Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Gjeopolitika neo-otomane e televizioneve

    Isa Mulaj: Gjeopolitika neo-otomane e televizioneve

    Emri:  IsaMulaj.jpg

Shikime: 598

Madhėsia:  21.5 KB

    Shqiptarėt nė sferėn e ndikimit amerikano-turk, greko-sllav dhe evropian

    George Friedman nė librin e tij “The next 100 years: A forecast for the 21st century, New York, Doubleday, 2009 (i pėrkthyer edhe nė shqip “100 vitet e ardhshme: Parashikimi pėr shekullin XXI”, shtėpia botuese Plejad, Tiranė, 2010) hedh disa hipoteza rreth evolucionit tė gjeopolitikės botėrore. Njė parashikim nė formė spekulimesh pėr njė shekull nė kohėn e dinamizmit gjithnjė e mė tė madh, ėshtė thuajse i pamundur. Rrjedha e ngjarjeve nė tė kaluarėn kishte hedhur poshtė shumė parashikime edhe mė afatshkurta kur pėrparimi dhe zhvillimi teknik e teknologjik ka qenė mė i ultė, me ēka mundėsia e parashikimeve ka qenė mė e madhe se tani.
    Atyre qė u intereson se ku mund tė gjenden trojet e banuara me shqiptarė nė “parashikimin” e Friedmanit, e gjejnė kėtė si territor nėn sferėn e dominimit gati tėrėsisht turk. Duhet theksuar se hipotezat e Friedmanit nuk janė parashikime por plan i tanishėm i SHBA-sė se ēka synojnė tė bėjnė. Shqiptarėt duhet t’i kenė synimet dhe planet e veta, ose tė vetėvendosin. Planet e SHBA-sė mund tė mos pėrputhen me interesat e shqiptarėve. Kjo ėshtė duke u vėrejtur qartė sidomos nė Kosovė nga e cila SHBA ka hequr dorė pėr vete dhe mendon ta bėjė Kosovėn satelit tė Stambollit. Pas ekonomisė, ambasada e SHBA-sė, mė konkretisht ambasadori i tyre nė Kosovė Christopher Dell i cili edhe krye nė vete dhe pėr interesa personale ua shiti ndėrmarrjet e mėdha publike tė Kosovės kompanive turke, nėpėrmjet televizioneve “kombėtare” TV21 dhe KTV tė ngritura nga USAID-i, po e bėjnė hapin pėrfundimtar nė krijimin e kombit kosovar i cili as nuk do tė identifikohet si diēka qė ėshtė aktualisht, e as me ndonjė identitet tė qėndrueshėm kosovar, por me sferėn e dominimit tė afatgjatė tė Turqisė. Roli “krye nė vete” pjesėrisht i ishte imponuar ambasadorit Dell nga fakti se udhėheqėsit dhe politikanėt kosovarė shkonin tek ai jo pėr tė marrė ndonjė propozim se si tė veprojnė, por i kėrkonin Dell-it tė veproj vetė nė punėt pėr tė cilat kėta politikanė marroqė ishin caktuar si kompetent, pėrfshirė kėtu edhe imtėsitė e pėrditshme. Kėtė do ta deklaroj edhe vetė Dell-i publikisht duke e shfajėsuar veten se “kėta vetė po kėrkojnė nga unė t’i bėjė kėto gjėra”.
    Sfera e ndikimit afatgjatė dhe tė qėndrueshėm tani ėshtė orientuar nė pėrhapjen e kulturės turke nėpėrmjet prodhimit serik tė filmave qė u shėrbehen shqiptarėve tė Kosovės nga televizionet e ashtuquajtura “nacionale” (pėr shkak tė shtrirjes sė frekuencave tė tyre) tė USAID-it, TV21 dhe KTV. Rreth qėllimit tė “bombardimit” me kėto seriale do tė flasim mė vonė nė kėtė shkrim. Mos tė harrojmė se KTV e USAID-it dhe filiala e saj Koha Ditore e Sorosit janė kritikuesit mė tė ashpėr rreth mėnyrės se si ambasadori Dell e zgjodhi arbitrarisht njė oficere tė policisė sė Kosovės me shkollė tė mesme (Atifete Jahjagėn) Kryetare tė Republikės sė Kosovės. Ky qėndrim i medieve tė grupit KOHA erdhi fill pas refuzimit tė kėrkesės qė ia bėri ambasadori Dell pronarit tė saj, Veton Surroit, pėr ta vėnė kėtė nė pozitėn e kryetarit tė Kosovės. Z. Surroi kishte llogaritur mirė dhe besuar fuqishėm se z. Dell nuk do ta vė askėnd nė pozitėn mė tė lartė tė shtetit pos tij. Sorosi, financuesi i Vetonit, sikurse Delli dhe Friedmani, janė nga SHBA. Surroi kishte themeluar “Klubin pėr politikė tė jashtme” qė t’iu tregoj kėtyre amerikanėve se do ta imitoj “Kėshillin pėr politikė tė jashtme (Council on Foreign Relations)”, ose edhe tė bėhet i fuqishėm si ai. Edhe unė kam qenė nė Pentagon por nuk e kam fuqinė e tij. Kėrkesa e z. Surroi drejtuar ambasadorit Dell pėr t’u bėrė kryetar i Kosovės (me emėr nė zarf apo edhe me grafit nė ndonjė WC publike!) kishte ardhur pas braktisjes sė planit tė “shoqėrisė civile kosovare” pėr rrėzimin e Qeverisė. Ai plan ishte hartuar nėn frymėn e teorive konspirative tė bazuara nė Protokollet e pleqve tė menēur tė Zionit. Bartės i planit ishte Luan Shllaku nga dega e Sorosit nė Kosovė, dhe ortakėt e tij tė “shoqėrisė civile” qė ishin ekskluzivisht nga grupi KOHA (Klubi pėr politikė tė jashtme, KTV, dhe Koha Ditore). Ndaj pėrfshirjes sė shoqėrisė civile tė vėrtetė ishin pėrjashtues. Thjeshtė u interesonte tė jenė vetė nė vend tė qeverisė, pavarėsisht mbėshtetėsve dhe mėnyrave se si do tė arrijnė atje.

    Mashtrimi demokratik i dhe religjioz i shqiptarėve


    Pas rėnies sė komunizmit i skicuar si “komb dhe religjion universal”, shumė popuj filluan ta rikthejnė identitetin e tyre kombėtar dhe religjioz qė ua kishte rrezikuar “kombi sovjetik” nėpėrmjet rusifikimit dhe ai “jugosllav” qė identifikohej me dominim serb, e pjesėrisht edhe kroat. Mirėpo, komunizmin po e zėvendėsonte njė komb tjetėr “universal”, e ky ishte demokracia dhe religjioni, me synime krejt tė njėjta si tė komunizmit – dominimin, asimilimin dhe imponimin e kulturave tė popujve tjerė. Zgjedhja dhe pėrqafimi i elementeve, parimeve, traditave, sistemeve dhe rregullave nga popujt tjerė mund tė jetė e parapėlqyer derisa nuk janė zhvilluar tė tilla si autoktone, dhe nėse sjellin dobi, qoftė pėr veten, palėn tjetėr dhe popujt tjerė. Religjionet dhe sistemet socio-ekonomike e kanė pikėrisht kėtė qėllim pėrfitimesh tė pėrbashkėta, nė fund tė tė cilit del qėllimi madhor i fuqizimit tė njė populli pėr dominim ndaj tė tjerėve.
    Abrahami si baba i religjioneve monoteiste (judaizmit, krishterimit, dhe islamizmit) ishte njė nacionalist i devotshėm qė shpėrfillte kulturat e popujve tjerė duke i ekspozuar ato tė Jehovait (Zotit tė hebrenjve) si mė praktike, tė moralshme, dhe mė tė mira. Konceptin e Zotit do ta shpėrfaq dhe pėrparoj shumė Mojsiu, autori i pesė librave tė parė tė Dhiatės sė Vjetėr nė Bibėl, tė njohura bashkėrisht si Tora. “Bibla ėshtė fjala e Zotit qė vlen pėr tėrė njerėzimin”, kėshtu thotė vetė Bibla. Kur e lexoni Toran, duket sikur Zoti i ka harruar popujt tjerė dhe zhvillimin e tyre si kinezėt, indasit, grekėt e lashtė, ilirėt dhe ėshtė marrė ekskluzivisht me hallet e hebrenjve, padrejtėsitė qė i pėrjetonin nga egjiptasit dhe persianėt tė cilėt Bibla i paraqet nė kontekstin negativ. “Mungesa e njohurive” tė Zotit pėr rajonet tjera gjeografike, ka qenė e theksuar, ose, nėse popujt tjerė kanė pasur njohuri, ato nuk paskan qenė tė duhura. Nė Bibėl dhe Kuran pėrmenden lloje tė ndryshme pemėsh si fiku, hurma, ulliri, rrushi. Askund nuk figuron dardha dhe pemėt tjera tė pėrhapura tek ne dhe shumė vende tjera tė botės, sepse nuk rriteshin nė shkretėtirat e Arabisė dhe Palestinės, ose kanė qenė tė rralla qė Zotit nuk i paskan ra nė sy! Pas religjionit tė vėrtetė dhe tė kuptuar si duhet, fshihet nacionalizmi.
    Popujt tjerė qė kanė synuar tė lidhen me Zotin, qenka dashur ta bėjnė kėtė vetėm duke iu nėnshtruar Mojsiut dhe udhėzimeve tė tij. Ndėrkohė, vetė Mojsiu pasi e nxjerr popullin e vetė nga robėria e Egjiptit, fillon pėrpjekjet pėr nėnshkrimin dhe skllavėrimin e popujve tjerė, me plane dhe udhėzime shumė tė qarta qė i hasim nė librin e Numrave. Nga 12 fiset e Izraelit, Mojsiu me ekipin e tij regjistron njė numėr prej 603 550 ushtarėsh, tė mjaftueshėm pėr pushtimin e botės (shih Numrat 1:21-45). Fillon me armatosjen e 12 000 ushtarėve izraelitė pėr hakmarrje kundėr Midianit. I mbysin tė gjithė burrat e Midianit, marrin rob gratė dhe fėmijėt, ua plaēkitin kafshėt shtėpiake dhe gjithēka ē’kishin pėr tė jetuar. Tėrė kėtė “trofe” ia dėrgojnė Mojsiut nė kamp, e ky ende shprehet i pakėnaqur kėshtu: “Keni lėnė gjallė tė gjitha femrat?” (Numrat: 31:15). Si profet i “udhėzuar” nga Zoti, Mojsiu ende nuk ndihej i kėnaqur me vrasjet dhe plaēkitjet, dhe jep kėtė urdhėr: “E pra, tani vritni tė gjithė fėmijėt meshkuj dhe tė gjitha gratė qė kanė pasur marrėdhėnie me njė mashkull. Lini gjallė tė gjitha vajzat qė nuk kanė shkuar me ndonjė mashkull (Numrat 17:18).
    Pavarėsisht se a ekziston Zoti apo jo, njeriu nuk mund tė jetė qenie e denjė dhe nacionalist i ndershėm pa besim nė Zot. Thelbi i besimit nė Zot do tė thotė tė qėndrosh i patundur nė luftėn pėr emancipim pavarėsisht pengesave dhe pasojave, ngritjen e lavdisė, mbrojtjen e identitetit, dinjitetit dhe kulturės sė popullit tėnd. Njė nacionalizėm tė tillė e ka shfrytėzuar pėr mrekulli Muhamedi. Zbulimi mė i madh epokal i tij ėshtė shprehja nė arabisht “la il-lahe il-Allah, Muhamedun resulullah”, qė do tė thotė: “Nuk ka Zot tjetėr pos Allahut, dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguar i Tij”. A po e kuptoni si duhet porosinė e qartė nacionaliste qė e pėrmban gjysma e parė e fjalės? Secili popull dhe individ qė beson nė Zot nė ēfarėdo mėnyre, besimi i tij ėshtė i pavlefshėm nėse shprehja nuk ėshtė nė arabisht. Ky ėshtė elementi pėrjashtues i ēdo gjuhe dhe kulture, dhe promovim i gjuhės arabe. Sipas kėsaj porosie, kushdo qė nuk beson Allahun dhe nuk i lutet atij nė arabisht, nuk ėshtė nė rrugėn e Zotit. Gjysma e dytė e fjalisė e barazon Muhamedin me Zotin, dhe faktikisht e bėnė atė Zot nė tokė, pavarėsisht se nė interpretime tė islamizmit thuhet: “Jo, Muhamedi nuk ėshtė djalė i Zotit e as vetė Zoti; ėshtė vetėm i dėrguar i tij”. Kurani nė disa referenca e thotė shumė qartė se Muhamedi ėshtė faktikisht Zoti. Pėr shembull: “Thuaju (o Muhamed): Nėse ju e doni Allahun, atėherė mė ndiqni mua, qė Allahu do t’iu dojė dhe t’iu falė gjynahet! Allahu ėshtė Falės i Madh dhe Mėshirėplotė” (Al ‘Imran, 31), ose, “thuaju: Bindjuni Allahut dhe tė Dėrguarit! Nė qoftė se kthejnė shpinėn, (dijeni se) Allahu, mė tė vėrtetė, nuk i do jobesimtarėt (Al ‘Imran, 32). Nėse dikush nuk i kupton porositė e Kuranit, Kurani ia pėrsėrit disa herė lexuesit tė njėjtėn gjė rreth Muhamedit si Zot. Kjo ėshtė e njėjtė me trinitetin nė krishterizėm, tė cilin doktrina islame gabimisht e kritikon gjersa vetė e zbaton praktikisht, madje shkon edhe mė larg kur Muhamedin e barazon me Zotin. Kushdo qė ka qenė i interesuar tė gjejė rrugėn pėr te Zoti, kėtė duhet ta bėjė vetėm nėpėrmjet Muhamedit. E kur Muhamedin e pyesin pėr lidhjet me Zotin, ky u ka thėnė: “Ēka u intereson juve kjo? Ky ėshtė raport vetėm ndėrmjet meje dhe Zotit. A more vesh. Eee, nėse t’i do tė jesh mė afėr Zotit, atėherė bėjė ēka them unė”. Nė Kuran thuhet kėshtu: “Thuaj (o Muhamed): “O njerėz, unė jam i dėrguari i Allahut pėr tė gjithė ju, i Atij qė i pėrket sundimi i qiejve dhe Tokės” (El-‘Araf 158). “Kush i bindet tė Dėrguarit, i ėshtė bindur Allahut. Sa pėr ata qė kthejnė kokėn mėnjanė, Ne nuk tė kemi dėrguar qė tė jesh rojtar i tyre” (En-Nisa, 80), mandej, “O i Dėrguar! Lufto kundėr mohuesve dhe hipokritėve dhe bėhu i ashpėr ndaj tyre! Strehimi i tyre ėshtė Xhehenemi; sa vendbanim i shėmtuar” (Et Teube, 73). E tė tjera.
    Bibla dhe Kurani janė libra pėrmbledhės jashtėzakonisht tė rėndėsishme historike dhe pėr studime arkeologjike tė popujve nė Lindjen e Mesme, por jo edhe pėr popujt dhe rajonet tjera tė botės. Shumė zbulime shkencore dhe mrekulli nė tė kaluarėn janė zhvlerėsuar ose zhdukur, duke pėrfshirė edhe llojin e llaptopit (kompjuterin) pėr tė cilin thuhet se janė gjetur dėshmi tė ekzistencės sė tij mijėra vite mė herėt nė piramidat e Egjiptit, pėr t’u rizbuluar mijėra vite mė vonė. Kėto zhdukje tė pėrparimit shkencor kanė ndodhur pėr shkak tė mungesės sė burimeve tė shkruara, pėr ēka Isak Njutoni thotė se njohuria gjatė historisė ka humbur dukshėm, dhe se ai ishte njė prej tė zgjedhurve qė tė nxjerrė informata shkencore nga Bibla. Tė tjerėt kanė nxjerrė nga librat fetarė (dhe vazhdojnė ende tė nxjerrin) elemente si, metodologji pėr letėrsi, legjislacion, luftė, urrejtje, dashuri, e shumėēka tjetėr. Informatat mė tė drejtpėrdrejta mund tė nxirren rreth historisė sė atyre popujve dhe vendeve praj nga kanė ardhur Bibla dhe Kurani. Kur lexon Biblėn, ajo tregon pėr popullin e Izraelit dhe fiset e tij, si Levi, Simon, Isahar, Juda, Rubin. Kthehesh te Kurani dhe aty gjejmė historinė e popullit arab me Ad, Kurejsh, Hud, Themud. Aty askund nuk figuron fisi Dardan (vendi i dardhave), Mollos (vendi i mollave), Dalmat (vendi i deleve; nga fjala shqipe “delme/t”), Epir (toka “E-Pirros”). Thuhet: “Ne e zbritėm kėtė Kuran nė gjuhėn arabe, pėr ta kuptuar ju [arabėt] (Jusuf, 2)”. Nėse shqiptarėt apo cili do popull duan ta kuptojnė Kuranin dhe Zotin, atėherė po u dashka tė gjithė ta mėsojnė arabishten dhe tė luten vetėm nė kėtė gjuhė. Padyshim se kjo ėshtė forma mė ekstreme e fanatizmit kombėtar arab, dhe ėshtė meritė e strategut Muhamed pėr monopolizimin e Zotit me qėllim qė ta vė kulturėn dhe popullin e tij nė rend tė parė.
    Bibla dhe Kurani janė strategji dhe plane biznesi pėr zhvillim kombėtar tė kombeve tė caktuara. Raportojnė se ēka ka ndodhur (ēka ėshtė shumė pozitive), mbajnė shėnime, dhe bėjnė plane pėr tė ardhmen tė cilat i quajnė profeci. Profecitė nė kuptimin normal janė plane. Kur njerėzit synojnė t’i pėrmbushin ato plane dhe pjesėrisht ia arrijnė qėllimit, atėherė na thonė se kjo ėshtė pėrcaktuar nga Zoti qė tė ndodh. Kur Revolucioni i Tetorit 1917 mori pushtetin nė Rusi, profecia e tillė ishte pėrcaktuar nga njerėzit qė mohonin ekzistencėn e Zotit, ashtu siē ishte profetizuar nga njerėzit edhe rėnia e komunizmit. Tė dyja, ngritja dhe rėnia e komunizmit, ishin vepėr e njerėzve. Tė tilla janė edhe profecitė e Biblės dhe Kuranit. Allahu me Kuran e ka caktuar Haxhin pėr secilin mysliman qė ka mundėsi – vizitėn e tempullit nė Meke tė Arabisė Saudite. Njė vizitė e tillė e organizuar nga Kosova kushton ndėrmjet 3 000 dhe 5 000 eurove. Me tė njėjtat para mund t’i blini 5-6 bileta kthyese pėr nė SHBA qė ėshtė disa herė mė larg nga Kosova se Arabia Saudite. Nė ditėn e festave islame (bajrameve) nė Meke mblidhen deri nė 2 milionė pelegrinė. Nėse secili shpenzon nga 50 euro, atėherė aty mbeten 100 milionė euro nė ditė. A ka ndonjė strategji mė tė mirė pėr zhvillimin e turizmit se kjo? Jo nuk ka. Ne duhet tė shpenzojmė miliona, angazhojmė ekspertė dhe punojmė shumė pėr tėrheqjen e turistėve dhe investimeve tė jashtme, e nė fund edhe ata pak turistė dhe investitorė ikin mė dėshpėrim pėr tė mos u kthyer mė. Kėshtu fuqia intelektuale dhe strategjia ekonomike e Muhamedit na del mė e menēur se e shumė vendeve tė marra sė bashku tė cilat investojnė mjete tė mėdha dhe angazhojnė shumė njerėz nė zhvillimin e turizmit qė tė krijojnė tė ardhura nga ky sektor i ekonomisė.
    Kush nuk i bindet Allahut dhe nuk lutet nė arabisht, nuk ėshtė i denjė pėr kėtė botė dhe nė botėn tjetėr do tė digjet nė zjarr, thonė myslimanėt nė bazė tė udhėzimeve qė i pėrmban Kurani. Kush nuk i beson Jezu Krishtit nuk ėshtė i krishterė, thotė doktrina e krishtere. Ndaj pretendimeve se kush nuk ėshtė ēifut (siē thonė Zionistėt), nuk ėshtė njeri ose i zgjedhur nga Zoti por kafshė, Muhamedi reagon ashpėr nė Kuran nė formė mallkimi kundėr tyre: “Thuaju hebrenjve: Nė qoftė se ju pretendoni se jeni tė vetmit miq tė Allahut nga tė gjithė njerėzit, atėherė dėshirojeni vdekjen po tė jeni tė sinqertė!” (El-Xhumua, 6). Pra, nėse dikush thotė: “Unė, ose populli im, ėshtė i zgjedhur nga Zoti”, ju duhet t’ia ktheni: “Bėhu real, dhe shko e mytu diku”!
    Disa myslimanėve tė devotshėm u interesonte shumė se ēfarė religjioni jam unė dhe nė ēka besoj, pasi ata kishin vėrejtur njė parullė time publike pėr orientimin religjioz si “adaequatio rei et intellectus” (korrespondenca e mendjes me realitetin). Kur mė bėnin presion ta zbuloj identitetin tim religjioz, unė u thosha (dhe po u them edhe tani): “Ēka po tė intereson ty kjo? Kjo ėshtė vetėm ndėrmjet meje dhe Zotit. Nuk ėshtė punė pėr ty por e Zotit. Ai e di mė mirė”.
    Secili popull ka tė drejtė ta mbroj dinjitetin e vet. Atė qė mund ta hasni sot nė Kosovė, ėshtė se jo vetėm udhėheqėsit politik, por edhe shumica e popullsisė ēdo gjė e marrin si absolute nė kėtė botė nė raport tė pandryshuar. Dhe jo vetėm nė botė. Edhe brenda kombit tė tyre. Shumica e shqiptarėve menduan se me ardhjen e demokracisė, shteti, kombi dhe dinjiteti humbin rėndėsinė, ose janė diēka pėr tė cilat nuk do tė kenė nevojė. Kjo ėshtė e kundėrt me shumicėn e popujve tjerė evropianė tė shtypur, ku pas komunizmit ėshtė rritur dukshėm nacionalizmi dhe diferencimi kombėtar (ēekėt, sllovakėt, polakėt, serbėt, kroatėt, boshnjakėt, sllovenėt, popujt baltik).
    Kanė kaluar mbi 20 vite nga braktisja e konceptit tė “kombit dhe religjionit universal” dhe shumicėn e shqiptarėve ende i gjejmė mentalisht tė nėnshtruar, apo mė mirė themi edhe tė pėrkushtuar, ndaj ndikimeve tjera, po ashtu tė huaja. Sikur nė tė kaluarėn kur mbizotėronte mburrja pėr komunizmin, edhe sot e kemi nė trend mburrjen me demokracinė si ideologji abstrakte. Themi abstrakte sepse nė Evropė mė sė paku demokraci ka te shqiptarėt. Aktualisht jemi nėn ndikimin e tri ndikimeve tė mėdha nga jashtė. I pari ėshtė orientimi pėr anėtarėsim nė BE. I dyti, ndikimi amerikano-turk. I treti, ndikimi i shteteve fqinje nga tė cilat tradicionalisht kemi pėsuar shumė. I katėrti, i cili gjithsesi do tė duhej tė ishte i pari, ėshtė orientimi kah vetėvendosja, por fatkeqėsisht me ndikimin mė tė vogėl si pasojė e mishėrimit me mentalitetit tė robit dhe oreksit pėr t’iu shėrbyer tė tjerėve nė dėm tė kombit.
    Po qė se ju bisedoni me shqiptarė tė zakonshėm rreth faktorit shqiptar, ka gjasa qė menjėherė t’u thonė (siē e kam testuar shpesh edhe vetė nė biseda):
    - Ne jemi popull i vogėl dhe i parėndėsishėm. S’jemi kėrkushi! S’jemi kanė dhe nuk do tė jemi.
    - Normal, ti po insiston tė jemi kėrkushi. Sllovenėt janė mė pak se dy milionė janė dikushi. Kroatėt nė Kroaci diēka mė shumė se katėr milionė dhe janė dikushi ose sė paku kombi i vetvetes, e ne jemi rreth gjashtė milionė nė njė territor kompakt. Unė po e shoh tėrė problemin e de fekatorizimit shqiptar vetėm tek ti, sepse populli pėrbėhet nga individėt si unė e ti. Nė momentin kur ti e flakė kėtė mentalitet, ne si kolektiv mund tė bėhemi gjithkushi.
    - Po s’jemi popull i atillė. Duhet me ditė pak gjendjen nė terren dhe si po zihet politika, kush ėshtė mė i fuqishėm e kush mė i dobt. Me i shtri kamt sa t’mrrin jorgani.
    - Po, edhe Trocki i ka shtri kamt sa i ka mrri jorgani! Nė kamp ose burg ia kanė vėnė nofkėn Trocki dhe janė tallur me tė. Kur ka dalė e ka mposhtur ushtrinė e Carit, e ka themeluar dhe udhėhequr Armatėn e Kuqe me tė cilėn i ka mposhtur Meneshvikėt, amerikanėt, britanikėt, francezėt, japonezėt, kinezėt, indianėt, polakėt e shumė tjerė qė luftonin pėr Armatėn e Bardhė. Gavrillo Principi ka qenė njė fėmijė qė s’ka pasur asgjė pos njė pistoletė me tė cilėn ka vrarė trashėgimtarin e mbretit tė Perandorisė Austrohungareze.
    - Pse s’po del edhe ti me vra naj mbret tė perandorisė!
    - Pėr ashtu, sė pari mė duhet t’iu vrasė juve!
    - Pse mu? Kėshtu po don me i shėrby ma mirė kombit, a?
    - Sepse, po tė mos ishin pengesat sikur mentaliteti defetist i juaji se “kėtu ka me marrė turku krejt, ēka t’thotė Amerika ka me u ba ktu, me dashtė Gjermania na shtin n’BE nesėr, luftė ma kurrė s’ka me pasė ktu se s’len Amerika”, edhe ne bėhemi dikushi si shumė popuj tjerė. E kemi amanet thėnien e Mit’hat Frashėrit se “Shqiptarėt do t'i fitojnė tė gjitha luftėrat, posa ta pėrfundojnė betejėn ne mes veti”. Unė s’po shoh kurrfarė rreziku nga shkijet, amerikanėt, turqit, grekėt, gjermanėt. Rrezikun pėr kėtė popull qė t’i po pajtohesh se nuk ėshtė kėrkushi, e shoh vetėm tek ti dhe shumė tjerė me mentalitet defetist si ti. Pra, neve na nevojitet ta fitojmė luftėn nga brenda kundėr juve, e pastaj kqyrim se si tė mbrohemi nga armiqtė e jashtėm.
    Vetėm ndalej e shikonte si hut personi me tė cilin bashkėbisedoja. Kjo pjesė e bashkėbisedimit ėshtė pėrmbledhur nga biseda qė e kam pasur me njė qytetar tė zakonshėm dhe me drejtorin e drejtoratit pėr ekonomi dhe financa tė Kuvendit Komunal tė Istogut, Osman Sadikaj. Ky i fundit mbase edhe ka pėrgjegjėsi mė tė madhe ndaj popullit, ėshtė ithtar i teorive konspirative se ēdo gjė nė kėtė botė ėshtė absolute, e pėrcaktuar pėr njė tė ardhme tė pakufishme, se Amerika po bėnė biznes me Putinin dhe po e furnizon me ryshfete e para qė unė nuk po e ditkam (por e di se Putini e ka pėrzėnė USAID-it nga Rusia dhe ēdo OJQ qė ka punuar me tė i ka futur nė listė si agjentė anti-kombėtar), “dil e vraje edhe ti naj mret” (se atij s’po ia mbante *****!), e tė ngjashme.

    Serialet turke nė televizionet e USAID-it para ofensivės sė Sylejmanit tė Madhėrishėm


    Pėrvoja historike na tregon se popujt nuk zhduken nga shfarosja fizike, pavarėsisht pėrmasave tė terrorit dhe gjenocidit, sa zhduken nga asimilimi ose tjetėrsimi kulturor. Amerindianėt nuk mund tė ishin zvogėluar dukshėm nga lufta me kolonizatorėt evropianė sa janė zhdukur nga ndikimi i kulturės evropiane. Tek e fundit, secili kolonizator ka pėr qėllim ta shtrij ndikimin e vet, politik, ekonomik dhe ushtarak pėr t’i vėnė kapakun me mbizotėrimin kulturor.
    Kush e mban mend Televizionin e Prishtinės (TVP) gjatė komunizmit, i kujtohet se ai mė sė shumti transmetonte filma serik dhe artistik tė “imperializmit amerikan”. Kur vetė amerikanėt u vendosėn nė Kosovė dhe ne u bėmė sė tepėrmi pro-amerikan, situata me filma dhe programe nė TV ndryshoj shumė. Kėsaj radhe me ndihmėn e Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID). USAID-i financoj themelimin dhe zhvillimin e dy televizioneve tė quajtura kombėtare, pėr t’i shėrbyer pjesės sė kombit kėtu nė Kosovė. Arsyeja mė e shpeshtė e kėtij transformimi ėshtė ky: Holivudi po humb nė konkurrencėn ndėrkombėtare me filma nga vendet tjera nė rritje si India dhe Turqia. Fillimisht, nė televizionet e USAID-it dominojnė filmat nga Amerika Latine, pastaj monopolin e marrin serialet turke. Sė pari zbarkon seriali Aci Hayat (Njė jetė mė e mirė) nė tė cilin rolin kryesor e luan aktori Kenan İmirzalıoğlu, i njohur nė film si Mehmet Kosovari. Ėshtė ky njė promovim i dinjitetit kosovar nga Turqia. Nė Kosovė ky serial u pėrcoll me interesim tė madh. Natyrisht, edhe producentėt turq ishin tė menēur pėr t’i dhėnė njė pėrshtypje tė mirė Kosovės me Mehmet Kosovarin i cili pas serialit e vizitoj Kosovėn dhe u prit nga njė turmė e madhe simpatizantėsh. Fill pas mbarimit tė Aci Hayat, tė njėjtin aktor me rolin kryesor e hasim nė TV dramėn Ezel (Amshueshmėria) tė cilin e shfaqte gjatė vitit 2011 TV 21-shi i USAID-it. Kur mbaroj seriali, mediet turke dhe tė Ballkanit diku nė tetor 2012 raportojnė se Mehmet Kosovari ka pranuar se ėshtė homoseksual. Me siguri kėtė nuk e ka pranuar mė herėt derisa tė mbaroj shfaqja e serialit nė Kosovė, sepse me gjasė nuk do tė pritej mirė nga publiku kosovarė. Mehmet Kosovari duke qenė i gjatė 1,93 cm me siguri ka origjinė nga shqiptarėt e Kosovės siē kanė edhe 900 shqiptarė nė Stamboll (qyteti mė i madh nė botė me numėr tė shqiptarėve) ku pėrfshihen shumė aktorė por qė nuk deklarohen se janė shqiptarė. Mehmet Kosovari duhet tė ketė origjinė nga Gjakova sepse gjakovarėt nė zhrgonin popullor dallojnė nga kosovarėt pėr kah (ē’)orientimi seksual. Kohėve tė fundit, golashėnuesi mė i mirė i superligės turke, Hakan Shykyr (i njohur si “Taraku i Bosforit”) e zbulon identitetin e vet shqiptar nė Universitetin Mehmet Akif Ersoj nė Burdur (edhe ky shqiptar). Kėto janė dėshmi se tekstet shkollore tė historisė nė Kosovė duhet tė pėsojnė disa ndryshime ku duhet tė spikatet faktori shqiptar dhe kontributi i tij jo vetėm nė Perandorinė Osmane, por edhe atė Romake dhe Bizantine. Madje kėtu kemi dy perandorė tė cilėt zyrtarisht kanė qenė dhe njihen si tė mėdhenj (Konstantini i Madh, dhe Justiniani i Madh).
    Ezelin nė TV 21 e pėrcjell seriali tjetėr turk Fatmagyl (nė origjinal “Fatmagül'ün Suēu Ne?” – Ē’faj ka Fatmagyli?), shfaqja e tė cilit po vazhdon. Ky serial ka shėnuar rekorde tė shfaqjes nė botėn arabe, shtetet e Ballkanit (pos Bosnjės dhe Shqipėrisė), Francė dhe Rusi. Bėhet fjalė pėr fejesėn e njė pronare tė byrektores (Fatmagyl Ketenxhi) me njė peshkatar (Mustafa Nallēalle) me tė cilin ndahet pas disa muajve, pastaj martohet me farkėtarin Kerim Ėllgaz. Shqiptarėt e Kosovės qė shikojnė kėtė serial, sidomos meshkujt, pėrcjellin me shqetėsim se si Kerimi ėshtė indiferent nė flirtimin me gruan e tij Fatmagylin. “Phiiii! Po mashkull peder ky far Kerimi! T’isha kanė n’ven tina me ia ngjit Fatmagylit!”.
    Sapo pėrfundon njė seri e Fatmagylit nė TV 21 pas orės 21, teleshikuesit kosovarė, ende pa u shfaqur informatat pėrmbyllėse, nxitojnė ta ndėrrojnė kanalin. “Qite n’KTV. Shpejt, shpejt! Te shohim Savashin e Jaseminin”. Savashi ėshtė emri i personazhin kryesor njė njė tjetėr serial turk Aşk ve Ceza (Dashuri dhe ndėshkim) qė shfaqet nė televizionin tjetėr “kombėtar” tė USAID-it, nė KTV. Emri i tij i vėrtetė i Savashit ėshtė Murat Yildirim. Jasemini ėshtė aktorja Nurgül Yeşilēay. Pėr dallim nga Fatmagyli me Kerimin, Savashi ėshtė mė aktiv nė flirtimin me Jaseminin. Disa teleshikues shqiptarė, sa herė e vėrejmė qė Kerimi po bėnė budallaqe me Fatmagylin kur kjo shprehet e gatshme pėr flirtim (si pėr shembull, Kerimi i thotė shko fli ti brenda nė shtėpi, e unė po dal tė shkurtoj dru; mandej, kur janė vetėm tė mbyllur nė dhomė Kerimi i thotė fli e kėsaj nuk i flihet; kur janė natėn bashkė nė dhomė Kerimi e zhvendos vėmendjen duke e tėrhequr Fatmagylit nė kuize me njėri-tjetrin), thonė: “O hiqe kit peder e qitna n’KTV tė shohim Savashin se ky tybe n’guxon me ia ‘ngjit’; veē nėse ia ngjet Fatmagyli me zor ktina”. Nal, nal, nal veē pak t’kqyrim ēka po ndodh, reagon tjetri. Kėshtu teleshikuesit shqiptarė ndodhen pėrballė konkurrencės ndėrmjet ndikimeve tė filmave qė promovojnė “pėrmbajtje” flirtuese dhe atyre qė janė mė tė ‘nxehtė’ nė kėtė drejtim, qė tė dyja vegėl tė USAID-it dhe profeci e George Friedmanit.
    KTV-ja duket se e ka kuptuar se mbetja nė konkurrencė nėnkupton gara me transmetimin e serialeve turke. Ka provuar t’i tregoj publikut kosovarė qė tė shmangen nga TV 21-shi dhe ta shikojnė Savashin tė cilin e transmeton nė kohė tė pėrafėrt me Fatmagylin nė TV 21, duke mos u lėnė alternativė teleshikuesve kosovarė. Nė kėto seriale shfaqet kryesisht mėnyra turke e jetės dhe e veprimeve, pėrpos qė e tėrė kjo mbizotėrohet nga veturat e prodhimit gjerman (Mercedes, BMW, Opel, Volkswagen), dhe bisedat me telefona celularė thuajse orė e ēast, tė prodhimit finlandez (Nokia), gjerman (Siemens), suedez (Ericsson), amerikan (motorola), etj., ose teknologjia qė mbizotėron edhe nė Kosovė. Kėtu tash vijmė te gėrshetimi ndėrmjet kulturės dhe teknikės nė Kosovė, pėr ēka kosovarėt mund ta gjejnė veten nė situatė konfrontimi ndėrmjet ndikimit amerikano-turk me kulturė, dhe teknikės gjermane. Kosova synon t’i bashkėngjitet BE-sė sikurse edhe Turqia. Gjermania ėshtė shteti me popullsinė dhe ekonominė mė tė madhe nė BE. Atje jetojnė 300 000 shqiptarė, ndėrsa nė fqinjin e saj jugor Zvicėr, rreth 200 000 qė kanė ndikim tė madh nė Kosovė sidomos me mjete financiare. Qė nga ardhja e Barak Obamės nė pushtet si kryetar i SHBA-sė, politika amerikane ndaj Kosovės, sidomos e ambasadorėve tė saj nė Kosovė, ėshtė shumė pro-serbe dhe pro-turke nė disfavor tė shqiptarėve. Ata qė nuk duan tė mos harrojnė, shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ka ndodhur vetėm gjatė mandatit tė republikanit George Bush sapo ky ishte liruar pak nga punėt tjera tė mėdha nėpėr botė (lufta nė Irak dhe Afganistan). Pas djegies sė ambasadės sė SHBA-sė nė Beograd nga serbėt nė shenjė hakmarrje kundėr shpallje sė pavarėsisė sė Kosovės, kryetari Bush autorizon Kongresin ta furnizoj Kosovėn me armė. Erdhėn demokratėt nė Shtėpi tė Bardhė dhe ai plan u anulua pėr Kosovėn, dhe nė vend tė tij SHBA furnizon falas me armė Greqinė duke ia dhuruar 400 tanke, dhe 14 automjete tė blinduara Hummvee Serbisė. Pas dhunės brutale qė ushtruan serbėt kundėr paradės sė homoseksualėve nė Beograd, amerikanėt u bindėn se Serbia duhet tė pėrkrahet me armatim, e jo me kėso parada, sepse populli po i dashka mė shumė armėt. E kundėrta po ndodh nė Kosovė, ku pėr ēudi, avokati i (anti) popullit, Sami Kurteshi, gati sa nuk ēart me reagim pas njė incidenti kur tifozėt e Prishtinės Plisat kishin hyrė nė Sallėn e Kuqe dhe i kishin demoluar statujat qė pėrdoreshin si dekorim dhe inspirim i njė ngjarje tė homoseksualėve. Nėse pushteti u vret si qenin nė mes tė Prishtinės, avokati i (anti) popullit nuk e ēel gojėn.
    Nė sferėn politike demokratėt filluan ta dėmtojnė Kosovėn pėr llogari tė Serbisė. Pavarėsisė sė Kosovės ia shtuan njė fusnotė. Edhe dialogu pėr normalizimin e marrėdhėnieve me Serbinė po shkon mė shumė nė favor tė Serbisė nė atė ēka po kėrkon pėr enklavat serbe nė Kosovė. Ndaj tendencave tė tilla pėr defaktorizimin shqiptar nė llogari tė gjeopolitikės amerikano-turke, ėshtė duke reaguar Gjermania, e cila ua bėnė tė qartė si Serbisė, ashtu edhe Turqisė, se nė BE nuk mund tė hyjnė pa i plotėsuar kushtet, dhe se agjenda amerikano-turko-serbe nė Ballkan e menduar pėr ta minuar BE-nė nė Ballkan, nuk duhet tė devijoj nga kushtet qė i pėrcakton BE-ja pėr anėtarėsim, pėrndryshe BE-ja do ta stėrgjatė anėtarėsimin e atyre shteteve qė punojnė me agjendė dhe llogari tė Friedmanit, Bosforit, dhe Uashingtonit.
    Mos kam shkuar shumė larg me kėtė gjeopolitikė tė televizioneve tė USAID-it dhe kam dalė krejt nga tema bosht, dhe gabimisht e kam quajtur neo-otomane? Jo, jo. Nė radhė ėshtė seriali Sylejmani i Madhėrishėm tė cilin Koha Ditore e grupit KOHA ku bėnė pjesė edhe KTV-ja, para dy muajve i ka dhėnė publicitet tė madh promovues, pėr tė joshur sa mė shumė teleshikues, ose t’i bėjė ata tė ndihen tė padurueshėm deri sa t’i vijė radha pėr ta shfaqur. Nė Shqipėri veē ėshtė duke u shfaqur ky film. Nė Kosovė, TV21 ka kohė qė ėshtė duke e reklamuar Sylejmanin e Madhėrishėm tė cilin do ta shfaqė menjėherė pas pėrfundimit tė Fatmagylit. Ju qė jeni duke e shikuar, e dini se pėr ēka bėhet fjalė, ndėrsa unė e di qėllimin gjeopolitik tė tij dhe televizioneve tė USAID-it. A nuk ka qėllim tė caktuar vetė kronologjia prej Mehmet Kosovarit te Sylejmani i Madhėrishėm? Filloj me kosovarė dhe po pėrfundon me Sulltanin dhe otomanėt.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Gjeopolitika neo-otomane e televizioneve

    Tekst i gjateb por ja ven te lexohet.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Gjeopolitika neo-otomane e televizioneve

    Shume i gjate....
    Bukur e ka thene ketu

    Sepse, po tė mos ishin pengesat sikur mentaliteti defetist i juaji se “kėtu ka me marrė turku krejt, ēka t’thotė Amerika ka me u ba ktu, me dashtė Gjermania na shtin n’BE nesėr, luftė ma kurrė s’ka me pasė ktu se s’len Amerika”, edhe ne bėhemi dikushi si shumė popuj tjerė. E kemi amanet thėnien e Mit’hat Frashėrit se “Shqiptarėt do t'i fitojnė tė gjitha luftėrat, posa ta pėrfundojnė betejėn ne mes veti”. Unė s’po shoh kurrfarė rreziku nga shkijet, amerikanėt, turqit, grekėt, gjermanėt. Rrezikun pėr kėtė popull qė t’i po pajtohesh se nuk ėshtė kėrkushi, e shoh vetėm tek ti dhe shumė tjerė me mentalitet defetist si ti. Pra, neve na nevojitet ta fitojmė luftėn nga brenda kundėr juve, e pastaj kqyrim se si tė mbrohemi nga armiqtė e jashtėm.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Gjeopolitika neo-otomane e televizioneve

    Shkrim shume interesant..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •