Nuk mund te ndihmohet dikush tere jeten, vetem nese eshte invalid, apo i paafte fizikisht. Prinderit eshte mire te ndihmohen cik me shpesh nese jetojne vetem dhe s'kane te ardhura te tjera pervec pensionit.
. Ka plot ketu qe heqin buken e gojes dhe ua cojne prinderve, motrave, vellezerve. U cojne placka, makina, edhe pse vet jetojne ne shtepi me qera ku leviz miu dhe bubuzheli i zi per qejf dhe me placka te vjetra. Ketu ka shqiptar qe jetojne me placka te gjetura neper rruge, dhe prape ndihmojne prinderit. Me dhimbsen. Ne vend te kujdesen per veten, te ndertojne jeten e tyre, iu duhet te ndihmojne familjen vetem se jetojne "jashte". Pse dergon i thashe njeres kur nuk ke vet dhe familjen nuk e ke keq ekonomikisht. Me vjen zor tha, se coc kujtojne ca jete bejme ketu. Kane faj dhe shqiptaret vet qe nuk jane realist per jeten qe bejne. Vene ne Shqiperi me dy leke qe kane kursyer tere vitin, apo me leket e taksave qe marrin, dhe i hedhin leket sikur i gjeten rrugeve. Kjo krijon pershtypjen e gabuar te familjaret dhe normal qe do i shikojne nga duart. Kthehen nga Shqiperia dhe mezi shtyjne muajin pastaj. Ja keshtu eshte realiteti. Veshtire eshte bere kudo. Askush se ka te ardhmen te sigurt. Kush do i ndihmoje keta qe mbajne familjet me buke nese do u bjeri nje hall per vete? Ne dore te Zotit jemi te gjithe. Mire eshte qe secili te beje te pamunduren te nxjerri vet familjen nga balta dhe jo te presi me duar hapur nga vellai, motra qe me sakrifica arriten aty ku jane. Nuk u erdhi fati ne dore.
Krijoni Kontakt