Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 203
  1. #1

    Përse largohen intelektualët nga Shqipëria?

    Albasoul
    President
    Posts: 960
    (10/25/01 11:38:14 pm)
    Reply
    Community Supporter
    Perse largohen intelektualet?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Cilat jane arsyet kryesore qe largohen intelektualet shqiptare nga Shqiperia. Cfare ben shteti shqiptar ne kete drejtim? Cfare politike duhet te luaje shteti shqiptar qe te krijoje kushtet per joshjen e kesaj shtrese perseri ne shoqerine shqiptare?


    kosovar3003
    Anetar i ri
    Posts: 22
    (11/2/01 9:14:26 pm)
    Reply Re: Perse largohen intelektualet?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Albo,

    Intelektualët largohen nga Shqipëria për shumë arsye, por një është kryesorja. Politikanëve shqipatrë i duhën më shumë injorantët. Intelktualët ua prishin gjumin e natës, sepse ata nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj gjërave që sot ndodhin në Shipëri.

    ddywz
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 2
    (12/17/01 11:00:27 am)
    Reply Re: Perse largohen intelektualet?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Une isha nje intelektual ne Shqiperi dhe mezi prita diten qe te ikja. Uroj zotin qe sot ndodhem ne USA. Ketu u martova me nje vajze amerikane. Tani kemi dy femije dhe bejme nje jete te lumtur. Punoj ne nje nga kompanite me gjigande farmacuetike si Consultant in IT, Research and Development branch of GlaxoSmithKline, dhe jam shume i kenaqur. Une nuk jam nga ata qe e shaj Shqiperine, perkundrazi me vjen keq qe u largova. Kuptohemi se asnje nuk don te ndahet nga shoqeria, rrethi familjar dhe vendi ku ke lindur e ke aq kujtime. Aresyeja e largimit nuk ishte per ne boten e "lire" si e mendojne disa Shqiptare. E pregatita veten se do te ndeshesha me jete te eger e plot te papritura por duhet te veprosh me zgjuarsi. Duhet te kuptoni se shumica e inteligjences shqiptare nuk e ka te lehte te emigroje. Aresyet jane se per te gjetur nje pune te ngjashme me ate te Shqiperise, duhet te jesh dikush. Tek ky dikush primarja per mua eshte te flasesh, shkruash dhe kuptosh gjuhen e vendit ku po emigron. Te kesh nje zanat. Me zanat kuptojme, jo doktor, jo mesues/e gjeografie, jo shofer. Te kesh te ardhura fillestare. Ata qe mendojne te levizin njehere se keto vine me pas, bejne gabim per mua. Shprehja e Naimit: pune, pune nate e dite qe te shohim pake drite une do te thoja eshte per ameriken

    Pyetjes se Cduhet te beje shteti shqiptar qe intelektualet te mos largon, une do ti pergjigjesha se Shqiperia se pari ka nevoje per nje shtet ligjor.

    Menjehere mendja e ndonje lexuesi mezi pret te me pyesi se perse nuk kontribove apo kontribon ti qe ky shtet te ishte/jete sic thua ti?

    Une si individ nuk kisha ne dore te beja asgje. Mu mbush koka me biseda te panevojshme me gazeta te pafund e me andrallat e kohes te PPSH. Asnjeri nuk mendonte se cdo te bejme ne te ardhmen por rrine e humbin kohen duke sqaruar historite e se kaluares. Kush e kush mendonte si te vidhte e te pasuroj per vehte pa kuptuar se po vidhte vehten dhe femijet e tij/saja. Te them te drejten eshte per tu hequr kapelen amerikaneve qe jane rreth 270milion, bashkuar ne 50 shtete, flasin te njejten gjuhe, sigurisht me dialekte, qe mbajne flamurin e vendit te tyre ne makina e ne shtepi, e kane vetem dy parti. Flas per Ameriken, pasi ketu jetoj dhe punoj. Ne ndonje vend tjeter mund te jete edhe me mire, edhe me keq.

    Dikush po thote se Amerika ka 200vjet qe s'ka pare lufte me sy prandaj i ka ato te mira. Gaboheni rende ne se keni kete mendim. Matematika me e thjeshte tregon se Shqiperia ka 2milon (force aktive, pa marre parasysh femije e te moshuar)banore qe punojne ne Shqiperi. Sa kohe i duhet nje shteti te vendose ligjin per nje numer te tille banoresh? Une do te thosha jo me shume se 5 vjet nga dita e rrezimit te komunizmit ne Shqiperi. Koha tregoi se kaluan 12 vjet dhe asgje ne drite persa i perket ligjit dhe drejtesise. Une do te thoja se aresyeja duhet gjetur tek vete keta 2 milion qe qeverisin ate vend. Nuk me takon te jap mend e te them se duhet bere kjo apo ajo. Di te them se ne Shqiperi do te shkoj vetem si vizitor, pasi kam gjithe kujtimet e nje jetese prej 30vjetesh.

    Me respekt

    ddywz
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  2. #2
    Fjalet
    Zv. Presidente
    Posts: 310
    (12/17/01 8:42:52 pm)
    Reply ...
    --------------------------------------------------------------------------------
    Vetem nje njeri qe ka arritur te perballoje jeten jashte Shqiperise me forcat e tij, e di me te vertete arsyen pse dhe si perballohet kjo largese.

    Ndersa per shprehjen pune pune nate e dite, qe te shikojme pakez drite - vlen per ne cdo shtet te botes, varet pastaj sa zbatohet.E ketu ne Amerike zbatohet me te vertete, nq se kerkon nga vetja edhe do marresh, do e shohesh driten, dhe per kete jam shume e bindur. Pse ne Shqiperi nuk e shikon ate 'driten' eshte pikerisht mungesa e shtetit.

    E kam parasysh kohen kur u "hapen depot" ne Shqiperi, kush rrembente - rrembente, pa pyetur kush vritej rruges, apo edhe ne mbeteshe vete i gjymtuar gjate ketij procesi (nuk besoj ka njeri qe me kundershton me kete, pasi e pashe vete gjithe cfare ndodhi, dhe nq se nuk e keni parasysh imagjinoni si hidhen kafshet e egra per te rrembyer prene, e pabesueshme ). Vetem se pastaj kur u mbaruan keto qe rrembyen mbeten te gjithe pa gje.

    Shqiperia eshte akoma ne gjendje te tille, nuk po rrembehet nga depot e ushqimit, po rrembehet tek burimet natyrore, rrembehet nga te arrdhurat e njerzve dhe kur te gjithe te mbeten pa gje *sic po mbeten* atehere kane per te hequr dore nga cfare po bejne, po do jete shume vone.

    Derisa ne Shqiperi te dalin njerez, qe do sakrifikojne me gjithe kuptimin veten e tyre per kete vend dhe te qendrojne ne krye te drejtojne popullin, ai vend nuk ka si te behet. Kjo eshte dhe arsyeja pse pyetja "cfare duhet te beje shteti?" me duket shume kontradiktore.

    Amerika nuk eshte shume ndryshe nga Shqiperia, e kam fjalen njerzit qe jetojne perbrenda nuk jane as me te zgjuar e as me punetore se shqiptaret, e vetmja gje qe ndryshon eshte se kjo mase 'me njerez' te ndryshem drejtohet nga ligji. Pra te vetmet kushte qe duhen krijuar jane "menyra si do drejtohet" masa, populli.

    e zgjata shume...

    Gëzuar Festat

    Enip
    Moderator
    Posts: 698
    (1/17/02 9:27:27 am)
    Reply Perse largohen intelektualet?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Mendoj se intelektualet largohen nga shqiperia pasi se pari vendi nuk u ofron asgje lidhur me aftesite e tyre,kur mbaron studimet te duhet te sorollatesh sa andej ketej ne kerkim te nje vendi te mire te punes dhe perfundimi eshte se nuk di se ku mund te marresh nje pergjigje pozitive,keshtu te duhet te rikthehesh ne metodate vjetra,por disa here te leverdishme,e kam fjalen,tek "miku" dhe ti ben çmos qe te gjesh nje mik per te siguruar pune.

    Po ashtu mendoj se per fat te keq ne vendin tone nuk vleresohet aftesia,intelekti,por nepotizmi sic duket i rrenjosur thelle ne burokracine shqiptare,akoma dhe sot vepron fuqishem dhe nje te afti i duket vetja i pafuqishem dhe nje kokrize rëre ne dunen e madhe burokratike,e cila as nuk e dallon dot midis miliarda kokrizave te tjera.

    Ne Shqiperi flitet aq shume per mbeshtetjen qe u duhet dhene klases intelektuale,por e keqja eshte se askush nga ata qe flet nuk ben gje per te ndryshuar gjendjen.
    Kur isha ne universitet ne Tirane,shpesh here ka rene rasti te bisedoja me nje profesorin tim dhe vura re se meraku me i madh i tij ishte "emigrimi i trurit shqiptar" dhe ai me thoshte gjithmone derisa shteti nuk arrin dot te investoje per te frenuar kete rrjedhje,atehere nuk ka zhvillim,por vetem regres.Vendi nuk zhvillohet me disa plehra e me miqesira,por mbi bazen e zgjedhjes se njerezve me te zote per pune.

    Sa here lexoj ose bisedoj per kete problem kujtoj fjalet e profesorit tim dhe fatkeqesiht shikoj se ka te drejte.


    bursa33
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 5
    (2/11/02 3:37:35 pm)
    Reply Re: Perse largohen intelektualet?
    --------------------------------------------------------------------------------
    mendoj se Enip i ka rene pikes/ ne largohemi pasi shteti yne s`ka se cfare te na ofroje.

    dua te shtoj nje cike ketu se kjo ndodh per arsye ekonomike/sociale me teper se sa ideogjike/parimore... per kete intelektualet e shkrete te nje vendi te mjeruar (e shume vendeve te tjera) LARGOHEN.
    migrojne,emigronje ose imigronje.
    Vulgu,injoranca,korrupsioni qeveris,ne rruge ka anarki,kriminalitet e pisllek,sistemi ligjor/arsimor/shendetsor eshte POTHUAJSE inekzistent...c`te beje intelektuali i zi.Kur e kush ka mundesi iken per nje te ardhme me te mire qe nuk e gjen/shpreson/enderron ne vendin e tij.
    naten e mire te gjitheve.

    SKENDERBEU2
    SOP #shqiperia
    Posts: 130
    (2/15/02 4:37:16 am)
    Reply Re: Perse largohen intelektualet?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Dhe une jam i nje mendimi me Enip.

    Nuk eshte problemi vetem tek leku, qe rrogat jane te uleta etj. Por Intelektuali detyrohet te shesi banane qe te jetoje, kete nuk e haj dhe e pije, eshte per te ardhur turp. Me kujtohet nje Humor korcar kushtuar Mesuesve, qe nje njeri pa shkolle arriti qe ti thonte Mesueses ''me laj makinen''.
    Nese jam e do jem Idealist.

    Rrofte shqiperia per drejtuesit qe ka BrRrrrrr

    Gjithe te Mirat
    Redi
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  3. #3
    armando2001
    Anetar i ri
    Posts: 44
    (3/12/02 3:36:55 pm)
    Reply Re: Perse largohen intelektualet?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Sepse shoqeria shqipetare ka rene aq poshte sa me shume vlersohet nje "hic" qe ka vene para, sesa nje "koke" qe i ka xhepat bosh.

    Vaj vatani, mjer mileti,
    me keto njerez, ne c'na gjeti.....

    Fjalet
    Zv. Presidente
    Posts: 452
    (3/13/02 12:30:29 am)
    Reply Nuk e di...
    --------------------------------------------------------------------------------
    Pse mendoni se ne bote nuk vleresohet me shume "miku" se nje njeri qe di me shume??

    Ketu (ne USA) me aq sa kam vene re une, ne kompanite e medha dhe akoma me keq ne te voglat mund te arrish te gjesh vend sipas specializimit apo asaj qe ke studiuar (jo me pak po me shume shume shume te sorrollatura dhe jo te gjithe jane me fat) por gjithmone "servilizmi" dhe "injoranca" VLERESOHET, jam duke e jetuar dhe asgje nuk ma mbush mendjen ne te kundert.

    Te vjen ne maje te hundes ta mendosh se je akoma e kontrolluar nga "Nafijet" apo Xha Brahot e Partise. Dhe le te dine ata 100 here me pak se ty, po thuaj ti nje mendim tendin dhe e shikon si mbetesh pa pune dhe pa e ushtruar me profesionin tend se ajo reference te mbetet ne resume per tere jeten.

    E kini parasysh si ishte Shqiperia e gjitha nen Enverin dhe njerzit u gezuan kur erdhi demokracia, ketu je gjithmone nen vartesi te (General Manager - ose Owner)--ai qe ka me shume lek se ty - e nese te vete mendja te hapesh nje biznes tendin i je neneshtruar shtetit pergjithmone.

    Bota eshte e gjitha ndertuar mbi komunizem. Me aq sa kam pasur te bej une mendoj se sa me shume te futesh ne biznes aq me shume i largohesh vetvetes dhe vlerave njerzore te cilat idealizojme te gjithe, kjo eshte per cdo vend te botes.

    Jo te gjithe ata qe mbarojne shkolle gjejne dhe pune ne Amerike!

    Pse u largova une kur gjithe bota eshte njesoj?! Une isha 15 vjec, ca do beja une kur ne Shqiperi nuk kishte drita per tre muaj rresht dhe kushedi sa here fjetem ne dysheme nga plumbat qorre. Te filloj te tregoj tani ato dite nuk do i besoje njeri ketu ku jam...vetem ti dilja tankut para shtepise si ne kohen e gjermanit dhe te behesha heroine per uje...

    Cfare duhet (per mire apo per keq) eshte "shteti" qe ti mbaje te lidhur njerzit pas zinxhirit. Dhe shteti duhet te jape kushtet minimale qe individi te filloje te jetoje jeten jo perfekte...te shese dhe banane kur ka mbaruar shkollen...

    Shqiperia eshte duke kaluar kohe tranzicioni dhe ne ata qe ikem nuk ishim shume te durruar te kalonim kete tranzicion po u hodhem jashte shtetit, ne fazen e pas tranzicionit...

    Eshte teme pa fund e krye. Thjesht do thoja merreni jeten si tu vije, mos e vrisni shume mendjen pse iket, pse erdhet, po shikoni ku do shkoni, cfare do beni...

    vlora67
    Moderator
    Posts: 116
    (3/13/02 1:11:28 am)
    Reply Re: Nuk e di...
    --------------------------------------------------------------------------------

    Fjalet te pershendes dhe te kuptoj.

    Megjithate ky vend (Amerika) te jep mundesi te realizosh dicka nga ana financiare. Me mundim e pune te madhe por njeriu ka mundesi te realizoje nje jetese te mire per familjen.

    Sa per kenaqesine shpirterore une (personalisht) e kam fjetur mendjen. Nuk ndihet njeriu i lumtur pervecse atje ku u rrit.

    Shendet,

    Vlora

    peshk
    Deputet
    Posts: 129
    (3/13/02 2:58:03 pm)
    Reply intelektualet
    --------------------------------------------------------------------------------
    Fjalet, ndofta hera e pare qe flet drejt, sepse flet me zemer ne dore kur i thone. Sinqerisht Bravo !
    Disa fjale ; perse behet njeriu intelektual ? intelektual nuk eshte prirje artistike, s’do talent. Ai qe kryen nje shkolle te larte quhet intelektual, ne kuptimin e gjere te fjales. Te gjithe prinderit duan qe femijet e tyre te bejne shkolle, pikerisht te kene mundesine te bejne pjese tek kasta e intelektualeve. Per nje jete te rehatshme, pa andralla. Intelektuali ( ne pergjithesi) ka jete te lehte. Ai s’rrezikon, s’ve ne loje gje te madhe. Prandaj kurre dhe ne asnje vend intelektuali mesatar, ai i zakonshmi, nuk behet pasanik. Ky intelektual quhet rendom nepunes i shtetit. Intelektuali s’ka zanat, s’prodhon gje, rroga e tij del nga buxheti shtetit, puna e tij varet nga te tjere, prandaj ai kthehet ne sahanlepires per te mbijetuar. Mjafton te lexosh Balzakun dhe ke kuptuar kete kaste parazitesh.
    Pse ikin ata nga shqiperia, sepse jane me shumice, jashtezakonisht shume. Gangrena e komunizmit, te te gjitha shteteve komuniste te evropes lindore ishte mbipopullimi nga ky lloj mileti. Shqiperia theu rekordin e botes, ne intelektuale. Ç’do punetor duhet te mbante kater- pese te tille. Prandaj perfunduam aty ku jemi sot. Jo se nuk u punua, sidomos vitet e para. Ky lloj grami paralizoj gjithe shoqerine. Dhe sot shohim te njejtin mentalitet, nje mesues fshati do te fitoje me shume para se nje katundar qe rrit e kullot 300 dhen. Ai e quan punen e tij me fisnike dhe prioritare se ate te katundarit. Edukues i brezit te ri, i thote vetes me mburrje. Njeriu ka nevoje per mesim, bertet me te madhe kudo. Jo Monsieur ! njeriu ka me shume nevoje per buke, e ne rradhe te pare te mbushe barkun, pastaj faqet, e ne te fundit arsim. Sidomos vogelushet ne vitet e para te jetes. Shqiptari shendetshem prioritar, shqiptari arsimuar sekondar. Aq me mire qe ata po i ikin shqiperise. Diten kur pothuj te mos kete te tille, do te jete fillimi i ngjitjes se saj.


    Sokoli
    Moderator
    Posts: 262
    (4/14/02 12:59:13 am)
    Reply Re: intelektualet
    --------------------------------------------------------------------------------
    Intelektualet largohen sepse fitojne Llotarine! Eshte e thjeshte.
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Përse ikin intelektualët nga Shqipëria!
    Nëse vlen sadopak mendimi im për këtë temë sa sociale aq dhe kombëtare, më lejoni t'ua përcjell mesazhin tim sipas stilit elegjiak të Andon Zako "çajupit":

    KU KEMI LERË?

    Në ç'vend kemi lerë
    krenarë dhe të dhjerë!?
    Në Shqipëri!

    Ku të hedhin më shumë baltë
    dhe fajdet t'i grijnë paratë!?
    Në Shqipëri!

    Ku ka vlerë më shumë gomari
    se shkrimtari apo shkenctari!?
    Në Shqipëri!

    Ku ka bakër, krom dhe ar'
    po s'ke ujë as për t'u lar'?!
    Në Shqipëri!

    Ku jetojm' aq të "gëzuar"
    xhepat bosh - derën e blinduar!
    Në Shqipëri!

    Ku s'punojnë kombinatet
    ku hajdutët ngrenë pallatet!?
    Në Shqipëri!

    Ku i veshin në kokë çorapet
    Ku Kallashi i "lanë hesapet"?!
    Në Shqipëri

    Ku të luan tepeleku
    ku hedh valle sërbi e greku!?
    Në Shqipëri!

    Ku pa punë fitohet leku
    Ku pëllcet, kërrcet dyfeku!?
    Në Shqipëri!

    Ku na mban gjallë kontrabanda
    Ku qeveria punon me banda!'
    Në Shqipëri!

    Ku vishet populli "më trim" i botës
    Me tesha të vdekurish të Europës!?
    Në Shqipëri!

    Ku spiuni bën "transparentin"
    Ku t'a vrasin deputetin!
    Në Shqipëri!

    Ku vampiri bën Parlamentin
    Ku s'e pjerdhin Presidentin!?
    Në Shqipëri!

    Ku jeton një Komb e s'ka të dytë
    Që bën sherr me vehten, e vehtes i nxjerr sytë.....
    Në Shqipëri!

    Agim Doçi

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    “Ikja e trurit shqiptar”

    Dy jane arsyet qe nje intelektual mund ta lere vendin e tije:
    liria per te realizuar veten dhe kushetet e jeteses.

    Mendoj qe shkaku kryesor pse Shqiperise “po i iken mendja” eshte se puna mendore eshte veprimtaria me e nençmuar, per mos te thene e diskriminuar. Njerezit e punes mendore sot jane ne doren e nje grupimi pasanikesh te rinj, qe sduan t’ia dine per kulturen e vendit.

    Ndalimi i kesaj fatkeqesie kombetare do te kerkonte qe Kultura mos te kuptohet si luks, si salltanet, qe nuk hyn ne nevojat ekzistenciale te njeriut (domethene mund te behet edhe pa te).

    Gjithe te Mirat
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Jeta
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Diku mbi nje re te madhe te bardhe...
    Postime
    7
    Per mendimin tim, eshte ajo qe thuhet me pare, qe nuk i krijohen kushtet nje intelektuali te kete nje jete normale, pra te gjeje nje pune te mire dhe te jetojne ne menyre te ndershme ne Shqiperi. Per sa kohe jane ligjet e xhungles qe mbrohen me zjarr nga qeveritaret qe kemi ne Shqiperi, kam pershtypjen se radha e intelektualeve te ndershem do vije duke u pakesuar nga dita ne dite.
    E dua shume Shqiperine dhe pse kam shume vite qe jam larguar, dhe me dhemb ne shpirt kur degjoj dhe lexoj per korrupsionin e atjeshem, por si duket, vetem mafiozet mund te cajne atje, per te tjeret nuk ka te ardhme...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BORGJEZKA
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    Ohio, USA
    Postime
    14

    Ikja nga Shqiperia

    Une jam vajze 17-vjecare, dhe i pyes prinderit gjithmone pse erdhem ne ne Amerike. Ne Shqiperi ishim nje mije here me mire se ketu. Pergjigjen qe me japin gjithmone eshte qe te me edukojne mua dhe vellain tim. Prinderit jane intelektuale te medhenj, dhe erdhen ne kete vend te huaj per femijet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    mesazh miqsor

    Të dashur BASHKË FORUMAS dhe BASHKË TË IKUR!
    Ju lexova të gjithëve me shumë respekt, por ajo që më shkaktoj më shumë dhëmbje ishte BORGJEZKA!!!
    Po,po! Ajo hedh në dritë fjalinë:"Prindërit janë intelektualë të mëdhenj, kanë ardhur këtu (në USA) për të edukuar fëmijtë!"
    Ju lutem të më kuptoni drejtë e saktë, sepse ka shumë keqkuptime që ngatërrohen nëpër diskutime dhe nuk del në pah se kush është arsyeja e vërtetë se PËRSE IKIN INTELEKTUALËT!?
    Piksëpari -
    INTELEKTUAL quhet një i shkolluar që të gjitha aftësitë e tija mendore dhe fizike i vë në dobi të kombit, të paqes dhe të njerzimit!
    Le të bëj një koment të vogël, përsa i përket PËRKUFIZIMIT!
    Nëse je me shkollë të lartë dhe nuk ke realizuar kushtet që përmenden në PËRKUFIZIM -mos t'i vijë keq askujt, por kurrsesi nuk mund të quhesh apo të vetquhesh intelektual!
    Sejcili komb ka INTELEKTUALËT e vet, që nepërmjet çmimeve ndërkombëtare, europiane dhe botërore, vlersohen si të tillë! Pra si INTELEKTUAL. Po përmend disa tituj vlersues dhënë INTELEKTUALËVE SHQIPTARË:
    -. çmimi NOBEL për paqen!(Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Tereza e Kalkutës)
    -. çmimi SAHAROV për Paqen (Adem Demaçit, Ibrahim Rugovës)
    -. çmimi NOBEL për Shkencën (Ferid Muratit për VIAGRËN)
    -. çmimi i Kalorësit të Kryqit të Artë të Austrisë (At Fishta, Luigj Gurakuqi, Abat Prend Doçi)
    -. çmimi i Nderit të Akademive Europiane (Faik Konitza, Ismail Kadarè, At Fishta, Abat Doçi, Monsinjor Prenushi, Dom Lush Gjergji)
    Pa futur këtu çmimet Kombëtare si NDERI I KOMBIT, URDHËRI GJERGJ KASTRIOTI, URDHËRI NËNË TEREZA, URDHËRI I FLAMURIT etj.etj.
    Pra nëse largohet nga Shqipëria një i shkolluar me emrin Agim Doçi, sepse socialistët nuk i japin punë për "paaftësi", apo sepse nuk bën pjesë në KLANET e tyre MAFIOZE - ky Agim nuk mund të quhet INTELEKTUAL i atyre dimesioneve që na i paska dhënë KOMBIT, PAQES dhe aq më shumë NJERZIMIT vlera të jashtazakonshme! Kështu që ikja e tij prej Atdheut, nuk është fatkeqësi kombëtare! POR FATKEQËSISHT si Agim Doçi kanë ikur plot, janë bërë shumë! Mos harroni se kjo SASI në fund të fundit është CILËSI! Aq më tepër duke qenë Person Publik dhe më pas Personalitet Publik falë aktivitetit të gjithanshëm, një njeri i tillë i mungon vendit, i mungon shoqërisë, i mungon familjes dhe të afërmve, i mungon shoqërisë!
    Përse ika unë?
    Nuk kisha prona! Nuk kisha të ardhura financiare! Më hoqën nga RTSH-ja sëbashku me Koço Devolen për paaftësi(!) Krejtësisht një heqje politike nga ana e Partisë Socialiste dhe e Kryetarit të saj rrugaç Fatos Thana Nanosi!
    Falë aktivitetit tim si Gazetar Profesionist (jam anëtar i Forumit Botëror Press International), falë dhuntisë vetiake si autor i më se 704 poezive për Kosovën dhe trimat e saj që janë bërë Hymne të Shqiptarëve Atdhetarë, falë aftësisë time për të mbijetuar kam 4 vite që punoj në Zvicër si Drejtor i Press Office në një Kompani Zvicerane, jam njëkohësisht themelues i Revistës me prestigjioze EKSKLUZIVE që botohet çdo muaj në 165 faqe (e ilustruar) në Gjermani dhe shitet në të gjitha hapsirat ku jetojnë shqiptarët!!
    Po! Më djeg malli për Shqipërinë, do vij dita të kthehem atje! sa të qërohen nga pushteti ata që e morrën me kallashnikov dhe me 3 gishta pushtetin! Apo jo!?
    Me respekt për të gjithë atdhedashësit
    Agim Doçi

  9. #9
    qesharake thjesht qesharake. futem ne forum hedh syte sa andej ketej edhe cte shoh? Zoti Agim Doci ka shkruar dicka tek kjo teme ... me mendimin se nje poet eshte nje njeri qe flet nga shpirti, impulsiv, me ideale edhe aspak viktime e shoqerise konsumiste, etj, etj., shkoj me vrap ta lexoj.

    kur cte shoh ... vjershe e cajupit ... E BASTARDUAR ne nje menyre te atille qe cajupi vete (ndjese paste) do ngrihej nga varri e do qante nga hidherimi. me te vertete te vjen keq ... te prishet dita edhe pyet veten se si njerez me njefare edukate (qe me sa duket nuk implikon njefare kulture) mund te arrijne e te ulin veten e kombin e tyre ne kete status. jemi shqiptare edhe shqiperia, gjuha shqipe balta shqipe, etj., na japin identitetin. por eshte e kote megjithate te futesh ne debate te sterperseritura rreth identitetit ...

    nje gje tjeter qe me beri pershtypje tek zoteria qe me acaroi gjendjen nervore eshte fakti se si me plot gojen lavderon veten edhe shan te tjeret. nuk eshte aspak veti mosbesimi te vetja apo veti e nje njeriu qe nuk do caje kurre ne jete fakti qe te presesh lavderimet nga te tjeret ... perkundrazi mua me duket vlere e rralle tek njerezit kjo veti.

    shqiperia ... ah e mjera shqiperi ... shqiperia "do behet" diten qe zoti doci edhe une bashke e ju te tjeret te bashkeikur do ulim prapanicen e te punojme per ate vend, per idealet tona. pavaresisht se ne pushtet mund te jete nano apo berisha. eshte thjesht e kote, naive madje budallaqe qe te presesh qe gjerat qe nuk pelqejme ne te na i ndryshojne te tjeret ... mbase eshte thjesht rrjedhoje nje jete 50-vjecare kur asgje nuk varej nga individi.

    lirine per tu "realizuar" nje njeri duhet ta marri vete, ta fitoje vete dhe liria per tu realizuar tashme ne shqiperi egziston ... kuptohet asnjehere nuk eshte e lehte te marresh apo fitosh dicka.
    persa u perket kushteve te jeteses ... atere skam cthem, jo sepse justifikoj "kokat" e shqiperise nga ky fakt po se me duket perseri veti qe nuk i perket nje shpirti te paster e qe me verte do te bej dicka per vendin e tij.

    e se fundi do ju lutesha zoti Doci qe te fshinit pjese aspak te domosdoshme edhe fyese (mbase jo per ju qe mund ta kosideroni veten te dhj.. , po per njerez si mua qe me verte kane dinjitet edhe e ngrene koken perpjete kur thone qe jane shqiptare) tek bastardimi i mesiperm perndryshe do ndihem e detyruar ta bej vete.

    edhe te gjitheve ju qe punoni jashte duke qene asgje, megjithese dikur keni qene dikush, ju uroj fatkeqesi.
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    ështe vertet nje kenaqsi t'ju degjosh.............vertet, sepse ju e meritoni.......vertet. Sepse jeni me te vertet nje femer.........e vertete.

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aleksandri i Madh, shqiptar?
    Nga ibiza në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 559
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 11:04
  2. Përse jetohet ose përse jeton?
    Nga GrifshA_ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 18-06-2007, 09:00
  3. Përse largohen dy që duhen, pa thënë lamtumirë?
    Nga SaS në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 18:13
  4. Nano dhe Berisha si mund te largohen?
    Nga tani_26 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:51
  5. Mjeket pa Kufij largohen nga Afganistani
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •