Gazeta britanike Daily Mail i ka kushtuar sot njė artikull vendit tonė dhe mė mirė tė themi ia ka kushtuar njė fenomeni gati tė harruar shqiptar, atij tė burrneshave, pra grave qė pranojnė qė gjithė jetėn e tyre tė jetojnė si burra, nė mungesė tė kėtij tė fundit nė familje.
Kėto fotografi, tė gjetura nė fshatrat e largėta tė Shqipėrisė, tregojnė disa portrete tė disa njerėzve nė moshė tė mesme ose tė plakur kėshtu e nis Daily Mail, shkrimin, duke cituar njėkohėsisht edhe autoren Antonia Young, e cila ka shkruar gjatė e gjerė pėr kėtė fenomen.
Por, subjektet qė duken si burra nė fakt janė gra, tė cilat njihen si virgjėreshat e betuara qė nė mungesė tė njė trashėgimtari mashkull nė familjen e tyre, kanė zgjedhur tė heqin dorė nga feminiteti i tyre, tė presin flokėt dhe tė jetojnė nė beqari si njė burrė nderi deri nė fund tė jetės sė tyre shkruan prestigjiozja britanike.
Mė tej Daily Mail citon Antonia Jongun, antropologe dhe autore e librit Gratė qė bėhen burra, e cila nė pjesėn Virgjėreshat shqiptare tė betuara shpjegon se Patriarkana shqiptare nuk e lejon qė njė grua tė marrė pėrsipėr tė kujdeset pėr familjen kur tė gjithė burrat e saj kanė vdekur.
Por, kur nė njė familje ka vetėm gra, njėra prej tyre do tė vendosė qė tė mbetet e virgjėr dhe e pamartuar pėrgjithnjė, duke u bėrė kėshtu kreu i ri i familjes. Ose rasti kur vajzat janė shumė tė reja, prindėrit e saj, qė nuk kanė djem, do tė vendosin pėr tė.
Jong shpjegon se vajza e betuar do tė sillet dhe vishet si djalė, e detyruar tė veprojė si njė mashkull, tė bisedojė me djem dhe burra tė tjerė. Ajo (ai) duhet tė kujdeset e tė punojė tokėn bujqėsore, madje edhe tė mbajė njė armė. virgjėreshave tė betuara kurrė nuk u lejohet tė kthehen nė gra, kjo ngaqė thyerja e betimit ose amanetit tė tė parėve dėnohet me vdekje.
Mė tej antropologia Jong shton se porosia e lashtė, e cila tani po zhduket ka zgjatur gati 200 vjet. Ajo ishte njė traditė e fortė nė Shqipėri dhe deri diku edhe nė Mal tė Zi dhe Kosovė. Me rėnien e komunizmit pas viteve 1991, Virgjėreshat e betuara janė njė fenomen i rrallė nė Shqipėri.
Praktika ka lindur nga ligji tradicional i shqiptarėve tė veriut, Kanuni i Lekė Dukagjinit, i cili thoshte se gratė u pėrkisnin etėrve tė tyre deri sa martoheshin, dhe mė pas ato bėhen pronė e burrave tė tyre. Njėkohėsisht duke u bėrė Virgjėresha tė betuara kjo u lejonte grave tė shpėtonin nga martesat e padėshiruara.
Jong thotė se kjo praktikė u dha grave pavarėsinė, por edhe tė drejtėn pėr tė kryesuar familjen dhe tė mbanin pasurinė, e cila pėrndryshe do tė merrej nga njė mashkull tjetėr i fisit.
Njė grua mund tė bėhet burrneshė vetėm nė njė nga kėto tri raste: kur familja nuk ka trashėgimtar mashkull dhe e di qė kurrė sdo tė ketė; kur djali ose burri i vetėm i shtėpisė vdes nė luftė dhe kur ajo refuzon tė martohet me burrin qė i ka gjetur familja e saj.
Nė fund gazeta shkruan se nė Shqipėri ky fenomen pranohet ende si njė normė sociale.
Nuk ėshtė hera e parė qė fenomeni verior nė zhdukje i burrneshave nė Shqipėri tė tėrheqė vėmendjen e medieve botėrore. Pak vite mė parė ishte prestigjiozja amerikane The New York Times ajo qė i kushtonte njė hapėsirė goxha tė madhe kėtij fenomeni qė e ka origjinėn nga Kanuni i Lekė Dukagjinit./Shekulli Online
http://www.dailymail.co.uk/femail/ar...ence-heir.html
Krijoni Kontakt