Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    496 shqiptarë kanë ndryshuar identitet për t’iu rikthyer krimeve në Greqi”

    Policia greke publikon raportin, i cili thotë se brenda 4 muajve janë arrestuar 496 shqiptarë me precedentë penal, të cilët kanë ndryshuar identitetin për t’u rikthyer në shtetin helen

    Një kërkim i thelluar i Policisë Greke mbi vrasjet, vjedhjet, grabitjet me armë dhe trafikut të drogës, ka nxjerrë statistika të frikshme lidhur me kriminalitetin e shqiptarëve në vendin fqinj.
    Mediat greke shkruajnë se policia po gjen gjithnjë e më shumë shqiptarë, të cilët janë të përfshirë në organizata kriminale dhe të cilët kanë ndryshuar identitetin e tyre.
    Sipas tyre, ky ndryshim identiteti vjen në Shqipëri, ku kriminelët shqiptarë, të akuzuar për krime në Greqi, kthehen në vendin e lindjes, nga ku ndryshojnë identitet për t’u rikthyer në shtetin helen.
    Sipas gazetës greke “To Vima”, shqiptarët gjithmonë e më shumë po thyejnë rekorde kriminaliteti. Sipas raporteve të cituara nga kjo gazetë, në shtetin helen, kanë qarkulluar më shumë se 15 mijë pasaporta të falsifikuara, të cilat posedoheshin më së shumti nga kontingjenti kriminal.
    Sipas Europolit, kriminelët shqiptarë, definohen si më të rrezikshmit në të gjithë Evropën, duke u renditur në krye të listës së trafiqeve dhe krimeve të organizuara.
    Sipas raporteve të policisë helene, duke përjashtuar këtu trafikun e armëve, drogën dhe rrjetet e trafikut të paligjshëm, në vend numërohen rreth 42 banda shqiptarësh, të cilët organizojnë grabitje me armë dhe vjedhje në shtëpi, dyqane etj.
    Sipas raportit të bërë publik nga policia helene, kriminelët shqiptarë përdorin pasaportat biometrike, me të cilat mund të lëvizin në zonën ‘Shengen’. Por ky është një makth për Greqinë. Një burim i policisë greke konfirmon për “To Vima-n”:
    “Këta kriminelë janë kthyer në makth për Greqinë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Është mjaft e thjeshtë për këta kriminelë që të ndryshojnë identitetin e tyre në vendin amë.
    Kështu, kriminelë shqiptarë, të cilët kanë bërë krime nga më seriozet, kthehen në atdhe për të ndryshuar identitetin e tyre e më pas kthehen sërish këtu me dosje të pastra, për të vazhduar aktivitetet e jashtëligjshme.
    Të dhënat e tregojnë mjaft qartë këtë. Çdo vit, arrestohen rreth 9 mijë shqiptarë për vepra të tilla, si vjedhje, grabitje me armë, drogë e trafiqe. 70% të krimeve të kryera në Greqi nga popullsi jo vendase kryen nga shqiptarët. Fakti që në katër muaj janë kapur rreth 500 shqiptarë nën identitet të rremë është një tregues alarmant.
    Shumica i e tyre hyjnë si turistë, por ka edhe nga ata që sapo dalin nga qelitë e burgut, kthehen në Shqipëri për të ndryshuar identitet, e më pas i rikthehen jetës kriminale në vendin tonë. Që nga viti 2004”, tha burimi konfidencial nga policia greke.
    Deri më tani, diplomatët e huaj në Tiranë po mundohen të bëjnë presion ndaj qeverisë shqiptare për të kontrolluar edhe një herë procesin e ndryshimit të emrit në pasaportat biometrike. /Shekulli Online
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: 496 shqiptarë kanë ndryshuar identitet për t’iu rikthyer krimeve në Greqi”

    Ska ktu donje Nacionalist Shqipo ti mbroje kta veta e te akuzoje shtetin grek qe si lejon te hyjne ne Greqi? Apo na mbarovi nacionalizmi?

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: 496 shqiptarë kanë ndryshuar identitet për t’iu rikthyer krimeve në Greqi”

    Kjo eshte propagande o Akili, keto gazeta punojne per t'i diskriminuar edhe me shume shqiptaret dhe per t'i mbajtur me te izoluar. Ata shkojne te punojne ose t'i rregullojne dokumentet dhe ndoshta 3% mirren me krime. Media eshte duke u abuzuar me te madhe per te nxitur diskriminim.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: 496 shqiptarë kanë ndryshuar identitet për t’iu rikthyer krimeve në Greqi”

    Greqia , shteti i homoseksualizmit, prostitucionit dhe krimeve makabre , po na i prishet rehatia dhe qetesia nga disa maskarej Shqiptar

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: 496 shqiptarë kanë ndryshuar identitet për t’iu rikthyer krimeve në Greqi”

    Citim Postuar më parë nga [Asteroid] Lexo Postimin
    Greqia , shteti i homoseksualizmit, prostitucionit dhe krimeve makabre , po na i prishet rehatia dhe qetesia nga disa maskarej Shqiptar
    mos ja qaj hallin greqise, por shiko namin e keq qe krijon ky potencial krimi. madje jo vetem ne greqi, po ky nam na ka dale ne gjithe europen
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: 496 shqiptarë kanë ndryshuar identitet për t’iu rikthyer krimeve në Greqi”

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    mos ja qaj hallin greqise, por shiko namin e keq qe krijon ky potencial krimi. madje jo vetem ne greqi, po ky nam na ka dale ne gjithe europen
    Na ka dale the ? Ti nuk ben pjese te "ne" por te ata . Qaj hallin atyre te tuve dhe jo Neve te Shqiperise

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690

    Për: 496 shqiptarë kanë ndryshuar identitet për t’iu rikthyer krimeve në Greqi”

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Kjo eshte propagande o Akili, keto gazeta punojne per t'i diskriminuar edhe me shume shqiptaret dhe per t'i mbajtur me te izoluar. Ata shkojne te punojne ose t'i rregullojne dokumentet dhe ndoshta 3% mirren me krime. Media eshte duke u abuzuar me te madhe per te nxitur diskriminim.
    Pikerisht eshte propagande se ndryshe skan si justifikojn deshtimin e sitemit te drejtsis te cilet kan dhe burgjet ne administrim,ku behen lloij rryshfetesh spektakolare,
    DHe me e forta ky Qillo rracisti na bie lajme jashtoksore 9 mije shqiptar arrestohen nga policia greke cdo vit. Kulmi kumi i injorances ! i bie qe ne burgjet greke te jen 200 mij shqiptar !!! Po pse o njerez shpirt kazma talleni me dinjitetin e shqiptarve te thjeshte Zoti ju denofte ...sipas satistikave te policis greke para disa vitesh numri i te burgosurve shqiptar ishte rreth 2ooo e ca vet dhe pjesa derrmuse ishin adoleshent...ne greqi kan kryer per her te par veper penale ,ne greqi jan bere vjedhes grabites .nji PYETJE o killo ku i gjeten armet te burgosurit brenda ne burg!!si hyn brenda kush i futi!!kallashnikovet brenda dhe qellonin rojet ne vendroje!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: 496 shqiptarë kanë ndryshuar identitet për t’iu rikthyer krimeve në Greqi”

    Citim Postuar më parë nga [Asteroid] Lexo Postimin
    Na ka dale the ? Ti nuk ben pjese te "ne" por te ata . Qaj hallin atyre te tuve dhe jo Neve te Shqiperise
    kush je ti qe percakton, se te ku bej pjese une????
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 24-03-2013 më 10:15
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: 496 shqiptarë kanë ndryshuar identitet për t’iu rikthyer krimeve në Greqi”

    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    Pikerisht eshte propagande se ndryshe skan si justifikojn deshtimin e sitemit te drejtsis te cilet kan dhe burgjet ne administrim,ku behen lloij rryshfetesh spektakolare,
    DHe me e forta ky Qillo rracisti na bie lajme jashtoksore 9 mije shqiptar arrestohen nga policia greke cdo vit. Kulmi kumi i injorances ! i bie qe ne burgjet greke te jen 200 mij shqiptar !!! Po pse o njerez shpirt kazma talleni me dinjitetin e shqiptarve te thjeshte Zoti ju denofte ...sipas satistikave te policis greke para disa vitesh numri i te burgosurve shqiptar ishte rreth 2ooo e ca vet dhe pjesa derrmuse ishin adoleshent...ne greqi kan kryer per her te par veper penale ,ne greqi jan bere vjedhes grabites .nji PYETJE o killo ku i gjeten armet te burgosurit brenda ne burg!!si hyn brenda kush i futi!!kallashnikovet brenda dhe qellonin rojet ne vendroje!
    ti po mbron krimin
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: 496 shqiptarë kanë ndryshuar identitet për t’iu rikthyer krimeve në Greqi”

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    kush je ti qe percakton, se te ku bej pjese une????
    Une jam ai qe ndjek qindra tema te hapura nga ti ne kete forum, tema te cilat neperkembin Shqiptaret, tema te cilat percajne Shqiptaret, tema te cilat kan te bejne me euforine e Grekerve etj si keto. Mendoj qe jane te mjaftueshme argumentat per te hedhur hije dyshimi mbi ty se ciles ane i perket

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •