“Kam pėrshtypjen se tri vitet e para mėsoja mirė, vetėm se mė pėlqente mėsuesja”
CV
Ilir (Ilirjan) Bezhani u lind nė Tiranė nė vitin 1952. Karrierėn si aktor e nisi nė Teatrin “Bylis” tė Fierit, ku spikati nė rolin e Rrushkės, nė komedinė “Shoku Niqifor” tė P. Kullės. Gjatė pėrvojės disavjeēare nė kėtė teatėr nisi tė edhe shkruajė komedi. Vepra e parė qė u vu nė skenė ishte “Zoti godet me putėr”. Nė vitin 1982 largohet nga “Bylis” dhe i bashkohet si aktor trupės sė Teatrit Kombėtar nė Tiranė. Interpreton njė duzinė rolesh, nga tė cilėt mė i suksesshmi rezulton Sandri, tek komedia e famshme “Pallati 176” i A. Balashit. Herė pas here luan edhe nė filma artistikė, por me kalimin e kohės interesi i tij kryesor bėhet drama. Shkruan disa komedi njėra pas tjetrės dhe fillon tė merret me regji, duke i vėnė vetė nė skenė veprat e tij.
Mė 1995 arrin sukses tė bujshėm me komedinė “Nė katin e dytė ėshtė parajsa”. Pas njė vėnieje modeste nė njė teatėr tė vogėl privat, komedia, me disa ndryshime tė aktorėve, vihet nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Dy vjet mė vonė shkruan dhe vė nė skenė komedinė “Mashtruesit”.
Nė vitet 1998-2002, i detyruar nga indiferenca e Teatrit Kombėtar, vazhdon tė shkruajė dhe tė vėrė nė skenė vetė komeditė e tij, nė produksione private, nė Tiranė, Fier e Sarandė. Listės sė titujve i shtohen “Mė fal njė djalė Adam”, “Mysafiri i mallkuar”, “Sa mirė bėri qė vdiq”, “Meduza” etj.
Intervista/Aktori dhe dramaturgu Ilir Bezhani tregon rrugėn pėr nė “ferr-parajsėn” art
“Vuajtja, josha e pėrjetshme brenda meje”
“Kam pėrshtypjen se tri vitet e para mėsoja mirė, vetėm se mė pėlqente mėsuesja”
Pėr tė fėmijėria ėshtė substanca e jetės sė njeriut, edhe pse shpesh, kur kujton fėmijėrinė e vet, pėrveē mallit ndjen edhe neveri. Neveri pėr fukarallėkun proverbial, luftrat personale, por edhe pėr keqkuptimin apo moskuptimin nga ana e tė tjerėve. Pėr Ilir Bezhanin lėnda e parė qė mėsoi nė shkollė ishte mirėsia. Ėshtė kjo dhurata mė e bukur qė ka marrė nga mėsuesja e klasės sė parė, pėr tė cilėn ai ka pasur njė dobėsi tė veēantė. Dhe me vitet qė rrjedhin njėri pas tjetrit, gjimnazisti i shkollės sė ndėrtimit nuk mundi tė dalė nga natyra e vet, pavarėsisht mureve pedagogjike qė kėrkonin tė ndrydhnin shpirtin e lirė artist. Nė rrugėn e fantazisė dhe tė krijimit, brenda “ferrit” tė madh me emrin art, Bezhani ka gjetur edhe bukurira qė flenė nė shpirtin e tij, tė paprekura nga koha ku jetojmė.
Ēfarė kujtimesh tė veēanta ruani nga fėmijėria?
Fėmijėria ėshtė njė gjė tepėr e gjatė, e vėshtirė dhe e komplikuar. Ajo s’mundet kurrė tė shpjegohet, sepse ėshtė substanca e jetės sė njeriut. Kush flet pėr fėmijėrinė me dy fjalė, tregon se nuk ka patur fėmijėri fare. Ajo i pėrket njė tė kaluare tė trishtuar, plot bėma e harrakatllėqe, luftra personale gjysmė rrugaēe e plot ngjyra dhe fukarrallėk proverbial, qė kur sot i kujton, pėrveē mallit, tė kap edhe neveria pėr veten. Fėmijėria nė thelb pėrcakton profilin e sė ardhmes tė njeriut. Ai gjithmonė kujton, largohet nga ajo, por mund tė them se ajo ėshtė njė magnet aq i fortė, sa qė kot nuk thonė qė kur plakesh bėhesh si fėmijė, sepse kthehesh nė origjinė, domethėnė pėrqafon tė kaluarėn tėnde me tė tashmen.
A e kujtoni ende klasėn e parė dhe mėsuesen e klasės sė parė?
Pėr fat tė mirė kam patur njė mėsuese shumė tė bukur, qė quhej zyshė Anifja. Ajo kishte flokė tė zezė pis, sy shumė shprehės dhe njė trup si njė selvi. Unė aq shumė mahnitesha nga bukuria e saj, sa kam pėrshtypjen se tri vitet e para qė isha me tė nė klasė, mėsoja mirė vetėm se mė pėlqente ajo shumė. Kishte njė buzėqeshje prej fėmije dhe burrin e saj, kur e shihja nė rrugė e urreja, se mė dukej sikur ai ma rrėmbente shpesh herė gjatė dhe unė nuk kisha mundėsi ta shikoja. S’kisha parė kurrė njė mirėsjellje kaq tė butė karshi meje, qė shpesh herė ma jepte vetėm mendja ime. Them ajo mė ka mėsuar lėndėn e mirėsisė, pastaj tė tjerėt mė vonė, ose janė sjellė keq me mua, ose mė kanė keqkuptuar. Dukej se shpeshherė fantazia ime i kalonte muret e ngrira tė pedagogjisė. Nė pėrgjithėsi mėsuesit mė janė dukur si inkuizitorė. Kam pėrshtypjen se ata kurrė nuk kanė shprehur ndonjėherė ndonjė simpati pėr mua. Ky sfinks misterioz pedagogjik qėndronte mbi ėndrrat e mia dhe i shkelte ato vazhdimisht. Kam pėrshtypjen se po tė jesh pak i komplikuar si tip, ata tė fusnin nė racat e tė pagdhendurve dhe kėshtu ti futesh heshturazi nė radhėt e “armiqve” estetikė tė tyre.
Po vitet e gjimnazit si kanė qenė pėr ju?
Tė mėrzitshme, sepse unė bėja shkollėn e ndėrtimit, mėsoja njė zanat qė ishte e kundėrta e shpirtit tim. Unė pėlqeja diēka qė ishte fluide, e pakapshme, qė qėndronte midis ėndrrės dhe realitetit. Isha me plot fjalėn fantazist i pandreqshėm, ose siē thoshte babai im “fluturoja me presh”. E tėrė familja dhe shokėt mė akuzonin pėr kokėfortė, inatēi dhe sherrxhi. Vetėm pėr konceptin e “origjinales” nė botėn e femrave, mund tė ziheshim deri nė mėngjes dhe pastaj shkonim hanim paēe koke tek njė lokal i shoferave tė autobusit urban, qė hapej nė orėn pesė tė mėngjesit.
Ē’mund tė na thoni pėr maturantin Ilir Bezhani?
Asgjė mė shumė veē kėnaqėsisė qė i vėrtetova vetes se nuk do tė mbetesha analfabet, kalova mesataren e diturisė nėn pėrēmimin e shumė pedagogėve.
A ruani ende marrėdhėnie me ndonjė nga shokėt tuaj tė rinisė apo fėmijėrisė?
Me tė tėrė ata qė sinqeritetin e kanė patur fenė e tyre, jam mik edhe sot e kėsaj dite. Por, mos tė harrojmė, ata janė shumė tė paktė, sepse sėmundja e mashtrimit dhe hipokrizisė ėshtė mjeti mė i pėrhapur midis njerėzve.
Si e nisėt rrugėn e artit dhe ē’vėshtirėsi keni hasur nė kėtė drejtim?
Nuk e di se si e nisa, ndoshta ai (arti) mė ka tėrhequr tėrė jetėn me kapistall, tamam si njė i dėnuar me vdekje qė lufton tė shpėtojė nga ai, por duket se ky burg qė quhet art nuk ka ndėrmend tė mė lėshojė. Ju pyetėt a keni vuajtur? Asnjėherė nuk e mbaj mend veten jashtė kėtij dėnimi. Vuajtja ėshtė bėrė tashmė njė joshje e pėrjetshme, e tretur brenda psikologjisė sime. Ajo tani ėshtė aq prezente, sa nėqoftėse do tė mė mungonte, do tė habitej e gjithė familja. Subjektivizmi i tėrė shoqėrisė artistike ėshtė aq absurd dhe aq i pavend pėr seleksionimin e vlerave, sa tani tė duket abdsurde tė luftosh pėr cilėsi.
Nėse do tė ktheheshit pas nė kohė, a ka diēka tė cilėn do tė donit ta bėnit ndryshe?
Kėsaj pyetjeje absurde do t’i pėrgjigjem me njė dėshirė absurde. P.sh qė Zoti tė mos ma drejtonte pasionin nga arti, nga ky “ferr” i vėrtetė mendimesh, sidomos kur mundohesh ta bėsh kėtu nė Shqipėri. Megjithėse, nuk e mohoj se mė ka falur edhe shumė bukurira qė flenė brenda shpirtit tim si njė oaz i paprekshėm nga tėrė kjo kohė qė vetėm kohė s’mund tė quhet: pa rregulla dhe pa respekt pėr asgjė
marre nga gazeta "dita" E diel 27 mars 2005
Krijoni Kontakt