnė qė gjithė jetėn e tyre tė jetojnė si burra, nė mungesė tė kėtij tė fundit nė familje.
    “Kėto fotografi, tė gjetura nė fshatrat e largėta tė Shqipėrisė, tregojnė disa portrete tė disa njerėzve nė moshė tė mesme ose tė plakur” kėshtu e nis “Daily Mail”, shkrimin, duke cituar njėkohėsisht edhe autoren Antonia Young, e cila ka shkruar gjatė e gjerė pėr kėtė fenomen.
    “Por, subjektet qė duken si burra nė fakt janė gra, tė cilat njihen si “virgjėreshat e betuara” qė nė mungesė tė njė trashėgimtari mashkull nė familjen e tyre, kanė zgjedhur tė heqin dorė nga feminiteti i tyre, tė presin flokėt dhe tė jetojnė nė beqari si njė burrė “nderi” deri nė fund tė jetės sė tyre” shkruan prestigjiozja britanike.
    Mė tej “Daily Mail” citon Antonia Jongun, antropologe dhe autore e librit “Gratė qė bėhen burra”, e cila nė pjesėn “Virgjėreshat shqiptare tė betuara” shpjegon se Patriarkana shqiptare nuk e lejon qė njė grua tė marrė pėrsipėr tė kujdeset pėr familjen kur tė gjithė burrat e saj kanė vdekur.
    Por, kur nė njė familje ka vetėm gra, njėra prej tyre do tė vendosė qė tė mbetet e virgjėr dhe e pamartuar pėrgjithnjė, duke u bėrė kėshtu kreu i ri i familjes. Ose rasti kur vajzat janė shumė tė reja, prindėrit e saj, qė nuk kanė djem, do tė vendosin pėr tė.
    Jong shpjegon se vajza e betuar do tė sillet dhe vishet si djalė, e detyruar tė veprojė si njė mashkull, tė bisedojė me djem dhe burra tė tjerė. Ajo (ai) duhet tė kujdeset e tė punojė tokėn bujqėsore, madje edhe tė mbajė njė armė. “virgjėreshave tė betuara” kurrė nuk u lejohet tė kthehen nė gra, kjo ngaqė thyerja e betimit ose amanetit tė tė parėve dėnohet me vdekje.
    Mė tej antropologia Jong shton se porosia e lashtė, e cila tani po zhduket” ka zgjatur gati 200 vjet. Ajo ishte njė traditė e fortė nė Shqipėri dhe deri diku edhe nė Mal tė Zi dhe Kosovė. Me rėnien e komunizmit pas viteve 1991, “Virgjėreshat e betuara” janė njė fenomen i rrallė nė Shqipėri.
    Praktika ka lindur nga ligji tradicional i shqiptarėve tė veriut, Kanuni i Lekė Dukagjinit, i cili thoshte se gratė u pėrkisnin etėrve tė tyre deri sa martoheshin, dhe mė pas ato bėhen pronė e burrave tė tyre. Njėkohėsisht duke u bėrė “Virgjėresha tė betuara” kjo u lejonte grave tė shpėtonin nga martesat e padėshiruara.
    Jong thotė se kjo praktikė u dha grave pavarėsinė, por edhe tė drejtėn pėr tė kryesuar familjen dhe tė mbanin pasurinė, e cila pėrndryshe do tė merrej nga njė mashkull tjetėr i fisit.
    Njė grua mund tė bėhet “burrneshė” vetėm nė njė nga kėto tri raste: kur familja nuk ka trashėgimtar mashkull dhe e di qė kurrė s’do tė ketė; kur djali ose burri i vetėm i shtėpisė vdes nė luftė dhe kur ajo refuzon tė martohet me burrin qė i ka gjetur familja e saj.
    Nė fund gazeta shkruan se nė Shqipėri ky fenomen pranohet ende si njė normė sociale.
    Nuk ėshtė hera e parė qė fenomeni verior nė zhdukje i “burrneshave” nė Shqipėri tė tėrheqė vėmendjen e medieve botėrore. Pak vite mė parė ishte prestigjiozja amerikane “The New York Times” ajo qė i kushtonte njė hapėsirė goxha tė madhe kėtij fenomeni qė e ka origjinėn nga Kanuni i Lekė Dukagjinit./Shekulli Online

    http://www.dailymail.co.uk/femail/ar...ence-heir.html
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763

    Pėr: Virgjereshat shqiptare

    Mos kane hormone meshkujsh keto?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anėtarėsuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Pėr: Virgjereshat shqiptare

    Keto ne foto duket si lezbike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Virgjereshat shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Ksanthi Lexo Postimin
    Mos kane hormone meshkujsh keto?
    Nuk kane hormone meshkujsh, por kane qene te detyruara te luajne rolin e burrave kur familja ngelej pa meshkuj. Ishin te destinuara te vdisnin te virgjera. Me shume respektoheshin nga kryesia e katundit keto femra ne rolin e burrave, se grate ne rolin e tyre.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Pėr: Virgjereshat shqiptare

    edhe televiizioni shteteror gjerman zdf, para ca kohesh pat shfaqur nje dokumentar per kete fenomen te vecante.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Pėr: Virgjereshat shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Nuk kane hormone meshkujsh, por kane qene te detyruara te luajne rolin e burrave kur familja ngelej pa meshkuj. Ishin te destinuara te vdisnin te virgjera. Me shume respektoheshin nga kryesia e katundit keto femra ne rolin e burrave, se grate ne rolin e tyre.
    nuk eshte e vertete. titulli i temes eshte i gabuar. nje burrneshe nuk eshte e thene te kete qene e virgjer. burrnesha eshte dicka e virgjeresha dicka tjeter.
    shikoje sekonden 20 tek videoja qe solla une. ajo kishte qene e martuar dikur.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Virgjereshat shqiptare

    Admiral cfare s'eshte e vertet? Nese ato ishin akoma te vogla ne moshe te pamartuara dhe vendosnin te luanin rolin e mashkullit ne jete nuk duhej te kishin marredhenie seksuale sa te ishin gjalle. Keto ish te martuarat duhet te kene qene me te rralla, besoj
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Pėr: Virgjereshat shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Admiral cfare s'eshte e vertet? Nese ato ishin akoma te vogla ne moshe te pamartuara dhe vendosnin te luanin rolin e mashkullit ne jete nuk duhej te kishin marredhenie seksuale sa te ishin gjalle. Keto ish te martuarat duhet te kene qene me te rralla, besoj
    nuk eshte e vertete ajo qe the dhe te shenova me bold... qe ishin femra te destinuara te vdisnin te virgjera.
    tek videoja qe solla une e ke nje shembull. burrnesha e pare psh kishte qene e martuar dikur. e kishte braktisur burri dhe mori vendimin te kthehej ne burrneshe.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776

    Pėr: Virgjereshat shqiptare

    ne pamje me te vertet shifen si meshkuj........po mund ta besoj kete qe nga ajo qe skishet se kush te perkujdesej per familjen eshte dashur te zevendsoje burrin ne familje.......

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Virgjereshat shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    nuk eshte e vertete ajo qe the dhe te shenova me bold... qe ishin femra te destinuara te vdisnin te virgjera.
    tek videoja qe solla une e ke nje shembull. burrnesha e pare psh kishte qene e martuar dikur. e kishte braktisur burri dhe mori vendimin te kthehej ne burrneshe.
    S'po me kupton ti me duket. Nga ato qe kam lexuar une te pakten ne momentin qe vendos te behesh burrneshe nuk duhet te kesh marredhenie me meshkuj. Kjo e martuara normal qe s'mund te kthehet me ne virgjereshe, por ka raste kur kthehen te shtepia e babit. Kur vdesin vellezerit, babai, burrat e shtepise motra merr persiper te behet burri i shtepise. Qe nga ai moment nuk i lejohet te kryeje marrdhenie seksuale me meshkuj. Nuk duhet te martohet. Ate videon nuk e kuptova se ishte ne gjermanisht.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •