Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 79
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Seksi dhe shėndeti

    Ekzistojnė njėzet (20) arsye qė seksi dhe dashuria ndikojnė nė bukurinė dhe nė shėndetin e femrave dhe tė meshkujve.

    1- Dashuria e mjaftueshme do tė bėjė qė femrat tė duken nė formė tė mirė dhe me pamje tė shkėlqyeshme. Shkaku kryesor, i cili ndikon pėr kėnaqėsi nė dashuri dhe nė seks ėshtė tė tajiturit e sasisė sė dyfisht tė hormoneve tė ostrogenit.

    2- Seksi ėshtė mė i bukur sesa kremet e shtrenjta kundėr rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lėkura bėhet mė e lėmueshme dhe mė e shtrėnguar, mė saktė mė e nderė (mė e shtrirė). Papastėrtia dhe puērrat zhduken.

    3- Seksi ndikon edhe nė mbajtjen e vijės sė trupit bilonjė, d.m.th tė trupit tė bukur, shtathedhur. Gjatė seksit tė nxehtė dhe me plot pasion ėshtė konstatuar se shpenzohen 560 kalori tė tėra, po aq kalori sa shpenzohen pėr njė orė e gjysmė tė stėrvitjes me biēikletė dhomė. E me kėtė kjo paraqet edhe njėfarė kėnaqėsie.

    4- Nė shtrat mund ta zvogėloni rrezikun nga ngushtimi i enėve tė gjakut. Gjatė kohės sa keni marrėdhėnie seksuale tajohet (formohet) hormoni qė e zvogėlon tensionin e gjakut.

    5- Edhe disponimi pėrmirėsohet pas seksit, bile zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisė dhe e kėnaqėsisė.

    6- Nėse juve ju mundon pagjumėsia, seksi para gjumit do t’ju bėjė ēudira. Ėshtė konstatuar se seksi ėshtė dhjetė herė mė i mirė se sa hapat pėr gjumė ose pėr qetėsim. Do tė ēliroheni tėrėsisht nga brengat dhe do tė flini tė qetė, sigurisht nja 25% mė mirė e mė gjatė.

    7- Seksi ėshtė terapia mė e mirė dhe mė e fortė kundėr flamės dhe kundėr gripit. Netėt e nxehta tė seksit dhe tė dashurisė ndihmojnė edhe nė shėrimin e astmės dhe tė alergjisė.

    8- Tashmė ėshtė konstatuar se edhe paraloja e zjarrtė gjatė seksit dhe dashurisė e shėron dhembjen e kokės. Enėt e gjakut nė tru, tė cilat kanė ngėrē, gjithashtu mund tė ēlirohen.

    9- Loja me buzė dhe me gjuhė ndikon gjithsesi nė tajitjen e pėshtymės, e cila i mbron dhėmbėt nga kariesi dhe bigorri (guralecėt) e dhėmbėve. Pėrveē kėsaj, edhe puthjet e buta dhe tė ndjeshme ndikojnė pėr tė mirė nė seks, d.m.th. e stimulojnė atė.

    10- Seksi i pakėson fatkeqėsitė nė rrugė dhe nė punė. Pas natės sė mrekullueshme tė seksit dhe tė dashurisė sė kaluar, njerėzit janė psikikisht mė stabilė dhe mė tė kujdesshėm.

    11- Nė seks mė sė miri stėrviten muskujt e barkut dhe tė prapanicės. Pėr kėtė arsye zhduket stomaku, kurse prapanica bėhet edhe mė e fortė dhe e ngrejtur, mė saktė mė e ndėrtuar dhe ka njė pamje tė mrekullueshme, tė cilėn e merr pas seksit intensiv. Bile, seksi mundėson edhe qė tė dobėsohemi dhe nuk ka dietė mė tė mirė se seksi pėr t’i hequr kilogramėt e tepėrt dhe tė padėshiruar.

    12- A bėheni tė harrueshėm dhe a plakeni?
    Seksologėt kanė konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalėsojnė procesin e mplakjes (tė moshuarit) dhe e kthjellojnė mendjen, d.m.th. nuk bėheni tė harrueshėm dhe e ndalon mplakjen e parakohshme.

    13- Nėse ju tėrheqin dashuria dhe seksi, nuk do t’ju dhembė lukthi fare, bile as rraskapitjet nuk do t’i njihni (pėrjetoni).

    14- Po ta fitoni vetėbesimin nė shtrat, edhe partneri juaj do t’jua pranojė kėtė dhe nė jetė nuk do tė jeni tė komplikuar, pra, do tė ēliroheni nga tė gjitha komplekset e mundshme.

    15- Seksi u jep njė pamje tė bukur kofshėve dhe kėmbėve. Nga celuliti nuk do tė mbetet asnjė gjurmė, sepse sistemi limfatik ėshtė mjaft aktiv, e posaēėrisht nė kėmbė.

    16- Netėt e dashurisė i zgjidhin tė gjitha vėshtirėsitė dhe kėshillat nga institucionet pėr kėshillime martesore s’do t’ju nevojiten fare. Bisedoni nė shtrat me partnerin tuaj pėr gjithēka.

    17- Sportistėt e dijnė tashmė edhe atė qė njė kohė tė gjatė se pas mesnatės sė suksesshme tė seksit dhe tė dashurisė reaksionet janė thjesht mė tė mira.

    18- Seksi ėshtė me tė vėrtetė lloji mė i sigurt dhe mė i shpeshtė i sportit, i cili e vė nė lėvizje ēdo muskul tė trupit tė njeriut, e nė anėn tjetėr nė shtrat ka mė pak fatkeqėsi.

    19- Seksi-terapia mė e fortė kundėr infarktit tė zemrės?!
    Mjekėt kanė konstatuar se infarkti i zemrės i godet nė radhė tė parė njerėzit qė dashurohen shumė pak dhe qė jetėn seksuale e kanė shumė tė varfėr (pra ata qė merren mė pak me seks). Mirėpo, shumica e personave qė pėsojnė infarkt, pas kėtij infarkti e ndėrpresin jetėn seksuale tė rregulltė, nga frika mė tepėr. Por, sipas mjekėve, kjo ėshtė plotėsisht e gabuar dhe e dėmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nėse nuk e besoni kėtė, para se tė provoni, kėshillohuni me mjekun.

    20- Seksi ju bėn shumė tėrheqės dhe joshės (ngashnjyes). Kur dashuron shumė, nėnkuptohet se bėn seks edhe mė shumė e mė shpesh, dhe me kėtė rast krijohen fenomene tė njė seksi parfumi tė butė, me aromė tė mirė dhe joshėse, por shumė tė rėndėsishme. Femrat i bėn tė dėshirueshme, kurse meshkujt mė tė furishėm (mė agresivė).

    Pas kaq shumė provash del vetėm njė konstatim, e nėse e dėshirojmė kėtė, nė mėnyrė qė tė jemi sa mė tė shėndoshė, zgjidhjen pėr kėtė duhet ta kėrkojmė nė lojėrat e zjarrta tė seksit dhe tė dashurisė nė shtrat.
    Prandaj, njė kėshillė pėr fund, tė cilėn duhet ta mbani mirė nė mend dhe duhet t’i pėrmbaheni kėsaj rreptėsisht:

  2. #2

    hahahhahahhahhahahhah

    C'me ke shkrire ooo Estella,


    Ore, po per mundesite per tu bere me barre a e ke thene???? Po ato per semundje?

    Per mendimin tim, seksi eshte shume i mire, por ka edhe shume gjera qe ndoshta nuk ju pelqejne.... PSH...

    1) Seksi i ben femrat me barre kur nuk duan.. (edhe me prezentativ, ose me birth control pills, prap si dihet)
    2) Seksi te ben te vdesesh (semundjet e ndryshme)
    3) Seksi te ben te mendosh vetem per seks, sidomos kur eshte i mire, dhe po flas per okazionet kur ne vend qe te punosh, mendon rreth nates "fantastike" qe kishe me te dashuren/dashurin.
    4) Seksi te dobeson (hahahha per cunat, se e di qe ju femrat vdesni per pak dobesim)
    5) Seksi lind perdhunues
    6) Seksi te len pa gjume
    7) Seksi te ben te kapesh nje femer qe nuk e pelqen dhe kurr nuk e lejoje dot ne jeten tende te perditshme, por meqe ishe "horney", ja fute..........sa per pak qef (kjo eshte me shume per cunat)
    8) Seksi te ben te tradhetosh
    9) Seksi te ben te zihesh
    10) Seksi te ben te harrosh endrrat e jetes profesionale
    11) Seksi shkaterron shoqeri


    Kaq kam ne mendje deri tani.. I them vetem per t'i kujtuar atyre qe behen "ekstremist" mbasi tij. Eshte shume e rendesishme te jesh i njohur me partnerin mire para se te besh SEKS, sepse ne fund te fundit vetem nje trup ke. Po su kujdese per te, nuk do te kujdeset per ty. Kur kemi pas qene femije, kemi pas thene: "Rafsha ku s'rafsha, mos u vrafsha!" Kjo filozofi eshte shume e "rrezikshme" ne seks...

    SIDOQOFTE, ne fund jam dakort me "Stelen". Ajo ka shume te drejte sepse nese je i matur dhe e ben cdo gje me pak mend.. SEKSI MUND TE JETE ZGJIDHJA E 90% TE PROBLEMEVE NE JETEN E PERDITSHME.


    Ciao'
    ILIRi
    Aspire to inspire, before you expire!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Ne lidhje me seksin.

    Une nuk i hedh poshte ato te mirat e seksit. Dhe nga ana tjeter nuk jam per seks ekstremist, pasi ka nje kohe te caktura per gjithcka, dhe seksi me i mire eshte ai ne martese.

    Packa se kjo pozite, nuk eshte ajo qe shumica e atyre qe shkruajne ne kete forum aprovojne, kjo nuk do te thote qe e verteta bie gjithmone dakord me shumicen, apo jo?

    Une vete nuk jam i martuar, por kam zgjedhur qe persa i perket seksit, te pres deri kur te martohem. Kjo eshte ne rradhe te pare pershkak te bindjeve te mia fetare, por njekohesisht, kjo bindje eshte e mbeshtetur nga faktet e tjera sociale qe kam vene re keto kater vjet e ca, gjate kohes qe kam qene me studime ketu ne Amerike.

    Kam vene re qe seksi, me gjithe te mirat qe Estella tha, eshte bere nje justifikim per te gjithe ata qe e kerkojne ate para marteses, dhe fatkeqesisht faktet fillojne te ndryshojne persa i perket te mirave te seksit.

    Albanian Design, beri nje liste te shkrurter me ca nga pasojat qe vijne nga seksi, qe une do te thoja eshte jashte martese. (shkoni dhe shikojeni edhe nje here ate liste qe te shihni nese te mos shumica e tyre jane pershkak te seksit jashte marteses).

    Nje faktor tjeter, qe kam vene re eshte problemet qe kane ato mardhenie midis cifteve ne te cilen te dyja palet ose vetem njera pale, kane bere seks perpara marteses. Shumica prej tyre sot ndahen. Tani nuk mund te them qe i gjithe faji eshte pershkak te seksit, por e verteta eshte qe edhe seksi, eshte nje lloj veprimi i cili tregon besnikerine e nje personi ndaj bindjeve te tij, dhe thuhet qe "Cfare te mbjellesh, ate edhe do te korresh."

    Nesje, po e mbyll me kaq per tani....
    Gjithe te mirat

  4. #4

    mentalitet i vjeter shume lal....

    Gjono,


    Cdo njeri ka mendimet e tij natyrisht, por per mendimin tim ai mentalietet eshte shume i vjeter. Ai mentalitet ndoshta ka pas punuar ne ate kohe sepse jeta sociale ishte vetem me thashetheme dhe njerzit kishin frike te flasin.

    Per mendimin tim, koha ka ndryshuar shume, dhe marrdhenjet jane shume me te forta nese seksi eshte i mire. Mendoj qe 66% e lidhjeve midis dy partnereve eshte e bazuar ne seks (e kam fjalen per te rinjte me shume, se pleqte vetem duan yzmet)... Te thuash qe po nuk bere seks je njeri i ndershem "dhe tregon besnikerin ndaj bindjeve te tij", per mendimin tim eshte kokeforci. Pse e mohon dicka qe eshte e mire? Eshte sikur me qene ne mes te vapes , dhe me te ofruar akulloren por te lene vetem ta shikosh ate, dhe te mos e lepishe. Per mendimin tim, kete gje ndoshta nuk e kupton, meqe nuk ke bere seks, por jam kundra idese qe po tha nje liber mos te besh seks, nuk ben. Nuk dua te hy tek feja dhe nuk po te kundervihem, biles e respektoj ate qe po thua, por per mendimin tim ka menyra shume te tjera per te treguar vullnetin tend. Seksi eshte natyral, dhe te gjitha kafshet insektet.. etj etj e bejne..

    Por meqe jeta sociale thote JO, ne direkt si dele nga mbrapa. Meqe jemi njerez, kuptohet nuk je i lejuar te shkosh ne mes te rruges e te perdhunosh, por ne nje kohe kur femra ose mashkulli e don dhe ti e don, PSE JO? Vetem ki kujdes para se ta besh! Eshte e sygjeruar ta njohesh mire partnerin, para se te fillojne marrdhenjet seksuale.

    Persa i perket pikes se marteses, si mbas statistikave, 95% te atyre qe martohen, mbas 1 viti, e humbin dashurine per seks. Kjo gje ndodh ndoshta nga punet e perditshme qe njeriu angazhohet.

    Si mbas nje artikullin nga revista "TIME", ndjenjat seksuale jane me te medhaja gjate jetes se kolegjit, pra ne pergjithesi per ata qe jane nga mosha 17-28 per cunat, dhe per femrat nga mosha 15-25vjeē. Ky eshte realiteti, tani si e perdor ti kete moshe, varet nga "morali" jot, por nese martohesh ne moshen 29 vjec, kjo do te thote qe e ke humbur ate pasjon qe ke pasur ne fillim.

    Seksi eshte art, dhe qe te behesh nje artist i mire, duhet te praktikosh. Ne fund te fundit, kush nuk po don nje artist te mire?

    Iliri
    Aspire to inspire, before you expire!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70
    AlbanianDesign, me beri pershtypje pergjigjja jote, por megjithese nuk jam dakord me mendimin tend, nga na tjeter desha te te falenderoj qe e respekton mendimin tim.

    Nje gje tjeter qe doja te shtoja: secili prej nesh merr vendime, si p.sh. seksi, ne baze te bindjeve te tjera, dhe shume prej nesh mund te thone qe kjo eshte mire ose kjo eshte keq.

    Atehere pyetja qe une kam eshte kjo: nga e dime ne se kush eshte mire dhe kush eshe keq, pra ku bazohen vendimet tona morale?

    P.S. Mbase kjo duhet te jete nje teme e re mevete, por nese nuk ka kundershtim mund ta diskutojme edhe ketu, ne lidhje me seksin.
    Gjithe te mirat

  6. #6

    vendimet tona...

    Zakonisht, vendimet varen nga eksperienca qe njeriu ka dhe nga rregullat qe vendos ligji per ne.

    Me pak fjale, ate qe themi, zakonisht e themi sepse jemi ndikuar nga eksperienca qe kemi marre gjate jetes personale. Nese kjo eshte nje eksperience e mire apo jo, kjo mund te vendoset nga ligjet qe na rrethojne, dhe nga ndergjegja qe kemi.

    Psh, nese vjedh nje veture (BMW), mund te duket dicka e mire sepse tani ajo eshte e jotja, por ama ligji te fut ne burg nese kapesh, dhe keshtu e ben te keqe. Pra ka dy rruge, te behesh in dershem (si mbas ligjit), ose te behesh i arratisur nga pushteti. Megjithese kjo eshte me shume pergjigje me ane politike, prap te tregon dicka rreth vendimeve edhe me seksin. Nese mendon qe seksi te ben keq, mos e bej. E bukura e demokracise eshte qe ben ca te duash midis nje gardhi.

    Sic e dime seksi eshte shume i mire, jo vetem nga eksperienca qe disa kane, por edhe shume shkenctare qe e kane aprovuar ate te jete e mire. Ato qe tha Estella eshte plotesisht e vertet! Megjithate, duhen konsideruar dhe te keqijat.

    Ne kete bote per mendimim tim ka dy lloj personash: 1) optimistat, dhe 2) pesimistat.

    Shumica nga ne mundohemi te jemi optimist, por per mendimin tim, ballancimi i te dyjave do ishte fenomenal.

    Ciao'
    Iliri
    Aspire to inspire, before you expire!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Ku bazohen vendimet tona morale

    Une nuk e di nese i je pergjigjur pyetjes time plotesisht AlbanianDesign.

    Ti mbase do te thuash ligji ose me saktesisht ligjet e shoqerise, por une do te te pyesja, ku bazohen ligjet e shoqerise?

    Pra, si jane njerezit ne gjendje qe te vendosin kush eshte e drejte dhe kush eshte e padrejte, ose kush eshte dicka e moralshme dhe cfare eshte e pamoralshme.

    Gjithe te mirat

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Gjoni pyetja qe ke bere eshte teper teper e gjate per ta shpjeguar dhe sqaruar sepse varet nga shume gjera si eksperienca, edukimi, feja, menyra e jeteses, etj....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 06-11-2002 mė 14:50

  9. #9
    ****** Maska e I-PANJOHURI
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Neper male
    Postime
    38
    Nuk jam kunder atyre 20 arsyeve qe e bejne sexin te domosdoshem apo te nevojshem per shendetin e djemve apo vajzave.Vetem se nje pyetje do te kisha ne kete drejtimeqenese sexi qenka aq i shendetshem per te dy gjinite njerezore, cilat grupe te moshave duhet te fillojne "kete kure" ?!Mos duhet filluar qe femije te praktikohet sexi, ne menyre qe shendeti te ruhet ne nje gjendje sa me temire per shkak te tij?

  10. #10

    Varet nga personi...

    Megjithese pyetja jote eshte normale, une nuk jam me ty.

    Seksi nuk eshte kure, por per ata qe e duan, nuk do te thote qe eshte keqe, dhe keshtu mbas analizave, e shikon qe ne fund te fundit te ben mire. Plus per mendimin tim kjo teme eshte shume e mire sepse i hap mendimet e shqiptareve, sidomos ata qe mendojne qe eshte turp te bisedosh per te.
    Aspire to inspire, before you expire!

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėndeti mendor, 33% e shqiptarėve me depresion
    Nga AjSi nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 11:28
  2. Shėndeti nuk ka ēmim. Pėr dallim prej barnave!?
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 07:59
  3. Shendeti dhe kurat natyrale
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 05:10
  4. Njė masazh si kurė shėndeti
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 18:20
  5. Ngjyrat dhe shendeti
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 21:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •