Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Reagimi i qeverisë shqiptare për demonstratat e vitit 81

    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin


    Koment në RTSH, marrë nga ”Zëri i Popullit

    PSE U PËRDOR DHUNA POLICORE DHE TANKET KUNDËR SHQIPTRARËVE NË KOSOVË?


    "Zëri i popullit", 8 prill 1981

    *Mos vallë në Beograd kërkojnë që shqiptari të mos jetë patriot? Jo, kjo s'do të ngjasë kurrë! Shqiptari kurdoherë është mbrojtur me heroizmë dhe ka fituar mbi armiqtë, pse gjithnjë ka qenë në të drejtën e vet. Kudo që jeton, punon dhe lufton, ai tregon kurdoherë pjekuri dhe durim. Por siç ka thënë shoku Enver Hoxha: "Popullin shqiptar mos e zemëroni, ai është i durueshëm, por, kur zemërohet shqiptari, merr zjarr e flakë edhe stralli".


    Lexoje shkrimin e plotë këtu
    . .
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    Dy komente nga miqtë

    Naser Xani - Flm Adem i nderuar


    Izet Abdyli - Eh more Adem ç'na i shprushe kujtimet, atebote si student me dhjetera here e kam degjuar duke lexuar kete artikull Radio Tirana. Dhe per ne ishte nje kurajo e fort dhe frymezuese ne punen dhe aktivitetin tone si te rinje qe patem fatin te jemi ne mesin e shkendijave qe u ndezen ne demonstratat e marsit dhe prillit te vitit 1981.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Reagimi i qeverisë shqiptare për demonstratat e vitit 81

    adem,

    nese je bashkohes i studenteve te protestave te 81 desha te di nga ty.. se para demonstratave e mbas demonstratave si e kishit mendimin.. per shqiperine..
    a prisnit vetem reagime orale apo dhe reagime tenk-ale..

    me reagim oral po quaj reagimin qe dhe u be ne fakt..dmth me gazeta sikurse ky artikulli qe ke sjell.. dmth fjalime shkrime e programe radio televizive..
    kurse tenk-ale po quaj..reagim ushtarak..dmth nderhyrje me tenka topa e aviona te shqiperis kunder ushtris e policis jugosllave qe zbarkoj ne kosove mbas demonstratave..
    gje qe sic dihet nuk u be kurre..
    pra desha te di se cfar pritej nga ju.. aso kohe..

    ..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •