Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 162
  1. #71
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    nuk ka lidhje fare me temen kjo gje. cmimi Nobel nuk tregon masen e zgjuarsise ne menyren e te psikologjisurit. nese ti bazohesh te Nobeli atehere je futur ne llogjiken e kafenese.
    Atehere, o nuk din te lexosh o nuk di çfare eshte me ty ? E solla une me shkrimin tim, apo e solle ti ketu Kadarene e Arber Xhaferin ? edhe kjo tregon ne nje mase zgjuarsine tende se me ç`pretendence e solle, me sa munda ta kuptoja me shume te beje komparativen, thua se ishim ne ketu duke zgjedhur e votuar, se kush e cili eshte intelektuali e shkrimtari me i mire ?!

    Çmimi Nobel, nuk paraqet mençurine, por eshte çmimi, qe jipet per vlerat e arritura ne nje fushe te veprimit, shkencor, kulturore etj, etj...!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin

    mora kadarene si shembull pasi, menyra e tij e trajtimit dhe psikologjise kombetare eshte e afirmuar ne mbare boten, kurse kim memetit nuk i pranohet menyra e te psikologjisurit as te lagja e vet.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Islami dhe Shqiptarizmi, dy të papajtueshëm

    Xhemail Ahmeti/Historian

    -Kim Mehmeti, mu në zemër të Prishtinës, i lëshoi dy teza në eter: Njëra ahistorike, tjetra nënçmuese. Tekstualisht tha: «Islami e ka shpëtuar shqiptarinë» dhe pandehu se një pjesë e kosovarëve t’i sulmojnë gjithë ata (duke aluduar logjikisht në botën islame) për të cilët i urdhërojnë amerikanët. Reagimet pro et contra ishin të paraprogramuara. Dhe shkrimtari nga Shkupi reagoi duke thënë se nuk debaton me “buzhalla dhe budalla”. Formë e re komunikimi ndër-intelektual nga Shkupi? Po në ç’mënyrë konkrete mbrojti Islami shqiptarët në Maqedoni apo diku tjetër? Sa hoxhallarë u arrestuan dhe u masakruan sepse besonin në Islam? Sa xhami u mbyllën në kohën e Titos? Sa të burgosur politikë shkuan në burgje se duke u falur në xhami donin ta mbronin identitetin e tyre kombëtar? Sa vetë u vranë se kërkonin lejimin e Kuranit e jo të shkollave shqipe? Në cilën kohë? Në bazë të cilave fakte konkrete flet autori në fjalë, i cili krahas polemikës, si duket pavetëdije përforcon edhe lokalizmin ndërshqiptar kur kërkon që Shkupi ta marrë timonin kombëtar? Pyetjet që pjell implikimi: kush e mbrojti shqiptarizmin para epokave islame? Kush e mbrojti shqiptarizmin në Shqipërinë “ateiste” të Enver Hoxhës? Kush e ruajti në histori e kush e ruan shqiptarizmin në diasporat shqiptare? Për ne historianët me profesion, nuk ka asnjë dilemë faktografike se përhapja e Islamit në Ballkan u bë nëpërmjet invadimit osman. Ashtu siç nuk ka dilemë rreth periudhave, fazave dhe metodave që u përdorën nga osmanlinjtë për të thyer identitetin e shqiptarëve si dhe kontributin e mëvonshëm të shqiptarëve brenda kësaj perandorie. Është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij sundimi që shqiptarët mbetën populli më i vonuar në institucionalizimin e identitetit, gjuhës dhe kulturës së tyre në Ballkan. Trashëgimi konkrete të kësaj periudhe kemi qytete e fshatra, që edhe pse shqiptarë për nga origjina dhe gjenealogjia, flasin turqisht e nuk dinë shqip ose shumë keq; kemi arkitekturën, sjelljen sociale, ca nga zakonet, doket dhe mendësinë orientale që dominon në ato pjesë ku myslimanizmi është më i theksuar. Dhe shumë relikte të tjera jetëbërëse. Shkupi në historinë osmane - shqiptare luan një rol shumë të rëndësishëm. Për këtë arsye kronistët e sulltanëve regjistronin gjithçka çka zhvillohej aty. Falë këtyre kronikave ne sot kemi dëshmi të mjaftueshme për atë se si u “avulluan” nga aty sidomos popullata katolike dhe ajo hebreje. Në luftërat ballkanike e deri në shpalljen e Maqedonisë si Republikë, nga Titoja dhe Dimitrovi, në Shkup do të nisë një rikonfigurim i ri demografik në dëm të elementit shqiptar. Shqiptarë themi, e jo myslimanë, sepse nga Bosnja dërgoheshin atje edhe boshnjakë myslimanë. Duke filluar nga vitet e 60-ta e deri sot Shkupi nuk ka luajtur asnjë rol historik në lidhje me ruajtjen e identitetit shqiptar në Maqedoni. Këtë e dëshmojnë edhe statistikat. Lufta antikomuniste kryesisht prirej nga njerëz të rrafshit të Pollogut dhe Kërçovës. Lidhja e tyre me Shkupin? Aty u varën. Islami dhe shqiptarët Problemet e inkompatibilitetit të Islamit dhe Shqiptarizmit (të dyja si filozofi identiteti) shpërthyen qysh në “Lidhjet e Prizrenit”. Edhe pse nuk mund të mohohet roli i ca imamëve të Karadakut në luftën kundër komunizmit (të cilët nuk thirreshin në emër të fesë por kishin pretendime balliste), shtresa intelektuale që e pësoi rëndë ishin klerikët katolikë, ata që bënë alfabetin në Manastir, që u pushkatuan nga Enveri me qindra dhe që vdiqën Burrelit, Spaçit e gjetiu. Që nga vitet 1945 e deri më 1990 xhamitë në Maqedoni nuk kanë luajtur asnjë rol qoftë edhe simbolik duke u vënë në anën e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve atje. Mbrojtjet publike vinin nga Prishtina ashtu siç vinte literatura indoktrinare e Enver Hoxhës bashkë me listën për UDBnë se kush do t’i merrte ato. Përkundrazi xhamitë ishin më të disiplinuara ndaj pushtetit se sa kishat ortodokse. Imamët ishin kryesisht informantët e shërbimeve sekrete që denonconin njerëzit që kishin prirje “separatiste, nacionaliste dhe irredentiste”. Islami është besim, të cilin shqiptarët sot e praktikojnë. Është elementi që vonë i është instaluar identitetit shqiptar. Shqiptarët si shqiptarë – që të mos spekulojmë për lashtësitë – ekzistojnë edhe para daljes në skenë të profetit dhe shumë shekuj para ardhjes së osmanëve në Ballkan. Tash a është mirë apo jo që shqiptarët janë besimtarë islamë? Ne kësaj pyetjeje as që kemi nevojë t’i përgjigjemi deri në atë moment kur Islami është besim i njerëzve tanë e jo synim politik i ndonjë qendre ekspansioniste.

    Marrë nga Zëri.info

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Islami dhe Shqiptarizmi, dy të papajtueshëm

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin

    Historiani i mire profesionist me argumente e tregon te verteten,me mire eshte nje e vertet e hidhur se nje genjeshter e mrekullueshme,pra me argumente duhet te flasime dhe te diskutojme fjal per fjal si ZALLI KUR HIN NE SITE.

  5. #75
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    mora kadarene si shembull pasi, menyra e tij e trajtimit dhe psikologjise kombetare eshte e afirmuar ne mbare boten, kurse kim memetit nuk i pranohet menyra e te psikologjisurit as te lagja e vet.
    po pra, do e bejme dituri natyre e shoqerie, te sjellim edhe nje lajm nga ngjarjet boterore dhe perditshmeria e vendit dhe kompletohet tema

    per rikujtim, sa e percolla nga emisioni, Kim Mehmeti e paska shkruajtur nje liber ese per Shkupin, gje qe e pranoj edhe vet, qe nuk eshte liber historik dhe se ai vete, nuk eshte historian. Ate per te cilen u be pluhur e ka cekur ne kontest dhe per vendin nga ai vie dhe nuk i eshte referuar hapesires gjitheshqiptare! Librin nuk e kam lexuar as une, sikur qe nuk besoj ta kete lexuar asnjeri nga keta qe po debatojme ne teme dhe nuk mundet te nxirret nje kotest per te perfunduar kritiken mbi nje liber! Por nga ajo qe eshte keqkuptuar dhe menyra se siç e argumentoj per vendin nga vjen, e ceku rastin e shqiptareve ortodoks te mavroves, qe tani me jane te asimuluar ne maqedon, e ceku edhe rastin e elementit te shqiptareve katolik, si rastin e familjes se nene Terezes dhe qe ky element nuk ekziston ne Shkupin e sotem dhe e tere pesha e librit te tij ka te beje per Shkupin, qe njihej si kryeqytet i vilajetit atehere te Kosoves, sigurisht nga perberja e madhe e shqiptareve ne Shkup dhe tani eshte arritur qe elementi shqiptar te mos jete ne ate perberje dhe ate perqindje qe ishte me pare. Kjo eshte edhe duhet te jete esenca, e asaj qe e pasqyron.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

  7. #77
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Islami dhe Shqiptarizmi, dy të papajtueshëm

    Citim Postuar më parë nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    Historiani i mire profesionist me argumente e tregon te verteten,me mire eshte nje e vertet e hidhur se nje genjeshter e mrekullueshme,pra me argumente duhet te flasime dhe te diskutojme fjal per fjal si ZALLI KUR HIN NE SITE.

    Avavava historian Kusove me, vetem lexoj njehere metodologjine e argumentimit te tij "shkencore" e historik qe ka bere, e fillon me buzhalen per te perfunduar me blaaaaa,blaa,blaaaa argumente: Sikur te ishin ne nivelin shkecore te argumentimit dhe te faktografise se historise, keta historianet, qe per mua jane te deshtuar ne profesionin dhe rolin e tyre shkencore, nuk do duhej vinte puna aty qe intelektuale nga fusha tjera, duhet te nisin peticione qe mos te ndryshohet historia, ne menyren qe po ua kerkojne turqit e sotem vendeve si Kosova e Shqiperia, por do ta ngrisnin çeshtjen ne nivel te debatit shkencore dhe te nxirrnin argumetet e tyre, ne vend se te mirren se çfare tha ky e çfare tha ai, duke ju referuar titujve te portaleve, qe zakonisht autoret e vete portaleve i vendosin te jene me bombastik, per te arritur lexueshmerine.

    Dhe ne fund, do me interesonte apropo, keta historiante e Kusov`s dhe keta tjeret, sa libra me fakte historike, kane nxjerrur per Shkupin dhe shqiptaret e Makidonijes , meqe aq shume u paska shkaktuar "dhimbje" deklarata e Kim-it. Shkupi, ka qene kryeqender e vilajetit te Kosoves dhe do duheshin per hire te peshes se shume ngjarjeve e qe lidhin me historine e vete Kosoves, te mirreshin me zhvillimin e historise ne ate pjese, jo me citime ngjarjesh nga gazetat dhe kronikat e asaj kohe !
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. #78
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    si e paska ndihmuar islami, kur shkupi u boshatis 60% nga shqiptaret, vetem se ishin muhamedane dhe i cuan ne turqi.
    si paska ndihmuar islami ne kombin shqiptare, kur ortodokset dhe katoliket e shkupit u asimiluan vetem prej prezences se islamit nder shqiptare.
    Te pakten 40% mbeten qe i ke sot ne Shkup , ndersa te shqiptaret e krishtere ku i ke ?!!! Jane asimiluar te gjith ne Serb e Maqedone!
    Tani ik shko bj detyrat e shtepise
    WE WILL NOT GO DOWN!

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Te pakten 40% mbeten qe i ke sot ne Shkup , ndersa te shqiptaret e krishtere ku i ke ?!!! Jane asimiluar te gjith ne Serb e Maqedone!
    ta thashe me lart, qe prezenca e muslimaneve solli si pasoje zhdukjen e te krishtereve.
    pasi ne kohen qe formoheshin kombet identiteti fetar ishte me i forte se ai kombetar.

    e kam shpjeguar edhe te tema e rev. grek.
    shqiptaret u cuan te paret ne revolucion, por nuk kishin fuqi te cliroheshin, pasi pjesa me e madhe e kombit ishin konvertuar ne islam dhe luftonin kundra tyre.
    kjo gje i detyroi te bashkoheshin me greket.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Islami dhe Shqiptarizmi, dy të papajtueshëm

    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    Avavava historian Kusove me, vetem lexoj njehere metodologjine e argumentimit te tij "shkencore" e historik qe ka bere, e fillon me buzhalen per te perfunduar me blaaaaa,blaa,blaaaa argumente: Sikur te ishin ne nivelin shkecore te argumentimit dhe te faktografise se historise, keta historianet, qe per mua jane te deshtuar ne profesionin dhe rolin e tyre shkencore, nuk do duhej vinte puna aty qe intelektuale nga fusha tjera, duhet te nisin peticione qe mos te ndryshohet historia, ne menyren qe po ua kerkojne turqit e sotem vendeve si Kosova e Shqiperia, por do ta ngrisnin çeshtjen ne nivel te debatit shkencore dhe te nxirrnin argumetet e tyre, ne vend se te mirren se çfare tha ky e çfare tha ai, duke ju referuar titujve te portaleve, qe zakonisht autoret e vete portaleve i vendosin te jene me bombastik, per te arritur lexueshmerine.

    Dhe ne fund, do me interesonte apropo, keta historiante e Kusov`s dhe keta tjeret, sa libra me fakte historike, kane nxjerrur per Shkupin dhe shqiptaret e Makidonijes , meqe aq shume u paska shkaktuar "dhimbje" deklarata e Kim-it. Shkupi, ka qene kryeqender e vilajetit te Kosoves dhe do duheshin per hire te peshes se shume ngjarjeve e qe lidhin me historine e vete Kosoves, te mirreshin me zhvillimin e historise ne ate pjese, jo me citime ngjarjesh nga gazetat dhe kronikat e asaj kohe !
    SHKUPI KA QEN KRYEQENDRA ANTIKE E DARDANISE SE BASHKU ME NISHIN,THERRANDEN,VICIANUMIN,VENDENISIN,ULPIANEN e shum qytete tjera kane PERFSHIRE DJEPIN E SHQIPTARIS SE BASHKU ME EPIRIN,dihen rrethanate historike,dhe intrigat e FQINJEVE TAN DINAK qe ikan rrembyer ne menyre te pandershme keto teritore,kurse ne mirremi veq me FE,e spunojna kurgje per qashtjen kombetare se Vine ARAPET dhe TURQIT te na kthejne teritoret e humbura,shum kemi humbure ne te kaluaren,dhe tani prap dojna me humbur tani se kolona e peste eshte ne AKSION....

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •