Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 162
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Nga Alfred Beka | 24 Mars 2013 17:58
    Duke folur për Shkupin, gjatë promovimit të librit të tij ‘Shkupi’, shkrimtari Kim Mehmeti u shpreh, midis tjerash, se islami e ka shpëtuar shqiptarinë.

    Të shtunën, më 23 mars, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, u promovua libri ‘Shkupi’ me autor intelektualin dhe shkrimtarin shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti. Ky promovim u bë në bashkëorganizim të shtëpisë botuese ‘Logos-A’ dhe Lëvizjes Vetëvendosje!.

    Në këtë promovim u tha se libri ‘Shkupi’ është si ese historike, ku gërshetohen mjeshtërisht disa zhanre, ku në njërën anë autori shërbehet me figura letrare, kurse në anën tjetër e zotëron shumë mirë sensin historik.

    Duke folur për deshqiptarizimin e Shkupit, Mehmeti theksoi se pas Luftës së Dyte Botërore, mbeti një periudhë 40-vjeçare, ku u punua vazhdimisht në deshqiptarizimin e Shkupit.

    “Atë kohë, arritën ta zbrazin Shkupin afro 60%, duke dëbuar shqiptarët në Turqi. Nga Maqedonia u mbushnin trenat me shqiptarë që i çonin në Turqi. Për këtë, arsye vinin shumë nga Kosova në Shkup, sepse ishte rruga më e lehtë për të ikur për Turqi”, tha Mehmeti.

    Ai theksoi se politikanët shqiptarë në Maqedoni, do të mund ta ndalnin deshqiptarizimin tani, nëse do të dilnin nga Qeveria, porse shtoi se një gjë e tillë nuk pritet nga ta.

    Lidhur me terrorizmin urban të ushtruar nga Qeveria e Maqedonisë, Mehmeti tha se antishqiptaria në Maqedoni është institucionale.

    “Në sistemin e Millosheviçit, kur një serb donte ta rrihte një shqiptar, vishte uniformën e policit, duke u mbuluar pra me uniformën e institucioneve. Tani në Maqedoni del të rrah civili, por atë e mbron institucioni. Kjo në Maqedoni nxitet institucionalisht”, tha ai.

    Ndërkaq, duke folur për atë se si kanë arritur shqiptarët ta ruajnë identitetin, Mehmeti tha se kjo është arritur përmes islamit.

    “Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.

    Në fund të këtij promovimi, të pranishmit në sallë vazhduan diskutimin duke shtruar edhe pyetje të ndryshme drejt autorit Kim Mehmeti.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    si e paska ndihmuar islami, kur shkupi u boshatis 60% nga shqiptaret, vetem se ishin muhamedane dhe i cuan ne turqi.
    si paska ndihmuar islami ne kombin shqiptare, kur ortodokset dhe katoliket e shkupit u asimiluan vetem prej prezences se islamit nder shqiptare.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #3
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    "Çelësi i shpëtimit kombtar : Feja Islame " / Kim Mehmeti

    Emri:  Kim_Mehmeti_324927.JPG

Shikime: 968

Madhësia:  46.9 KB


    Duke folur për Shkupin, gjatë promovimit të librit të tij ‘Shkupi’, shkrimtari Kim Mehmeti u shpreh, midis tjerash, se islami e ka shpëtuar shqiptarinë.

    Të shtunën, më 23 mars, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, u promovua libri ‘Shkupi’ me autor intelektualin dhe shkrimtarin shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti. Ky promovim u bë në bashkëorganizim të shtëpisë botuese ‘Logos-A’ dhe Lëvizjes Vetëvendosje!.

    Në këtë promovim u tha se libri ‘Shkupi’ është si ese historike, ku gërshetohen mjeshtërisht disa zhanre, ku në njërën anë autori shërbehet me figura letrare, kurse në anën tjetër e zotëron shumë mirë sensin historik.

    Duke folur për deshqiptarizimin e Shkupit, Mehmeti theksoi se pas Luftës së Dyte Botërore, mbeti një periudhë 40-vjeçare, ku u punua vazhdimisht në deshqiptarizimin e Shkupit.

    “Atë kohë, arritën ta zbrazin Shkupin afro 60%, duke dëbuar shqiptarët në Turqi. Nga Maqedonia u mbushnin trenat me shqiptarë që i çonin në Turqi. Për këtë, arsye vinin shumë nga Kosova në Shkup, sepse ishte rruga më e lehtë për të ikur për Turqi”, tha Mehmeti.

    Ai theksoi se politikanët shqiptarë në Maqedoni, do të mund ta ndalnin deshqiptarizimin tani, nëse do të dilnin nga Qeveria, porse shtoi se një gjë e tillë nuk pritet nga ta.

    Lidhur me terrorizmin urban të ushtruar nga Qeveria e Maqedonisë, Mehmeti tha se antishqiptaria në Maqedoni është institucionale.

    “Në sistemin e Millosheviçit, kur një serb donte ta rrihte një shqiptar, vishte uniformën e policit, duke u mbuluar pra me uniformën e institucioneve. Tani në Maqedoni del të rrah civili, por atë e mbron institucioni. Kjo në Maqedoni nxitet institucionalisht”, tha ai.

    Ndërkaq, duke folur për atë se si kanë arritur shqiptarët ta ruajnë identitetin, Mehmeti tha se kjo është arritur përmes islamit.

    “Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.

    Në fund të këtij promovimi, të pranishmit në sallë vazhduan diskutimin duke shtruar edhe pyetje të ndryshme drejt autorit Kim Mehmeti.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Deklarata te tilla, jane aq te uleta dhe deshmojne injorancen e personave qe i bejne me shume se cdo gje tjeter.

    "Shqiptaria" per Kim Mehmetin matet me numrin e shqiptareve te asimiluar ne fene islame dhe kulturen osmane qe kane mbetur ende ne Maqedoni. Dhe ky nuk eshte as i pari e as i fundit qe ben kete pretendim. Pretendimi merr zakonisht formen e "Islami i shpetoi shqiptaret nga fqinjet e krishtere orthodhokse". Domethene, me pak fjale, sipas mendjes se ktyre mendjendriturve:

    1. Feja Islame eshte Shqiptaria!

    2. Qe te jesh shqiptar do te thote te jesh ndryshe nga fqinjet!

    Kjo eshte menyra se sa keta justifikojne ekzistencen e tyre sot si njerez, pasi nuk kane kurajo qe te shohin veten ne pasqyre per ate qe jane: shqiptare te asimiluar ne fene e pushtuesit osman dhe kulturen osmane te atij pushtuesi. Por jane shume "krenare" per te pranuar te verteten historike qe eshte evidente per kedo qe lexon e studion historine e shqiptareve si popull, dhe kembengulin si budallai duke u munduar te shesin asimilimin e tyre osman per "shqiptari".

    Nuk doli ndonje i zgjuar ne ate salle te pyeti Kimin:

    Sa rilindas kane dale nga shqiptaret muslimane te Maqedonise?

    Sa patriote nga Maqedonia nenshkruan pavaresine nga Turqia ne Vlore ne 28 nentor 1912?

    Vendi i Kongresit te Manastirit te gjuhes shqipe, sa mire e shkruan dhe flet shqipen sot?

    Sa prej shqiptareve te arrestuar e denuar per terrorizem islamik ne bote kane qene me origjine nga Maqedonia?

    Keto nuk kane rendesi dhe nuk duhet te shkojne per te matur "shqiptarine". Shqiptaria qe njeh Kimi dhe shoket e tij, eshte "shqiptaria" e Lidhjes se Prizrenit, qe thirri Bab Abdyli Hamidi nga Stambolli.

    Por budalleqet e Kimit nuk mbarojne me kaq.

    Ai tregon me gisht nga "shqiptaret orthodhokse te asimiluar ne Maqedoni" si per te treguar qe "ne shqiptaret muslimane kemi mbijetuar". Por edhe kjo eshte ne vetvete nje genjeshter me bisht. Shqiptarja me e madhe qe doli nga Maqedonia e kishi emrin Gonxhe Bojaxhiu, lindi ne Shkup dhe familja e saj e krishtere levizi ne Tirane, menjehere sapo u themelua shteti shqiptar. Dhe si ajo familje, mijera familje te tjera orthodhokse levizen nga Shkupi e Maqedonia drejt Shqiperise e drejt emigracionit ne SHBA. Arsyeja e largimit? Arsyeja e largimit dhe asimilimit me popullsine sllave ishte e thjeshte: nuk ishte se "ishin orthodhokse si sllavet", sic i pelqen Kimit te mendoje, por se nuk mund te jetonin me shqiptaret muslimane te islamizuar e turqizuar. Ishte asimilimi ne mase i shqiptareve ne fene islame dhe kulturen osmane qe i shtyu shqiptaret autoktone orthodhokse qe e ruajten fene e te pareve, te zgjedhin bashkejetesen me sllavet e jo me shqiptaret e asimiluar. Dhe jo vetem kaq, por shumica muslimane mes shqiptareve ne Shkup e Maqedoni ka dhunuar e sulmuar shqiptaret e krishtere orthodhokse, pasi ata duheshin "shuar nga faqja e dheut ne Maqedoni", ne menyre qe Kimja e kompani ti binin gjoksit si "shqiptare" te vertete.

    Dikush duhet ti mesoje Kimes se shqiptare te vertete jane ata qe nuk e ndryshojne as fene, as traditen e as kulturen e tyre me cdo pushtues te ri qe shkel ne token e Arberit por e trashegojne me vetemohim e sakrifice kete fe, tradite e kulture nga brezi ne brez. Kjo eshte Shqiptaria e Vertete e rilindasve shqiptare, e jo shqiptaria alla-turka e Kimes.

    Shqiptaria e shqiptareve ne Maqedoni ka arritur ate stad, sa kur Nene Tereza u nderua ne Shkup, asnje shqiptar musliman nuk doli qe ta nderonte bijen me te nderuar te Shkupit ne bote!

    http://www.forumishqiptar.com/thread...C3%AB-shqiptar

    Ne nuk na duhet realiteti apo e verteta, ne na duhet vetem ti bejme qejfin vetes, apo jo o Kime?

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-03-2013 më 17:25

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    islami mbrojti identitetn shqiptar ne maqedoni lmao pse ka ngelur identitet i tille atje?


    ps eshte ca i zi ky kimi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Korcar-L1 : 24-03-2013 më 17:33
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #6

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Para se tvjen turku ,shqiptaria ishte nen thundren e eger serbosllave te car dushanit,i cili asimilonte shqiptaret me dhune,dhe ne cast nderhyri fati i shqiptaris dhe shpetoj nga dhuna sllave,kurse princat sllav si uglesha,vukashini dhe krali marko qe zoteronin viset shqiptare u vrane nga osmanet dhe prej ateher u shua dominimi i tyre per 500 vite,kohe qe ju nevoit shqiptarise per te mar veten..saqe i perballuan edhe masakrave te jgosllavis se vjeter dhete re.
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    Para se tvjen turku ,shqiptaria ishte nen thundren e eger serbosllave te car dushanit,i cili asimilonte shqiptaret me dhune,dhe ne cast nderhyri fati i shqiptaris dhe shpetoj nga dhuna sllave,kurse princat sllav si uglesha,vukashini dhe krali marko qe zoteronin viset shqiptare u vrane nga osmanet dhe prej ateher u shua dominimi i tyre per 500 vite,kohe qe ju nevoit shqiptarise per te mar veten..saqe i perballuan edhe masakrave te jgosllavis se vjeter dhete re.
    nga komentet dhe pikpamjet ti dukesh qe je 100% i asimiluar ne Aziatik.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #8

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Aziatiket perseri kishin meshire dhe i ndihmuan kombit shqiptar te lirohej nga nga sllavet barbar karpatian.Pra ma mir me aziatet sesa me barbaret karpatian qe sot ti nuk do te flitshe as shqip dhe do permendej si i harruar para 500 viteve me nji fjale: ' ka jetuar dikur ketu nji popull i lashte por u zhduk dhe as gjurmet nuk u kan mbetur'...
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  9. #9
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Ortodoksët dhe katolikët jan asimiluar në maqedonas, me gjuhe e flamur !

    I kujt faji ?

    … " i muslimanëve " që ruajten gjuhen edhe flamurin, pra Kombësin në tërësin e saj.

    Ne jemi deshmitar qe jo vetem ne Maqedoni, por edhe ne Shqiperi kan filluar proceset e asimilimeve te shqiptareve ortodoks ne grek ! Qoft nepermes shkollave qe hapin ne tokat tona, apo blerjen e kombesis me te holla !
    Prandaj mos u çudutinu, sepse eshte gje normale qe sot, egzistojn paragjykimet e shumta ndaj ketije komuniteti i cili ka per udheheqes nje grek, kombesia e te cilit paraqet Armiqësi për popullin Shqiptar !

    Gonxhe B. e fliste me mir maqedonishtën se shqipen, sepse ajo nuk u perzi me "muhamedan", dhe morri edukaten e saj ne kishat e tyre. E ne me injorancen ton, krenohemi per parkursin e saj profesional. Nje profesion per te cilin nuk kerkohet kurrfar kriteri t'inteligjences. !

    Pra, pergjigjjuni pyetjes se Kimit : " Ku jan ortodokset dhe katoliket ne Maqedoni ? "

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    .....islami(islamizimi i dhunshem)i dha Shqipetareve imazhin e turkut,dhe thjesht fituam ndarjen e territoreve tona,ku per pasoj fituan fqinjet tane...Eshte per tu theksuar se humbja e Identitetit ARBEROR,dhe fitimi i identitetit turk,na dha nje imazh te ri ku Bismark ne konferencen e Berlinit tha:Shqipetaret nuk ekzistojne.E pasojat dihen,territoret tona ju dhan fqinjeve tane edhe pse te ardhur ne shekullin shtate...Pasojat e shnedirrimit(shkeljes se IDENTITETIT ARBEROR)na shoqerojne edhe sot e gjithe diten,per ata qe shohin,shnderrimi i identitetit ishte tragjedi...

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •