KONVERSION NE DENIM ME VDEKJE – HISTORIA E CLAUDE NEWMAN

Claude Newman(Klod Njuman), nje American Afrikan, lindi me 1 Dhjetor, 1923. Njezet vjet me vone, ai e gjen veten ne nje qeli burgu, i gjetur fajtor per vrasje dhe i denuar me vdekje ne karrigen elektrike. Disa histori thone qe ai gjeti nje burre duke i sulmuar gruan dhe qe ia kishte ndare koken me dysh me nje sepate, ndersa disa te tjere thone qe viktima qe Sid Cook, burri i gjyshes, nje burre qe vazhdimisht e abuzonte ate. Klodi qe keshilluar per t’a vrare Cook nga nje nga te ashtuquajturit shoke, dhe me 19 Dhjetor, 1942, Klodi e qelloi Cook, i mori parate dhe shkoi nga Mississipi ne Arkansas.
Nje muaj me vone, e kapin ne Arizona dhe kthehet ne Mississipi per t’u gjykuar. Megjithe protestat e avokatit te tij, qe Klodi kishte qene nen presion per te konfesuar, ai u shpall fajtor dhe nje apelim i mevonshem per rigjykim u refuzua.
Ndersa ishte ne burg, Klodi ndante te njejten qeli me kater te burgosur te tjere dhe nje nate, ai vuri re qe njeri nga keta kishte nje medalje te varur ne nje cope spangoje rreth qafes se tij. Kur ai pyeti se c’kuptim kishte medalja, burri tjeter, nje Katolik, nuk mund, ose ndoshta, s’donte t’ja shpjegonte qellimin e saj. Biseda u be ne disi e tensionuar dhe shoku i tij i burgut, u be me shume e me shume i shqetesuar, derisa me ne fund e shqeu medaljen nga qafa dhe e hodhi ne toke duke i thene Klodit ‘Merre kete gje’.
Klodi e pa medaljen me kujdes dhe megjithese nuk e kishte idene se cfare tregonte (ishte imazhi i Zojes Tone te Bekuar), ai donte t’a mbante. Ai e lidhi ne nje cope spango dhe e vari ne qafen e tij. Ne po ate nate, ndersa po flinte, papritmas ndjeu dike qe po i prekte kycin e dores dhe ndersa u zgjua, pa “gruan me te bukur qe Zoti kishte krijuar ndonjehere”. Ai u frikesua, asgje e tille s’i kishte ndodhur me pare, por Zoja e qetesoi me fjalet “Nese do qe une te jem Nena jote, dhe ti deshiron te jesh femija im, kerko per nje prift te Kishes Katolike”. Dhe pastaj, ajo u zhduk.
Por tani, Klodi u tmerrua. Ai filloi te therrase “fantazme, fantazme” dhe shkoi ne qeline e njerit nga te burgosurit me te cilin kishte qene me pare dhe filloi te kerkoje per nje prift Katolik. Mengjesin tjeter, u therrit At Robert O’Leary (qe me vone do te linte nje incizim te detajuar te ngjarjeve). Klodi i pershkroi ngjarjet e nates se meparshme dhe kater te burgosurit e tjere konfirmuan c’kishte ndodhur, por, sigurisht, ata s’e kishin pare “Zojen” si Klodi. Pastaj, cuditerisht, te katert i kerkuan priftit t’i jepte udhezime mbi besimin Katolik.
Ne fillim, prifti ishte paksa skeptik, por megjithate, u kthye te nesermen per te filluar mesimin. Atehere kuptoi qe Klodi ishte analfabet. Klodi i tha atij, qe s’kishte qene kurre ne ndonje shkolle, dhe qe s’dinte asgje per fene, pervec qe dinte qe ekzistonte “nje Zot”, por jo qe ky Zot e kishte emrin Jezus.
Ca kohe me vone, kur At O’Leary u tha qe do t’i mesonte per Sakramentin e Konfesionit, ai u nderpre nga Klodi qe thote “Une e di ate. Zoja me tha qe kur ne shkojme ne Konfesion, nuk po ulemi ne gjunje para nje prifti, por para Kryqit te Birit te saj. Dhe kur neve na vjen me te vertete keq per mekatet tona, dhe i konfesojme ato, gjaku qe Ai derdhi, rrjedh permbi ne dhe na lan e na cliron nga mekatet tona.”
Prifti u shtang dhe kur e pyeti Klodin nese e kishte pare perseri Zojen, Klodi i tha te dilnin perjashta, larg nga te tjeret. Sapo dolen jashte, Klodi i tha priftit qe “Zoja” i kishte thene qe t’i kujtonte atij per nje betim qe ai kishte bere ne brazdat e luftes ne Hollande “qe ajo do akoma qe ti t’a mbash”. Po, Robert O’Leary kishte bere nje betim te tille, qe kur te mundte, do te ndertonte nje kishe per nder te Zojes Sone te Paperlyer. (Ai ne te vertete e beri kete ne 1947, dhe kisha, ne Clarksdale, Mississipi eshte akoma ne perdorim edhe sot). Klodi i tregoi atij cfare ishte ky premtim, dhe qe atehere At O’Leary ishte absolutisht i bindur qe Klodi po thoshte te verteten ne lidhje me vizionet e Zojes.
Pasi kthehen ne ndertese, At O’Leary vazhdoi me fjalen e tij mbi Sakramentin e Konfesionit, ndersa Klodi i thote te burgosurve te tjere qe ata s’duhet te kishin frike te shkonin ne Konfesion sepse “ne te vertete po ia tregoni mekatet Zotit, jo priftit”, e shton qe “Zoja” gjithashtu, kishte thene qe Konfesioni ishte dicka si telefoni, qe “ne flasim nepermjet priftit me Zotin dhe Zoti na pergjigjet po nepermjet priftit”.
Nje gje e njejte ndodhi edhe kur prifti po e pergatiste grupin per Sakramentin e Bekuar. Klodi tha qe “Zoja” i kishte thene qe “une do te shoh dicka qe duket si buke. Por ajo me tha mua qe eshte me te vertete Biri i saj, dhe qe Ai do te ishte me mua sic ishte me ate para se te lindej ne Betlehem. Ajo me tha qe une duhet t’a kaloj kohen time si Ajo beri gjate jetes se saj me Te – duke e dashur, adhuruar, falenderuar, lavderuar dhe duke kerkuar per bekimin e Tij. Une s’duhet te shqetesohem ose hutohem nga asgje dhe askush tjeter, por duhet t’i kaloj ato pak minuta me mendimet vetem per Ate”.
Me kalimin e kohes, Klodi dhe shoket e tij, u pranuan ne Kishen Katolike dhe shume shpejt pas kesaj, data per ekzekutimin e Klodit, u vendos, pese minuta pas mesnates, me 20 Janar, 1944. Kur arriti ajo dite, Klodit ju dha privilegji per nje deshire te fundit. Pergjigja e tij, i habiti autoritetet, ai tha “Te gjithe shoket e mi jane te tronditur. Personeli i burgut eshte i tronditur. Por ju nuk kuptoni. Une nuk do te vdes, vetem ky trup. Une do te jem me Ate. Keshtu qe do doja te kem nje party. Dhe do doja At O’Leary te jete me ne.” Kur autoritetet paten rezervime nga frika per sigurine e priftit, Klodi i siguroi qe ai dhe shoket e tij do te benin te sigurte qe asgje s’do t’i ndodhte.
At O’Leary, arriti te bindte disa anetare te pasur te kishes se tij, qe te siguronin akullore dhe kek per te gjithe, dhe sic u premtua, asgje nuk i ndodhi atij. Party u pasua nga nje Ore e Shenjte, dhe ndersa ora po afrohej per ekzekutimin e Klodit, u dhane lamtumirat e fundit, dhe te tjeret u kthyen ne qelite e tyre.
Por, ndersa 15 minuta kishin ngelur, dhe ndersa prifti dhe i burgosuri po luteshin bashke, Sherif Williamson vjen duke thirrur “Anullim, anullim, Guvernatori e ka shtyre me dy jave denimin”. Klodi s’e kishte kuptuar qe Sherifi dhe Avokati kishin qene duke u munduar per nje pezullim te denimit, dhe kur degjoi lajmin, Klodi filloi te qaje. Natyrisht qe te gjithe menduan qe keto ishin lot lehtesimi, por ishin te gabuar. Klodi thote “Ju nuk kuptoni! Sikur t’a kishit pare nje here fytyren e Saj, e sikur te kishit shikuar ne syte e Saj, s’do te donit te jetonit asnje dite me shume! Cfare duhet te kem bere gabim keto jave qe Zoti m’a refuzon shkuarjen ne shtepi?”
Prifti e kishte nje pergjigje. Nje tjeter i denuar me vdekje, James Hughs, e urrente Klodin, dhe prifti sugjeroi qe “Ndoshta Nena Jone e Bekuar po e ben kete refuzim qe te jesh me te, per konvertimin e tij”.
Qe atehere, Klodi e kaloi shumicen e kohes qe i kishte ngelur, duke u lutur per konvertimin e James Hughs.
Me 4 Shkurt 1944, Klodi u ekzekutua. Fjalet e tij te fundit ndaj priftit ishin “At, une do te te kujtoj ty. Dhe, kurdo qe te kesh nje kerkese, m’a kerko mua, dhe une do t’ia kerkoj asaj.” At O’Leary tha qe ai “nuk kishte pare kurre nje njeri qe te shkonte drejt vdekjes me me gezim dhe me me lumturi” sa Klod Njuman, e edhe gazetare zemergur u mahniten e s’mund te kuptonin “si nje njeri mund te shkonte e te ulej ne karrigen elektrike, dhe ne te njejten kohe te rrezatonte lumturi”.
Ky vecse, s’eshte fundi i historise. Tre muaj me vone, ne Maj, James Hughs, i kishte ardhur koha e ekzekutimit. Kete njeri, At O’Leary e pershkruante si “njeriu me imoral” qe kishte takuar ndonjehere, duke thene qe “urrejtja e tij per Zotin dhe cdo gjeje shpirterore ishte e papershkrueshme”. Jo e cuditshme qe Hughs refuzonte te lejonte ndonje klerik ne qeline e tij, dhe kur nje doktor iu lut qe te thoshte te pakten nje Ati Yne, ai i peshtyu ne fytyre.
Edhe kur Sherifi i ofroi rastin te thoshte fjalet e fundit, ai mori si pergjigje nje mori blasfemish. Kjo, derisa Hughs papritmas ndali, dhe filloi te bertase. Per cudine e te gjitheve, ai iu lut Sherifit qe t’i “gjente nje prift”, dhe prifti qe erdhi s’ishte askush tjeter pervec se At O’Leary. Dhoma u boshatis dhe Hughs i thote priftit qe dikur kishte qene Katolik, por ishte larguar nga feja kur kishte qene 18 vjec, dhe kishte bere nje jete shume imorale. Tani donte te konfesonte mekatet e tij, dhe prifti i degjoi konfesionin.
Kur u pyet se perse e kishte ndryshuar mendjen kaq papritmas, Hughs i thote Sherifit “E mban mend zezakun Klod, ate qe e urreja kaq shume? Ai po qendron aty”, dhe tregon qoshen e dhomes se denimit. “Dhe pas tij, me duart ne shpatullat e tij, eshte Virgjeresha e Bekuar Mari”. Ai vazhdoi te thote qe Klodi po i tregonte qe “une e ofrova vdekjen time ne bashkesi me Krishtin ne Kryq per shpetimin tend. Ajo ka marre per ty dhuraten qe ti te shohesh vendin tend ne ferr, nese nuk pendohesh”. Hughs i tha Sherifit qe ai kishte pare vendin e tij ne ferr “dhe ja pse bertita”.
Ai u ekzekutua sic ishte planifikuar, por ndihma e Klod Njuman dhe pamja e Virgjereshes se Bekuar, se bashku me fjalet e urta te At O’Leary, e kishin ribashkuar me ne fund me Shpetimtarin e tij.


O Klod Njuman, lutju Zotit qe te na jape edhe ne hirin e konversionit, qe te mundemi edhe ne t’a duam e t’a adhurojme me gjithe zemren tone, e te mos veme asgje tjeter para Tij ne kete jete tokesore qe na ka ngelur!