Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 162
  1. #11
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Islami (feja)= çmenduria, verberia
    A keni menduar ndonjehere se cilat ishin teritoret e shqiptareve para ardhjes se osmaneve?
    A keni menduar se sa teritor kemi humbur gjate sundimit ( shkatrrimit) te osmaeve?
    A keni menduar ndonjehere se sa shqiptare jane zhdukur dhe sa kan marre arratine gjate sundimit te egersirave?
    A keni menduar ndonjehere se gjithe ata qe nuk u bene musliman u bene shtete edhe pse kurre nuk kishin egzistuar?
    Dhe se gjithe keta u bene duke u dhene osmanet tokat tona.
    A mjaftojne keto, se ka edhe te tjera?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    po pse trojet qenkan shkaku i mos zhvillimit te nje kombi?????/
    islami tjetersoi dhe asimiloi Kulturen qe eshte baza e krijimit te nje shteti te mbare.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #13
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Po per keto cfare thot ky Mehmeti?

    Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare

    Kërkesa e diplomatëve dhe e zyrtarëve të lartë shtetërorë të shtetit turk për rishikim të teksteve shkollore të historisë me arsye se ato përmbajnë elemente fyese ndaj shteti turk janë të paarsyeshme dhe me prapavijë të rrezikshme. Kështu ka thënë në bisedë për “Kosova Sot”, historiani Hakif Bajrami. Një kërkesë të tillë, sipas tij, është atentat ndaj historisë kombëtare të shqiptarëve.

    Prapavijë e rrezikshme

    Historiani Bajrami ka mohuar kategorish se tekstet shkollore të historisë përmbajnë elemente fyese ndaj ish- Perandorisë Osmane dhe, siç është shprehur ai të Turqisë së sotme mike. Duke i konsideruar këto si thirrje që të hiqet dorë nga figurat qendrore të historisë kombëtare. “Kërkesa që ne të heqim dorë nga lufta 10 shekullore për liri dhe pavarësi, është një kërkesë që unë e quaj atentat mbi historinë kombëtare shqiptare”, ka pohuar ai. Sipas tij, kërkesës turke për ndryshimin e teksteve të historisë, përkatësisht për një rishikim të teksteve të historisë i ka paraprirë një aktivitet i çarqeve diplomatike politike turke mjaft i dendur në të gjitha aspektet. “Posaçërisht në 5 -6 vjetët e fundit dhe ata kanë shtruar kërkesa që në kuptimin e atypëratyshëm nuk ishin shumë problematike. Por, është vërejtur se është fjala për një prapavijë mjaft të rrezikshme”, ka potencuar Hakif Bajrami. Ai ka thënë se Perandoria Osmane ishte okupatore dhe për shumë shekuj sundoi, duke mos lejuar mësimin në gjuhën shqipe, duke u treguar shumë e ashpër dhe mjaft brutale në shumë raste, veçmas gjatë kryengritjeve që bënin shqiptarët. “Mjafton të përmendim vitet 1910 – 1911.

    Dokumentet për krimet

    “Dokumentet flasin për krime të tmerrshme të kryera nga Shefqet Turgut Pasha. Për njerëz të pushkatuar dhe të ngulur në hunj çdo 10 metra përgjatë rrugën Prishtinë -Podujevë”, ka pohuar ai, duke thënë se këto fakte, të cilat fare lehtë mund të kontaktohen nëpër arkiva nëse pasqyrohen në libra shkollore nuk janë fyese, sepse ashtu edhe kanë ngjarë. E, sipas tij, këtë e vërtetojnë edhe dokumente e tjera, që Bajrami i posedon, të cilat tregojnë se pas shuarjes së kryengritjen, Sulltani i kishte paguar me flori familjarët, të cilëve osmanët ua kishin vrarë anëtarët e tyre. Ai ka thënë se historianët e kanë mbrojtur të vërtetën dhe duhet ta bëjnë atë pa u hamendur, edhe nëse ajo është e hidhur, me qëllim që ato të mos përsëriten, sepse duke thënë të vërtetën ne ndërtojmë ardhmërinë dhe fqinjësi e mirë. “Me sa kam mundur të përcjell këtë debat, të gjithë janë treguar të vëmendshëm, sepse në tekstet shkollore të historisë nuk ka fyerje ndaj popullit osman dhe atij mik turk”, ka pohuar Bajrami, duke u shprehur se këtë nuk e kanë bërë politikanët. Po ashtu, sipas tij, nuk është aspak fyese për shtetin turk të shkruhet se ka bërë marrëveshje dhe pakte që i kanë dëmtuar shqiptarët, si ai për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, bile edhe disa vjet pas Luftës së Dytë Botërore, që, sipas tij, e dëmtuan shumë popullin shqiptar. “Zyrtarëve turq, që vijnë këtu duhet t’u kujtohet së çfarë bënë Titoja dhe Fuad Kyprili më 1953 në Split. Aty është bërë marrëveshje edhe është ‘ratifikuar’ konventa jugosllavo – turke e vitin 1938 për t’i depërtuar shqiptarët në Anadoll”, ka thënë ai. Kësaj situate, sipas tij, i ka kontribuar edhe një pjesë e intelektualëve tanë, të cilët në një mënyrë a tjetër janë vënë në shërbim të saj. Ai ka përmendur simpoziumin e vitit të kaluar me moton “Ta shkruaj historinë me tolerancë”, nga ku dhe Bajrami kishte paraparë zhvillimet e mëvonshme. “Sapo hyra në atë simpozium më janë afruar dy persona, njëri turk dhe tjetri ishte përkthyes, të cilët kanë kërkuar nga unë që të mos ua prishja simpoziumin. Mirëpo, unë u tregova atyre gjatë një bisede se historia nuk shkruhet me tolerancë, por mbi dokumente e fakte të vërtetuara”, ka pohuar historiani Bajrami.

    PROF.DR. Haki Bajrami

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3597892
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #14
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Nga Nuhi Ismajli

    Turqia me kërkesën e saj për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip të Kosovës (po jo edhe të të tjerëve në Kosovë!), po tregon haptazi se ajo identifikohet me Perandorisë Osmane dhe se konsideron veten e paraqitet si trashëgimtare e saj.

    Si trashëgimtare e P.Osmane, Turqia u dëshmua botërisht nëpërmjet qeveritarëve e diplomatëve të saj, të cilët shumë herë deri më tani, në misionet e tyre diplmatike, si dhe në veprat e ndryshme të publikuara, pohuan haptazi synimin për ringjalljen e strategjisë së dikurshme pushtuese të P. Osmane. Për të parë këtë mjafton të vërehet se ç’thonë diplomatët dhe ideologët turq lidhur me Bosnën ose Kosovën, gjatë vizitave të tyre, ose ç’është thënë në ndonjë nga veprat e botuara të tyre, ndonjë prej të cilave është përkthyer edhe në shqip.

    Kërkesa turke, për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip të Kosovës, lidhur me P.Osmane, është tejet e paarsyeshme dhe tejet e pamoralshme, nga të gjitha aspektet e mundshme të vështrimit njerëzor.

    Kështu, nëse turqit e sotëm nuk e konsiderojnë veten trashëgimtarë të osmanëve dhe nëse Turqia e sotme nuk e konsideron veten trashëgimtare të P. Osmane, nuk kanë pse të marrin barrën e raporteve të hidhura të P. Osmane me popujt e nënshtruar dhe, pa asnjë kompleks e pengesë, mund të vendosin raporte miqësore me të gjithë popujt.

    Në rast se Turqia e sotme identifikohet me P. Osmane dhe paraqitet si trashëgimtare e saj, siç po paraqitet tanimë botërisht, në kohën tonë, ajo nuk ka asnjë të drejtë që nga pasardhësit e popujve të nënshtruar dikur nga P. O., të kërkojë të ndryshojnë ndjesinë dhe qëndrimin e tyre ndaj P. Osmane, si pushtuese e tyre.

    Pra, kërkesa turke që shqiptarët të flasin me respekt për pushtuesit osmanë të tokave shqiptare është e paarsyeshme dhe e pamoralshme, sepse si mund të flasë me respekt për pushtuesin pasardhësi i popullit të robëruar?! Madje, a do të ishte kjo njerëzore dhe e mundshme për njeriun?! Pra, edhe nga ky aspekt, kërkesa turke është e padrejtë dhe tejet e pamoralshme.

    Në vend të kërkesës së saj tejet të padrejtë, të pamoralshme dhe të pamundshme për t’u realizuar nga njeriu me sadopak dinjitet, Turqia, e paraqitur si trashëgimtare e P.O., duhet të kërkojë falje për të bëmat e të këqijat e P.O. e pasojat e robërisë së saj.

    Krijimi i marrëdhënieve ndërmjet popujve nuk duhet të jetë peng i së kaluarës, por as nuk ka çmim për të cilin njeriu duhet harruar të kaluarën e vet e as duhet kërkuar një gjë të tillë, të papranueshme për arsyen njerëzore.

    Prandaj, në vend se të kërkohet harresa e fatkeqësive të paraardhësve, shkaktuar nga egoizma tejet çnjerëzore, duhet kërkuar e bërë pendesa dhe keqardhja e pasardhësve të keqbërësve.

    Turqia e sotme, e vetidentifikuar me P.O.dhe e vetëquajtur trashëgimtare e saj, në vend se të kërkojë prej shqiptarëve ta harrojnë të kaluarën e tyre, duhet të ndjejë fajin e vet dhe t’iu kërkojë falje shqiptarëve, për të këqijat që iu ka bërë gjatë robërisë pesëshekullore dhe gjatë shek. XX. Për shkaqe të përmendura më sipër, Turqia e ka obligim t’i përkrahë e ndihmojë shqiptarët dhe jo të bëjë një kërkesë të pamoralshme, si ajo që shqiptarët ta vështrojnë të kaluarën sipas dëshirës së saj.

    II.

    Qeveritarët e Kosovës, kërkesës turke për ndryshimi e teksteve të arsimit shqip i dhanë një përgjigje tejet të panjerëzishme. Ata u treguan tejet të dobët para kërkesave të paarsyeshme turke, për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip të Kosovës, u treguan tepër proturk, pra edhe të paarsyeshëm dhe, shikuar nga aspekti shqiptar, duke u pajtuar me kërkesat e tyre, qeveritarëve turq ata iu dhanë një përgjigje tejet të panjerëzishme. Kështu, qeveritarët e Kosovës, u pajtuan të punojnë nën administrimin e Ankarasë dhe harruan, ndër të tjera, edhe obligimin që kanë për të mbrojtur dinjitetin, identitetin dhe vlerat kulturore të shqiptarëve të Kosovës.

    Të nxitur nga shkaqe fetare e motive të tjera, si një përforcim, “kulturor”, “shkencor”, qëndrimit të qeveritarëve të Kosovës, lidhur me kërkesën turke, i erdhën në ndihmë shkrimet e disa ”shqiptarëve”, të cilët shprehën dëshirën që, shqiptarët, për hir të një të ardhmeje vëllazërore me turqit (si edhe për hir të së kaluarës “vëllazërore” me ta!), të harronin të kaluarën e tyre, si të ishte fjala për një gjë tejet të pavlerë!

    Duke punuar sipas kërkesave turke, qeveritarët e Kosovës bënë Komisionin e posaçëm, i cili mori përsipër t’i ndryshojë tekstet e arsimit shqip, sipas kurrikulave turke! Komisioni, sipas mjeteve të informimit (të cilat, gjer më tash, nuk i kanë kushtuar aq rëndësi këtij problemi), bëri vizita “studimore” në Ankara, studioi kurrikulat turke, u këshillua nga kurrikulistë turq dhe bëri ndryshimet e teksteve të arsimit shqip të disa lëndëve (shih edhe çudinë: anëtarët e Komisionit ndërhyjnë në tekste pa lejen e autorëve të tyre!)!

    Këtyre ditëve, sipas njoftimeve të “Gazetës express”, “Zëri”, “Koha ditore” e të tjerave gazeta, në Kosovë e Shqipëri, njoftohet se “ekspertë” turq do të vijnë në Kosovë për të inspektuar punën e Komisionit për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip! Njëherazi, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, për të maskuar veprimin e vet tejet çnjerëzor e antishqiptar dhe për ta paraqitur ndryshimin e teksteve të arsimit shqip, kinse si nevojë qytetare, shkencore etj., kanë paralajmëruar edhe një debat.

    Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund ta bëjë këtë edhe sa u përket teksteve arsimore të etnive tjera të Kosovës.

    Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund ta arsyetojnë njerëzishëm e as ta bindin shqiptarin për arsyeshmërinë e një veprim të tillë, sepse ndryshimet e tilla cenojnë keq krenarinë kombëtare shqiptare, rrezikojnë keq thelbin e identitetit kombëtar shqiptar dhe se ndryshimet e tilla, për një popull me sadopak vetëdije e dinjitet, nuk pranohen për asnjë çmim.

    Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk do të arrijnë t’ia shlyejnë popullit kujtesën për të kaluarën e vet e as ta bindin atë se për të ndërtuar raportete e mira me të tjerët, qenka e domosdoshme të harrosh të kaluarën tënde. E kaluara, kujtesa e popullit është një vlerë e shenjtë, një element përbërës i identitetit kombëtar që nuk këmbehet për asnjë çmim!

    Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve shqipe, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund ta arsyetojnë njerëzishëm e as ta bindin shqiptarin që në vend të lirisë, vlerave njerëzore e kombëtare, ta duan e ta respektojnë pushtuesin e robërinë.

    Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund t’i ndryshojnë gjithë veprat e krijuara nga shqiptarët, në të cilat, si një vullkan shpërthen urrejtja kundër pushtuesit dhe robërisë.

    Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund t’ia heqin bindjen e drejtë shqiptarit, se nga turqit (si trashëgimtarë të P. O., si po paraqiten), më parë se farë ndihmash, duhet kërkuar pendesën e kërkimfaljen për të këqijat e shkaktuara ndaj shqiptarëve dhe gatishmërinë e tyre për të lejuar të drejtat e shqiptarëve në Turqi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 25-03-2013 më 15:20
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    ky muhabet i bie te jete si ajo nusja daperdange e cila per inat te se vjeres shkoi e flejti me mullixhine ;


    analiza te tilla i bejne vec njerez te coroditur te cilet nuk e dine dhe nuk e kane njohur kurre filozofine e identitetit kombetar shqiptar , njerez te cilet duan te mbeshteten ne nje cader turqiste apo helenistike dhe harojne te futen ne cadren e vertet kombetare qe ndonese e vogel te jep te pakten nje origjinalitet , nje bese e cila dekadat e funditr eshte shthurur fare te shqiptaret .


    shqiptaret nuk ia kane pare hairin as feve as politikes dhe se fundmi u binden te mbeshtillen nen nje identitet kombetar ende te brishte por te vertete .


    qofte islami edhe ortodoksizmi ,sllavizismi apo katolicizmi nuk i jane pershtatur shqiptarit pervecse identiteti i tyre kombetar ;

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    HHHmmmmmmmmmmmm,A e mendon ndonjeri se sa shqiptare myslimane jane vrare nen sundimin ,sllav,,turk ,,grek,,,PS shqiptaret kane luftuar kunder te huajve si komb jo si pjesetare te perkatesive fetare sic duan ta paraqesin disa,Eshte mese e vertete ajo qe citon shkrimtari i madh,, Kim Mehmeti,, feja islame e popullit shqiptar e shpetoi ate nga nje asimilim i sigurte,,,,i ushtruar fuqishem prej fqinjeve tane me origjine ''Bizantine'' presion ky qe vazhdon edhe sot;vetem se nen masken e dickaje tjeter. E kam theksuar disa here;duke qene shumice normal qe myslimanet ne aureolen e kombit shqiptar do te kishin nje vend nderi,kane me shume kontribute si ne luften per bashkim kombetar,pavaresine dhe mbrojtjen me fanatizem te origjines se tyre..E kane te qarte te gjithe kush luftonte kunder armiqve dhe kush u krihte ''bishtin'' mjafton te lexosh historine,,shprehet mjaft qarte(per ata qe duan ta lexojne)
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Historia e popullit shqipetare nuk ka shance me ndryshue,kurse e verteta kursesi nuk duhet te shtrembohet,ajo qka ka ndodhe ka ndodh por permes dialogjeve te ndryshme shkencore dhe politike duhet te shiqohen dhe te korigjohen gabimet e se kaluares se hidhure dhe mundesit e permirsimit te tyre tani apo ne te ardhmen jo te larget.
    Kendi i shiqimite te gjerave nuk duhet ti vie era fetare,por reale dhe te arsyeshme,nje gabim qe ka ndodhure ne te kaluaren te kontrollohet dhe te sitet mire dhe holl ne menyre qe pronarve te dikurshem ti kthehet ajo qe i takon,te fortit kete munden ta bejne,nese nuk koncentrohemi ne ket objektive athere nuk kena bere asgje,pra le ta shofim lojrat vashdojne,asgje nuk eshte e pamundure kur grushti i te fuqishmit e rrehe tavolinen si dikure rusia e lodhet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 25-03-2013 më 16:11

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Po de Shum mir e ka then Kimi dhe ashtu eshte s`ka si te jet ndryshe.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  9. #19
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Bashkepunim i cuditshem i nje shtepie botuese islamike si Logos-A dhe levizjez Vetvendosje.Nuk zgjidhen mjete per te mbijetuar politikisht,ju vardisen edhe islamikeve.... Kim Mehmeti duhet te mbaj nje qendrim te tille sepse askush tjeter nuk do i botoj literaturen e tij qysh eshte ndare nga marksistet e Ali Ahmetit.Tani ka perqafuar mjekroshat pantollshkurte te Logos- A, duhet kthyer borxhin e librit !
    Shkrimtari me vetem shkolle te mesme te mbaruar,me emer kinezo - korean eshte bere vegel e islamikeve dhe partive politike,ndersa gjithmon thonte qe ndihet i lumtur ne shumengjyresine religjioze te shqiptareve.Tani na porosite qe Islami eshte ai religjion qe i ka me shume hije shqiptarit... Nuk duhet shume islamikun e fshehur ta zbulosh,vetem duhet pak gervishur ( botim libri !),dhe te shfaqet gjaku i tij i gjelbert.
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Islami (feja)= çmenduria, verberia
    A keni menduar ndonjehere se cilat ishin teritoret e shqiptareve para ardhjes se osmaneve?
    A keni menduar se sa teritor kemi humbur gjate sundimit ( shkatrrimit) te osmaeve?
    A keni menduar ndonjehere se sa shqiptare jane zhdukur dhe sa kan marre arratine gjate sundimit te egersirave?
    A keni menduar ndonjehere se gjithe ata qe nuk u bene musliman u bene shtete edhe pse kurre nuk kishin egzistuar?
    Dhe se gjithe keta u bene duke u dhene osmanet tokat tona.
    A mjaftojne keto, se ka edhe te tjera?
    Ju ke adresuar pyetje njerezve te gabuar .. ata nuk mendojne .. nuk e lodhin trurin per gjera te "kota" ,islami "mendon "per ta.. fundja nuk ke cka pret prej atyre qe besojne qe historia me e bukur e dashurise ka ndodh ndermjet nje burri 51 vjec dhe nje vajze 9 vjece!!

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •