Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Zgjedhjet lokale ne Maqedoni

    Shkup, 24 mars – Nė Maqedoni sot po mbahen votimet pėr zgjedhjet lokale, nė tė cilat rreth 1.743.403 qytetarė me tė drejtė vote do tė zgjedhin drejtuesit e rinj tė pushtetit vendor nė 80 komuna dhe Shkupin si njėsi e posaēme e vetadministrimit lokal.
    Zgjedhjet zhvillohen nė 2.976 vendvotime, ndėrsa garojnė 8.878 kandidatė, apo 350 lista pėr kryetar tė komunave dhe 480 pėr kėshilltarė komunal.
    Nė bazė tė informacioneve tė para tė Komisionit Shtetėror tė Zgjedhjeve, procesi zgjedhor ka nisur mirė dhe nuk ka raportime pėr ndonjė ngecje apo probleme tjera tė natyrės teknike, qė do tė ndikonin nė legjitimitetin e zgjedhjeve.
    “Jehona e votuesve deri nė orėn dhjetė arrin 12 pėr qind nė nivel republikan”, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsja e KSHZ-sė, Biljana Jovanovska.
    Ndėrkaq, edhe drejtuesi i asociacionit "MOST" qė monitoron zgjedhjet me mbi 3 mijė vėzhgues nė 50 pėr qind nė tėrė territorin e Maqedonisė, Darko Aleksov, ka bėrė tė ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme.
    “Si asociacion qytetar 'MOST', mund tė konstatojmė se nė tė gjitha vendvotimet ku janė pėrqendruar monitoruesit tanė, procesi zgjedhor realizohet pa probleme”, ka thėnė Aleksov, transmeton Radio Evropa e Lirė.
    Ai ka shtuar se vėzhguesit e kėtij asociacioni, kanė regjistruar disa probleme tė natyrės teknike nė pjesėn Lindore tė Maqedonisė, tė cilat janė eliminuar.
    Edhe qytetarėt e anketuar thonė se zgjedhjet realizohen nė frymė demokratike pa probleme
    "Po, mirė ėshtė duke shkuar procesi zgjedhor”, shprehet njė qytetar, derisa tjetri thotė:
    “Shpresoj tė vazhdojė kėshtu, unė votova pa probleme, s'kishte as shumė”.
    “Besoj se zgjedhjet siē janė duke kaluar tani do tė realizohen nė njė atmosferė demokratike edhe gjatė tėrė ditės, duhet tė fitojė mė i miri”, shprehet njė qytetare nga Shkupi.
    Ndryshe, njė ditė mė parė kanė votuar personat e sėmurė, si dhe tė burgosurit. Procesi zgjedhor po monitorohet nga 410 vėzhgues ndėrkombėtarė dhe 8.379 vendorė.
    Zgjedhjet e sotme vijnė pas njė fushate parazgjedhore 20-ditėshe, e cila ėshtė zhvilluar nė atmosferė tė qetė, nė veēanti te blloku politik shqiptar. Garė e fortė ndėrmjet partive pritet tė zhvillohet pėr qytetet e mėdha si Shkupi, Tetova, Manastiri, Ohri dhe Kumanova.
    Kėsaj radhe, zgjedhjet lokale kanė marrė edhe dimensionin e garės ndėretnike pėr qytetet e Strugės dhe Kėrēovės, ku partitė janė ndarė nė baza etnike.
    Nė Kėrēovė garojnė dy kandidatė, njė shqiptarė dhe njė maqedonas andaj edhe partitė janė mobilizuar si asnjėherė mė parė pėr tė marrė drejtimin e kėsaj komuna, e cila, pas bashkimit me disa komuna rurale ka ndryshuar strukturėn etnike dhe ėshtė mė tepėr e banuar me popullatė shqiptare.
    Pavarėsisht fushatės sė tensionuar, partitė kanė bėrė thirrje pėr zgjedhje tė drejta dhe demokratike.
    Qendra e votimit do tė mbyllen nė orėn 19, ndėrsa rezultatet e para KSHZ-ja do t’i publikojė nė formė elektronike nė faqen e saj zyrtare nė internet ashtu siē arrijnė nga vendvotime.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Zgjedhjet lokale ne Maqedoni

    Fitore nė fije, shqiptarėt tė ndarė mundin maqedonasit nė Kėrēovė e Strugė

    Vladimir Karaj

    Shqiptarėt nė Shkup dhe nė pjesėn tjetėr tė Maqedonisė e kanė lėnė pas festimet e 100-vjetorit, madje edhe atė fjalim entuziast tė kryeministrit tė download (7)Shqipėrisė, Sali Berisha nė kryeqytetin e FYROM, ku pėr herė tė parė mes mijėra shqiptarėve qė valėvitnin flamuj kuq e zi ai pėrmendi “bashkimin” si plotėsim i ėndrrės sė rilindėsve. Dje shqiptarėt e Iliridės, siē u pėlqen t’u thėrrasėsh, u futėn nė zgjedhje tė ndarė, kjo sigurisht nuk ėshtė ndonjė e re, por pėr shumė ata ishin mė tė ndarė se zakonisht dhe rrezikojnė po ashtu tė dalin prej tyre akoma mė tė ndarė.

    Aq tė ndarė sa mendohet se kanė rrezikuar ( deri vonė nė mbrėmje Kėrēova dhe Struga mbeteshin nėn drejtim shqiptarė sipas rezultateve jozyrtare) mjaft dje tė humbasin disa komuna me shumicė shqiptare nė FYROM (Maqedoni) ndėrsa rrezikojnė edhe njė pėrfaqėsim tė denjė nė mjaft komuna tė tjera tė cilin mė herėt e kanė pasur.

    …Maqedonasit u bashkuan

    Arsyeja ėshtė bashkimi etnik i dy koalicioneve tė mėdha tė politikės Maqedonase nė Kėrēovė e Strugė apo edhe nė zonat tė tjera me shumicė shqiptare. VMRO-DPMNE dhe LSDM pėrgjithėsisht nė luftė u bėnė bashkė. Pavarėsisht se janė rivalet kryesore pėr pushtetin dhe kanė qėndrime krejt tė ndryshme politike, dy partitė u bashkuan etnikisht me shpresėn se do tė mundin dominacėn shqiptare nė Perėndim tė Ish-Republikės Jugosllave apo ashtu siē deklaroi nė fushatė elektorale kryeministri Nikolla Gruevski se “nuk do tė lejonte qė kėta komuna tė bėheshin Shqipėri”. Organizata pėr Bashkėpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) nė Maqedoni vlerėsoi disa ditė mė parė se bashkimi i spektrit politik maqedonas pėr dy komunat Strugė dhe Kėrēovė, por edhe nė komuna tė tjera, tregon pėr rritje tė dozės sė nacionalizmit dhe njė mobilizim pėrballė shqiptarėve. “Pas konflikteve dhe fjalorit tė ashpėr politik midis blloqeve mė tė mėdha politike maqedonase, kemi njė masovizim maqedonas nė komunat ku shqiptarėt janė konkurrentėt kryesor pėr fitore. Kemi njė unitet tė arritur midis VMRO-DPMNE dhe LSDM… Por me kėtė marrėveshje pėr Strugėn dhe Kėrēovėn dalin nė sipėrfaqe tendenca tė tjera me ngjyrime etnike, qė nuk nėnkuptojnė demokracinė dhe realitetin multietnik”, theksohet nė raportin e OBRIE.

    Ndarja shqiptare

    Idaver Sherifi, kryeredaktor i portalit Albeu.com dhe qė ofronte rezultatet live (edhe pse jo zyrtare) tė zgjedhjeve nė 22 komuna me shumicė apo prani tė madhe tė shqiptarėve thotė se koalicioni Maqedonas pothuajse ia ka dalė mbanė. “Nė Strugė sipas rezultateve paraprake zgjedhjet mund tė shkojnė nė njė rreth (raund) tė dytė mes kandidatit tė Partisė Demokratike Shqiptare Ziadin Sela dhe atij tė koalicionit tė pėrbashkėt maqedonas Vlladimir Koēoski”, shpjegon Sherifi ndėrsa thotė se deri vonė nė mbrėmje rezultati nė Kėrēovė njė komunė tjetėr qė rrezikonte tė humbej prej shqiptarėve ishte i ngushtė edhe pse kėtu shqiptarėt nė njė marrėveshje pa marrėveshje kanė dalė vetėm me njė kandidat atė tė BDI (Bashkimit Demokratik pėr Integrim). Sherifi thotė se sido qė tė vejė puna shqiptarėt e kanė fituar Strugėn ata kanė mbi 70 pėr qind tė votave nė raundin e dytė kur detyrimisht nuk do tė shkojnė mė tė ndarė. Fatet e Kėrēovės vendoseshin nė orėt e mesnatės sė djeshme. Ndėrkohė qė nė komunat e tjera ku shumica shqiptare ka qenė e padiskutueshme gara ėshtė zhvilluar mes tyre. Kjo tregon edhe pse nė mbrėmje pas mbylljes sė votimeve PDSH akuzoi BDI e cila ėshtė nė koalicionin qeverisės se kishte blerė vota dhe penguar votimin e lirė tė votuesve sidomos nė zonat shqiptare. Nė anėn tjetėr as opozita dhe as pozita e krahut maqedonas nuk ka bėrė deklarime tė tilla, ata kanė thėnė se zgjedhjet ishin mjaft tė mira ashtu siē ka bėrė pėr shqiptarėt vetėm BDI.

    Kim Mehmeti njė nga zėrat mė autoritar tė shqiptarėve tė Maqedonisė e pėrshkruante kėshtu gjendjen disa ditė mė parė. “Ėshtė koncept sllav qė shqiptarėt e Maqedonisė tė jenė sa mė tė pėrēarė, tė kenė sa mė shumė parti tė vogla, qė qendėr e tyre tė mos jetė Shkupi por Tetova”, shkruan ai duke nėnkuptuar njėkohėsisht edhe pėrleshjen e ashpėr tė shqiptarėve pėr territoret lokale dhe harresėn e Shkupit qė siē shkruan nė njė libėr “nuk ėshtė mė i yni”.

    …Fitore pėr njė fije

    “Tė verbėruar nga tė qenurit nė pushtet pa pasur shtet, partitė shqiptare nuk e shohin se ka ardhur koha kur duhet mbajtur ‘Kongresi i Shkupit’, ku do marrin pjesė tė gjitha partitė shqiptare, e ku do merren vesh si tė dalin nga pozita vasale, ku do e definojnė edhe projektin e Maqedonisė shqiptare. ‘Kongres’ ku do e konstatojnė se Marrėveshja e Ohrit qėmoti ėshtė dokument qė duhet vendosur nė Muzeun e Lirisė nė Shkup dhe atė duhet zėvendėsuar me njė marrėveshje tė re qė qartė do e pėrcaktojė rolin e barabartė nė ēdo gjė tė dy shtyllave etnike qė bartin kėtė shtet!”, shkruan Mehmeti duke tentuar tė nxisė njė bashkim tė shqiptarėve qė sidoqoftė nuk ndodhi as nė zgjedhjet lokale, prej nga pritet qė forcat tė dalin edhe mė tė ndara. Kėtė herė sidoqoftė, megjithė bashkimin mė njė anė tė dy partive maqedonase dhe pėrēarjes sė shqiptarėve dėmi nuk duket se ka qenė aq i madh. Vonė nė mbrėmje mediat maqedonase dhe ato shqiptare pranuan humbjen e maqedonasve tė bashkuar nė Kėrēovė, pikėrisht aty ku kryeministri Gruevski u investua personalisht duke “kėrcėnuar” se nuk do tė lejonte qė ajo tė bėhej Shqipėri, ndėrsa Struga do tė votohet nė njė raund tė dytė, por kandidati i PDSH duket se ka garantuar fitoren pasi nga skena tė largohen rivalėt e tij dhe shqiptarėt tė bashkojnė votat. Dje sidoqoftė fitorja u arrit vetėm pėr njė fije…


    BDI fiton komunat shqiptare

    Rezultatet jozyrtare nė komunat shqiptare nė Maqedoni flasin pėr njė fitore dhe thuajse dominim tė BDI e cila ka shpallur vonė nė mbrėmje fitoren nė Tetovė, Gostivar, Ēair, Saraj dhe Kėrēovė e cila mė parė drejtohej nga maqedonasit. Nga ana e saj PDSH kryeson nė Strugė, Likovė dhe 2 komuna tė tjera ndėrsa pėr njė pjesė tė komunave nuk kishte informacion dhe mjaft prej tyre pėrjashto Kėrēovėn ku kishte vetėm dy kandidatė kalojnė nė njė raund tė dytė votimesh…


    VMRO-DPMNE ka shpallur fitore nė njė pjesė tė madhe tė komunave tė Maqedonisė, partia nė pushtet e Gruevskit duket se ka fituar thellė sėrish kundėr socialdemokratėve tė LSDM-s qė sipas tė dhėnave kryesojnė vetėm nė pak komuna. Sipas kėsaj VMRO-DPMNE konfirmohet mazhorancė nė Maqedoni

    Ali Ahmeti ka deklaruar nė njė konferencė pėr shtyp se ka fituar shumicėn e komunave shqiptare pėrfshirė, Kėrēovėn, Tetovėn, Ēairin, Dibrėn, Zhelinė, Bogovinėn, Likovėn ndėrsa ka epėrsi edhe nė Gostivar dhe disa komuna tjera. Por, Z. Ahmeti ka pranuar humbjen nė Strugė dhe ka ofruar mbėshtetjen pėr kandidatin e PDSH-sė nė Strugė, Ziadin Sela. (Albeu.com)

    Menduh Thaēi lideri i BDI ka theksuar se PDSH kryeson nė Strugė, Studeniēan, Vrapēisht dhe Likovė. Ai ka theksuar se kandidati i tyre nė Tetovė, do tė kompensojė diferencėn prej rreth 3000 votash nė rrethin e dytė tė votimeve, Teuta Arifi e BDI kryeson 39 pėr qind nė Tetovė. (Albeu.com)

    MAPO

  3. #3
    ღ Ƴℓℓėʓ ღ Maska e RiGerta
    Anėtarėsuar
    01-11-2010
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    946

    Pėr: Zgjedhjet lokale ne Maqedoni

    Urime Kerēoves. Eshte nje atmosfere festive me emocione te njejta sikur u shpall Kosova Republike. Ky qytet edhe pse i banuar me mbi 50% shqiptare kan qeverisur sllavet per 7 dekada. Tani Ishte radha jone. Falenderimi i takon mergates shqiptare qe e mbeshteten kete beteje.
    Mɛ мιяɛ тɛ ʝɛм иɛ ɛяяɛƨιяɛ ɛ тɛ и∂ʝɛʝ αяσмɛи ɛ ∂яιтɛƨ, ƨɛƨα тɛ ʝɛм иɛ ∂яιтɛ ɛ тɛ мσƨ ɛ ƨнσн ғαяɛ✿⊱╮

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Zgjedhjet lokale ne Maqedoni

    Kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski, ėshtė pritur me indinjatė nė Kėrēovė ditėn e sotme, teksa njė turmė maqedonasish e revoltuar ishin mbledhur pėrpara selisė lokale.
    Turma maqedonase brohoriste e inatosur, “shpirtra tė shitur” ndėrkohė qė nė shoqėrinė e Gruevskit ishin edhe deputetėt e zonės tė VMRO-DPMNE-sė dhe ish-kryetari i Kėrēovės, Despotovski.
    Ky i fundit humbi zgjedhjet lokale nė Kėrēovė, tė cilat u fituan nga shqiptarėt, ndaj edhe maqedonasit ishin tė irrituar sot.
    Pėr momentin Gruevski gjendet brenda selisė lokale tė VMRO-DPMNE-sė ku edhe po mbahet njė mbledhje, ndėrsa turma vazhdon tė qėndrojė pėrpara nė pritje tė daljes sė kryeministrit. /Shekulli Online
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •