-
A ka teokraci ne Islam ?
Teokracia, njė shpatė e pėrdorur nga sekularismi pėr ti frikėsuar dhe larguar njerėzit nga sistemi i qeverisjes islame qysh nga e kaluara e deri mė sot, e veēanėrisht nė kėtė kohė nė kohėn rilindjes islame dhe pranverės arabe.
Me ketė shpatė u sulmuan islamikėt tė cilėt hynė nė garė pėr tė zbatuar instruksionin Hyjnor nė pėrpjekje pėr tė shuar etjen pėr njė qeverisje islame tė cilėn sekularistėt e quajtėn qeverisje teokratike apo fetare.
Ēka do tė thotė teokraci? A ka teokraci nė Islam? Nė ēka u bazuan sekularistėt kur than se sistemi i qeverisjes nė Islam ashtė sistem teokrat? Si ti de-argumentojmė argumentet e tyre? Pėr tė gjitha kėto do tė pėrgjigjemi nė vijim nė mėnyrėn mė tė qartė tė mundur.
Kuptimi i teokracisė :
''Theokratia'' njė term grek qė do tė thotė ''Udhėheqje e Zotit '' ,sistem i qeverisjes ku udhėheqėsi pohon se ėshtė Zot sikurse vepruan faraonėt dhe perandorėt japonez, apo udhėheq duke pohuar se ėshtė i autorizuar i Zotit, sikurse vepruan mbretėrit evropian nė shekujt 17-18 .
Populli nė ketė sistem qeverisje nuk ka drejt tė kritikoj udhėheqėsin e as ta shkarkoj atė ngase ai udhėheq me dėshirėn e Zotit.
A ka teokraci nė islam?
Fillimisht themi se Islami si njė sistem qeverisės i ngritur mbi bazat dhe mėsimet e Kuranit dhe tė Sunetit, e mohon ekzistimin e njė qeverisje teokratike me pėrjashtim tė udhėheqjes sė Pejgamberit a.s, i cili ishte i autorizuar nga ana e Zoti pėr tė udhėhequr shtetin Islam, siē thotė Allahu a.xh:''Ne tė zbritėm ty (Muhamed) librin (Kur'anin) me plot tė vėrteta, qė tė sundosh mes njerėzve me atė qė tė mėsoi All-llahu'', mirėpo megjithatė ai prapė ishte i obliguar tė konsultohej me shokėt e tij pėr ato ēėshtje qė nuk kishte shpallje bazuar nė citatin KuranorE konsultohu me ta nė tė gjitha ēėshtjet, e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė All-llahun, se All-llahu i do ata qė mbėshteten, andaj si praktikė e kėtij citati kemi disa raste siē ishte ai i luftės sė Bedrit, rasti i luftės sė Hendekut etj. Mirėpo me vdekjen e Pejgamberit a.s ka mbaruar udhėheqja teokratike, pra sistemi i udhėheqjes nė Islam ėshtė ndarė nga teokracia.
Argumentet tė cilat mohojnė udhėheqjen teokratike nė Islam:
1-Mos ekzistimi i argumenteve qė e dėshmojnė kėtė ēėshtje.
Nuk ka asnjė argument nga Kurani e as nga Suneti, e po ashtu as nė librat bazė tė Fikhut (Jurisprudencės Islame ) qė lejon qeverisjen teokratike pas vdekjes sė Pejgamberit a.s, pėrkundrazi ka argumente qė e mohojnė atė, si obligimi i ''Shurasė''
( Kėshilli Legjislativė ) si dhe kushtėzimin e udhėheqjes, shtrirjes sė pushtetit dhe legjitimitetit tė tij nė ''Bejan'' (Besė-dhėnies ) e popullit.
2-Mos pėrcaktimi i udhėheqėsit tė shtetit Islam nga ana e Pejgamberit para vdekjes sė tij.
Argument ky qė tregon se me vdekjen e tij mbaron udhėheqja teokratike ngase po tė kishte vazhdimėsi tė udhėheqjes teokratike atėherė do ishte obligim pėr Pejgamberin qė ta emėronte trashėguesin e tij.
3- Mos posedimi i rasteve tė kėsaj forme qeverisėse pėrgjatė historisė Islame.
Nuk ka asnjė sundues gjatė historisė islame qė ka pohuar se ėshtė udhėheqės teokratik,ka pasur nga ta despotikė mirėpo asnjė nga ta nuk ka pohuar se sundon me autorizim e Zotit. E po ashtu edhe vetė historia e ''Hulefau Er-Rrashidin''
( Udhėheqėsve tė Drejtė ), ku mirėsia, butėsia, toleranca, mėshira e tyre janė fakte qė mohojnė qeverisjen teokratike nė Islam. Shikoni disa nga fjalėt dhe sjelljet e Ebu Bekrit dhe Omerit , dy udhėheqėsit e parė tė shtetit Islam pas vdekjes sė Pejgamberit a.s, qė mohojnė qartė qeverisjen teokratike:
- Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nė fjalimin e parė pas emėrtimit tė tij nga ana e popullit si udhėheqės kishte thėnė:''O ju njerėz,unė u zgjodha udhėheqės i juaj e nuk jam mė i miri nė mesin tuaj andaj nėse gjykoj drejt mė dėgjoni, e nėse jo atėherė mė pėrmirėsoni...''.
- Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishte gėzuar kur Abdullah Ibn A'mir i tha:
'' Nėse shohim tek ti diēka qė nuk e pranojmė do tė te drejtojmė'', Omeri tha:
'' Falėnderimi i takon Allahut qė bėri nga shokėt e Muhamedit tė tillė qė mė pėrmirėsojnė nė at qė se pranojnė''.
- Omeri r.a, kur u kundėrshtua nga njė grua pėr limitimin e Mehrit(Pajės sė nusėrisė), tha:'' E qėlloj gruaja ndėrsa gaboj Omeri ''.
- Transmetohet se Omeri njė herė kishte shpėrnda stof nga arka e shtetit pėr tė gjithė njėsoj ndėrsa me copėn e vet Omeri kishte rregulluar njė rrobė tė bukur dhe kishte dal me tė nė hutbe (ligjėrimi i ditėve tė premte tek myslimanėt), ku po sa tha:
'' O ju njerėz, dėgjoni '', u ngrit nė kėmbė Selman El- Fariseu dhe tha:'' S'ka dėgjim pėr ty derisa nuk na tregon se nga tė erdhi ty kjo rrobė''?. Kur dėgjoi kėto fjalė Omeri kėrkoi birin e tij Abdullahun dhe i tha:'' Ngrihu dhe trego se si e kompletova ketė rrobė''. Ai u ngrit dhe tha:'' Copėn e stofit qė mė takoi ia dhurova babait tim, udhėheqėsit tė myslimanėve''!. Kur dėgjoi kėto fjalė Selman El- Fariseu tha:'' Tash ka dėgjim pėr ju''.
-Omeri r.a,ua bėri obligim disa sahabive muxhtehid(Dijetarė)qėndrimin nė Medine pėr tu konsultuar me ta nė ēėshtje tė cilat kėrkonin konsultė.
Sekularistėt pėr tė vėrtetuar qeverisjen teokratike nė Islam u mbėshtetėn nė kėto argumente:
1-Mos pranimi i kundėrshtimit tė qeverisjes sė Othmanit r.a nga ana e tij.
Sipas tyre, Othmani r,a kishte pohuar qeverisjen teokratike kur njė grup vagabondėsh i kėrkuan dorėheqjen nga pushteti pasi qė sipas tyre kishte dėshtuar nė disa raste siē ėshtė dhėnia pushtet tė afėrmve tė tij, djegia e disa ekzemplarėve tė Kuranit, mos gjykimi i ndihmėtarit tė dorasit tė Omerit, shtimi i ezanit tė dytė nė namazin e sė premtes etj. Ndėrsa Othmani u ishte pėrgjigjur se '' Kėmishėn qė ma veshi Allahu s'do ta zhveshi kurrė ''. E qė sipas sekularistėve Othmani r,a me kėto fjalė ka pranuar teokracinė e tij nė qeverisje.
De-argumentimi i kėtij argumenti:
- Othmani r,a, me kėtė fjalė qė kishte pėr bazė njė transmetim ku Pejgamberi a.s e porosit me kėto fjalė:'' Allahu do ta vesh njė kėmishė mos e zhvesh atė deri sa tė takohesh me mua'', nuk ka dashur asgjė mė shumė sesa tė ua bėjė tė qartė atyre qė kėrkuan dorėheqjen e tij se njerėzit kompetent pėr shkarkimin e tij janė Kėshilli Pėrzgjedhės(Ehlu El-Hali ve El-Akdi), do tė thotė se po ata qė e zgjodhėn udhėheqės po ata kanė tė drejt tė e shkarkojnė e jo njė grup vagabondėsh.
-Edhe nėse supozojmė sė Othmani nuk e kishte pėr qėllim Kėshillin Pėrzgjedhės si trupi i vetėm qė ka tė drejtė tė pėrcaktojė dhe shkarkojė udhėheqėsin, prapė kjo mbetet vetėm njė mendim i Othmanit, e qė vetem si fjale e nje sahabiu nuk ėshtė burim legjislativė nė Islam
-
-
Pėr: A ka teokraci ne Islam ?
A ka teokraci ne Islam ? A ėshtė ai sistem teokratik apo jo?
Te nderuar, Islami nuk ėshtė vetėm fe qė ndėrlidhet vetėm me adhurimin ibadetin, siē dėshiron dikush qė si tė tillė Islamin ta mbyllė brenda katėr mureve tė xhamisė apo shtėpisė, ose siē dikush tenton qė atė ta interpretojė vetėm si ushqim shpirtėrorė. Islami ėshtė shumė mė shumė se kėto pretendime, sepse ai ėshtė sistem qė nė vete ngėrthen, rregullon dhe sistemon tė gjitha tė drejtat dhe detyrimet i individit dhe tė shoqėrisė. Pra, islami ėshtė sistem jetėsor qė rregullon raportet individuale, familjare, edukative, sociale, politike, ekonomike, ndėrkombėtare, ndėrkonfesionale, etj. etj.
Me qenė se kėto raporte juristėt islamė pėrmes ixhtihadit tė tyre, duke u mbėshtetur nė argumentet autentike qė ėshtė shpallja hyjnore, pra Kurani dhe Suneti, kanė pėr obligim ti kodifikojnė nė ligje dhe dispozita konkrete, atėherė mund qė kėtė sistem shoqėror dhe politik qė buron nga Kuranai dhe Suneti ta quajmė edhe sistem teokratik. Edhe pse unė mendoj se nocioni teokraci nuk ėshtė term adekuat pėr sistemin hyjnor islam, sepse nocioni teokraci nėnkupton formėn e qeverisjes e cila ėshtė pėrqendruar nė duart e klerit, edhe pushteti fetar edhe pushteti politik. Ky kuptim i kėsaj shprehje ėshtė nė kundėrshtim me parimet e Sistemit islam, sepse nė Islam klerizmi apo klerikalizmi ėshtė i pa pranuar. Nocioni klerikalizėm nėnkupton sistem politik dhe ideologji e kishės, qė ka pėr qėllim tė vendos sundimin e klerit e tė kishės nė jetėn politike e shoqėrore tė njė vendi. Nė Islam Ligjvėnės ėshtė vetėm Allahu xh.sh., kurse dijetarėt eminentė tė fushave tė caktuara kanė pėr detyrim qė prej bazės autentike pėrmes interpretimeve tekstuale dhe logjike tė pėrfitojnė normėn dhe dispozitėn ligjore. Pra Sistemi Islam, nuk mund tė funksionoj nė bazė tė klerit e as individit, por funksionon mbi parimin e respektimit tė mendimit tė ekspertėve, apo kuvendit konsultativ qė nė terminologjinė e jurisprudencės islame njihen me emrin Ehlul hali vel akdi.
Thėnė shkurtė, Islami ėshtė edhe sistem juridik, politik dhe shoqėrorė i zbatuar nė jetėn e kėsaj bote dhe i vlefshėm pėr tė gjitha kohėt dhe vendet. Po pėrmendi vetėm sa pėr ilustrim se Islami ėshtė i pari qė rregulloi tė drejtėn kushtetuare, qė plotėson tė gjitha parakushtet dhe kriteret e njė kushtetute bashkėkohore, pastaj Islami i mėsoi botės bashkėkohore edhe tė drejtėn ndėrkombėtare dhe atė, pikėrisht, pėrmes juristit tė njohur Muhamed b. Hasan Esh-Shejbanit, nxėnėsit tė Ebu Hanifes.
Te nderuar, nė kėtė fushė ka tė flitet shumė dhe me argumente tė shumta, por pėr mė gjėrėsisht ju sugjeroj ti ktheheni lieteraturės pėrkatėse.
Wallahu alem!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt