-
Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj
SHKOZA NĖ SHEKULLIN XX
Shpallja e Pavarėsisė
Nė vitet 1910, 1911, 1912, kur vendi vuante nga pushtimi otoman, megjithėse nė grahmat e fundit, lėvizja pėr ēlirim pėrfshiu tėrė vendin. Tė gjithė ishin nė kėmbė, nė krah tė burrit tė moēėm e tė urtė, Ismail Qemalit. Dhe Shkoza e shkoziotėt nė kėtė periudhė, dhanė kontributin e tyre pėr Shpalljen e Pavarėsisė. Nė ato momente ata dėshmuan se e kundėrshtonin sundimin turk, pavarėsisht premtimeve e lajkave tė deri atėhershme, qė mundoheshin ta konsideronin popullsinė myslimane shqiptare, si tė lidhur pazgjidhshmėrisht me Portėn e Lartė. Pėr shkoziotėt pushtuesi ishte pushtues, prandaj ata u pėrfshinė nė kryengritjen antiosmane, deri nė Shpalljen e Pavarėsisė nė Vlorė, duke dhėnė dhe jetėn pėr lirinė e vendit.
I tillė qe shkozioti Halil Brahimaj (xhaxhai i Nexhip Ismailit), qė ra nė luftėn e Janinės me armė nė dorė. Shembulli i tij ishte nga ngjarjet mė tė rėndėsishme dhe nga faqet mė tė bukura tė historisė sė Shkozės.
Me afrimin e ditės sė Shpalljes sė Pavarėsisė, shkoziotėt zgjodhėn pėrfaqėsuesin e tyre pėr tė qėnė i pranishėm nė ditėn e Aktit tė Madh, pėrkrah Ismail Qemalit. Ata zgjodhėn burrin e shquar, trim e atdhetar Nexhip Ismail Brahimaj.
Po pse shkoziotėt ia dhanė kėtė tė drejtė pėrfaqėsimi Nexhipit? Sepse tek ai, pėrveē burrėrisė, zgjuarsisė, urtėsisė, shikonin edhe besnikėrinė ndaj bindjeve tė tyre. Prandaj njėzėri ata i deleguan veten e tyre, besimin e tyre pėr t’i dhėnė ndihmėn Ismail Qemalit pėr Shpalljen e Pavarėsisė dhe shkėputjen njė herė e pėrgjithmonė nga pushtimi Osman.
Nexhipi rridhte nga njė familje e madhe nė lagjen Aligjon tė Shkozės, me tradita patriotike tė hershme, qė ishte dalluar pėr njė qėndresė heroike ndaj Portės sė Lartė. Vetė Nexhipi pėr kėtė qėndresė ishte dėnuar dhe ishte izoluar nė burgun e Beratit nga qeveria turke. Me ndėrhyrjen e krerėve tė Krahinės sė Kudhės-Gėrhotit dhe miqve tė familjes, iu ul dėnimi me jetė burgu dhe u lirua me kusht, duke i mbajtur djalin (Nastradinin) peng.
Roli i tij nė krah tė Ismail Qemalit, me bekimin e shkoziotėve, kishte njė kuptim tė veēantė. Ai nuk pėrfaqėsonte vetėm veten, por tė gjithė fshatin. Mė pas flamuri u ngrit lehtėsisht e me gėzim dhe nė Shkozė dhe nė tė gjithė Kudhės-Gėrhotin si nė gjithė Labėrinė. Ismail Qemali mori si besnik nė zyrat e tij Nexhipin, duke e vlerėsuar jo vetėm si trim, por dhe si nip i trimit shkoziot Halil Hysenit, me tė cilin e lidhte miqėsia e brezave tė fisit tė tij.
Kur vdiq Nexhipi, pati njė peng tė madh nė zemėr, se Kosova dhe Ēamėria iu dhanė Sėrbisė dhe Greqisė.
Figura e Nexhip Ismailit i bėn nder jo vetėm Shkozės, por gjithė Krahinės sė Kudhės–Gėrhotit.
Kjo figurė ėshtė vėnė sot nė vendin qė i takon, pėr kontributin e dhėnė nė momentin mė tė rėndėsishėm tė historisė sonė kombėtare, nė atė tė Shpalljes sė Pavarėsisė.(F.Telharaj “kujtime” Gazeta “Shkoza” Nr.6 f.2)
Nė Kuvendin Kombėtar mė 28 Nėntor 1912, morėn pjesė 84 delegatė, 40 prej tė cilėve janė firmėtarė tė Aktit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, fill pas tė cilit u ngrit Flamuri Kombėtar. Emrat e firmėtarėve dallohen qartė nė atė dokument tė rėndėsishėm, ku shėnohet:
“Nė Vlorė mė 28 tė vjeshtės sė tretė 1912, pas fjalės qė tha zoti Kryetar, Ismail Qemal Beu, me tė cilėn tregoi rrezikun e madh, ku ndodhet sot Shqipėria, tė gjithė delegatėt me njė zė menduan, qė Shqipėria me sot tė bėhet mė vehte, e lirė dhe e mos varur”.
Emrat e firmėtarėve tė kėtij akti tė rėndėsishėm janė:
Ismail Qemali, Don Nikolla, Abdyl Azis Vehbi, Jorgji Karbunara, Elmaz Boēe, Aristidh Ruēi, Abdi Toptani, Abaz Calkupa, Veli Harxhi, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Dhimitėr Tutulani, Rexhep Mitrovica, Mit`hat Frashėri, Shefqet Dai, Zihni Abaz Kanina, Xhelal Kaprencka, Hajeredin Cakrani, Qemal Elbasani, Iljaz Vrioni, Salih Gjuka, Dhimitėr Berati, Murat Toptani, Dhimitėr Zografi, Pandeli Cala, Luigj Gurakuqi, Bedri Pejani, Spiro T.Ilo, Thomas V.Floqi, Qemal Bej Mullai, Lef Nosi, Dr.H.Myrteza, Nuvi Sojlliu, Mustafa Kruja, M. Ferid Vokopola, Imer Deliallisi, Nebi Sefa, Zyhdi Ohria.
Ditėn e ngritjes sė flamurit nė Vlorė kanė qenė edhe shkoziotėt Ahmet Aliko, Gani Aliko ( nipėr ne Bazaj ) e Mane Aliu. Atyre u printe Nexhip Ismaili. Mė Korrik 1913 nė Mesaplik Ismail Qemali organizoi njė takim me krerėt e fshatrave tė krahinave tė ndryshme tė Vlorės. Nė atė takim nga Shkoza shkuan: patrioti Gani Aliko, Hamdi Ēerēizi, Mane Aliu e Pashun Hyseni.
Pas Shpalljes sė Pavarėsisė, fshatrat e Labėrisė vuajtėn torturat mė ēnjerėzore nga dyndjet greke tė asaj kohe. Mė 1913-1914 forcat greke, qė lakmonin Vorioepirin, i vunė vetes detyrė ē`popullimin e plotė tė kėtyre fshatrave nga popullsia myslimane. Dėmet qenė tė pallogaritshme. Njerėzit u pėrndoqėn, fshatrat u dogjėn. Burra, gra e fėmijė ikėn tė lebetitur nga shtėpitė e tyre, pa bukė e pa ujė. Shkoza dhe Kudhės-Gėrhoti u ngrit nė kėmbė dhe u pėrball me hordhitė greke, deri edhe trup me trup. Krahinėn e Kudhėsit e udhėhiqte Kapedan Sali Shehu, nip i Bazajve, nga njė familje me autoritet absolut nė Kudhės-Gėrhot. Mes plumbave u dislokuan nė Beun e nė ullishtet e Vlorės. Pasuria u rrėmbye nga pushtuesit, grurit nė ara iu vu zjarri, ēdo gjė u bė shkrumb e hi. Periudha 1913-1914 pėr zonėn e Labėrisė, ka qenė njė nga dramat mė tė rėnda, qė ka kaluar nė tė gjitha kohėrat. Mė 1 qershor tė vitit 1913, Greqia e Sėrbia pėrfunduan marrėveshjen e fshehtė, pėr tė ndarė Shqipėrinė. Kėto ngjarje rrėnqethėse i dokumentojnė kėngėt:
“Gratė e Kurveleshit,
Shkojnė pėr nė Vlorė,
Me plaēka ngarkuar,
Me foshnja nė dorė,
Qaj moj Shqipėri,
Ulėrij moj e gjorė”.
Greku po na djeg,
Me urė nė dorė”.
Kėto masakra qė bėri ushtria greke nė tėrė zonėn bektashiane nė Jug tė Shqipėrisė nė gati 114 fshatra, kishin pėr qėllim pastrimin etnik tė kėtyre trevave. Ato sollėn dhimbje tė thellė. Vajton motra tė vėllanė:
“Vėlla pse s’mė vjen nė derė,
Tė mė flisje si njė herė?!
Qysh fryjti ajo erė,
U rrėmbye menjėherė,
Mbeē e shkretė dhe e mjerė,
Tė dy krahėt mė janė prerė,
Shumė vėllezėr tė tjerė”
Vajton gruaja pėr burrin:
“Ē`pate qė mė mbylle derėn,
Dhe shtėpisė i vure ferrėn?!
Mbetėm qyqe pa njeri,
Ti, o bej, mos u mėrzit.
Unė nderin nuk ta prish,
Do tė bėhem dervish,
Do vesh rrobat burrėrisht”.
Shkoza qė ishte nė skajin verior tė Labėrisė, afėr Beunit priti me ē’mundi tė shpėrngulurit me dhunė nga fshatrat e tyre. I ndihmoi me sa mundi, megjithėse ishte shumė e vėshtirė tė pėrballohej njė fluks i tillė tė shpėrngulurish nga vetėm disa fshatra tė vogla nė Kudhės-Gėrhot e nė Beun tė Vlorės.
Baba Ahmet Turani qė drejtonte Teqenė e Turanit tė Tepelenės gjatė viteve 1912-1920 luajti rolin e organizatorit dhe tė udhėheqėsit tė lėvizjes kombėtare. Baba Rexhep Hysen Kordha shkruan nė studimet e tij: “Baba Ahmet Turani, nė krye tė mjaft forcave shkoi nė frontin e luftimeve. Forcat e Tepelenės, me rreth 250 vetė ishin nėn komandėn e Baba Ahmet Turanit. Baba Ahmeti ngriti kazanėt tek ullinjtė e Vlorės pėr muhaxhirėt e ndjekur nga vatrat e tyre prej ushtrisė greke, nė pranverėn e vitit 1914. Ai formoi dhe komitetin e shpėtimit tė Tepelenės. (S.Vllamasi “Ballafaqime politike shqiptare (1897-1914) bot.v. 1995.)
Nė Luftėn e Parė Botėrore, lumi i Vjosės u bė vija ndarėse midis forcave ndėrluftuese tė huaja e kryesisht mes italianėve dhe austro-hungarezėve. Kjo i shkaktoi akoma mė shumė dėme Kudhės-Gėrhotit dhe rrjedhimisht dhe fshatit tonė, Shkozės.
-
-
Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj
SHKOZA DHE LUFTA E VLORĖS (1920)
Burra dhe gra nga e gjithė Shqipėria, morėn pjesė nė Luftėn e Vlorės mė 1920 kundėr pushtuesve italianė. Tė paarmatosur mirė, tė paushqyer e tė veshur keq, ata luftuan me heroizėm kundėr hordhisė italiane, e cila kishte rreth 20.000 ushtarė, tė komanduar nga 12 gjeneralė dhe tė armatosur me njė skuadrilje flote me shumė anije dhe tė mbėshtetur nga aviacioni. Mbi ushtrinė armike dhe armatimin e saj fitoi heroizmi popullor, i drejtuar nga Komandanti i Pėrgjithshėm i Luftės sė Vlorės , Qazim Koculi, nip nė Bazaj dhe dhėndėrr nė Aliaj Shkozė. Ai pati mbėshtetje po nga nipi i Bazajve, Ahmet Aliko Alikaj (Zykaj), ish kryeintedent (shef i logjistikės) tė Luftės sė Vlorės mė 1920. Ka mbaruar arsimin e lartė nė Perėndim, si edhe Sheme Sadiku, Selam Musa Salaria, Kanan Maze nga Shkoza etj.
Gjendja nė tė gjithė Shqipėrinė ishte tepėr e rėndė. Kishte pėrfunduar Lufta e Parė Botėrore. Shqipėria nė kėtė luftė, u bė shesh luftrash midis fuqive kundėrshtare, sidomos mes italianėve dhe austro-hungarezėve qė vijėn e demarkacionit e kishin nė lumin e Vjosės, buzė sė cilės ndodhej dhe Shkoza jonė. Copėtimi i vitit 1913, i vulosur nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr mund tė ndiqej nga njė copėtim tjetėr midis Italisė dhe fuqive tė tjera ballkanike, Greqisė dhe Jugosllavisė, sipas traktatit tė fshehtė tė Londrės tė vitit 1915.
Mandati i Italisė i vitit 1913 mbi shtetin Shqiptar u tejkalua. Pabesia e saj krijoi njė zemėrim tė natyrshėm, ndėrsa autoriteti i administratės shqiptare nuk pėrfillej. Nė kėto rrethana Kongresi i Lushnjės, vendosi qė administrata vendore tė vihej nėn autoritetin e Qeverisė sė Sulejman Delvinės.
Italia e kundėrshtoi atė. Ajo donte tė mbante me ēdo kusht Vlorėn. Kuvendi i Barēallasė e analizoi situatėn, ngriti Komitetin e Mbrojtjes Kombėtare dhe vendosi tė fillonte luftėn. Rrugė tjetėr s’kishte.
Komiteti dėrgoi njė pėrfaqėsi nė Tiranė, pėr tė marrė mbėshtetjen e Qeverisė. Sulejman Delvina premtoi njė mbėshtetje indirekte, qė tė mos pėrballej hapur me shtetin italian. Kjo pėrfaqėsi, nė kthim nga Tirana pėr nė Vlorė, kaloi nėpėr Mallakastėr, hodhi Vjosėn e qėndroi nė Shkozė, nė shtėpinė e nipėrve te Bazajve, vėllezėrve Ahmet e Gani Aliko. Kėtu u takuan e biseduan dhe me Mane Aliajn, Kanan Mazen, Remzi Ramajn dhe burra tė tjerė shkoziotė.
U vendos qė menjėherė t’u bėhej thirrje gjithė fshatrave tė Labėrisė tė mblidheshin “njė burrė pėr derė” me armė nė Beun nė datėn 2 qershor 1920. Nė kuvendin e datės 29 maj 1920, qė u mbajt nė Barēalla tė Dukatit, morėn pjesė 200 burra nga Vlora e Tepelena, qė propozuan miratimin pėr tė filluar sa mė parė Kryengritjen Ēlirimtare. Ai zgjodhi njė Kėshill Kombėtar prej 30 vetash, nga i cili u zgjodh Komisioni i Lartė prej 12 vetash, qė do tė drejtonte luftėn. Pėr kėtė moment Halim Xhelo shkruan:
“Kėta pleq sot nė Kuvendin Historik nė 29 maj 1920 lanė tėrė thashethemet dhe u bashkuan nė njė mendim: Shpėtimin e Shqipėrisė nga rreziqet e brendshme. Pleqtė d.m.th stėrnipat e Dervish Aliut, tė Haris Velos e tė Zoto Mahmutit dhanė besėn se Shqipėrinė do ta shpėtojnė”.
Komisioni i Lartė, i mbledhur nė Beun tė Vajzės sė Kudhės-Gėrhotit, i dėrgoi me Selim Mallkeqin ultimatumin gjeneralit italian Settimo Piacentini, pėr tė tėrhequr trupat nga Tepelena e Vlora pėr 48 orė, ndryshe do tė pėlciste lufta. Pėrgjigja ishte negative dhe pėrbuzėse, duke i quajtur trimat e Labėrisė njė grusht brigandėsh tė pallogaritshėm. Siē duket, ai s’e kishte lexuar Baldaēin qė shkruan se nė malet e Vlorės, banon njė popull nga mė trimat e mė tė fortėt e Toskėrisė. 76-vjeēari Hamit Selmani tha kėshtu, kur mėsoi pėrgjigjen e dhėnė: ”Paēin neve e veten ne qafė, nė kėtė e nė atė jetė!”.
Mė 2 qershor u mblodhėn nė Beun mijėra fshatarė, gati pėr luftė. Nė shtėpi tė Hamit Selmanit u bė njė mbledhje e gjerė e Parisė sė Dukatit, ku ai sqaroi situatėn dhe i vuri detyrė fshatit tė ngrihej i tėri nė luftė. Nė Beun u ndanė ēetat, u caktuan vendet e luftimit. U zgjodhėn komandatėt e ēetave tė fshatrave e krahinave. Nė tė gjithė Vlorėn u ngritėn pesė ēeta. Shkoza u pėrfshi nė ēetėn e Kudhės-Gėrhotit, sė bashku me Sevasterin, Dushkarakun, Rexhepajn dhe Mėrtirajn. Ēetat e Shullėrit, e Dukatit, e Kudhės-Gėrhotit, e Frengut, e Lumit tė Vlorės u pasuan dhe me formacionet e Kaninės, Topalltisė, Nartės, Ēeprat, Trevėllazėr e mė pas dhe me tė tjerė nga Salaria, Kurveleshi, Fterra, Mallakastra, Skrapari, Berati, Peqini, Gjirokastra, Ēamėria, Korēa, Tirana e deri emigrantė nga Amerika. Tė gjitha kėto forca komandoheshin nga Komiteti i Mbrojtjes Kombėtare dhe Komandati i Pėrgjithshėm Qazim Malaj, ose siē quhej Qazim Koculi. Forcat e Tepelenės ishin nėn komandėn e Selam Musa Salarisė. Thotė dokumenti kėngė:
“Selam Musain e fole:
-Ti Selam do veē nė Vlorė,
-Do vete nė paēa forė.
Dhe kishte plot trima Tepelena,
Doli Selami si ylli:
-Dukat, Kurvelesh mblidhi,
Nga vate Hodo Zeqiri?”
Mė 5 qershor 1920, nė tė gdhirė, filloi lufta e Vlorės, qė u shndėrrua nė njė epokė legjendare. U pėrballėn 4.000 burra lebėr me dyfeqe me gjalmė, me kosore dhe armė tė tjera rrethanore me 20.000 trupa italiane, tepėr tė armatosur. Luftimet qenė tė pėrgjakshme. Lufta e Vlorės u kthye nė njė luftė popullore. Kontributi i Shkozės nė kėtė luftė qe i madh. Thotė kėnga:
”Zunė shkoziotėt me radhė,
Dymbėdhjetė istikamė”
Kota qe pėrplasja e madhe e ēetės sė Shkozės me forcat italiane. Nė kėtė betejė u plagos rėndė komandati i ēetės sė Shkozės, biri i kėtij fshati Heroi i Popullit Kanan Maze. Qė nga ajo ditė drejtimin e ēetės sė Shkozės e mori Mane Aliaj. Nė Kotė u vra duke luftuar me njė trimėri tė rrallė Dervish Qerim Sinanaj nga Shkoza. Kėnga e pėrjetėson kėshtu aktin e madh tė bijve shkoziotė, patriotėve Kanan Maze e Qerim Dervishi:
“Kudhėsi u mblodhė,
Lidhėn fjalė e u betuanė,
Thikat nė dorė i muarrė,
Natėn Kotės iu hodhė,
Nė Kotė kush u hodh i pari,
Qerim Dervishi Kapedani,
Qerim Dervish,o lule,
Mitroloz ē’e zure,
Hodo Mahilit ia dhe”
Shumė historike mbetet kėnga kushtuar shkoziotit Kanan Maze, qė u plagos rėndė nė nofull nė Kotė:
“Tė xhumanė qė nė saba,
Komita nė Kotė ra,
Shkoza ē’u bė lakėra,
Ē’u vra Kanan Mazeja,
Kanan Mazeja nga Shkoza,
Me njė nofull copa-copa,
Kanan t’u prish bukuria,
Le tė rrojė Shqipėria,
Shqipėria le tė rrojė,
Ē’ka se mbeta unė pa gojė”.
Pėr luftimet e pabarabarta pėr tė marrė Kotėn citojmė vargjet:
“O bobo se ē’qėnka Kota,
Bytym mitroloz e topa,
Po vjen Kanani nga Shkoza,
Me njė nofull copa-copa,
Kanan t’u prish bukuria,
Le tė rrojė Shqipėria”
Shqipėria le tė rrojė,
Ē’ka pse mbeta unė pa gojė”.
Italianėt, me gjithė humbjet e mėdha, rezistuan. Mė 17-18 qershor 1920 ata sulmuan me tė gjitha forcat e tė gjitha mjetet, por pa sukses. Komiteti i Mbrojtjes Kombėtare dhe njė herė i kėrkoi gjeneralit Settimo Piaēentini me njė letėr, qė ia shpuri biri i Shkozės Manxhar Selfo, qė tė ndėrpriste luftėn dhe trupat tė largoheshin nga Vlora.
Gjenerali, me anė tė agjentit tė vaporėve “Pulia”, Ulise Bozo, kėrkoi qė Italisė t’i lihej baza detare e Vlorės. Pėrgjigja e kryengritėsve qe e prerė “Jo”.
Pas tri ditėsh mbi forcat kryengritėse u derdhėn topa, mitraloza, bombardime nga ajri, por pa dobi. Nė luftimet e ashpra qė u zhvilluan nė Qafė tė Koēiut si porta e qytetit tė Vlorės, qė ruhej nga 7.500 forca italiane, u vranė dhe dy djem tė tjerė tė Shkozės: Dasho Tahir Aliaj dhe Mahmut Sadedin Bazaj. Ishte ditė e xhuma (e premte). Kėnga i kujton kėshtu kėto ngjarje:
“Duke gdhirė tė xhumanė,
Nė Qafė tė Koēiut vanė,
Shkel tel’e instikamė,
Kudhės e Gorrisht u vranė,
Nė Shkozė mbenė dy luanė,
Dasho e Mahmut kapedanė”.
Sa heroike ishte Lufta e Vlorės, e pranon vetė armiku nė atė periudhė. Musolini shkruan:
“Nė Vlorė, nė mesin e korrikut 1920 Italia u mund dhe u mund keq. Disa pak mijėra shqiptarė, pa artileri, na kanė pėrplasur nė mėnyrė tė rrufeshme nė Vlorė dhe pėr tė shmangur qė tė na hidhnin nė det, kemi hapur tratativa”. Shqetėsimin e italianėve e ka pėrjetėsuar kėshtu kėnga:
”Telatė po venė e vinė,
Punon Kota me Kaninė,
Qysh do bėjmė unė e tinė?
Se shqiptarėt errinė
Nė Sherishtė, atje te fiku,
Ku bėri yxhym armiku,
Bėri se ashtu i thanė,
Se shqiptarėt aty s’janė”.
Me 2 gusht 1920 Kont Manxoni e qeveria e tij, nėnshkruan marrėveshjen pėr zbrazjen e Vlorės nga italianėt, dhe mė 17 gusht ata ua hipėn anijeve dhe lanė Vlorėn. Mė 3 shtator 1920 kryengritėsit, fitimtarė dhe krenarė nė tė drejtėn e tyre, hynė nė Vlorė dhe i bashkuan krahinat e tyre me pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė. Trimat e Labėrisė e merituan kėtė fitore qė habiti gjithė Evropėn, se mbronin fėmijėt, gratė, dinjitetin e tyre stėrgjyshor. Kėnga qė sjell jehonėn e asaj kohe dhe ēudinė evropiane, thotė:
“Evropa shkruajnė e thonė,
Ē’ėshtė kėshtu si dėgjojmė,
Bėhet dyfek nė Vlorė,
Shqipėtarėt po luftojnė,
Me njė mbret dyzetė milionė,
Po me se luftojnė vallė?
Me sopata me hanxharė,
Dyfekėt lidhur me gjalmė,
Fishekėt nė xhep i mbajnė”.
Kjo qe luftė e vėrtetė. Pikėrisht pėr kėtė, kjo luftė mori tiparet e legjendės. Shkoza ėshtė pjesė e kėsaj legjende tė lavdishme tė luftės popullore ēlirimtare, me ēetėn e saj qė u mbush “me njė burrė pėr derė”, me trimėri dhe guximin e rrallė, me shpirtin e ndezur nga urrejtja pėr pushtuesin dhe nga ideali i madh i lirisė dhe i nevojės, pėr tė ngritur shtetin shqiptar dhe administratėn vendore shqiptare. (Fiqiri Aliaj,gazeta ‘Shkoza” Nr.1 2010 f.6). Poeti nga Vajza e Kudhėsit, i madhi Ali Asllani e ka pėrjetėsuar nė vargje kėtė heroizėm tė pashoq:
Andej bomba dhe ballonė,
Mitralozi dhe vaporrė;
Kėtej njė flamur valon,
Udhėtonte pėr nė Vlorė.
Andej dinamit e topa,
Njėmijė gjyle pėr njė orė;
Kėtej palla copa-copa,
Dhe njė kobure nė dorė
Ai rreth e rrotull hekur,
Ha e pi e vish e ngjish,
Ky edhe kur pėr tė vdekur,
Fshinte gjakun me kėmishė...”.
Pėr momentin mė tė rėndėsishėm tė kėsaj lufte nė Kotė, mėsojmė nga kėnga popullore:
“Njė ēetė vate nė Kotė,
Shaqe Llapi trim i fortė,
U vėrvit me gjak tė nxehtė,
Zuri topa,mitrolozė,
Kryetarėt mbi ēetė,
Luanė me tė vėrtetė,
U ndanė shtatė e nga tetė,
I shumi gjashtėmbėdhjetė,
Sheme Sadik nga Dukati,
Nuk e lind mė nėna, ati,
Me gjithė shokėt qė pati,
Trima ja pėrdori fati,
Sheme Sadik stravastoi,
Qė kur e panė qė shkoi,
Populli pas e mbuloi,
Nė Tėrbaē Selman Hysenė,
Qė dėshiron pėr atdhenė,
Gjylet e topat e shqepnė,
Memo Metua nga Brataj,
Hidhej me tym e me flakė,
Bėn pėrpara s’hiqej prapė,
I vin armikut me hakė,
Vranisht kapedanė Salinė,
Trim i fortė e shumė i mirė,
S’lij armik qė t’i nxirr synė,
Radhimė Salih Asllanė,
Me djemtė e tij si luanė,
Shashicė dual mėnjanė”
Ne shkoziotėt jemi krenarė pėr kontributin qė dhamė si fshat, nė Luftėn e Vlorės. Na ushqen dhe na frymėzon heroizmi i tyre. Edhe sot burojnė kėngė e kėndohen nė Shkozė, pėr ata qė s’u kursyen pėr kėtė tokė tė shenjtė, pėr Vlorėn e pėr vendin. Thotė kėnga:
“5 qershor viti 20-tė,
Shkoza seē i nisi djemtė,
Pėr liri luftė me njė mbret,
Liri pėr tė bėrė dhe shtet,
Kanan Mazja prin nė ballė
Nė nofull plumbin ka marrė”.
Njė kėngė rrenqethėse kėndohet nė Shkozė pėr Dasho Tahir Alinė, Qerim Dervish Sinanajn dhe Mahmut Sadedin Bazajn:
“Dasho Tahir syshkėndija,
Kurban tė deshi liria,
Dhe Qerim Dervish petriti,
Nė dhėmballė plumbin e priti,
Mahmut Sadedin dragoi,
Me gjak historinė e shkroi”.
Sado qė tė kalojė kohė, epoka tė tilla si lufta e Vlorės, nuk do tė zbehen kurrė. Ndėrgjegjia jonė ka nevojė tė ushqehet nga bėma tė tilla tė mėdha tė historisė.
Pėr luftėn e Vlorės gazeta “Koha” e Korēės shkruante: “Labėt, tė bashkuar me vlonjatėt dhe me trimėrinė e tyre tė rrėfyer, s’kishin nevojė as pėr top, as pėr mitraloza, as pėr gėrshėrė tė presin telat…, por vinin gunat e tyre tė dhirta qė tė kapėrxenin”.
“Dyfekėt e lidhur me gjalmė, shpatat e kamat, gunat e leshta, trasta me njė copė bukė misri ishin municionet, artileritė, mitralozat, ushqimi, mbrojtja dhe mjetet e luftės pėrpara tė cilave, fortifikatat e hekurta dhe tė ēelikta, artileria dhe ushtria e madhe, flota, ēdo gjė, shkenca heshti, e pushoi dhe u mund”, - do tė vinte nė dukje Teki Selenica.
Ndėrsa Halim Xhelo, duke vlerėsuar kontributin e shquar nė kėtė luftė tė Labėrisė, theksonte:
“Nėse pati Greqia e lashtė njė Spartė e njė Termopile, Shqipėria e re ka njė Labėri dhe Qafėn e Koēiut”.(Gazeta “Labėria”, shtator 2010, f.3)
Po kush ishin kapedanėt shkoziotė qė e drejtuan ēetėn e Shkozės e qė dhanė edhe jetėn nė Luftėn e Vlorės?
Nė krye tė tyre qėndronte Kanan Mazja, Komandanti i ēetės sė Shkozės, ”Hero i Popullit”. Gazeta “Labėria”, gusht 2010 f. 9 e pėrshkruan kėshtu Kanan Mazen:
“Hero i Popullit nga Shkoza e Vlorės. Lindi me 1878. Rreth vitit 1900 shkoi nizam nė Jemen. Pėr zotėsi ushtarake e futėn nė njė shkollė ushtarake, ku u kualifikua pėr oficer kavalerie. Pas shkollės mori shėrbimin, por me disa bashkėatdhetarė tė tij u arratis e erdhi nė Vlorė. U pėrfshi nė Lėvizjen Patriotike tė kohės dhe u rreshtua nė ēetėn e Bajo e Ēerciz Topullit. Pėrkrahės dhe pjesėmarrės nė luftėn pėr Pavarėsinė e Kombit Shqiptar mė 28 Nėntor 1912 dhe pėr mbrojtjen e saj nga shovinizmi grek mė 1913-1914. Nė fillim tė vitit 1913 u lidh me Ēerēiz Topullin, duke organizuar forcat e Vlorės e kryesisht tė zonės sė Kudhėsit pėr nė frontin e Janinės. Thotė kėnga:
“Shkon Ēerēizi pėr nė Vlorė,
Kanan Mazesė ti thonė,
Merri shokėt, hajt tė shkojmė”.
Si komandat ēete, udhėhoqi bashkėfshatarėt e tij pėr shkatėrrimin e garnizonit italian nė Kotė mė 1920.
Mori pjesė nė kuvendin e Barēallasė, tė Beunit etj. Nė Beun, iu ngarkua detyra pėr tė hartuar planin e sulmit mbi garnizonin italian tė Kotės. Ja si thotė kėnga:
”Fol, o Kanan Maze, folė,
Tė lumtė mendja, ajo dorė,
Pėr atė kartėn e hollė”.
Kanani ishte njė nga komandatėt, qė siguroi mbrojtjen e Kongresit tė Lushnjės nė Janar-Shkurt 1920.
Nė betejat e Luftės sė Vlorės, ēetės sė Shkozės, tė komanduara nga Kanan Maze, i takoi tė sulmonte pozicionet e ushtrisė italiane nė Kotė, tė cilėn e mbyllėn brenda vijave tė fortifikuara. Vetė Kanani printe nė krye dhe u plagos rėndė, duke copėtuar krejt nofullėn. Shokėt e tij qė e gjetėn duke fshirė gjakun me mėngėn e xhaketės, e morėn dhe e shpunė nė shtėpi. Me ndihmėn e patriotėve e familjeve tė kamura e ēuan nė Selanik pėr ta kuruar.
Kanan Mazja gjatė luftės dhe pėrpjekjeve nė shėrbim tė atdheut u njoh me shumė personalitete. Njė nga ata qė e donte dhe e vlerėsonte shumė, ka qenė Avni Rustemi. Tregohet njė herė, se duke u pėrshėndetur me Avni Rustemin, Avniu puthi Kananin nė mjekėr si pėr ta nderuar e pėr t’i thėnė se rrezikohej tė mbetej pa gojė, duke luftuar pėr vendin e tij. Kanani i puthi gishtin, me tė cilin Avniu shkrehu revolen dhe e la te vdekur tradhėtarin Esat Pashė Toptanin nė mes tė Parisit. Vrasja e pabesė e Avniut i dhėmbi shumė Kananit dhe ai nuk mungoi tė betohet pėr hakmarrje, kur u bė varrimi i Avniut.
Mė 1924 u vu nė krye tė forcave tė Kudhėsit e marshoi drejt Tiranės. Luftoi nė Berat e nė Kavajė, deri nė rrėzimin e Zogut. Nė qeverinė e Nolit shėrbeu me besnikėri. Po dhe Zogu, kur erdhi nė fuqi, nuk e pėrndoqi, por e la nė ushtri me detyrėn e nėntogerit. Mė pas Kanani kreu detyrėn e Qarkkomandantit nė rrethet e Gjirokastrės, tė Pėrmetit e tė Tepelenės. Mė 1928 Zogu e ēmobilizoi. Mė 1935 u lidh me forcat antizogiste tė Fierit. Zogu e dėnoi me vdekje, por u detyrua ta anullonte vendimin (Gazeta “Labėria” shtator 2010 f.3).
Kanan Mazja vdiq i nderuar e i respektuar nga fshati i tij e nga historia, mė 1936. Shtypi i kohės e quajti ”Luftėtar Kombėtar”, ”veteran qė nderoi lartėsisht armėt shqiptare”.
Mahmut Sadedin Bazaj ka lindur nė lagjen Aligjon tė Shkozės mė 1880. Ka qenė pėrkrahės i luftės pėr Pavarėsinė Kombėtare mė 1912 dhe mbrojtės i saj nga shovinizmi grek i vitit 1913-1914. Pjesėmarrės nė Luftėn e Vlorės mė 1920. Ra dėshmor nė kėtė luftė nė korrik 1920 nė Qafėn e Koēiut.
Dasho Tahir Aliaj lindi nė Shkozė mė 1880. Ka qėnė pėrkrahės i luftės pėr Pavarėsi Kombėtare mė 1912 dhe mbrojtės i saj nga shovinizmi grek i vitit 1913-1914. Pjesėmarrės nė Luftėn e Vlorės mė 1920. Ra dėshmor nė kėtė luftė nė Qafėn e Koēiut, nė korrik 1920.
Qerim Dervish Sinanaj lindi nė Shkozė mė 1886. Ka qėnė pėrkrahės i luftės pėr Pavarėsi Kombėtare mė 1912 dhe mbrojtės i saj nga shovinizmi grek i vitit 1913-1914. Pjesėmarrės nė Luftėn e Vlorės mė 1920. Ra dėshmor nė kėtė luftė nė Kotė.
Atdhetarė nga Shkoza, tė dekoruar pėr veprimtari patriotike deri mė 1939 kanė qenė:
1.Kanan Maze
2.Qerim Dervishi
3.Mahmut Sadedini
4.Dasho Tahiri
5.Ahmet Aliko
6.Manxhar Selfo
7.Ramo Rustemi
8.Qerim Telharaj
Mė 1924 u vra Avni Rustemi nga njė dorė e zezė tradhėtare. Nė varrimin e tij morėn pjesė nga tė gjitha krahinat. Nga Kudhės-Gėrhoti morėn pjesė: Rrapo Celo, Kanan Maze, Mane Aliu, Hairo Kaso, Mehmet Fega, Remzi Ramo, Myteak Muhameti etj.
-
-
Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj
Shkoza gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare
Nė luftrat pėr liri Shkoza ka patur vendin dhe rolin e saj, si gjithė Kudhės-Gėrhoti e Labėria.
Heroizmi i bijėve tė saj ka qėnė i lavdishėm, i shkruar dhe i kėnduar. Ata qė kanė rėnė nuk janė pak dhe gjaku qė kanė derdhur, ka skuqur tokėn e Atdheut, qė nga vendi i lindjes, Shkozė, deri nė Kosovė, pothuaj nė tė gjithė hartėn e trojeve shqiptare. Dėshmorėt e Shkozės janė historia jonė, janė nderi dhe krenaria jonė. Ata luftuan me idealin e lirisė sė atdheut, pavarėsisht se me kėtė ideal u abuzua. Pėr ata liria qe e shenjtė, ndėrsa pėr komunizmin ata kishin pak ose aspak dijeni. Nė ato ditė tė vėshtira tė luftės, ata nuk mund ta imagjinonin dot atė tė ardhme tė zymtė komuniste qė do tė vinte qė do tė devijonte historinė dhe do tė linte nė pluhurin e harresės fiset dhe familjet kryesore tė Shkozės. Ata mendonin parajsėn e premtuar, ndonėse brezat trashėguan skėterrėn. E theksoj: Ata luftuan pėr lirinė e kombit tė tyre dhe pėr kėtė duhen respektuar.
Fshati nė kohėn e L.N.ĒL. nuk ka patur mė shumė se 60 shtėpi dhe numėron 17 dėshmorė. Shumė dėshmorė pėr njė fshat tė vogėl, por me shpirt tė madh guximi, trimėrie, atdhedashurie, heroizmi dhe therrorie.
Burrat e Shkozės e kanė patur fjalėn tė rėndė dhe e kanė pasur besėn me okė, jo me gramė. Dhe mė shumė se gjithēka, ēmohej detyra ndaj Atdheut. Atdheu ka kėrkuar gjithmonė lirinė, pavarėsinė dhe njė jetė tė re, tė bukur. (Fiqiri Aliaj “Dėshmorėt e Shkozės janė historia jonė”,Gazeta “Shkoza” nr.9, v.2011, f.1).
Shkoza ėshtė shquar pėr kontributin qė ka dhėnė gjatė Luftės Nacionalēlirimtare. Banorėt e saj e pritėn me zemėrim tė madh agresionin fashist tė 7 prillit 1939. Ata u ngritėn nė mbrojtje tė Atdheut, me armėt qė mbanin fshehur. Nė luftėn italo-greke ushtarėt e Shkozės nė fomacionet italiane sabotuan duke u larguar nga ushtria. Gjatė kėsaj lufte nė dimrin e vitit 1940-1941 nė Shkozė, u strehuan 50 familje nga fshatrat Hormovė, Turhan, Memaliaj, Salari, Luzat, Matohasanaj e deri nga Panariti i Korēės, tė shpėrngulura nga lufta.
Puna konkrete pėr organizimin e luftės nė Shkozė filloi nė qershor tė vitit 1942. Nė fund tė korrikut 1942 ra duke luftuar me trimėri Asllan Nurēe Bazaj, dėshmori i parė i fshatit.
Nė nėntor 1942 u formua Kėshilli Nacionalēlirimtar i fshatit i pėrbėrė prej 3 vetash.
Nė maj 1943 u formua ēeta partizane “Kanan Maze”. Kjo ngjarje shprehte qartė rritjen e luftės nė krahinėn e Sevasterit e kryesisht nė Shkozė. Ndėr partizanėt e parė qė u inkuadruan nė ēetė ishin: Boro Kasaj, Taip Avdullai, Arshi Refati e Cane Ramaj. Ndėr aksionet e para tė kėsaj ēete, ishte sulmi dhe asgjėsimi i Postkomandės sė xhandarmėrisė nė Sevaster, duke ēliruar gjithė Krahinėn. Nė pritėn qė iu bė autokolonės italiane nė Malin e Bardhė ( Mali Tartar) nga batalioni “Ismail Qemali” e “Halim Xhelo”, nė gusht 1943 u vra dėshmori Izet Alush Hanēe. Nė shtator 1943 u krijua batalioni territorial i Sevasterit, nė tė cilin bėnte pjesė edhe ēeta territoriale e Shkozės. Zėvendėskomandant u caktua Bektash Ramaj nga Shkoza.
Gjatė verės sė vitit 1943 Shkoza ishte bėrė njė bazė e sigurtė pėr ēetat e batalionet e qarkut tė Vlorės, tė cilėt ēdo herė nė fshatin tonė u pritėn me dashuri. Ēeta territoriale e fshatit, me veprimtarinė e saj luftarake, u shtri dhe nė ndihmė tė forcave partizane kundėr fashistėve nė Vasjar dhe, me kapitullimin e tyre, shkoi nė Selenicė, nė dorėzimin e garnizonit pushtues.
Kapitullimi i Italisė ishte fitorja e parė e luftės. Mė pas vendi u pushtua nga nazistėt. Ata u pritėn kudo me luftė, pa ndarje politike. Njė nga betejat mė tė lavdishme tė periudhės sė luftės, ishte ajo e Drashovicės. Aty mori pjesė edhe ēeta territoriale e Shkozės, e inkuaduar nė batalionin territorial tė Sevasterit. Luftimet zgjatėn 20 ditė qė nga 14 shtatori deri me 4 tetor 1943.
Situata e krijuar pas kėtij okupimi qe e rėndė. Nazistėt filluan masakrat nė Vlorė dhe u pėrgatitėn pėr shtrirje tė mėtejshme. Nga ana e Kėshillit dhe e Ēetės territoriale tė Shkozės u morėn masa mbrojtėse pėr kėtė situatė. Ndėrkohė filloi Operacioni i Dimrit 1943-1944, qė u zhvillua nė dy faza: nėntor-dhjetor 1943 dhe janar-shkurt 1944. Gjatė kėsaj kohe, Shkoza u shkel tri herė nga forcat e huaja. Fshatarėsia u strehua nė vende tė fshehta si nė shpellat e Gurit tė Lunecit, nė brinja e nėpėr pyje. Ēeta e Shkozės, bashkė me forcat e tjera partizane, prishi urėn nė rrugėn Vajzė-Plloēė. Armiku bombardoi me mortaja fshatin, duke shkaktuar edhe viktima.
Nė nėntor 1943 kaloi Brigada I sulmuese, e komanduar nga nipi i fshatit Mehmet Shehu. Nė Shkozė dhe nė kėtė brigadė, u inkuadruan kėta partizanė shkoziotė: Boro Kasaj, Eftar Sinanaj, Faik Pajaj, Hajro Binaj, Kuto Hasani, Memo Hadėri, Myfit Zykaj, Qani Bonaj, Qemal Ismailaj, Safet Halili, Xheto Rakipi e Veledin Sheme. Operacioni i Dimrit ishte nė kulmin e tij. Populli i Shkozės qėndroi me trimėri. Gratė ndihmuan nė mėnyrė tė veēantė me veshmbathje.
Nė janar 1944 u inkuadruan nė Brigadėn V Sulmuese: Bektash Ramaj, Shamet Breshanaj dhe Shefit Breshanaj , Bari Mazaj, Taip Avdualli, Bilbil Kasaj, Tefik Brahimi, Ēize Ago, Drita Dalani, Ismail Qyraj, Laze Lazaj, Memė Dulaj, Nexhip Pajo, Razip Qyraj, Seit Sinanaj, Syrja Aliaj, Shaqo Mukaj, Shaqo Qyraj, Shaban Banaj,.
Ndėrsa Jaup Bazaj bėnte pjesė ndėr drejtuesit kryesorė me gradėn oficer nė komandėn e brigatės 22 Sulmuese, e cila operonte ne Veri tė Shqipėrisė, deri nė fillimin e luftės civile nga komunistėt, ku u largua dhe kaloi me Ballin Kombėtar.
Gjatė operacionit tė Dimrit ranė dėshmorė: Kuto Hasani, partizan i Br.1 Sulmuese, nė janar 1944 nė Qarrishtė tė Librazhdit, Razip Qyraj, partizan i Br. V S., nė Salari tė Tepelenės. Bari Mazaj, partizan i Br. V S. u plagos rėndė nė prill 1944 nė Kropisht. Pas dėshtimit tė operacionit armik tė Dimrit, u morėn masa pėr eliminimin e pasojave tė rėnda tė tij dhe pėr mbjelljet pranverore.
Gjatė muajit prill 1944 u bėnė zgjedhjet e reja tė Kėshillit N.ĒL. tė fshatit, ku u zėvendėsuan ata qė shkuan nė radhėt e ushtrisė partizane. Kryetar u zgjodh Hazbi Hamzua. Gjithashtu u zgjodhėn edhe delegatėt pėr zgjedhjen e Kėshillit Krahinor dhe delegatėt pėr nė Kongresin e Pėrmetit. Kryetar i Kėshillit Krahinor u zgjodh Remzi Ramo. Gruaja drejtohej nga Zyraka Ramaj, ndėrsa rinia pati pėr sekretar Sihat Mazajn.
Shtėpitė e para qė janė goditur nė Shkozė kanė qenė shtėpitė e mėdha tė Bazajve nė vitin 1942, nga njė predhė e Italisė nė kohėn qė bėhej mbledhje me personalitetet e Ballit Kombėtar ku ra, por fatmirsisht pa u vrarė njeri.
Po atė ditė ėshtė gjuajtur me gjyle topi edhe kubeja e Cane Dervish Bazaj nė ballin e Goricės (vendi ku prehen varrezat e fisit Bazaj).
Nė qershor tė vitit 1944 edhe nė fshatin Shkozė nga operacioni armik u bėnė dėme tė mėdha. Pas goditjes qė iu bė forcave armike nė Qafė tė Luadhit e nė majė tė Lezhanit nga forcat partizane, fshatarėsia e Shkozės u tėrhoq nė vende tė sigurta. Nazistėt dogjėn 7 shtėpi nė Shkozė: tė Bektash Ramos, Remzi Ramos, Et’hem Veselit, Duro Begės, Shaqo Dalanit, Rito Shemes e Asqeri Rustemit dhe grabitėn shumė gjė tė gjallė. Pas disa ditėsh populli u kthye pėrsėri nė fshat, por u diktua dhe u qėllua nga gjermanėt, nė njė kohė qė ata po tėrhiqeshin pėr nė Mallakastėr.
Pati tė vrarė e tė plagosur. Pas dy ditėsh, kur familjet u kthyen nė fshat, forca tė shumta armike erdhėn pėrsėri dhe arrestuan 24 bashkėfshatarė, tė cilėt i dėrguan nė burgun e Vlorės, nga ku i nxorri bashkėfshatari ynė Ilmi Aliaj.
Gjatė operacionit e pas tij forcat partizane shtuan veprimtarinė luftarake nė Qarkun e Vlorės. Nė kėtė kohė vepronte edhe Br.XII S., nė tė cilėn u inkuadruan dhe partizanėt shkoziotė: Ali Zerfaj, Reis Bonaj, Shefit Breshanaj, Islam Mukaj, Haxhi Brahimaj, Hasim Ismilaj etj.
Gjatė muajit korrik deri nė tetor, u zhvilluan luftime tė ashpra kundėr forcave naziste qė ishin vendosur nė Drashovicė e Vlorė, deri nė ēlirimin e Vlorės mė 15 shtator 1944. Shkoza ishte mobilizuar tėrėsisht pėr fitoren. Partizanėt shkoziotė, tė inkraduar nė Br.V.S, Br I S dhe Br VIII S., luftuan pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė Mesme e tė Veriut, Tiranės, Kosovės e deri nė Vishegrad nė Jugosllavi. Nė kėto luftime u plagos rėndė Ēize Ago Zhupaj, nė qershor tė vitit 1944, nė Godolesh tė Elbasanit. Ranė dėshmorė partizanėt shkoziotė tė Br. V S.,Ismail Qyraj(nė Qafė tė Sinjės nė Peshkopi nė korrik 1944) dhe Shaqo Qyraj (nė Kolesjan tė Kukėsit nė nėntor 1944). Ra nė luftė pėr ēlirimin e Tiranės dėshmori shkoziot Meme Hadėri. Mė 24 tetor 1944 ra dėshmor partizani Br V. S. Siet Kaēupaj (nė Rugovė tė Kosovės). (Cane Ramaj “Shkoza gjate L.N.Ēl” , Gazeta “Shkoza” Nr.9 V.2011 f.6,7)
Dėshmorė tė L.N.Ēl tė fshatit Shkozė janė:
1. Asllan Nurēe Bazaj
2. Hamit Fejzo Pajo
3. Kuto Besim Kapaj
4. Izet Alush Hanēe
5. Razip Aben Qyraj
6. Seit Sinan Kacupaj
7. Shaqo Hasan Qyraj
8. Ēerēiz Jaho Aliaj
9. Meme Hadėr Kapaj
10. Qani Shemshedin Bonaj
11. Bari Teki Mazaj
12. Xheto Manxhar Rakipaj
13. Hasan Hodo Qyraj
14. Arshi Refat Mukaj
15. Hetem Muk Mukaj
16. Reshit Zyber Kasaj
17. Hajri Feta Murataj
Po lufta pėr ēlirimin e atdheut kishte dhe forca tė tjera veē atyre partizane. Ato ishin forcat nacionaliste anė e kėnd vendit, tė komanduara nga Mit`hat Frashėri, biri i patriotit tė madh Abdyl Frashėri. Ata kishin programin e tyre pėr ēlirimin e vendit nga fashizmi, por dhe njė program demokratik, se ku duhej tė shkonte Shqipėria pas largimit tė forcave naziste. Balli Kombėtar dhe forcat e tjera nacionaliste shpėrndanė “Dekalogun“ prej 10 pikash, qė, po ta shikosh me kėndvėshtrimin e sotėm, ėshtė gjithė programi qė po zbatohet sot nė kushtet e demokracisė, qė po ndėrtojmė. Ja se ē’pėrmban “Dekalogu”:
1. Tė luftojmė pėr flamurin kuq e zi, pėr mbrojtjen e tė drejtave tė popullit shqiptar.
2. Luftojmė pėr njė Shqipėri tė lirė, etnike, demokratike me baza tė shoqėrisė moderne.
3. Luftojmė pėr njė Shqipėri tė rregulluar ekonomikisht dhe shoqėrisht, nė mėnyrė qė tė mos ketė tė shfrytėzuar dhe shfrytėzues.
4. Luftojmė pėr njė Shqipėri, ku tė mbretėrojė liria e fjalės dhe e mendimit.
5. Luftojmė pėr njė Shqipėri, ku do tė zbulohen, do tė pėrkrahen dhe do tė rriten vlerat e fshehura nė ēdo shtresė tė popullit, me anė tė shkollės shqiptare.
6. Luftojmė pėr njė Shqipėri, ku do tė ēmohen drejtėsisht tė gjitha vlerat pa dallim moshe, krahine, besimi a klase.
7. Luftojmė pėr tė formuar njė Shqipėri, tė drejtuar nga njerėz tė pakompromentuar.
8. Luftojmė pėr njė Shqipėri, qė do tė dėnojė pa mėshirė dhe nė mėnyrė shembullore antipatriotėt, tradhėtarėt, tė shiturit, ngatėrrestarėt, spekulatorėt, spiunėt, pėr njė Shqipėri, ku nuk do tė kenė vend dallkaukėt, servilėt, feudalėt dhe tė gjithė ata qė pengojnė zhvillimin dhe pėrparimin e Shqipėrisė sė Rilindur.
9. Luftojmė pėr tė harmonizuar dhe bashkuar energjitė e kombit, pėr tė gatuar bashkimin mendor dhe shpirtėror tė tė gjithė shqiptarėve.
10. Luftojmė pėr mobilizimin e tė gjitha fuqive tė gjalla tė Kombit, kundėr pushtuesit pėr realizimin e idealit tė lartė kombėtar.
Mbi bazėn e kėtij programi, u bėnė pėrpjekje pėr krijimin e strukturave nacionaliste nė tė gjithė vendin. Siē shikohet dhe nga programi, edhe forcat nacionaliste italianėt dhe gjermanėt i quanin forca pushtuese e ata duheshin larguar nga vendi, me ēdo kusht e me ēdo mjet. Forcat nacionaliste u krijuan dhe u mobilizuan dhe nė Shkozė mė 1943. Nė fillim u arritėn edhe marrėveshje me forcat partizane pėr tė luftuar sė toku, por kjo marrėveshje nuk zgjati shumė. Ēdo gjė e prishi Marrėveshja e Mukjes. Partia Komuniste me urdhėr te emisarėve jugosllavė, nuk pranoi kompromis si nė luftė e aq mė tepėr tė pranonte se pas ēlirimit do tė bėheshin zgjedhje tė lira e tė ndershme e pushtetin ta merrte ajo forcė politike, qė do ta votonte populli. Qė nga ajo kohė, nuk pati mė asnjė kordinacion politik apo ushtarak. Forcat nacionaliste tė Shkozės drejtoheshin nga nipi i Bazajve djali i Kapedan Sali Shehut , Sulo Shehu fisi mė me autoritet nė Kudhės-Gėrhot. Ato u mbeshtetėn edhe nga Baba Bektash Golimbasi, ku shėrbente dhe Baba Arshi Bazaj. Ai e ktheu Teqenė nė vend takimesh e mbledhjesh tė krerėve tė Ballit Kombėtar. Nė atė kohė nė Teqe kishte ardhur disa herė Mit`hat Frashėri, kishte marrė takim e kishte koordinuar veprimet me personalitetet e Kudhėsit dhe me nacionalistė tė tjerė shkoziotė, si Ilmi Jaho Aliaj, Shaqo Manxhar Bazaj, Muhamet Avdi Kapaj, Kuto Jaho Aliaj, Sabri Mane Aliaj e Jaup Merko Bazaj. Tė gjithė kėta rridhnin nga familjet me fisnike dhe tė kamura tė fshatit Shkozė, qė kurrsesi nuk mund tė pranonin programin e pasluftės tė komunistėve pėr ē`pronėsim total tė tyre, ashtu siē ndodhi realisht pas vitit 1945. Ndikimi i Ilmi Jaho Aliajt, bėri qė nacionalistėt nė Shkozė tė kishin ndikim, por dhe strehė. Ia vlen tė ilustrojmė fatkeqėsitė ndarėse tė Luftės me njė vaj tė njė nėne smokthiote, e cila qan dy djemtė e saj, ku shpreh dhimbjen e njė populli tė tėrė:
“Ēerēiz, qė ike nashti,
Aty poshtė nė thellėsi(nė varr),
Maso pjek dhe djemtė e mi,
Flasin a mbajnė mėri?
Se kanė qėnė dy parti,
Thuaju: rrini gji mė gji,
Se jini vėllezėr tė dy!”
DISA MENDIME TĖ MIA PĖR LUFTĖN, HISTORINĖ DHE NACIONALISTĖT E SHKOZĖS
Krahas fakteve e ngjarjeve tė viteve 1943-1944, dua dhe unė tė jap gjykimin tim pėr ato ngjarje e pėr ato bėma tė kohės, qė vėrtetė i larguan fashistėt e nazistėt nga vendi, por mbollėn edhe farėn e ndasive e tė pėrēarjes vėllazėrore midis fshatarėve e midis krahinarėve nė Shkozė, nė Kudhės-Gėrhot e nė gjithė Shqipėrinė, farė e egėr qė do vite tė shkulet e tė mbetet toka mėmė e pastėr, siē ka qėnė nė shekuj. Njė moment tepėr delikat, ėshtė trajtimi dhe debatet pėr momentet mė tė rėndėsishme tė historisė bashkėkohore shqiptare nga njė klasė politike e dėshtuar. Ato kanė krijuar njė ērregullim tė trishtueshėm, jo tė vogėl nė popullin tejet tė ēorientuar pėr momentet e historisė, kryesisht ato tė luftės ēlirimtare. Ngarkesat politike dhe komplekset e fajėsive po ngacmojnė e po fyejnė deri edhe kujtesėn e brendshme kombėtare dhe po ngjallin njė pėrēmim tė frikshėm tek miqtė e Shqipėrisė. Pėrpjekja dritėshkurtėr e luftės dhe post-luftės sė dytė botėrore nga antishqiptarėt, pėr tė provokuar njė pėrēarje tė tillė ndėr shqiptarėt, shtron njė domosdoshmėri para shkencės sė depolitizuar historike shqiptare, ristudimin e plotė tė periudhave historike, tė dėmtuara mė fort nga ndėrhyrja rrėnuese e tė interesuarit kryesor, pėr manipulimin e shqiptarėve. Para sė gjithash shqiptari i thjeshtė ka nevojė pėr njė pėrgjigje tė shpejtė mbi thelbin e pėrmbajtjen e periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri. Vetėm njė studim i ēliruar nga komplesket e fajėsive tė paraardhėsve, tė ēfarėdo ngjyre qofshin, do t'u mundėsojnė shqiptarėve tė kuptojnė dhe vlerėsojnė pėrgjithėsisht realitetin konfliktual shqiptar tė asaj periudhe, shkatėrrimin institucional dhe pėrēarjen e thellė civile, tė krijuar nė Shqipėri, si rezultat i konvergimit tė disa faktorėve, pasojave fatale politike tė pushtimit nazi – fashist, fuqizimit abuziv nė terrenin e varfėr social shqiptar tė forcave tė majta, tė lidhura me strukturat politiko-ideologjike sllavo-komuniste me strategjinė e pėrēarjes dhe pafuqisė, si dhe paqartėsisė sė forcave nacionaliste pėr t'u orientuar qartė nė realitetin kompleks shqiptar dhe strategjik ndėrkombėtar, njė politikė ndėrkombėtare prapaskenore, krejtėsisht e ftohtė ndaj aspiratave dhe tė drejtave tė njė populli tė vogėl.
Nė rrethanat e veēanta historike, kur ushtritė gjermane deklaruan njė dislokim strategjik nė territorin shqiptar dhe "njohėn pavarėsinė dhe neutralitetin" e Shqipėrisė, nacionalistėt e vėrtetė menduan tė pėrfitonin nga ky moment i dukshėm kalimtar pėr tė rikuperuar shtetin shqiptar nėpėrmjet kthimit tė legjitimitetit, pėr tė shmangur rėnien e Shqipėrisė nė njė kaos tė vėrtetė. Nė aspektin e sė drejtės, konstituimi i Kėshillit tė Naltė tė Regjencės (mbreti pas pushtimit fashist italian ishte larguar, por jo abdikuar), pėrbėnte njė hap tė parė, tė domosdoshėm qė do tė mund tė shmangte vakumin institucional, kaosin dhe rrezikun e ardhjes sė udhėheqėsve tė forcave komuniste, tė lidhura qartėsisht me agjenturat sllave. Kjo do tė mundėsonte njė shtet shqiptar tė ripėrcaktuar nė njė mbarim eventual tė luftės dhe njė vijimėsi tė legjitimitetit politiko-institucional tė shtetit shqiptar. Rikostituimi i strukturave bazė tė shtetit shqiptar mė 1943 dhe shpallja e neutralitetit nuk pėrbėnin tradhėti, pėrkundrazi ishin njė pėrpjekje, qė, nėqoftėse do tė mund tė pėrfundohej si proēes, do tė kishte pasur pasoja krejt tė ndryshme nga ē’pati Shqipėria pas Luftės sė Dytė Botėrore. Tė moderoje nė mes xhahilash, pėrbėnte njė guxim tė spikatur intelektual dhe nacional. Nacionalistėt kishin orientim te pakthyeshėm perėndimor.
Shqiptarėt nė vitin 1943-44 duhet tė zgjidhnin nė mes mendjeve mė tė mėdha tė kombit, bijve tė sprovuar tė nacionalizmit dhe patriotizmit: Mit`hat dhe Mehdi Frashėrit,Qazim Koculin,Anton Harapit, Lef Nosit, Hysni Lepenices,Sulo Shehut e sa e sa tė tjerėve tė papėrlyer nga kolaboracionizmi me pushtuesin e huaj, nga njėra anė, dhe njė gjysmaku tė panjohur aventurier, qė ėndėrronte skema kundra-legjitime pėr marrjen e pushtetit, siē ishte Enver Hoxha. Abuzimi me aspiratat patriotike dhe sociale tė shtresave tė varfėra, me nivelin e ulėt kulturor tė popullit tonė dhe me gjakun e partizanėve tė thjeshtė nacionalistė, do tė pėrbėnte njė terren tė favorshėm, pėr mashtrimin e madh qė do tė ndodhte me shqiptarėt, Shqipėrinė dhe ēėshtjen e saj kombėtare dhe qė do tė kishte pasoja fatale tė tejzgjatura dhe tė paezauruara deri mė sot, duke e futur kombin nė njė luftė civile tė vėrtetė tė pashpallur. 28 Nėntor 1944 forcat e fundit gjermane, tė dislokuara strategjikisht nė Shqipėri do tė largoheshin pa as mė tė voglin shkėmbim zjarri nga qyteti mė i madh i Shqipėrisė, Shkodra. Mė 28 Nėntor pasdreke, shkodranėt do tė pėrkujtojnė nė ankth festėn e tyre kombėtare, pėrvjetorin e Pavarėsise sė Shqipėrisė, nė njė qytet pa kėmbė tė huaj, me shpresėn e njė rifillimi, te njė rimėkėmbjeje dhe vijimėsie tė shtetit shqiptar tė para pushtimit italian dhe gjerman.
Por ajo qė iu imponua, qe diēka e ndryshme dhe fatale. Sot, nga lartėsia e gjykimit historik, vėrejmė se, duke filluar nga data 29 nėntor 1944, nė Shqipėri u instalua njė regjim dhunues makabėr, qė do t‘i kushtonte humbjen e bijve dhe tė bijave mė tė mirė tė saj. Elita kombėtare do tė zhdukej. Filloi kositja e trurit te kombit dhe do tė realizohej shkatėrrimi i plotė i institucioneve dhe trashėgimisė kulturore dhe qytetare tė saj, eleminimi gradual i primatit moral, kulturor, ekonomik dhe shpirtėror tė saj nė skenėn shqiptare. Nga kjo datė Shqipėria do tė pėrjetonte njė ekspansion primitiv nga zbatuesit e skemave komuniste jugosllave, qė fatkeqėsisht drejtuesit ishin shqiptarė te infiltruar nga agjenturat e huaja dhe sidomos jugosllave , pa arsim dhe pa asnjė njohuri mbi idealet e larta tė Ismail Qemalit, Mihal Gramenos, Ēerēiz Topullit, Faik Konicės, Sali Nivicės, Mustafa Qullit,Zenel Gjolekes etj etj burra shteti.
Duke nderuar gjakun e bijve tė lirisė dhe prosperitetit tė Shqipėrisė, Shqipėria dhe Shkoza nuk mund tė pranojnė nė tė njėjtėn kohė simbolika qė fyejnė dinjitetin, madhėshtinė e qytetarisė e tė patriotizmit sė saj dhe qė shėnojnė edhe regrese, vėshtirėsisht tė rikuperueshme. Shkoza dhe Shqipėria mund tė pranojnė vetėm ngjarje historike qė i kanė sjellė popullit tė tyre prosperitet, paqė, ideal progresiv dhe integrim europian. Shqiptarėt kanė pranuar pa kontestim 5 majin si ditėn e pėrkujtimit tė martirėve, jo pėr oportunitet, por pėr tė nderuar gjakun dhe sakrificat e atyre mijėra idealistėve, qė dhanė jetėn dhe rininė pėr njė shoqėri mė tė mirė shqiptare, pėr tė nderuar figura tė tilla, simbol tė djalėrisė dhe menēurisė partizane shqiptare si: Qemal Stafa, Manush Alimani e qindra tė tjerė, pėr tė dėshmuar faktin e pamohueshėm tė ekzistencės sė njė disponimi dhe angazhimi antifashist civil, intelektual, krejtėsisht tė ndryshėm nė ambicien nga ligėsia e uzurpuesit tė pėrbindshėm dhe pėr tė provuar se dėnon ēdo krim qė individė shqiptarė kanė bėrė ndaj djemve idealistė partizanė dhe nacionalistė.
Nė histori nuk mund tė vlerėsohet kuptimi i njė date historike, pa analizuar pikėsėpari pėrmbajtjen e asaj epoke, nė tė cilėn kjo datė ėshtė e pėrfshirė. Shqipėria zyrtare tashmė e ka tė vetėanalizuar nė mėnyrė krejtėsisht tė falsifikuar dhe tė njėanshme, sidomos atė pjesė tė historisė qė sot po argumentojmė. Madje, ato ēfarė kanė shkruar historianėt komunistė, kanė rezultuar tė pėrkundėrta dhe qesharake me analizat e bėra pėr historinė bashkėkohore shqiptare nga historiografia perėndimore. Njė nga testet europiane tė kuptimit tė seriozitetit tė politikės shqiptare, pėr rindėrtim tė normalitetit ėshtė edhe shkėputja e plotė me tė kaluarėn komuniste. Shkėputja me tė kaluarėn e palavdishme tė atyre baballarėve tė inkriminuar, duhet tė fillojė nga lejimi dhe krijimi i mundėsive pėr vlerėsimin profesionist tė historisė sė kontestuar. Para sė gjithash, ne nuk kemi akoma njė studim tė paanshėm tė pėrmbajtjes sė epokės sė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri; nuk ekziston njė studim, i tė tillė parametri, mbi strategjitė, taktikat dhe veprimtaritė konkrete tė forcave politike shqiptare nė kėtė periudhė; nuk ėshtė vendosur kufiri real midis ekzistencės sė veprimtarisė nacional-ēlirimtare, veprimtarisė sociale dhe konfliktimit civil tė thellė, qė ka mbarsur kėtė pėriudhė; nuk ka njė analizė tė qėndrimit, qė duhet tė merrnin forcat politike shqiptare, qė nė kėtė moment tė mund tė zgjidhnin njė herė e mirė ēėshtjen e pazgjidhur kombėtare; nuk ėshtė bėrė njė analizė e paanshme e periudhės pas kapitullimit tė Italisė fashiste, deri nė fund tė nėntorit 1944 dhe mė pas.
Nuk duhet tė harrojmė gjithashtu, se ēdo etiketim enverian pėr tradhti ka qenė i bashkėshoqėruar me urdhrat e Beogradit pėr shfarosje dhe kositje mendjesh kombėtare. Dėshmitarėt e ditės sė ēlirimit nuk duhet tė harrojnė se janė njėkohėsisht edhe dėshmitarė tė njė gjuetie tė tillė vėllezėrish shqiptarė, tė mandatuar nė botėn sllave, tė cilėn do tė duhet ta dėshmojnė pėr hir tė ndershmėrisė, seriozitetit dhe pajtimit kombėtar. Tė kuptojmė njė herė e mirė mekanizmin e vlerėsimit tė historisė: ajo mbėshtetet nė fakte dhe faktet janė tashmė pėrfundimisht tė qarta. Perėndimi tė pranon vetėm kur je serioz e konsekuent nė rivlerėsimin e mashtrimit tė madh qė ju bė shqiptarėve pas 29 nėntorit 1944.
Pikėrisht referuar kėsaj rezumeje, tė bėrė nga ana ime, nuk mund tė le pa pėrmendur nacionalistėt e fshatit Shkozė, tė cilėt rridhnin nga familjet mė tė mėdha dhe fisnike shkoziote dhe pasojat u panė para dhe pas asaj periudhe, qė pėrmendėm mė lart. Fatkeqėsisht gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, po nga partizanė shkoziotė u plaēkitėn shtėpitė e Bazajve e tė Aliajve, nė kohėn qė djemtė e tyre ndodheshin ne Vlorė, tė thirrur nga Mi`hat Frasheri, ku u vendos tė shmangej lufta cilive, e nisur nga famėkeqėt komunistė.
Baba Arshi Bazaj nga Amerika shprehet:
Forcat partizane kishin rrethuar Dukatin e Vlorės me dy brigada dhe po e qėllonin nga tė gjitha krahėt, tė udhėhequra nga Hysni Kapo, ku nė ndihmė tė Dukatit kishte ardhur e gjithė Vlora, ku ka qėnė edhe vetė Baba Arshiu dhe Shaqo Manxhari. Shaqo Bazaj ėshtė plagosur sė bashku me Komandant Lahe Nuren nga Bolena.
Shaqo Manxhar Bazajn e kanė marrė dhe e kanė ēuar nė njė vend tė fshehtė nė Vlorė Mė pas ka ikur nė Shkozė pėr disa ditė. Pastaj ėshtė nisur sė bashku me shumė personalitete tė Ballit Kombėtar, pėr t’u larguar nga Shqipėria. Nė Shkodėr i arrestuan.
Edhe pas ēlirimit tė vendit nga fisi Bazaj u arrestuan, u dėnuan, u internuan djem, qė kishin sakrifikuar pėr luftėn dhe ēlirimin e vendit, deri edhe nė komandėn drejtuese tė brigatės 22 sulmuese si Jaup Merko Bazaj. Shpėrblimi ishte me varje nė litar. Nuk mjaftoi me kaq, por pas vitit 1967 u dogjėn dhe u prishėn shtėpitė e Bazajve, deri tek tentativa pėr shkuljen Kubes dhe tė varrezve nė maj tė Goricės dhe arritėn deri aty, sa nė historikun e vitit 1975, fisi Bazaj nuk u regjistrua pėr tė humbur identitetin e tij, por edhe djegien e shtėpive tė Aliajve, arrestimin dhe vrasjen e birit tė Shkozės, tė ndjerin Sejdi Hyskaj, vetėm tre ditė para lirimit nga ushtria dhe fatkeqsisht mbi tė, qėlloi po njė i shkoziot.
Fiset e mėdha dhe fisnike tė mbarė Kudhės Gėrhotit u pėrdhosėn sikur ishin ata qė i kishin bėrė dėm vendit, qė me breza kishin luftuar dhe derdhur gjak pėr kėtė tokė dhe si shpėrblim, komunistėt u rezervuan dėnimin dhe pėrdhosjen mė tė rėndė.
U sulmua edhe shtėpia e nipit te Bazajve, Gani Alikos, patriot i njohur, nė shtėpinė e tė cilit mė 1908, ėshtė pritur edhe ēeta e Ēerēiz Topullit.
Fiset dhe figura tė papėrmendura tė fshatit tonė, veē plaēkitjes qė pėsuan nga forcat komuniste pas vitit 1943, patėn edhe persekutime intensive nė vitet e tjera tė pasēlirimit. U vranė, u rrahėn, u burgosėn, u internuan, u persekutuan jo njė familje e dy por fiset e mėdha , pa bursa shkollash, pa as mė tė voglin privilegj e pėrkujdesje. U shpallėn kulakė e luftoheshin ēdo ditė e ēdo orė nga organizata e partisė sė punės dhe deri nga kalamajtė e shkollės. Njė luftė klasash e paparė. Pasurinė qė kishin vėnė nė shekuj me breza tė tėrė, ua grabitėn si gjatė luftės edhe pas saj pa asnjė lloj shpėrblimi e pa asnjė tė ardhme dhe pėrfundimisht i zhveshėn me tė ashtuquajturėn Reformė Agrare, derisa e gjithė pasuria u kolektivizua nė koope-rativa bujqėsore dhe ish-pronarėt e tokave u kthyen argatė me mėditje nė tokat e tyre shekullore. U shpallėn kulakė: Merko Bazaj, Shaqo Bazaj, Jaup Bazaj, Xhezo Bazaj, babai im Tasim Bazaj, qė nė kohėn e luftės ishte vetėm dy vjeē, Sabri dhe Novruz Aliaj, Ilmi Aliaj, Pashun Hysenji, ndėrsa Gani Alikua u propozua pėr kulak, por nuk u bė. U arrit deri atje, sa banaliteti nuk kishte kufi qė kėta ish-pronarė dhe familje fisnike tė diskretitoheshin pėrpara fshatit dhe mė gjerė, sikur kishin ngrėnė pula, por pa argumentuar se tė kujt ishin vallė ato, tė atyre qė s`kishin bukė pėr tė ngrėnė?
U krijuan kooperativat bujqėsore, qė pėr hir tė sė vėrtetės, fillimisht sollėn rritje tė prodhimeve bujqėsore, por mė pas degjeneruan e u kthyen nė qendra varfėrie, deri sa degraduan plotėsisht, bashkė me sistemin qė i polli e i krijoi me dhunė pėr 50 vjet. Dhe nė Shkozė mė 1955, u krijua kooperativa. U kolektivizua ēdo gjė: arat, kullotat, bagėtitė, kafshėt e dorės deri dhe truall shtėpie. Mė 1967, Teqeja e fshatit Shkozė u prish dhe u kthye nė magazinė drithrash tė kooperativės bujqėsore.
Nė fshat u modifikua dhe njė vatėr kulture, i vetmi mjet i grumbullimit tė tė rinjve pėr argėtim kolektiv. Fshati me forcat e tij krijoi grupin polifonik me kėngė e valle tė krahinės, qė nė konkurset zonale gjithmonė dilte mbi tė tjerėt. Nė fshat u hap shkolla 8-vjeēare.
Koha e komunizmit ishte tepėr e vėshtirė, por pėr Shkozėn edhe atėherė kanė dalė burra nė zė, qė shkruan histori e mbetėn emblemė e kurajos dhe e sakrificės, duke e pozicionuar veten nė anėn e njerėzve tė thjeshtė e plot halle. I tillė mbeti nė histori Dino Lico Licaj,Isuf Nuredin Bazaj,Nein Manxhar Rakipaj,Bektash Ramo Ramaj ,Petref Telha Pashua,Ferik Shemedin Bonaj ,Hasan Sinan Kacupaj,Luftar Medin Mukaj e plotė tė tjerė, tė cilėt luajtėn rol pozitiv nė pėrballje me disa dėmbėrės shkoziotė, tė cilėt flisnin nė emrin e partisė sė punės.
Po kush ėshtė Isuf Bazaj ?
Isuf Bazaj ka lindur nė Shkozė mė 1934, ka mbaruar shkollėn 7-vjeēare dhe ka kryer njė kurs 2-vjeēar si dhe kurse disamujore pėr bujqėsinė, trajnime, seminare dhe aktivitete nė funksion tė shtetit tė kohės. Gjithashtu ka kryer njė kurs pėr Kryetar Kooperative si dhe ka qėnė me detyrė ish-Kryetar i Kooperativės sė Shkozė-Mazhar dhe nėnkryetar i Kooperativės sė Kudhės-Gėrhotit pėr njė periudhė rreth 17 vjet. Duke patur parasysh kohėn nė tė cilėn ka kaluar, ai ka patur njė karrierė nė jetėn e tij nė shėrbim tė komunitetit dhe ka qėnė prezent, por dhe aktor nė disa takime tė rėndėsishme. Isuf Bazaj ka qėnė si pėrfaqėsues i Kudhės-Gėrhotit nė ish- hotel “Adriatik” nė Tiranė nė darkėn qeveritare, tė organizuar pėr nder tė Kryeministrit dhe Ministrit tė mbrojtjes Kineze tė asaj kohe, sė bashku me udhėheqjen politike tė kohės nė vitin 1963. Ai ka darkuar me ta dhe ka mbajtur aty dhe njė fjalim. Nga vetė natyra e kėtij njeriu inteligjent, tė zgjuar e fisnik si dhe humori tepėr i hollė lab, bėri qė pjesėmarrja e tij tė binte nė sy e tė kishte vlera nė atė takim.
Po ajo qė i jep vlera kėtij njeriu me vizion e me reputacion popullor ėshtė ngjarja: Nė vitin 1964 Isuf Bazaj ishte Kryetar i Kooperativės Bujqėsore pėr fshatrat Shkozė-Mazhar. Populli i zonės nė atė kohė nuk kishte bukė pėr tė ngrėnė, gati kishte pllakosur zia e bukės. Ai mori iniciativė e dha urdhėr pėr hapjen e magazinave dhe hambarėve tė shtetit, pėr tė shpėtuar popullsinė nga uria e madhe, duke u shpėrndarė misėr gjithė popullit tė Kudhėsit, sipas frymėve dhe nė proporcion tė drejtė. Pėr kėtė veprim u shkarkua menjėherė nga detyra dhe e bėnė gati pėr arrestim e mė pastaj ta nxirrnin para gjyqit si armik i popullit. Fshati Shkozė menjėherė iu gjend pranė nė kėtė rrezik jete, duke shkuar deri nė qarqet e larta tė shtetit. Si pasojė e vendosmėrisė sė fshatit, Isufi i shpėtoi ndėshkimit tė madh, por u ul nė detyrė dhe e dėrguan si brigadier tė thjeshtė nė Mazhar. Fshati Shkozė nuk e la me kaq mbrojtjen e djalit tė tyre. Duke parė qė veprimi i tij ishte sa human dhe fisnik, ndėrsa ndėshkimi i autoriteteve shtetėrore tė kohės ishte jo i drejtė, caktuan njė pėrfaqėsi, tė kryesuar nga Haki Brahim Aliaj, po shkoziot, pėr tė bėrė njė takim me ministrin e Punėve tė Brendshme tė asaj kohe Kadri Hazbiun, qė ishte njėkohėsisht dhe nip nė Aliaj tė fshatit Shkozė. I kėrkuan atij kthimin e dinjitetit tė cėnuar, jo vetėm tė Isuf Bazajt, por tė tė gjithė Kudhėsit. Kadri Hazbiu i dėgjoi dhe iu drejtua Haki Brahimit: “Dajo, na u vodh misri”. Mirėpo delegacioni shkoziot nuk u tėrhoq. Ata i sqaruan ēėshtjen dhe i kėrkuan me insistim, qė Isuf Bazaj tė kthehej nė detyrėn qė kishte. Kjo u realizua. Kadri Hazbiu e ktheu Isufin nė detyrė, duke vėnė kėshtu nė vend dinjitetin e tij, por dhe tė fshatit Shkozė. Veprimi i Isuf Bazajt ishte pėr t’u admiruar e jo pėr t’u ndėshkuar.
Nė vitin 1965 nė Qishabardhė tė Vlorės u paraqit ēeta vullnetare e fshatit Shkozė. Ajo udhėhiqej nga Isuf Bazaj. Nė mbledhjen me njė gjeneral tė Ushtrisė Shqiptare, Isufi i shtroi atij situatėn, nė tė cilėn ndodhej ēeta vullnetare, kooperativa bujqėsore dhe populli i zonės nė tėrėsi. Ato ai ia tregoi realisht e pa zbukurime sa tė gjithė u habitėn. Duke u kthyer pėr nė fshat Kapo Kojdheli (ose Kapo Kapaj), ia mori kėsaj kėnge labe, qė mė pastaj kėndohej nga shumė grupe mbrėmjeve nė fshat:
“Isufi 30 vjeē djalė,
Ē’u llafos me gjeneralė,
Ai fort dhe ky ngadalė,
Pėr popullin po qan hallė.
O Isuf, o kapedan,
Ti pėr ne je djalė i rrallė,
Me pak fjalė dhe me rromuze,
E bllokove gjeneralė!
Me ty po krenohet zona,
Prandaj unė po tė kėndoj,
Pėr djem si Isuf Bazaj,
Zona jonė ka shumė nevojė”.
Tė tillė misionarė historia nuk i harron. Ata shfaqin karakterin e tyre burrėror, por dhe temperamentin dhe karakterin e vetė fshatit Shkozė e tė krahinės sė Kudhės-Gėrhotit nga vijnė ata. Me shtimin e luftės sė klasave, e larguan nga drejtimi i Kudhėsit, pėr shkak se njė pjesė e fisit Bazaj ishin armiq tė popullit.
-
-
Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj
PJESA E DYTĖ
BABA ARSHI BAZAJ
EKZISTENCA BEKTASHIANE
Bektashizmi ėshtė shkollė e Ehli-Bejit, doktrinė e praktikė fetare qė i ka rrėnjėt nė Kur’an dhe mėsimet e profetit Muhamet dhe tė imamėve tė shenjtė. Bektashizmi ėshtė pjesė e besimit islam dhe bėn pjesė nė degėn shiite tė tij. Ai respekton Profetin Muhamet dhe derivon tek Imam Aliu. (AMR.F.Drejtorisė sė Dyte.Viti 1958, dosja 59 fleta, 128).
Bektashizmi mishėron urtėsinė hyjnore, qė i ėshtė zbuluar njeriut qysh nga fillimet e ekzistencės sė tij, urtėsi e kodifikuar nga ati i madh Haxhi Bektash Veliu dhe nga udhėheqėsit e tjerė tė ndritur tė tij, e pasuruar nė njė proces tė parreshtur shkėmbimi dhe ndikimi tė ndėrsjelltė me pėrvojat e njohuritė mė pozitive tė ēdo kohe (Kalendari Bektashian”Urtėsia”, Tiranė, V.2000 Fl.3-4).
Misioni i tij ėshtė ruajtja dhe manifestimi i thelbit hyjnor tė njerėzve, zhveshja e tij nga hiri i pasioneve dhe bujės sė kėsaj bote dhe pėrhapja e fesė islame midis tyre. Kėtė mision bektashizmi e synon pėrmes zbatimit tė sheriatit nė frymėn e mistiēizmit e tė tolerancės, larg ēdo prirjeje fondamentaliste e keqpėrdorimi politik, duke vėnė nė themel tė tij vlerat e vėrteta tė ligjit Islam, duke i dhėnė atij gjallėrinė e jetės e duke mėnjanuar nė kėtė mėnyrė rrezikun e qėndrimeve abuzive, qė mbart me vete shndėrrimi i misionit fetar nė program (“Statuti i Komunitetit Bektashian”, bot V. 2000, F.3)
SI LINDI BEKTASHIZMI DHE SHTRIRJA NĖ FSHATIN SHKOZĖ
Lindja e Bektashizmit lidhet me emrin e pirit Haxhi Bektash Veliu, i cili ishte ideatori, themeluesi, organizatori dhe teologu i tarikatit bektashian. Hynqar Haxhi Bektash Veliu konsiderohet frymėzuesi dhe themeluesi i bektashizmit. Ai u lind me 1249 ne Nishabur Horasan tė Persisė dhe ndėrroi jetė mė 1339 nė Haxhi Bektash Turqi, rrethinė e Kėrshehrit, guverna e Ankarasė. Kėtu ai ndėrtoi mė 1282 Teqenė e parė bektashiane nė botė, nė tė cilėn janė fronėzuar pas Hazretit Pirit, nė postin e tij tridhjetė dedelerė, nga tė cilėt tre kanė qenė me kombėsi shqiptare: Hasan Dede Selaniku (1849-1850), Fejzi Dede Tepelena (1898-1913) dhe Sali Njazi Dede Kolonja (1913-1925).
Haxhi Bektash Veliu, pasi vendosi t’i pėrkushtohej veprimtarisė fetare, bėri njė udhėtim tė gjatė nė gadishullin Arabik nė Qerbela. Vizitoi Tyrben e Imam Aliut nė Nexhef, bėri njė vizitė nė Mekėn e Shenjtė dhe nė Medinė, vizitoi vendin e varrit tė Profetit Muhamet. Haxhi Bektashi shkoi nė Jerusalem, ku vizitoi varrin e Krishtit dhe u njoh me bazėn teologjike te Judaizmit, Krishtėrimit dhe Myslimanizmit. Nė teqenė e tij Haxhi Bektashi mblodhi shumė besimtarė dhe misionarė, tė cilėve u predikonte dashuri, vėllazėri, mirėkuptim, tolerancė, harmoni midis besimtarėve tė ndryshėm (Haxhi Bektashi e konsideronte Krishtin si “birin e perėndisė”. Ai porosiste distancimin prej dhunės e fanatizmit). (Shyqyri Hysi “Misioni bektashian” fl.14-15) .
Themeluesi dhe misionarėt e tij deklaruan:
“Nuk duam fanatizėm e pėrēarje fetare. Doktrina jonė mėson dashurinė pėr tė gjithė, vėllazėrinė dhe bashkimin”. (E.Jacques“Shqiptarėt, Kartė e pendė”, bot V.2002, fl.250-251).
Pesė parimet themelore bektashie janė:
Mos e ndiz dritėn nė ditėn me diell.
Mos hidh ujė nė tokėn e pėrbaltur.
Mos i ofro tė ngopurit njė pjatė me gjellė tė mirė.
Mos u mundo t’i japesh tė verbėrit njė grua tė bukur (mjafton tė martohet).
Mos fol me fjalė tė mėdha e tė bukura pėrpara injorantit.
Nga “Fletorja e Bektashinjve” po veēojmė disa nga ”nenet” e saj: ...Njeriu ėshtė Fletorja qė flet; besa ėshtė njė fjalė...nė kraharuar, nuk ėshtė njė kartė e shkruar. Bektashiu ka zėmrėnė, shpirtinė, mendjenė dhe vetėdijenė, pa dhe trupin e rrobėn, edhe vendin’ e shtėpinė dhe nder’ e shėndenė tė pa- fėlliqurė. ...Po mė shumė duanė mėmėdhenė edhe mėmėdhetarėtė, kjo ėshtė m’e mirė nga tė gjithė tė miratė. ...Bektashiu gruan e shokut e ka motrė, plakėn e mjerė e ka mėmė, tė varfėrin e ka vėlla, gjithė njerėzinė e ka mik. ..Udhė e tij ėshtė vetėm mirėsia.
Se cili ėshtė misioni dhe shėrbesa e Bektashizmit nė kėtė botė, e jep plot zjarr mė i madhi bektashi shqiptar, Naim Frashėri nė poezinė “Falja”:
“Zot i madh e i vėrtetė,
Tė qofshim falė pėr jetė,
Falna shėnden e fuqinė,
Miqtė e gjithė njerėzinė,
Bėna tė urtė e tė mirė,
Jepna nė zemėr mėshirė,
Falna gjthė urtėsitė,
Mirėsitė,dituritė,
Mos na lerė nė errėsirė,
Rrėfena udhėn e mirė,
Dėrgona nė shpirt dritė,
Tė njohim mirėsitė,
Mėrgona nga ligėsia,
Nga punėrat e kėqia,
Prej ēdo fare marrėzie,
Qė s’i ka njeriut hije,
Nga tė ligat vetija,
Qė nuk i qa vetėdija,
Bėna njerėz tė vėrtetė,
Tė mos jemi fajtorė,
Tė ligj, tė mjerė e tė gjorė,
Tė ndyrė e tė pabesė,
Tė mundur e tė pashpresė,
Nga tė ligat mėrgona,
Nė mirėsitė afrona,
Mos na lerė nė mundime,
Nė sėmundje dhe lėngime,
Falna, Zot i madh, uratė,
Tė mos biem nė mėkatė,
Me vėllazėri tė shkojmė,
Jetėn tė trashėgojmė,
Nga ēdo mėnxyrė shpėtona,
Udhėn e drejtė tregona,
Mos na lerė kurrė tė shkretė,
Zot i madh e i vėrtetė”.
Pranimi i islamit nga njė pjesė e konsiderueshme e popullsisė sė krishterė shqiptare, ishte njė proces qė nuk u zhvillua pa reagime. Njė nga format e qėndresės, ishte krishterimi i fshehtė. Bektashizmi, qė nė fillimet e veta, u paraqit si njė sekt islamik liberal, duke qenė i afėrt nė shumė aspekte e dogma edhe me krishterimin. Tri ishin elementėt kryesorė, mbi tė cilėt mbėshtetej besimi bektashian: e vėrteta (hakikati), dituria (marifeti) dhe ligji (sheriati). Kėta tre elemente, konsiderohen si shtylla tė kėtij besimi dhe si parimet udhėheqėse tė veprimtarisė sė njeriut. Naimi perifrazon:
Po thelbi i gjithėsisė,
Ėshtė mėndj’ e njerėzisė,
Atje ėshtė Perėndia,
Edhe vetė vetėdija”
-
-
Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj
BEKTASHIZMI NĖ TREVĖN JUGORE SHQIPTARE
Misionari i parė bektashian nė Shqipėri, ka qenė Sari Salltiku nė shek. XIV. I veshur me veladonin e njė murgu tė krishterė, pėr tė mos rrezikuar jetėn, ai mbolli besimin bektashian nė Shqipėri. Ai rekrutoi shumė Dervishė, qė i pėrhapi nė shumė zona tė Shqipėrisė mė 1378. Kėta Dervishė i maskoi si murgj ortodoksė, por qė predikonin Bektashizmin (Historia e Popullit Shqiptar, bot. V.2002, f.596).
Kėnga polifonike labe thotė:
“O njerėz gjeēi belanė,
Si s’e njohėt Salltik Babanė,
Kėrkoi ujė, po ujė s’i dhanė,
Nė det e shtroi harkanė,
Nė Korfuz gjeti dermanė”.
Bektashizmi, i hapur dhe liberal, iu pėrshtat realitetit shqiptar dhe, pa hequr dorė nga parimet islame, vuri nė qendėr tė botėkuptimit tė vet, njohjen e kombėsisė shqiptare, tė atdheut tė saj, Shqipėrisė si dhe tė tė drejtave tė shqiptarėve pėr pėrdorimin e gjuhės sė vet tė shkruar dhe pėr zhvillimin e kulturės shqiptare nė kėtė gjuhė. E dėshmojnė kėtė mė sė miri shkrimet patriotike dhe ato me karakter fetar tė Naim Frashėrit. Ai u rrit nė njė vatėr kulturore bektashiane, siē ishte Frashėri i shek XIX, ku lulėzoi njė letėrsi fetare nė gjuhėn shqipe (Kristo Frashėri “Abdyl Frashėri”, bot. V.1984, f.46-47)
Ai shkruan:
“Gjithe ē’jemi shqipėtarė,
Besė kemi perėndinė,
Mėmė kemi Shqipėrinė”
(N.Frashėri “Vepra tė zgjedhura”vėll.I,bot V.1980 f.227).
Jo rastėsisht, udhėtari francez Gabriel Lui Zharej shkruante se teqetė u bėnė “qendra kombėtare sa fetare, aq dhe vatra tė kombėsisė, qė luftonte pėr lirinė e Shqipėrisė”. (G.Lauis Jaray “Au jeune royaume d’Albanie 1914, f.100-101)
Shumė patriotė myslimanė pėrqafuan bektashizmin, sepse ai kėnaqte aspiratat e tyre kombėtare e demokratike dhe shumė bektashinj hynė nė lėvizjen kombėtare dhe pėr shkak tė qėndrimit opozitar tė bektashizmit ndaj Portės sė Lartė.
Njė parim themelor i bektashizmit ėshtė “Pa atdhe nuk ka fe”, parim qė nė thelb pranon pėrparėsinė e ndjenjės kombėtare pėrballė asaj fetare (K.Frashėri “Naim Frashėri dhe bektashizmi shqiptar” bot.V.1995 f.670). Kjo ėshtė arsyeja pse te bektashinjtė shqiptarė “ ndėrgjegjia fetare nuk e errėsoi dhe nuk e mbuloi asnjėherė vetėdijen kombėtare”. (K.Prifti “Diversiteti fetar dhe Uniteti kombėtare te shqiptarėt”, bot.V.1995, f.670 ).
Bektashinjtė mbėshtetėn shpesh luftėn pėr liri dhe pėr gjuhėn, pėr shkollėn, pėr shkronjat, pėr mėsimin shqip (S.Skėndi “Zgjimi kombėtar i Shqiptarėve”, bot.V.2000, f.137 ).
-
-
Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj
BEKTASHIZMI NĖ SHKOZĖ. SHKOZA BEKTASHIE
Shkoza qysh nė momentet e para tė islamizmit, pėrkrahu sektin bektashian. Kjo kishte arsyet e veta. Duke qenė pėr shekuj fshat i krishterė i ritit katolik e mė vonė ortodoks (gjė qė e vėrtetojnė mė sė miri toponimet kishėtare brenda e nė periferi tė Shkozės edhe sot pas gati 300 vjetėsh), nuk mundej tė tjetėrsohej nė mėnyrė tė menjėhershme nė ritet rigoroze myslimane, bazė e tė cilit ishin shtetet arabe, me tė cilėt vendin tonė kurrė s’e kishte lidhur asgjė. Bektashizmi pėr ta sikur i zbuste pak konfliktet fetare dhe ishte mė pranė shpirtrave tė tyre. Bektashizmi aplikonte rite qė pėrqaseshin me ritet kristiane, me tė cilat popullsia shkoziote kishte 17 shekuj qė i aplikonte. Ai nuk qe sekt i ashpėr, i ngurtė e i bezdisshėm e mbi tė gjitha nuk i prekte shkoziotėt nė sedrėn kombėtare, tė cilėn ata e kishin mė tė shtrenjtė se jetėn. Pėrkundrazi ajo e stimulonte dashurinė pėr vendin, Shqipėrinė, e rrjedhimisht dhe vendlindjen tonė Shkozėn, nxiste patriotizmin e duke nxjerrė nga gjiri i saj shumė patriotė e atdhetarė.
Bektashizmi pėrputhej me shpirtin shkoziot dhe nė aspektin e dashurisė pėr vendin, pėr Kudhės-Gėrhotin, pėr tė cilin duhet theksuar se dhe ai kishte pėrkrahur ritin mysliman tė bektashizmit, duke ndėrtuar nė vendet e kishave teqetė e para, tybet e kajmekamet.
Kėto elemente, kėto pėrputhje, kėto rekomandime, kėto lehtėsira e bėnė qė shkoziotėt, ndonėse me vėshtirėsi, tė pėrvetėsonin sektin bektashian. Emrat u kthyen nė myslimanė, por aty-kėtu mbiemrat u ruajtėn tė krishterė. Bile ngeli njė zakon: Kur nė njė familje fėmijė tė njėpasnjėshėm, tė lindur nuk rronin, u vinin emra kristianė, me besim se ata do tė jetonin gjatė. Nė momentet e para tė kthimit nė bektashi, shkoziotėt aplikonin rite tė krishtera. Gratė nė shtėpi byrekun e festės me mish nė mes, e bėnin dhe me mish derri dhe me mish berri (tė hante dhe babai bektashi mish berri dhe fėmijėt e gruaja qė mė tepėr anonin nga ritet kristiane tė hanin mish derri), sa thoshin “u bė si byreku i Kuēe, gjysmė berr e gjysmė derr”.
Ndėrtuan teqenė e fshatit mbi rrėnojat e kishės. Emrin e kishte tė thjeshtė: ”Teqeja e Shkozės”.
Baballarėt qė shėrbenin aty quheshin thjesht, Baba i Teqesė sė Shkozės. U veshėn dervishė qė pasuan njėri-tjetrin: Baba Brahim Luzi, Baba Sherifi, Myhip Hakiu, Dervish Minua, Baba Arshi Bazaj, Dervish Hazbiu, etj.
Nė Teqenė e Shkozės shėrbyen shumė baballarė vendas, por dhe nga fshatrat e zona tė tjera, sikundėr dhe baballarė shkoziotė shėrbyen nė Teqetė e fshatrave tė tjera bektashie, si nė fshatrat e Tepelenės, tė Mallakastrės e deri nė Teqenė e Zallit nė Lazarat tė Gjirokastrės.
I tillė qe dhe Baba Arshi Bazaj.
Nė poezinė time unė kam shprehur:
“Sapo dola nė ballkon,
Teqenė nė Sarandė shikoj,
Baba Sadikun mendoj,
Ky njėri i madh shenjtor,
E zgjodhi Zoti me dorė,
Qė nga Kuz-Baba nė Vlorė,
Teqeja e Zallit me forė,
Trashėgon shumė Baballarė,
Kė uron i vete mbarė,
Nur,o nur i qofshim falė,
Do mbetet pėr breza me radhė”.
Fiqiri Aliaj nga Shkoza e Kudhės-Gėrhotit, shprehet kėshtu nė tetor 2010 nė gazetėn “Shkoza” ( Nr.3):
“Unė nga fėmijėria dhe adoleshenca mbaj mend dervish Hazbiun, i gjatė e me njė ecje sportive, i qetė dhe i vėmendshėm. Mbaj mend qė na ka ardhur nė shtėpi nė Selenicė baba Sherifi, pėr tė cilin tė gjithė kishin respekt e admirim tė veēantė. Ai vinte tek ne dhe shkoziotėt mblidheshin rreth tij dhe dėgjonin tek fliste me urtėsinė karakteristike dhe me plot menēuri. Autoriteti i tij, si baba teqeje, qe absolut. Fjala e Zotit, pėrmes gojės sė tij, vinte e shtruar, e gjithėfuqishme, e plotė.
Mė kujtohen dy baballarė tė tjerė, tė cilėve s’ua mbaj mend emrat, qė shkoziotėt nė Selenicė i prisnin me shumė dashuri nė shtėpitė e tyre. Unė kam pasur xhaxhanė myhip. Po Shkoza ishte e gjitha bektashi, prandaj ndodhte kjo pritje e veēantė e baballarėve edhe nga shkoziotėt nė Selenicė, deri kur feja lejohej. Ato ditė ishin tė nxehta. Njerėzit ndjeheshin mirė, mė afėr Zotit dhe mė afėr njeri-tjetrit.
Dukej sikur institucioni i Kultit lėvizte sė bashku me Babanė, derė mė derė.
Po pas vitit 1967 jeta pėr klerin shqiptar u bė sterrė. Sterrė u bė dhe pėr baballarėt e teqeve. Objektet e kultit u prishėn. Feja dhe besimi fetar u ndaluan me ligj. Unė nuk i pashė mė baballarėt. Ruaj vetėm kujtimet pėr ta. Nėna ime, Xhania, vuante shumė pėr kėtė”.
-
-
Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj
PREJARDHJA E FISIT, DJEPI DHE PINJOLLET, KU U LIND DHE U RRIT BABA ARSHI BAZAJ
Nga hulumtimet e mia rezulton, se ēdo fis ka pasur paraardhėsit e tij tė krishterė me emrat dhe mbiemrat pėrkatės. Ato fatkeqėsisht kanė humbur e dokumenta tė shkruara ka fare pak. Ato tė plota e tė rregullta ndoshta ndodheshin nė kishėn e fshatit, qė, bashkė me ndėrrimin e fesė, u zhdukėn dhe ai dokumentacion me vlerė historike. Por sa kanė mundur njerėzit e fiset i janė futur thellėsisė sė historisė dhe, sa kanė mundur, diēka kanė zbuluar, kanė shkruar dhe ua kanė lėnė brezave qė vijnė. Kėtė po e japim pėr sa kemi gjetur pėr fisin Bazaj.
I pari i fisit Bazaj ka qėnė Bazo Cani. Me vdekjen e tij, mbiemri i fisit ndryshoi nga Cani nė Bazaj. Kjo tregon hershmėrinė kristiane tė vetė fshatit, se mbiemri Cani ėshtė mirėfilli kristian. Ne kemi njė pasuri nė fund tė Kishės siē quhet, por kjo tregon se edhe Kisha duhet tė jetė shėrbyer nga njerėzit tanė.
Fakti qė ne kemi qėnė me njė origjinė me Kudhės Perivolin dhe ka njė fis me mbiemėr Cani, aty ku ata kanė ndėrtuar Kishė, tė krijon bindje se jemi njė fis me tė dhe disa fise tė tjera kanė tė pėrbashkėta me fise tė tjera tė Kudhės Perivolit.
Nga fisi Bazaj kanė dalė djem, vajza, nipėr, stėrnipėr, mbesa, stėrmbesa me emėr dhe me shkollė si : gjeneralė , kadilerė, kapedanė trima e tė zotė e me kapital e deri tek Kryeministra tė Shqipėrisė nė epoka tė ndryshme si Qazim Koculi para Luftės e Mehmet Shehu, nė periudhėn e komunizmit.
Nga fisi Bazaj ka paraprirė nė vite tė historisė Banush Rrokua, i cili ka qėnė Kryeplak i krahinės sė Kudhės-Gėrhotit e pėr tė janė kėnduar dhe kėngė, meritė qė e gėzonin trimat dhe ata qė kanė dhėnė kontribut pėr fshatin a krahinėn nė situata tė vėshtira. Tė dėgjuar pėr bėmat e tyre nė interes tė fshatit e tė krahinės, kanė qenė dhe Cane Dervish Bazaj,Imer dhe Ahmet Bazaj,Jaup Imer Bazaj, Manxhar Jaup Bazaj. Tartar Imer Bazaj ka qėnė Kadi (gjykatės) dhe pėrkthente edhe letrat e kohės pėr krahinėn e Kudhėsit.
Dua tė ndalem tek figura mė e dėgjuar e qė ka lėnė gjurmė nė histori, ajo e Bazo Canit. Po kush ka qenė Bazo Cani?
Bazo Cani njihet si i pari i fisit Bazaj, i vendosur nė Aligjon nga mė tė parėt. Ka pasur njė stan tė madh e toka qė nga ara e Canit gjer nė krye tė Mostovunit deri nė krye tė Thanishtes. Kishte njė autoritet tė madh, aq mė tepėr dhe si kundėrshtar sistematik i pushtuesve turq. Sipas tė dhėnave ka qėnė komandant i njė ēete kaēakėsh kundėr ushtrisė turke. Tregonte i ndjeri Nazo Memushi , e moēme Xhixho Bazaj dhe Nasip Xhezo Jaupaj (ish-Bazaj) etj:
“Bazo Cani dhe ēeta e tij luftoi kundėr turkut, se nuk i pėrballonin dot taksat e rėnda tė Perandorisė Osmane. Nė njė pėrleshje, ēeta e tij pėsoi humbje tė mėdha. Shkoza u nėnshtrua. Influenca turke sa po vinte e rritej nė krahinė. Bazo Canit nga dėshpėrimi i humbjes sė ēetės, por dhe nga vrasja e shokut tė tij tė ngushtė nė kėto pėrpjekje, u mbyll nė oxhakun e shtėpisė sė vet, tepėr i mėrzitur e i shqetėsuar. Kur i shkonin kryeoxhakėt e fshatrave tė krahinės e mė gjerė, ai nuk fliste, veē rrinte i menduar, duke pirė duhan. Midis burrave qė i preknin ballin e shtėpisė, pas shumė kohėsh, njėri mori guximin dhe e pyeti me vargje labēe:
“Ē ke tė thuash, o Bazo Cani,
T’u sos rakia dhe duhani?”.
Bazo Cani, ndonėse i dėshpėruar nga fatkeqėsia e rėndė, ia ktheu po me vargje labēe:
“Raki e duhan kam vetė,
Mjerė unė pėr atė ēetė!”.
Bazo Cani ka patur katėr djem: Imer Bazo Bazaj, Ahmet Bazo Bazaj, Rroko Bazo Bazaj dhe Dervish Bazo Bazaj. Dy djemtė e parė Imeri dhe Ahmeti kishin mbaruar shkolla ushtarake nė Napoli dhe kanė shėrbyer si ushtarakė tė lartė nė Vilajetin e Janinės, me grada shumė tė larta si oficerė madhorė tė Vilajetit. Kur Greqia fitoi pavarėsinė mė 1827-1829, u krijua njė komision, pėr tė ndarė kufijtė mes Greqisė dhe territorit tė Perandorisė Osmane, ku ishte e pėrfshirė dhe Shqipėria. Nė kėtė komision, si pjesėtarė tė delegacionit tė Vilajetit tė Janinės, u caktuan dhe Imer Bazo Bazaj dhe Ahmet Bazo Bazaj. Ja si e vėrteton kėnga:
“Imer dhe Ahmet Bazua prin,
Tė ndajnė kufijtė me Greqinė”.
Kjo ngjarje ka ndodhur tek vendi i quajtur “Tri furkat”, qė mendohet se ėshtė pas malit tė Gramozit. Kėnga e ka pėrjetėsuar kėtė moment dhe ėshtė ruajtur mirė nė kujtesėn e njerėzve, deri sa erdhi deri tek Kimet Namik Ramaj, vepra tė cilat i sqarojnė thjeshtė e prerė vargjet:
“Tre furkat u bė imet,
Mbetėm pėr ibret,
Hairet e din,
Po dora s’ e jep”.
Tregohet njė histori interesante pėr njė nga djemtė e Bazo Canit e pikėrisht pėr Rroko Bazo Bazajn: Rrokua do tė shkonte nizam pėr 9 vjet pėrtej Urės sė Qabesė. S’dihej nė se do tė kthehej apo jo. Kishte njė pasuri tė madhe floriri. Ai e fshehu gjithė floririn nė afėrsi tė Gurit tė Lunecit mbi Urėn e Nuses. Aty mblodhi vėllezėrit e u tha:”Dėgjoni kėtu, o vėllezėr, nė kėtė vend kam fshehur floririn. Kini amanet: ”Nuk do ta prekni pėr 9 vjet tė plotė tė shėrbimit tim ushtarak. Nė rast se do tė vijė karta e djegur (qė nėnkuptonte vdekjen e Rrokos ose vrasjen e tij nė luftė, aty ku do tė shėrbente pėr llogari tė ushtrisė turke), do tė prisni dhe njė vit mbi tė, pra 10 vjet. Atėherė ju do ta hapni floririn dhe do ta ndani. Po e morėt pėrpara kėsaj kohe, nuk do ta gėzoni, se do tė shkelni mbi amanet”.
Vėllezėrit u ndanė mes lotėsh dhe me premtimin se do ta mbanin amanetin si gjėnė mė shenjtė, e kurrė nuk do tė shkelnin mbi tė.
Vitet shkuan e Rrokua u kthye nga nizamllėku. Si u takua me mall me vėllezėrit, tė gjithė bashkė shkuan tek vendi, ku kishin fshehur floririn. Floririn e gjetėn tė paprekur. Fjala e dhėnė ishte mbajtur. Rrokua, i entuziasmuar, u shpreh: “Amanetin nuk e tret as dheu”. Tha kėto fjalė dhe gjithė floririn e ndau nė mėnyrė tė barabartė mes vėllezėrve. Qė atėherė vėllezėria e fisit ka qenė tepėr e bashkuar, duke ia lėnė amanet brezi brezit nė tė mira e nė tė kėqia. Kjo u ruajt dhe atėherė, kur fisi Bazaj u trungėzua nė Rrokaj, nė Begaj e nė Jaupaj. Besa e dhėnė nė kohėn e nizamit Rroko Bazo Bazaj, i la gjurmėt e saj nė breza e nė shekuj.
-
-
Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj
BABA ARSHI BAZAJ
Baba Arshi Bazaj Detroit , Michigan USA , 23 Dhjetor 2011
Baba Arshi Bazaj lindi mė 20 Maj 1906 nė fshatin Shkozė. Lindi nė njė nga familjet e mėdha tė Shkozės. Ishte familje me tradita atdhetare. Fisi Bazaj (Jaupaj) ishte njė nga fiset e hershme dhe mė tė vjetra tė Shkozės, qė me sa mbahet mend nė breza, janė etnikisht shkoziotė tė pastėr. Kanė pasur lidhje gjaku me fisin Telharaj, fisin Aliaj, fisin Alikaj (Zykaj), fisin Ramaj dy herė, fisin Mukaj (Novruz Hazizin), fisin Qyraj, fisin Murataj, fisin Ismailaj, fisin Breshanaj,fisin Lazaj. Kanė qenė e janė gjak me fisin Begaj, tė cilėt dhe sot e kėsaj dite janė pjesė e fisit Bazaj. Me fisin Rrokaj kanė qenė e janė e njėjta vėllezėri dhe njė gjak, fisin Jaupaj (Nasip Jaupaj). Tė gjithė kėta e kanė ndryshuar mbiemrin pas trysnisė komuniste nė vitet 1970. Nė kėtė mjedis, lindi dhe e shkoi fėmijėrinė e hershme Baba Arshiu.
Baba Arshi Bazaj nė moshėn 13 vjeē u sėmur rėndė. Familjarėt e tij e ēuan nė Vlorė dhe e vizituan tek mjekėt italianė. Ata nuk i dhanė shpresa pėr shpėtim. Ai kishte mbi 18 ditė qė nuk hante dhe nuk pinte. Zoti i kishte caktuar detyrat, por pėrpara se ta ngarkonte me mision, e kaloi nė njė provė shumė tė fortė.
Familjarėt, pasi e vizituan, e sollėn nė fshat nė Shkozė, duke menduar se nuk e kishte tė gjatė. Po ditėgjati kurrė nuk bėhet ditėshkurtėr. Aty, kur vinin njerėz pėr tė vizituar Arshiun e vogėl dhe tė bėrė kockė e lėkurė nga mungesa e ushqimit dhe pijes, mendonin se nga dita nė ditė do tė vdiste. Njėri nga miqtė e familjes sė madhe tė fisit Bazaj, u propozoi tė kėrkonin Baba Bektashin, njė shenjtor i zonės sė Kudhėsit, ku gjenin shėrim shumė besimtarė bektashi, nė atė kohė me mision si Baba i Teqesė sė Golimbasit. Baba Bektashi u paraqit menjėherė dhe kėrkoi tė takonte tek pėr tek Arshiun, djalė i njomė dhe i katandisur keq.
Baba Bektashi, pas vizitės sė djalit tė sėmurė, Arshiut, u tha prindėrve tė tij:
“Ky s’ėshtė mė pėr ju, ky ėshtė pėr mua, ėshtė pėr Zotin”. Dhe e mori nė Teqenė e Golimbasit, ku shėrbente edhe vetė. Aty Arshiu u shėrua dhe u bė dervish. Pasi shėrbeu pėr njė kohė tė gjatė nė Golimbas, u transferua nė Teqenė e Shkozės. Mė pas u transferua nė Teqenė e Koshtanit nė Tepelenė. Atij fillimisht iu shfaq nė ėndėrr Haxhi Bektash Veliu, pėr tė cilin po shkruaj pak rreshta pėr ta bėrė mė tė kuptueshėm.
Haxhi Bektash Veliu, Fryma e Ringjalljes :
“Bektashizmi ėshtė dogmė mistike islame, qė merret me pėrsosmėrinė shpirtėrore tė njeriut. Ėshtė rruga qė e udhėheq ndjekėsin dhe e shpie nė objektivin e dėshiruar, nė afrimin me Zotin. Ėshtė ajo vijė vetmitare mistike, e cila e mėrgon ndjekėsin nga tė gjitha shijet e kėsaj bote dhe e pajis me dashurinė e Zotit. Ndjekėsi nė kėtė mėnyrė, pastrohet nga Masivaja ( nga ēdo gjė pėrveē Zotit), dhe i dehur me dashurinė e Zotit, shkrihet fare nė tė dhe mbetet tek Ai”.
Lufta N.Ēl, Baba Arshi Bazajn e pozicionoi nė frontin antikomunist. U inkuadrua nė formacionet balliste, duke shėrbyer nė Teqenė e Koshtanit, Tepelenė dhe nė kohėn e mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Teqenė e Zallit nė Lazarat tė Gjirokastrės. Gjatė luftės me tė tjerė, strehoi dhe udhėhoqi forcat balliste nė vendlindjen e tij, por mė tepėr lidhje pati me forcat e organizuara tė formacioneve balliste tė Lazaratit, qė ishin tepėr aktive nė atė kohė kundėr dogmave komuniste. Ato forca kishin njė koordinacion tė ēuditshėm me forcat balliste tė Dukatit, tė Salarisė e tė Golemit ( tė drejtuara nga Ismail Golemi).
Vit pas viti, ai kishte fituar autoritet dhe emri i tij ishte bėrė i dėgjuar nė Teqenė e Zallit. Aty ai shėrbeu me Baba Rexhepin, me tė cilin, veē bindjeve fetare, e lidhnin dhe bindjet antikomuniste dhe shpirti vetė qė i bėri njė e tė pandarė deri nė moshėn e pleqėrisė.
Baba Arshi Bazajn, periudha e komunizmit nė vitin 1945, e gjeti nė Teqenė e Zallit nė Lazarat, duke qenė njeri i Zotit dhe afėr me tė, mė shumė se njerėzit e tij tė zakonshėm. Ai e ndjeu tė keqen qė po vinte pėr klerin shqiptar dhe sidomos pėr ata qė nuk e mbėshtetėn Luftėn Nacionalēlirimtare e u inkuadruan nė radhėt e Ballit Kombėtar. Si e tillė, njė e ardhme e hidhur do tė vinte si pėr fisin Bazaj dhe pėr vetė Baba Arshi Bazajn. Ndaj Baba Arshi Bazaj, vendosi tė arratisej nga Kukėsi nė vitin 1945.
Ēuman Bazaj nga Shkoza, nip i Baba Arshi Bazajt, shkruan disa vargje kushtuar tre fiseve shkoziote, duke pėrfshrė dhe Baba Arshi Bazajn. Ja ē`thotė konkretisht:
“ Ti, more komunizėm, mos ardhsh kurrė:”
Ti, mor komunizėm, mos ardhsh kurrė,
Ndave fėminė me babanė,
Ndave motėr me vėllanė,
Po me fisin Bazaj ē’pate?
60 vjet nė qafė e more,
Sulmove njė fis tė tėrė,
Vallė ēfarė tė kishin bėrė,
Pasurinė tė gjithė ua more,
Dhe nė burg njė pjesė i ēove,
Njė pjesė i internove,
Dhe kulak i deklarove,
Baba Arshiu shpėtoi,
Komunizmin nuk pranoi,
Dhe nė Amerikė qėndroi,
Po malli e pėrvėloi,
Se mė njerėzit s’i takoi.
Po pėr Aliajt e shkretė,
Tė gjithė pasurinė ua more,
Gjer tek tigani e ēove,
Xha Ilmiun internove,
Xha Kuton nė burg e ēove,
Xha Sabriu plak njeri,
Me gjithė atė pasuri,
Mbeti pa bukė e shtėpi.
Po pėr Hyskajt e shkretė,
Djalin ua zhduke pėr jetė,
Nė moshėn 23 vjeē,
Nėnė Xhania s’pushoi kurrė,
E shkoi jetėn me tė qarė,
Qante Sejdin djalė,
Si nėna qė qan evlanė,
Derisa i shkoi pranė,
Sejdiu djalė i ri,
Ē’kishte atė bukuri,
Qė donte demokraci,
Me plumb e pėsoi”.
-
-
Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj
BABA ARSHIU PAS VITIT 1945
(PERIPECITĖ)
Baba Arshi Bazaj u arratis mė 1945. Me vete kishte njė torbė, ku mbante librin “Fletorja e Bektashinjve” tė Naim Frashėrit, qė ia kishte dhėnė si kujtim Mit’hat Frashėri gjatė Luftės mik me fisin Bazaj dhe nipėrit e tyre Shehaj tė Sevasterit. Kishte dhe ca bomba dore. Me kėto bomba, sė bashku me dy-tre shokė ēanė brezin e kufirit, por “Fletoren e Bektashinjve” e dogji tė mos binte nė duar tė komunistėve, tė pafeve,- siē shprehej ai. Kalimi i kufirit u bė me vėshtirėsi dhe kujdes tė madh, pasi nga momenti nė moment mund t’i rrezikohej jeta.
I pabesueshėm u bė pėr regjimin komunist, por po aq i pabesueshėm u bė dhe pėr forcat e shėrbimeve sekrete greke dhe italiane, ku ai shkoi. Ai nė Greqi, ndonėse u dorėzua, u mbajt pėr shumė kohė nė kampet e punės, derisa u largua pėr nė Itali. Po edhe aty u mbajt nė kampet e punės. Kėshtu qė pėr 6 vjet si nė Greqi dhe nė Itali, bėri jetė tė izoluar dhe tė survejuar nga forcat e shėrbimeve sekrete qeveritare vendase, pasi ai nė zemrėn dhe ėndrrėn e tij, kishte kombin shqiptar dhe Shqipėrinė, qė po binte nė dorė tė komunistėve, tė cilėt filluan tė vrisnin patriotėt dhe gjithė njerėzit me shkollė dhe dalėngadalė po kositej truri i kombit. Pėrballoi situata tė vėshtira provokative dhe manipuluese. Pėr tė, jeta mori trajtėn e njė aventure tė rrezikshme. Po Baba Arshi Bazaj kishte zgjedhur vetėm njė rrugė: rrugėn e Zotit dhe shėrbimin ndaj kombit tė tij pėr tė mirėn e njerėzve. Figura e tij mbeti e pastėr.
BABA ARSHIU NĖ SHBA
Njė ditė, me ndihmėn e Baba Rexhepit dhe tė autoriteteve amerikane nė Itali, mė 1951, u nis pėr nė Detroit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Aty filloi dervish dhe mė pas u bė Baba i Teqesė sė Bektashinjve nė Detroit, ku dhe sot, nė moshėn 106-vjeēare, vazhdon tė veprojė nė krye tė saj.
Ja ēfarė shkruan Syrja Xhelaj pėr Baba Arshi Bazajn:
Baba Arshi Bazaj, sot 106 vjeē, nė teqenė Bektashiane nė Detroit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės kujton: ”Nė ditėt qė erdhi Italia nė Vlorė dhe nė Durrės, isha me detyrėn e shenjtė tė dervishit nė teqenė e Koshtanit. U mbluadhėn njerėzit si mizė lisi, tė gjithė tė armatosur. Baba Shefqeti fillimisht i priti nė kafeoxhak. Kur fliste ai, tė gjithė dėgjonin. Askush s’ia priste llafin Baba Shefqetit. Tė vemė nė Gjirokastėr, t’u vėmė dyfekun italianėve. Nuk mbahen disa. Babai i dėgjonte, pastaj urtė e butė u tha se nuk mund tė luftohej gjithė ajo ushtri e huaj me disa kaēakė. Duhet tė merremi vesh me njėri tjetrin,- u tha ai. Njė djali nga Rabija i pėrshkėndisnin sytė pėr luftė, tha se nuk kishte qeveri e ku duhej tė drejtoheshin. ”Ne kemi myrshidin tonė, Sali Njiazi Deden”,- tha babai qė i qetėsoi trimat. Pas tri- katėr ditėsh me njė letėr tė fshehur nė gjoks, unė u nisa pėr nė Tiranė”.(Revista “Urtėsia”, Nr. 81, f. 28)
Ka 60 vjet qė shėrben nė Teqenė e Detroitit. Baba nė dy shekuj nė shek. XX dhe nė shek. XXI. Aty shėrben me devotshmėri fetare, qė e ka pasė nė shpirt gjithė jetėn. Dhe ata qė venė nė Teqenė e Detroitit nuk janė pak, bektashianėt me banim nė SHBA nga Vlora, nga Tepelena, nga Skrapari, nga Delvina, nga Gjirokastra, nga Kruja, nga Prespa, nga Tetova. Venė dhe i puthin duart babait shekullor. Ai ėshtė dhe njė pathua popullor. Aty vizitohen dhe shumė prej tyre gjejnė shėrim. Aty nuk shkojnė vetėm besimtarė bektashi nga Amerika dhe mė gjerė, por edhe tė besimeve tė tjera si tė krishterė e tė huaj, qė kėrkojnė shėrim dhe marrin bekimin e kėtij shenjtori.
E shtrirė nė dy shekuj, jeta e tij gjallon akoma. Ka dhe sy jeshilė plot dritė dhe njė energji fizike gati mahnitėse. Ulet nė kolltukun e tij, nė kafeoxhakun e Teqesė Bektashiane nė Detroit dhe pėr gjithkėnd qė hyn brenda, ēohet si tė jetė 18-vjeēar. Kur vizitorėt hyjnė brenda, ai ēohet nė kėmbė edhe kur i thonė:
“ Ulu ejvallah, mos u ēo pėr mua”. Ai nuk i pranon kėto fjalė dhe mėrzitet duke u shprehur: “Ka rregulla teqeja, a, tė lutem”.
Baba Arshiu nė teqenė e Detroitit Michigan SHBA
TĖ FSHEHTAT E JETĖS SĖ BABA ARSHI BAZAJT
Shumė tė fshehta pati nė jetė Baba Arshiu. Pak njerėz dinė pėr familjen e harruar tė tij. Shumė tė fshehta, ai ia pati besuar vetėm Baba Rexhepit, tė cilin e kishte idhull, gati perėndi. Njė mjegullnajė gati shkatėrruese, endet akoma mbi familjen, fisin, fėmijėrinė dhe rininė e kėtij kleriku stoik bektashian. Po ai pėr vete flet pak. Ėshtė i rezervuar nė kėtė drejtim. Me njė mburrje karakteristike labe, donte tė fliste vetėm pėr Shkozėn dhe pėr tė gjitha fshatrat e Sevasterit, Baba Bektash Golimbasin Vlorėn dhe djemtė e saj. Tregonte se kishin miq e tė afėrm tė familjes Skėnder Muēon, Qazim Koculin qė ishte nip i Bazajve, kishin miq si Mit’hat Frashėrin, Enver bej Risilinė, Hysni Lepenicėn, Hysen Lepenicėn, me tė cilin kishin luftuar krah pėr krah dhe nuk e hiqte nga goja, Osman Haxhi Muhametin, nacionalistin dhe njeriun me autoritet nė Kudhės-Gėrhot, Gjeneral Temo dhe Sulo Shehun, djemtė e kapedan Sali Shehut nga Sevasteri, edhe ky nip i Bazajve, e shumė personalitete tė krahinės dhe tė Vlorės, por edhe tė rretheve tė tjera. Nga Mit’hat Frashėri kishte pasur si kujtim njė libėr tė Naim Frashėrit “Fletore e Bektashinjve”, por kur e ndiqnin komunistėt nė malet e Kukėsit, nė vitin 1945, gjithė ēantėn e librave e dogji. Thotė: “E bėra pėr tė mos rėnė nė dorė tė tė pafeve”.
Ka vuajtur plot 6 vjet nė kampet e punės nė Greqi e Itali. Ėshtė pėrballur me aventurierė e agjentuara gjithfarėsh, por midis miqve qė ka patur atje ka qenė Haxhi Veli Bektashi. Mban si hajmali nė gjoks njė thėnie tė Salih Njazi Dedeit, i cili njė natė dimri tė vitit 1940, ndėrsa kishte bujtur nė Tiranė nė Selinė e Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane, i kishte thėnė: “Dėgjo evlat! Mund tė ndodhi nė jetė tė kalosh nga njėra fatkeqėsi nė tjetrėn, nga njėri hidhėrim nė tjetrin, nga njė sakrificė nė tjetrėn, Haxhi Veli Bektashin mos e ndaj nga besimi i shpirtit dhe do t’i kalosh tė gjitha”.
Me ndihmėn e Baba Rexhepit, si dhe tė autoriteteve shtetėrore amerikane, i ardhur nga kampet e punės nė Itali, u vendos nė Teqenė bektashiane tė Detroitit.
Ka njė dashuri tė thellė dhe tė dukshme pėr Baba Rexhepin. Gjithēka qė ndodh sot nė Teqe, e sheh me sytė e udhėheqėsit tė dikurshėm shpirtėror. Shkon disa herė nė ditė tek tyrbja. Nė muzg, me perėndimin e diellit ndez ēirakėt. Kur sheh diēka qė nuk shkon, thotė me gjysmė zėri: “Ah, jo, jo, kėtė s’e donte Baba Rexhepi”. Fragmente historish, legjendash, kėngėsh apo setenca bektashiane shpalosen nė kafeoxhakun e hijshėm, aty ku rri zgjuar kurdoherė mirėsia dhe dashuria. Baba Arshiu rri aty, i vėmendshėm, i gatshėm tė japė pėrgjigje nė telefon, i heshtur kur e pyesin pėr tė kaluarėn e vet dhe tė familjes sė tij.
Tė vetmin merak nė kėta 100 vjet jetė, e ka qė nuk e pa dot dhe njė herė familjen e tij, tė pėrndjekur nga komunistėt, rrėnojat e shtėpisė sė tij nė Shkozė. Do tė shikojė Vlorėn, Sazanin, Karaburunin.
Ai thotė: “Shtėpinė tonė e bombarduan italianėt nė vitin 1942, kur ishte duke bėrė njė mbledhje me personalitetet e Ballit Kombėtar, po disa mure patėn mbetur”. Shpesh shprehet: “Ai i flamosuri komunizėm, ma luftoi padrejtėsisht familjen time”.
Pėr Shkozėn emri i Baba Arshi Bazajt, pėrbėn mburrje dhe krenari. Mbetet detyrė qė kjo figurė tė njihet dhe tė bėhet publike, duke hulumtur pėr gjithēka qė plotėson figurėn dhe personalitetin e kėtij kleriku bektashian tė shquar. Pėr shkoziotėt, figura e Baba Arshiut ka mbetur pėr 60 vjet enigmė e duke hedhur edhe baltė mbi tė, si pėr shumė baballarė dhe personalitete tė tjere si Baba Bektash Golimbasin, pse jo edhe pėr Baba Dervish Rakipin nga Mazhari, njė personalitet dhe njė burrė i menēur dhe shumė i dashur nga tė gjitha fshatrat e Kudhėsit dhe tė Vlorės.
Me vendimin Nr.14 datė 26.12.2011 Kėshilli i Komunės Sevaster, nė unanimitet e shpalli Baba Arshi Bazaj ”Qytetar Nderi”.
Tani Shkoza dhe gjithė Kudhės-Gėrhoti njihen me kėtė realitet tė veēantė, me kėtė pesonalitet tė nacionalizmit shqiptar. Ata nuk e kanė ditur kėtė, ose kane qenė pak vetė, qė kanė ditur se Baba Arshiu rron, se ėshtė nė SHBA dhe se nga fisi Bazaj kishte dalė edhe njė personalitet i tillė, e se ai s’e ka harruar atdheun dhe Shkozėn. Se ai, qė andej larg dėrgoi dhe bėri varroshet e prindėrve tė tij Merko e Fatime Bazaj, aty nė ballė tė Goricės. Atje larg nė Amerikė, ai nuk pranon lėvdata pėr vete nga ata qė i venė pėr vizitė dhe kėrkojnė shėrim tek ky shenjtor, por nėse i flasin pėr Shqipėrinė, Vlorėn dhe Shkozėn, ēelet menjėherė e gėzohet shumė.
Ai kohėt e fundit, ėshtė gėzuar tej mase qė ka shkuar me shėrbim njė djalė nga Sevasteri, nga fisi Pashaj, i cili ėshtė veshur Dervish.
Atje larg nė Amerikė ia merr kėngės labe dhe duket sikur fjalėt dhe melodia e saj vijnė deri tek ne, deri nė Aligjon, tek kroi me ujė tė ftohtė, tek Rrapi i Madh. Kėnga labe e ushqen, e pėrtėrin dhe i zgjat jetėn.
Nė tė vėrtetė, mendojmė se nė kujtimet dhe kėngėt qė kėndon Baba Arshiu ėshtė Shkoza qė ai la, atėherė nė vitin 1945. Ėshtė brenga pėr vėlla Jaupin, qė e burgosėn. Ėshtė brenga pėr persekucionin e njerėzve tė tij, por dhe malli qė e zhurit. Ndoshta mosha s’e ka lėnė e s’e lė qė tė vijė njė herė nė Shkozėn e tij tė dashur.
Baba Arshiu, si klerik bektashi, pėr vlerat e kontributin qė ka dhėnė, renditet ndėr bijtė e denjė tė Shkozės dhe Shkoza krenohet me tė. Nė muajin qershor 2011, nėpėrmjet numrit tė telefonit kėrkova Baba Arshiun dhe mė doli njė djalė nga Sevasteri, dervish Pashaj quhej, i sapovajtur, tė cilin e pyeta pėr Baba Arshiun, duke i thėnė se jam nipi i Baba Arshiut. Ai m’u pėrgjigj se Baba Arshiu ėshtė mirė, u dėrgon tė fala e u puth me mall nga larg gjithė shkoziotėt e tė jeni gjithė tė bashkuar, pavarėsisht viteve qė shkuam, tė ndarė e tė luftuar vėlla me vėlla. Kur dėgjova kėto fjalė testament u gėzova e thash me vete: ”Tė menēurit qė dinė ē’ėshtė jeta, dinė edhe tė falin, nė emėr tė dashurisė e vėllazėrisė shkoziote e atdhetare”. M’u kujtuan fjalėt e Jezu Krishtit, kur thotė:“Fali, o Zot se s’dinė ē’bėjnė”. Dhe vėrtet marrėzia pėr 60 vjet disa tė verbuar tė komunizmit, i bėri tė mos kuptonin se ē’bėnin.
Kam folur dhe flas aktualisht shpesh me tė dhe mė pėrgėzon pėr telefonatat qė i bėj.
Njė vizitor bektashian dhe koordinator i Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane, Syrja Xhelaj, shkruan nė kujtimet e tij pėr takimin me Baba Arshi Bazajn: ”Ende e kam nė kujtesė agun e asaj dite marsi, derisa po pėrgatitesha tė merrja avionin nga Detroiti nė Nju Jork, kur Baba Arshiu erdhi nė dhomėn time dhe sikur po mė zbulonte ndonjė sekret shtetėror, me gjysmė zėri mė tha: ”Tė kam zier nja dhjetė kokrra vezė, t’i kesh pėr rrugės se kėshtu bėnte dhe Baba Rexhepi”. Brenda atij ēasti zbulova tė vėrtetėn e madhe, se duke jetuar me dashurinė pėr Krijuesin, mund tė jetosh dhe njė shekull me dashuri pėr njerėzit”.
Tregon Baba Sadik Ibrokodheli: “Njė patrioti jonė nga Durrėsi, i shkoi Baba Arshiut dhe e takoi atė nė Detroit , ku Baba Sadiku ka qenė prezent. Si u ēmall me tė ia kėrkoi dhe njė hall qė kishte
#8220;Dua, Baba Arshi qė djalin tė ma sjellėsh nga Italia nė Amerikė”-“Jo ,-i tha Baba Arshiu. Por patrioti i tij nguli kėmbė duke i puthur duart shumė herė me lutje dhe kėmbėngulje. Atėherė Baba Arshiu mori njė peshqir tė palosur dhe e mbajti para duarve tė tij. Me kokė ulur qėndroi 10 minuta. Tė gjithė po habiteshin, se ē’po bėnte Baba Arshiu. Baba Arshiu ngriti kokėn e i tha Baba Sadikut ”Shko nė oborr nė varrin e Baba Rexhepit dhe ndiz dy qirinj se unė po bėj njė mėkat”. Pastaj iu drejtua patriotit: ”Dėgjo more bir, unė, ndonėse bėj mėkat, djalin do tė ta sjell nė Amerikė, po dije se s’ka pėr t’i vajtur mbarė”. Djali shkoi nė Amerikė, dhe shume shpejt vrau njerin dhe u vra dhe vetė.
FOTO:
Baba Arshiu nė Detroit 2011
Ekrem Bardha duke folur ditėn e Sulltan Novruzit nė Teqenė e Detroitit, viti 2011
Baba Arshiu, Baba Vafiu dhe z. Fehmi Yildirim
(Drejtor edukativ i Qendrės Kulturore turke nė Nju Jork York)
Baba Arshiu dhe Baba Vafiu , viti 2011
Baba Arshiu duke kėnduar Ashura Lamentin(Mersyye), qė ishte shkruar nga Baba Rexhepi shumė vjet mė parė,viti 2011
Baba Arshiu dhe Dervish Eliton viti 2011
Baba Arshiu dhe Ekrem Bardha nė Detroit, viti 2011
Baba Arshiu
Baba Arshiu duke mbajtur fjalimin, Sulltan Novruzi, viti 2011.
Baba Arshiu, duke biseduar me njė vizitor kroat para dreke, viti 2011
Z. Novruz Nazarko drejtuesi i evenimentit,viti 2011
Imam Shuajb ef. Gerguri i Qendrės Islamike Shqiptare nė Michigan,viti 2011
Vendi ku prehet Baba Rexhepi, Teqeja e Detroitit USA
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-03-2013 mė 15:03
-
-
Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj
SHOQATA “SHKOZA E KUDHĖS-GĖRHOTIT” KOMUNIKON ME BABA ARSHIUN
Mė 23 Nėntor 2010 shoqata “Shkoza e Kudhės-Gėrhotit”, i dėrgoi njė letėr Baba Arshi Bazajt nė Amerikė.
Nė letėr shkruhet:
“I dashur Baba Arshi,
Qė nė fillim dua tė shpreh respektin e madh tė veēantė qė ndiej pėr Ju, si bir i shquar i Shkozės dhe personalitet i dalluar i klerit bektashi.
Gati para njė muaji, nga kjo ditė qė po ju shkruaj, unė nuk dija asgjė pėr Ju. Tani di dhe ndihem i gėzuar qė Ju kemi, sado larg, por nė njė vend qė ėshtė atdheu i dytė, siē ėshtė SHBA.
Ne kemi krijuar shoqatėn “Shkoza e Kudhės-Gėrhotit” qė mė 21 shkurt 2010. Qendrėn e kemi nė Vlorė. Kemi krijuar degėt e saj nė Sarandė, nė Fier, nė Durrės e nė Tiranė. Kemi statutin, vulėn, librezėn e anėtarit dhe kemi nxjerrė tre numra tė gazetės “Shkoza”. Gazetėn dhe statutin po jua dėrgojmė. Nė numrin e parė, kemi shkruar pėr ju. Shkruam aq sa dinim. Po tė dimė mė shumė do tė shkruajmė prapė, sepse shkoziotėt duhet tė mėsojnė ēdo gjė pėr Ju, se jeni njė bir i shquar i fshatit tonė me emėr dhe se ne e ēmojmė sė tepėrmi veprimtarinė tuaj nė shėrbim tė Zotit dhe tė njerėzve.
Shpresojmė kjo letėr, gazeta dhe statuti do t’u sjellin aty nė Detroid Shkozėn e dashur dhe urimet tona mė tė mira pėr shėndet e jetė tė gjatė.
Me shumė dashuri
Fiqiri Shato Aliaj
Kryetar i Shoqatės “Shkoza e Kudhės-Gėrhotit” Vlorė.
Vlorė mė 23.11.2010”
(Botuar nė gazetėn “Shkoza”,Nr. 4, 2010)
KERKESĖ E SHOQATĖS KULTURORE-ATDHETARE “SHKOZA E KUDHĖS-GĖRHOTIT”
Drejtuar: Kryetarit tė Komunės Sevaster.
Kėshillit tė Komunės Sevaster.
Kryesia e Shoqatės “Shkoza e Kudhės-Gėrhotit” i parashtron Kėshillit tė kėsaj Komune kėrkesėn pėr shpalljen “Qytetar nderi” tė Komunės Baba Arshi Bazaj.
Baba Arshi Bazaj ka lindur nė Shkozė nė vitin 1906. Ai qė nė rininė e hershme ka shėrbyer si dervish nė fillim nė Teqenė e Golimbasit, pastaj nė Koshtan dhe mė pas nė Teqenė e Zallit nė Gjirokastėr. Nė vitin 1945 Baba Arshi Bazaj, duke qėnė kundėrshtar i regjimit komunist qė u vendos nė Shqipėri dhe duke ndjerė rrezikun si klerik, u arratis jashtė vendit. Pėr gati 60 vjet ai ka shėrbyer nė Teqenė e Bektashinjve nė Detroit Michigan tė SHBA-sė.
Nė Teqenė e Detriodit ku shėrben, shkojnė dhe kėrkojnė ndihmė pėr shėrim tė gjithė ata shqiptarė me banim nė Amerikė, bektashinj ose jo, nga Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Delvina, Berati, Kruja, Dibra, Prespa e Tetova. Baba Arshi Bazaj u ka shėrbyer me njė devotshmėri tė rrallė shembullore, prandaj ai gėzon dashurinė e respektin e tė gjithė atyre qė e njohin. Ai ėshtė njė personalitet i veēantė, pėrfaqėsues i shquar i klerit bektashi.
Gjatė gjthė jetės ai s’e ka harruar dashurinė pėr Shkozėn dhe pėr Shqipėrinė. Ata qė kanė patur mundėsinė tė njihen nga afėr me tė, dėshmojnė se ēelėsi i vetėm qė e detyron Baba Arshi Bazajn tė flasė ėshtė Shkoza, Vlora dhe Shqipėria.
Duke vlerėsuar kontributin e tij dhjetravjeēarė nė shėrbim tė Zotit dhe tė njerėzve, dashurinė e tij pėr Shkozėn dhe pėr vendin, kryesia e shoqatės “Shkoza e Kudhės-Gėrhotit” i paraqit kėtė kėrkesė Kėshillit tė Komunės Sevaster pėr tė shpallur “Qytetar nderi” tė Komunės Baba Arshi Bazajn.
Me besim nė pėrmbushjen e kėsaj kėrkese dhe me falenderim pėr Ju.
Kryetari i shoqatės
Fiqiri Aliaj
Ja faksimile drejtuar Komunės Sevaster
REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
SHOQATA KULTURORE – ATDHETARE
“Shkozė e Kudhės Grehotit”
Lėnda: Kėrkesė pėr dhėnie titulli “Qytetar Nderi” i Komunės Sevaster.
Drejtuar: Kryetarit tė Komunės Sevaster.
Kėshillit tė Komunės Sevaster.
Kryesia e shoqatės “Shkozė e Kudhės Grehotit” i parashtron Kėshillit tė kėsaj Komune, kėrkesėn pėr shpalljen “Qytetar Nderi” tė Komunės Baba Arshi Bazaj.
Baba Arshi Bazaj ka lindur nė Shkozė nė vitin 1906. Ai qė nė rininė e hershme ka shėrbyer si dervish bektashi nė fillim nė Teqenė e Golimbasit, pastaj nė Koshtan dhe mė pas nė Teqenė e Zallit nė Gjirokastėr. Nė vitin 1945-1946, Baba Arshi Bazaj, duke qėnė kundėrshtar i regjimit komunist, qė u vendos nė Shqipėri dhe duke ndjerė rrezikun si klerik, u arratis jashtė vendit.
Pėr gati 60 vjet, Ai ka drejtuar teqenė e bektashinjve nė Detroit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Nė teqenė e Detroitit, ku shėrben, shkojnė dhe kėrkojnė ndihmė e shėrim tė gjithė ata shqiptarė me banim nė Amerikė, bektashinj ose jo, nga Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Delvina, Berati, Kruja, Dibra, Prespa, Tetova e tj. Baba Arshi Bazaj u ka shėrbyer me njė devotshmėri tė rrallė e shėmbėllore, prandaj Ai gėzon dashurinė e respektin e tė gjithė atyre qė e njohin. Ai ėshtė njė personalitet i veēantė, pėrfaqėsues i shquar i klerit bektashi.
Gjatė gjithė jetės, ai s’e ka harruar dashurinė pėr Shkozėn dhe pėr Shqipėrinė. Ata qė kanė patur mundėsinė tė njihen nga afėr me tė, dėshmojnė se ēelėsi i vetėm qė e detyron Baba Arshiun tė flase ėshtė Shkoza, Vlora dhe Shqipėria.
Duke vlerėsuar kontributin e tij dhjetra vjeēar nė shėrbim tė Zotit dhe tė njerėze, dashurinė e tij pėr Shkozėn dhe pėr vendin, Kryesia e Shoqatės “Shkoza e Kudhės Grehotit” i paraqet kėtė kėrkesė Kėshillit tė Komunės Sevaster, pėr tė shpallur “Qytetar Nderi” tė Komunės Baba Arshi Bazaj.
Me besim nė pėrmbushjen e kėsaj kėrkese dhe me falenderimin pėr Ju
Kryetari i Shoqatės
Fiqiri ALIAJ
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt