-
Viron Noti: Zeri i "Ju flet Tirana"
Puna ime me Vera Zhejin, Agim Bejlerin, Elsa Xhajin, Kiēo Fotjadhin, Liljana Meēanin...
Viron Noti: Pengu i vetėm ėshtė qė nuk dola njėherė nė ekran
Albert ZHOLI
Veēon emisionin Takim me Shekspirin.
Nė Radio -Tirana ka transmetuar kongreset zhurmėmėdha tė PPSH-sė
Me zėrin e zemrės ai jepte pėrshėndetjen mbresėlėnėse Ju flet Tirana
Ka disa vjet qė ka dalė nė pension, por ēdo mėngjes kėmbėt e ēojnė tek Radio- Tirana. I heshtur dhe punėshumė, korrekt dhe fjalė mjaltė, i saktė dhe kėrkues ndaj vetes. Viron Noti, padyshim ėshtė njė nga ikonat e radiofonisė shqiptare. Me njė stazh prej 35 vjetėsh pranė mikrofonit tė Radio-Tiranės, ai ka qenė prezent nė ēdo familje shqiptare nė njė seri tė pafundme emisionesh, por zėri i tij potent njihet kryesisht si folės nė emisionin qendror tė lajmeve tė orės 20:00. Ju Flet Tirana, ka qenė dhe mbetet pėr ēdo shqiptar brenda dhe jashtė atdheut, tri fjalėshi mė i bukur, mė emocionues, mė drithėrues qė i mbėrthente dhe i mbėrthen shqiptarėt pranė aparateve fonikė pėr tė dėgjuar zėrin e atdheut. Impresionet, kujtimet, mbresat, e Vironit nė ambientet e RTSH-sė janė njė libėr me vete, qė do ti kishte zili ēdo gazetar i ri, pėr tė nisur rrugėtimin e profesionit tė vėshtirė me njė eksperiencė tepėr tė vlefshme. I qetė, i saktė, familjar, gjithmonė i qeshur, nė bisedė Vironi rikujton mbresat kur hyri nė kėto ambiente pa vėnė brisk nė faqe dhe deri sa doli nė pension. Njė jetė tė tėrė nė njė Institucion kaq tė rėndėsishėm. Nė Faltoren e lajmit tė paqtė. Ndoshta ėshtė njė ndėr rastet mė unike (nė tė gjithė rastet e veēanta), ku njė gazetar profesionist i nivelit tė Vironit del nė pension nė njė vend pune. Dhe pikėrisht aty, ku ēdo gazetar e ka si ėndėrr tė fshehtė tė ulet qoftė edhe pėr njė moment pranė mikrofonit magjik, pėr tė thėnė me zėrin e zemrės pėrshėndetjen mbresėlėnėse Ju flet Tirana.
Ėndrra pėr radion
Si ēdo njeri kishte shumė ėndrra, por ėndrra e tij ishte disi ndryshe. Nė atė kohė ku radiot ishin me racion, dėshira e tij qė tė dėgjonte radion ishte e madhe. I dėgjonte vazhdimisht transmetimet, lexonte gjithmonė gazetat Zėri i Popullit dheBashkimi dhe ku i pėlqente sidomos faqja e katėrt, ku shkruhej pėr ngjarjet qė ndodhnin nė botė. Ishte i abonuar dhe i vinin nė shtėpi gazetat. Admironte shumė folėsit e famshėm qė ishin nė Radio-Tirana si: Agim Bejleri dhe Vera Zhejin. Kėta i ka pasur idhuj dhe mė vonė i ka pasur kolegė. Dhe pse babai e la nė moshėn 2-vjeēare, gjithmonė mendonte se a do tė kishte edhe ai njė mundėsi siē ishin pėrgatitur kėta tė ishte dhe ai nė gjendje qė njė ditė ti jepej mundėsia tė fliste nė radio. Kjo ishte njė dėshirė e brendshme. Fati e solli qė nė vitin 1973, Drejtoria e Pėrgjithshme e Radio-Televizionit bėri njė konkurs pėr folės nė radio dhe nė televizion. Konkurroi. I dhanė materiale nga mė tė ndryshmet, ku komisioni ishte shumė profesionist. (komisioni kishte folės me pėrvojė siē ishte Vera Zheji qė mė vonė ishte edhe pedagoge nė Institutin e Arteve). Nė konkurs u panė aftėsitė komunikuese, zėri, logjika dhe teknika e tė folurit, por jo e perfeksionuar. Vera Zheji dalloi cilėsitė e mira folėse, zėrin e pjekur, kulturėn, ngrohtėsinė nė tė folur, nga materialet e ndryshme qė ju dhanė dhe ajo i ēmoi kėto. E ndjeva veten shumė tė kėnaqur qė u vlerėsova dhe me kalimin e kohės arrita qė me eksperiencė tė ecja pėrpara, duke menduar gjithmonė qė kjo punė do pasion dhe punė. Ai ka pasur gjithmonė njė moto mė pak talent dhe mė shumė punė, mė mirė se sa shumė talent dhe pak punė, sepse atė talent ti do ta fitosh nė sajė tė punės. Ēdo folės ashtu si edhe aktori qė nuk punon dhe motoja e punės sė tij ka qenė qė duhet punė e vazhdueshme. Duhet tė punosh me materialin. Ėshtė si puna e aktorit. Aktorėt bėjnė vokalizma sepse krijohen intonacione, shikohet logjika e autorit se ēfarė ka dashur nė kėtė dramė ose nė kėtė material letrar qė ka shkruar dhe ti mbasi njihesh me kėtė, krijon intonacionin dhe i afrohesh natyralizmit. Ėshtė njėlloj si folėsi dhe aktori, se tė dy duhet tė punojnė shumė. Kur materiali ėshtė sado i lehtė apo i vėshtirė, duhet tė punosh me tekstin. Ai ka punuar me ēdo fjalė dhe kjo i ka dhėnė suksesin.
Fitoi nė televizion. Pėr fat tė keq nuk punoi nė televizion, por nė radio dhe jo si folės, por punoi si gazetar. Mbasi punoi njė vit si redaktor nė radio, arriti qė tė kryejė emisione nė redaksinė e fėmijėve, (ku Reshat Arbana ka qenė shef redaksie nė atė kohė), pastaj kaloi nė redaksinė e programacionit nė radio si folės profesionist. Por puna e tij nuk ishte vetėm dhėnie lajmesh, anketa muzikore dhe emisione tė ndryshme, komente, poezi nga mė tė ndryshmet. Nė kėtė periudhė punoi me kolegė shumė tė afirmuar, shumė tė respektuar, si: Vera Zheji, Agim Bejleri, Elsa Xhaji, Kiēo Fotjadhi, Liljana Meēani dhe tė tjerė qė ishin tė jashtėm.
Mikrofoni, si magji
-Ai moment ishte nė vitin 1973, kur ai u fut direkt nė emision dhe emisioni qė ka bėrė ka qenė pėr shqiptarėt jashtė atdheut. Ishte njė moment magjik. Mikrofoni ėshtė i pushtetshėm. Tė mbėrthen. Ai ti jep tė gjitha, mjafton qė ti, ti lexosh ato. Kėtu fillon lidhja. Nė atė kohė vlerėsohej shumė ana profesionale. Nė aktivizimin e njerėzve tė mikrofonit, nė atė kohė duhej tė kaloje nėpėr konkurse. Duhej tė ishe shumė profesional qė tė merrje mikrofonin e Radio-Tiranės qė ishte i vetmi institucion i medias nė Shqipėri, dhe ēdo gjė bazohej mbi profesionalizmin. Llogaria ka qenė shumė e madhe, bėhej analizė pėr ēdo gjė. Ēdo ditė kishte mbledhje. Shikohej ndonjė e metė, sugjerime, se ēfarė opinioni kishin redaktorėt, kishte edhe gazetarė shumė tė mirė nė atė kohė qė punonin si Nasi Lera, Reshat Arbana e shumė tė tjerė. Nė atė mikrofon ai ka transmetuar si vdekjet e udhėheqėsve komunistė, kongreset e PPSH-sė, po ashtu dhe qindra delegacione tė partive komuniste qė vinin nė kėto kongrese.
Dita mė e vėshtirė
-Dita mė e vėshtirė ka qenė kur u largua nga ky institucion qė punoi njė jetė tė tėrė me njė nostalgji tė madhe me njė dashuri tė madhe. U largua me njė keqardhje pasi mendoi se aty ku punoi kaq vjet, tani nuk do tė ishte mė. Aty qė kaloi kaq emocione, kaq net dhe ditė...Kujton ngjarjet e vitit 1997, ku ka qenė njė periudhė shumė e vėshtirė. Gjatė viteve ka pasur ngjarje nga mė tė ndryshmet, por detyra ishte qė ne tė punonin edhe me orė tė zgjatura natėn edhe deri nė mėngjes ka pasur raste. Dhe kur largohet, njeriu i kujton tė gjitha kėto ngjarje me nostalgji (loton).
Folėsit sot dhe boshllėqet
Ai thotė se kėtu nuk ka njė shkollė tė posaēme pėr tė pėrgatitur njerėz pėr folės. Mund tė pėrgatisin folės vetėm ata qė kanė njė eksperiencė tė madhe nė kėtė fushė, por shkollė nuk ka. Defekti ėshtė se kėtu nuk punohet pėr tė nxjerrė njerėz qė tė flasin. Mund tė punosh pėr shembull me njė regjisor, por regjisori ėshtė regjisor. Shumė folės, qė kanė dalė, kanė dalė ose nėpėrmjet kolegėve tė tyre ose nėpėrmjet redaktorėve, por i duhet njeriu profesionist qė ti trajnojė. Ai ka pasur fatin e mirė qė nė vitin 1978, bėri njė kurs, qė ishte kursi mė i plotė qė u bė pėr tė pėrgatitur folėsa pėr nė radio Televizion, ku morėn pjesė 25 folės. Ishte njė kurs me tema teorike dhe praktike, ku u ftuan shumė regjisorė si: Albert Minga, Mevlan Shanaj, Vera Zheji, kishte pedagogė nga Instituti i Arteve, pedagogė nga Instituti i Folklorit, nga Histori- Filologjia. Ky ishte kursi mė i fortė qė u bė pėr perfeksionimin e atyre qė kishin hapat e para nė radio dhe nė televizion. Tani pėr fat tė keq nuk shikon ndonjė kusht, qė tė jetė pėr kėta njerėz qė pėrgatiten pėr folės. Ka shprehur dėshirėn qė ta merrte pėrsipėr njė gjė tė tillė pa shpėrblim.
Emisioni mė i realizuar
Veēon emisionin Takim me Shekspirin. Njė emision me 12 seri, ku pėrfshihen tė gjitha veprat e Shekspirit. Ky emision u realizua nga Televizioni Shqiptar. Kėto vepra janė vėnė nė gojėn e njė pedagogu tė aktrimit nė Angli, tė cilat pėrēojnė njė filozofi tė tėrė jetėsore. Mėnyra e realizimit tė kėtij emisioni nga pedagogu anglez tė mbėrthen, tė magjeps, tė shtang. Kėtu flitet pėr veprat mė tė mėdha botėrore, tragjeditė e famshme dhe tė papėrsėritura tė Shekspirit, si: Otello, Hamleti. Pra ai interpretoi pedagogun, sipas mėnyrės sė tij pėr tju pėrshtatur nė mėnyrė sa mė origjinale. Zė i qetė i shtruar ai e studion fjalėn, e pėrcjellė, me timbrin, elokuencėn, vėshtrimin. Ėshtė njė kombinim i veēantė elementesh qė vetėm personalitete tė rralla tė aktrimit mund ta realizojnė nė perfeksion. Si e shpjegon ai kėtė vepėr ashtu duhej tė fliste dhe Vironi qė ta pėrcille. Nuk isha vetėm nė rolin e folėsit. Absolutisht jo. Zėri ishte njė nga element, por aty duhej studjuar ēdo fjalė. Sepse humbja e theksit dhe nė njė fjalė tė vetme humbte logjikėn e veprės. Ky material ishte njė interpretim i mirėfilltė, i cili e tėrhoqi shumė. Aktor, folės. Kur i besuan kėtė serial ka lexuar me ditė tė tėra disa herė tekstin. Thuajse e mėsoi pėrmendėsh tekstin. Donte tė dinte ēdo fjali, ēdo lidhje. Folėsi kėtu dilte nė plan tė dytė. Ishte njohja e materialit me detaj, duhej njė lloj komunikimi i veēantė, aktrues.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt