Univerziteti i Prishtinės
Fakulteti Filozofik - dega Histori mė 20.mars 2013 organizoi Tryez shkencore :
[B][CENTER] Mr. H A L I L A L I D E M A - jeta dhe vepra
Kumtesė nga DAIM HISENI bashkėveprimtar dhe anėtar u shtabit operativ UNIKOMB - Tiranė 1991
ANTARĖT E PARTISĖ SĖ UNITETIT KOMBĖTAR SHQIPTAR BETOHEN SE DO TĖ PUNOJNĖ E LUFTOJNĖ QĖ KĖTĖ PROGRAM TA REALIZOJNĖ NĖ JETĖ, PA KURSYER ENERGJITĖ MENDORE E FIZIKE, TĖ VETĖDIJSHĖM SE KĖSHTU REALIZOJNĖ IDEALET E SHENJTA TĖ KOMBIT.
6 Maj 1991
Historianėt e kanė vėshtirė tė jetojnė vetėm nė tė sotmen, kėtė e kam vėrejtur te Mr. Halil Alidema. Ai shpeshherė endej nėpėr periudha tė ndryshme kohore dhe bisedonte me figurat e ēmuara tė kombit dhe tė historisė shqiptare. Andaj edhe nė ballinėn e librezave tė dizajnuara nga Halili qėndronte fjalia e Hasan Prishtinės:
NĖ ROBĖRI PUNA JONĖ ĖSHTĖ LUFTA NĖ LIRI LUFTA JONĖ ĖSHTĖ PUNA
Sot pas 20 viteve, kur synimi dhe vizioni i njė patrioti, veprimtari, i burgosuri politik, intelektuali dhe atdhedashėsi si Halil Alidema u bė realitet nė Kosovė, para jush duhet tė pranoj se ajo periudhė kur Halili fliste pėr shpėrbėrjen e Jugosllavisė, nevojėn pėr mobilizim, nevojėn pėr krijimin e mekanizmave mbrojtėse ngase lufta ishte e pashmangshme me Serbinė, njė numėr nga intelektualėt e asaj kohe e qė sot janė figura kyēe nė politik bėrjen e Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe luginės sė Preshevės, e pėrfolnin si njeri qė sheh ėndrra ditėn.
Nė shpirtin e tij tė lėnduar nė moshėn fėmijėrore, ishte njė plagė e madhe, e cila nuk u shėrua deri nė ditėn kur mbylli sytė, plagė qė kullonte qelb e vrer, e shkaktuar nga ēetnikėt serbė.
Kjo plagė e thellė dhe e vjetėr, thoshte Halili, do tė mė shėrohet atė ditė kur do tė dėgjoj krismat e pushkės pėr LIRI, si zė i rezistencės sė armatosur tė popullit shqiptar kundėr armikut shekullor, qė njėherė e pėrgjithmonė Kosova tė frymojė shyp, tė mendojė shqip, tė flas shqip, tė kėndojė shqip dhe tė lind e tė rrit foshnjat e tyre me njė histori tė shėndoshė shqiptare, pėr tė mos i pėrsėritur gabimet e sė kaluarės.
Pėr realizimin e kėtij qėllimi, bashkė me shokun e tij Mr.Ukshin Hoti, qė nė ditėt e vuajtjes nė qelitė famėkeqe, kishin pėrpiluar platformėn dhe mėnyrėn e realizimit tė saj, nė tė cilėn qėllim tė vetėm kishin ATDHEUN.
SINTAGMA E PLATFORMĖS SĖ TYRE ATDHEU MBI TĖ GJITHA
Ishte viti 1989. Ditėve tė grevės sė minatorėve nė Trepēė. Halili me shokun e tij tė burgut Liman Jashari erdhėn nė Shkup dhe do tė jetė kjo hera e parė e takimit me tė. Jemi takuar nė shtėpinė e Lazim Rexhepit pedagog nė sh.f. Skėnderbeu tė fsh. Haraēinė tė Shkupit, dhėndėr i Liman Jasharit.
I mllefosur tepėr me situatėn e rėndė nė Kosovė. Fajėsonte Rusinė dhe Francėn, si dy shtete, tė cilat me padrejtėsitė e tyre ndihmuan nė pėrēarjen e tokave shqiptare me vendimet e Europės nė Kongresin e Berlinit, tė cilėn edhe ju e dini, ngase temė tė magjistraturės ka pas po tė njėjtin preokupim.
Pėr dallim nga zhargoni dhe fjalori i politikanėve tė tjerė, tė cilėt flisnin pėr krijimin e institucioneve tė mirėfillta, krijimin e njė sistemi tė shėndoshė, shtrirja vertikale dhe horizontale e kėshtu me radhė, pėr mua dhe shokėt e tjerė, qė pėr nga mosha ishim tė rinj e qė ishim kyēur nė LPRK qė mė vitin 1983, gjuha e profesorit pėr ne ishte tepėr e qartė dhe shumė e zjarrtė. Pėr rininė kjo gjuhė ishte - melhem pėr shpirti.
Traktatit tė Shėn Stefanit, thoshte ai, i ka kaluar koha, deri kur mendoni tė mbetemi ndėr Serbi ? Shpėrbėrja e Jugosllavisė, nuk do tė bėhet nė tavolinė, pala sllave nuk do tė dėshirojė ta dorėzojė lehtė pushtetin, sepse numėr i konsiderueshėm i oficerėve tė Armatės Jugosllave ėshtė i pėrbėrė nga serbėt dhe malazezėt, ata vetė do tė prodhojnė luftėn. Maqedonasit janė puthadorėt e tyre, ngase Tito i bėri republikė duke i ndarė edhe njėherė shqiptarėt brenda pėrbrenda territorit Jugosllavė, duke pėrgjysmuar Vilajetin e Kosovės dhe duke ia marr Shkupin si kryeqytet.
Rrėnimi i murit tė Berlinit, e shtynte ditė e mė tepėr pėr tė vepruar mė shpejtė, qė paralel me murin e Berlinit tė bėhet edhe mobilizimi pėr arritjen e aspiratave kombėtare duke i pėrdor tė gjitha mjetet demokratike, politike dhe tė rezistencės sė armatosur si mjet pėr arritjen e qėllimit. Liria do tė sigurohet vetėm me luftėn e armatosur pėr ēlirimin e Kosovės.
Ėshtė koha tė jemi syēelė, vigjilentė, tė pėrgatitur, tė mobilizuar si kurdoherė mė parė, sepse kėsaj radhe nuk priten protesta si nė vitin 1981, por duhet ditur se lufta ėshtė e pa shmangshme. Duhet tė krijojmė ushtrinė tonė dhe sa mė shpejt, ta fillojmė luftėn, e cila do tė garantojė sovranitetin e plotė tė Kosovės.
Rinia shqiptare, nė asnjė mėnyrė nuk guxon ti pėrgjigjet thirrjes pėr shėrbimin ushtarak brenda uniformės jugosllave.
Kosova sot jo vetėm qė ėshtė e okupuar, por ajo ėshtė nė njė shtet rrethim tė plotė, ishin kėto fjalėt, qė atė natė nė praninė e Rexhep Qosjes, Liman Jasharit, Halil Shaqirirt, Masar Kodrės, Liman Rushitit, Daim Hisenit, Lazim Rexhepit dhe shumė tė pranishmėve tė tjerė, foli Halil Alidema. Kuptova se ky takim kishte pėr qėllim njė organizim krejt mė ndryshe nga ata qė flisnin politikanėt e tjerė.
Nga kjo ditė, kontaktet me profesorin filluan tė jenė mė tė shpeshta si nė Kosovė, ashtu edhe nė Maqedoni. Ai takonte prof. Masar Kodrėn, i cili ishte historian dhe njėherėsh vėlla i veprimtarit Xhafer Kodra. Ma kishte thėnė, se nga Masari ka kėrkuar ti venė kontakte me njerėz tė besueshėm nė Shqipėri. Nė vitin 1990-91, Halili veē mė i kishte vėnė kontaktet me disa eprorė tė Armatės Shqiptare. Por asnjėri nga ata nuk pranonte ta mbėshtes deri nė momentin e takimit me Ramiz Alinė. Kontakti dhe biseda me Presidentin e Shqipėrisė ia ēeli rrugėt drejt qėllimit dhe dėshirės sė flaktė qė e mbante nė zemėr.
Mė vonė e kuptuam se Partia e Unitetit Kombėtar Shqiptar, paska qenė vetėm mburojė dhe legjitimitet i veprimit tė tij, si subjekt politik para faktorit tė brendshėm dhe atij tė jashtėm, kurse synimi kryesor ishte rezistenca e armatosur, krijimi i mekanizmave, drejt formimit tė trupave mbrojtėse si dhe pėrshpejtimin e operacionalizimit tė tyre.
Po atė kohė me tė njėjtin qėllim dhe synim angazhohej edhe veprimtari, patrioti i shquar, Komisari politik Zahir Pajaziti. Kontakti me Zahirin dhe gjuha identike e dy bashkėveprimtarėve ranė dakord se terreni pėr veprim, strehim dhe qarkullim, duhet tė jetė Maqedonia, mendim unanim edhe i Muhamet Kelmendit, Rexhep Qosjes, Ukshin Hotit dhe tė tjerėve. Zahiri kėtė edhe e dėshmoj nė disa aksione tė tij brenda RM-sė.
Nga shokėt e tij tė persekutuar nga regjimi, nė Strugė kontaktoi Shpėtim Pollozhanin, atij i kėrkoj tė siguronte njė kamp qėndrimi dhe tė bėjė strehimin e djemve qė do tė vijnė nga Kosova e gjetiu, si dhe tė hapet njė kanal i lėvizjes pėr nė Shqipėri nė fsh. Frėngovė.
Zahiri, me tė cilin ishim nė kontakt, filloi me grupimin dhe mobilizimin e parė nga Kosova nėpėr Maqedoni pėr nė Shqipėri.
Mė 19 maj tė vitit 1991, ditė e diell, nė objektin e Bashkėsisė Islame nė Shkup, u mbajt Kuvendi themelues i Partisė sė Unitetit Kombėtar Shqiptar pėr Maqedoninė. Zgjodhėm kryesinė e pėrkohshme, e cila do ti organizonte kuvendet themeluese tė degėve tė kėsaj partie dhe tė njėjtat do tė luanin rolin e kėshillave tė emergjencės ose siē thoshte profesori shtabet e luftės.
Interesimi dhe anėtarėsimi ishte i dukshėm, sepse nga vetė emri i partisė, qytetarėt filluan ta emėrtojnė dhe ta pėrfolin si partia e luftės dhe e bashkimit kombėtar.
Nė kėtė Kuvend, kryetare u zgjodh z-sha Kadishe Hamiti, nėnkryetar Daim Hiseni, sekretar Raif Hamiti, anėtarė Masar Kodra, Ali Plaku, Malė Nuhiu dhe tė tjerė. Njė javė pas kėsaj nė lokalet e bashkėsisė lokale Bashkim Vėllazėrimi u mbajt kuvendi i qytetit tė Shkupit pranė UNIKOMBIT, ku u zgjodh kryesia prej 13 anėtarėve, ndėrsa kryetar u zgjodh prof. Faruk Nika. Ishte pėr tė pėrshėndetur, qė numri mė i madh i atyre qė pėrkrahėn veprimin politik tė Halil Alidemės ishin intelektual dhe veprimtarė tė denjė tė ēėshtjes kombėtare. Me propozim tė profesorit kam qenė i emruar pėrfaqėsues i UNIKOMBIT nė kėshillin ndėrpartiak nė Prishtinė. Kjo ishte edhe njė dėshmi qė profesori angazhohej pėr krijimin e institucioneve me kuadro tė pėrbashkėta nga tė gjitha trevat e banuara me shqiptarė nė ish Jugosllavi.
Referendumi pėr Republikėn e Kosovės nė Maqedoni kryekėput ėshtė organizuar nga organet e UNIKOMBIT dhe aktivistėt e rinisė sė saj. Po ashtu, nė 4 komuna nė mėnyrė trasparente u organizua program artistik pėr 28 Nėntorin 1992 duke ngritur dhe shpalosur Flamurin Kombėtar. Duke defiluar rrugėve tė qytetit. Kjo meritė i takon aktivitetit tė rinisė. Pėrfaqėsues nga rinia e UNIKOMBIT tė Kosovės kishin arritur Dugagjin Gorani, Valbona alias Kristina, Sheribanja e tė tjerė, kurse kryetar i rinisė sė UNIKOMBIT ishte Ibrahim Rama. Kryesin e rinisė e pėrbėnin: Oktaj Jashari, Hyrije Selmani, Safet Neziri, Makfirete Shabani e tė tjerė. Edhe nė Maqedoni, sigurimi shtetėror filloi ta kėrkojė Halil Alidemin. Kuptuam se kėsaj radhe po ta zinin, nuk do ta dėnonin me burg, por sipas informatave sigurimi kėrkonte likuidimin e tij. Kėrkoi nga ne ti sigurojmė pasaportė, gjė qė edhe e bėmė, ishte pasaporta e prindit tė njė anėtari me tė cilėn profesorin e dėrguam nė Greqi.
Pas kėtij takimi dhe bisede nė Greqi me pėrfaqėsues tė CIA-sė nė pranin e Rexh Xhaklit, UNIKOMBI mori ngjyrė tė gjelbėr pėr formimin e organizmave dhe strukturave ushtarake nė mbrojtjen e qytetarėve tė saj.
Nga lufta nė Kroaci, qartazi u kuptua nga tė gjithė, se kjo situatė do tė kishte pėrmasa mė tė gjėra. Kėsaj kohe, pėrkrahja dhe mbėshtetja e Halilit nga diaspora, ishin Muhamed Kelmendi dhe Sadri Ramabaja. Halili dhe Muhameti e mbėshtetnin qėllimin e kahershėm tė Metush Krasniqit dhe Adem Demaēit pėr bashkimin e forcave, pėr formimin e njė qendre tė pėrbashkėt tė veprimit dhe koordinimit, nė tė cilėn mendohej qė Akademiku Rexhep Qosja tė jetė krahu politik i UĒK-sė, si person i afėrt dhe autoritativ te faktori relevant nė Shqipėri, si dhe nė strukturat e PS-sė.
Ky veprim zgjati deri nė ndryshimin e strukturave tė LPK-sė nė vitin 1993 kur edhe u shkarkua Muhamed Kelmendi. Por pėr fat tė keq, organizatorėt nuk arritėn qė nė kuvendin e tyre tė mbajtur tė pėrfshijnė njė numėr tė gjerė tė emrave meritorė, si promotorė dhe ideologė, si veprimtarė dhe strategė tė asaj qė quhet:
USHTRIA ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS.
Mjetet e para financiare pėr organizim tė brendshėm si dhe funkcionimin e njė shtypshkronje pėr informim tė gjėrė nė diasporė u siguruan nga z. Sadri Ramabaja.
Njerėzit qė shoqėronin dhe pėrkrahnin Halilin ishin: akad. Rexhep Qosja, Liman Rushiti, Bahri Brisku, Sherif Konjuvci, Liman Jashari, Dalip Dalipi, Nazif Gashi, Ali Shabani, i cili nga radhėt e deputetit tė LDK-sė, kaloi nė rradhėt tona duke ngritur e zėrin e tij nė paraqitjen e kėrkesave tė UNIKOMBIT dhe anvėtarė tė tjerė qė egzistojnė nė proēesverbalet e shkruara.
Nė Tiranė, si bėrthamė politiko-ushtarake u themelua SHTABI OPERATIV- UNIKOMB. Pėrfaqėsues politik i tij ishte profesori Halil Alidema. Ndėrsa Mr. Ukshin Hoti veē mė kishte hartuar platformėn politike tė veprimtarisė kombėtare. Nga Prizreni erdhė Ruzhdi Saramati i cili nė vazhdimėsinė e Komitetit qė kishin themeluar nė Prizren u emėrua shef i shtabit operativ dhe Komandant i njėsitit guerile SHQIPET.
Ky shtab ka pas vulėn e vet (e keni sot kėtu para jush, ku personalisht dhe publikisht ia kam dorėzuar Fitim Alidemės dhe kėshillit organizativ pėr shėnimin e pėrvjetorit tė Halil Alidemės, por edhe njėherė kėrkojė qė kjo vulė tė arkivohet nga institucionet relevante si dhe ta gjejė vendin e vet nė Muzeun e luftės tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e protokolluar nė mėnyrėn e duhur tė saj).
Kemi pas edhe librezat e identifikimit, si kjo qė po paraqes sot para jush me numėr 1 M. (qė ka kuptimin njėshi nga Maqedonia). Eprorėt ushtarak tė Shqipėrisė kanė pėrpiluar dhe mishnuar elaboratin me formacionet ushtarake. Pėrveē njėsitit SHQIPET si pjesė e G-3 pėr aksione guerile, nė vendbanimet shqiptare brenda kufirit Jugosllavė kishim tė formuara trupat e mbrojtjes territoriale dhe tė mbrojtjes civile.
Kėto trupa, mė vonė kanė qenė tė kyēura nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė mobilizim, nė qendra sanitare pėr strehimin dhe mjekimin e tė plagosurve, si dhe nė policinė ushtarake.
Nė sektorin e furnizimit ishin Xhevat Makolli, Hamza dhe disa te tjerė. Pėr tė cilėt, mė i thirrur tė flet ėshte Shpėtim Drini , kurse njeriu qė nė fillim siguronte armatimin dhe transportimin e tij ishte Driton Saliu bashkė me babėn e shoqes sė tij, i njohur me emrin i trashi. Eprorėt Driton Saliu dhe Abdurahman Nazifi, ishin gjithmonė tė pandarė nga profesori. Pas vdekjes sė Halilit, kėta tė dy bashkė me shokėt e tjerė u kyēėn nė radhėt e luftės.
Pėr Ruzhdi Saramatin, mendoj se nuk ka nevojė tė flas unė, ngase sot pėr tė flet historia e Kosovės dhe shokėt e brigadės sė tij.
Ky shtab u stacionua nė shtėpinė e zonjės Mira nė Rrugėn e Ambasadave nė Tiranė dhe ndodhej ngjitas me ambasadėn Rumune. Mė vonė, po nė tė njėjtėn rrugė u pozicionua edhe Ministria e Mbrojtjes e Republikės sė Kosovės.
Si anėtar i shtabit operativ tė UNIKOMB-it, aktivitet tė parė timin me vendim tė shtabit ishte zbrazja dhe evakuimi i ushtarėve shqiptarė nga kazermat ushtarake tė APJ-sė nė Shkup dhe qytetet tjera nė Maqedoni.
Rinia e UNIKOMB-it, veē mė ishim tė mobilizuar, filluam kontaktet me ushtarėt nėpėr kazerma, bashkė me ushtarėt aktiv, pjesė e rinisė tė veshur me uniforma ushtarėsh hynim nėpėr kazerma, kontaktonim me ushtarėt dhe brenda 6 ditėsh arritėm ti lirojmė mbi 850 ushtarė nga kazermat e Shkupit, 213 nė Kumanovė dhe Veles, mbi 300 nė Tetovė.
Pėr 860 persona, pasaportat janė siguruar nė Kroaci nga veprimtarė tė tjerė tė kauzės kombėtare, kurse pjesa dėrmuese e atyre djemve me dėshirė tė vet janė kthyer nėpėr shtėpitė e tyre nė Kosovė.
Aksione tė kėtilla janė ndėrmarrė edhe nė territorin e Serbisė nė qytetin e Vranjės, Surdulicės, Novi Sadit etj. Veshmbathja ėshtė siguruar nė mėnyrė vullnetare nga esnafi i ēarshisė sė Shkupit, si dhe vlen tė ceket Naiti mik i Kadri Agushit.arsimtar nė Shkup. Fjetja, ushqimi dhe qėndrimi u siguruan nga aktivistėt duke i strehuar nėpėr shtėpitė e tyre.
Grupi i parė prej 37 vetėsh, u dėrguan nė Shqipėri. Atje kanė qenė tė pritur nga Ruzhdi Saramati, Driton Saliu, Bajram Dervishaj, Drita Musliu, Abdurahman Nazifi, Halim Mehmeti, Milaim Selimi, Dalip Dalipi etj. Kanali pėr dalje nė Shqipėri ka qenė fsh. Konjare i Dibrės, i organizuar nga Petrit Bumova ose siē e njeh vendi, Titi i Bumovės, ish i burgosur politik.
Njė pjesė e djemve nga Presheva, tė cilėt nuk mundeshin tė kalojnė nė Shqipėri dhe qė ishin tė organizuar nė Bashkimin e Rinisė Demokratike Shqiptare BRDSH janė stėrvitur nė fshatin Lisec dhe disa fshatra tjera tė Tetovės.
Halili edhe me tej kėrkohej nga policia sllave. Nga ana tjetėr Zahiri kishte bėrė mobilizimin e grupit tė parė tė tij, tė cilėt erdhėn nė Shkup pėr tė kaluar nė Shqipėri. Nė mesin e kėtyre veprimtarėve ishte edhe Adem Jashari, sot Komandanti legjendar.
Ademi nė Shkup njė periudhė tė gjatė ka qenė i strehuar nė shtėpinė e Ismet Shabanit Topalli, kurse gjatė ditės qėndronim nė lokalet EDI dhe FITORE, qė e mbante Halil Palloshi, i cili bashkė me shokėt si Naserin, Bujarin, Limanin dhe tė tjerė iu bashkėngjitėn grupit tė Zahirit pėr nė Shqipėri.
Pjesa mė mbresėlėnėse e gjithė kėsaj sakrifice u kurorėzua me darkėn e shtruar nga presidenti Ramiz Alia, Kėnaqėsia shpirtėrore ishte veshja e uniformave tė para tė Armatės Shqiptare, kurse qėndrimi ka qenė nė malin e Dajtit, ku pėr herė tė parė kemi ngrėnė nė tavė dheu dhe aty nė prezencė tė Halilit kemi njoftuar dekanin e Akademisė Ushtarake, zotin Hisen Imeri , i cili edhe zyrtarisht bashkė me Agronin janė eprorėt ushtarak qė kanė stėrvitur grupin dhe vetė komandantin legjendar Adem Jashari.
Gjeneral Fluturaku spjegon caktimin e punkteve tė stėrvitjes dhe shpėrndarrjen e djemave nė secilėn nga to.
Me ndryshimin e sistemit nė Shqipėri, me demokratizimin dhe me ardhjen e Sali Berishės si president, nė vend qė Halili tė gjente mbėshtetje dhe pėrkrahje mė tė fortė, Ai hasi nė vėshtirėsi mė tė mėdha, saqė filloi tė pėrcillet nga sigurimi i vendit duke e shikuar atė si person i rrezikshėm pėr Shqipėrinė dhe rajonin mbarė. E etiketonin si aventurier, si disident qė provokon luftėn dhe qė dėshiron Shqipėrinė ta fus nė luftė me Serbinė dhe Greqinė. Kėtė nė Berat ma ka thėnė i ndjeri profesori Sabri Godo.
Ky aktivitet bėhej me tė vetmin qėllim dhe besim tonin se Kosova do tė pėrfshihet nė luftė bashkė me Kroacinė dhe Bosnjėn nė vitin 1992.
Nė Gostivar pėrgjegjės u caktua Dr. Imer Imeri nga fshati Ēegran, ish kryetari i PPD-sė ( i angazhuar pėr medikamente dhe pajisje mjekėsore), Nė Tetovė njėher kryetar i nėndegės nė Reēicė e pastaj mė gjėrė u angazhua Fadil Sulejmani, ish Rektori i Universitetit tė Tetovės (organizimin e studentėve). Nė Strugė Tahir Hani, (strehim dhe kontrollimin e kufirit), nė Kumanovė Fadil Bekteshi dhe Teuta ( kanalin pėr Preshevė).
Lidhja dhe informimi u sigurua nga ana e Bashkėsisė Islame nė Maqedoni -bisedat i zhvillonte Hoxhė Idriz Kakruki.
Veē mė kishim filluar me bartjen e armatimit nga Shqipėria, nė kėtė aktivitet u zu vetėm njė maunėe nga MPB-ja e Maqedonisė dhe burgun e mbajti Ali Plaku, i cili u dėnua me 9 vite burgim. Komunikimi bėhej drejt pėr sė drejti me kontakte fizike, kurse pėr biseda tė lira nga kabinat e postave telefonike.
Pėrpos kėsaj kemi pas edhe me shkrimin e koduar duke e pėrdor parullėn:
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15
GJ A SH T Ė Y J E U N I K O M B
Njė natė mė mori nė telefon dhe mė tha qė nesėr do tė vijnė ca shokė dhe duhet tė pimė kafe nė Shkup. Nisuni! Bashkė me Hamzi Isenin isha dhe e mora nė Tiranė. Tė nesėrmen nė Shkup u takua me Haris Silajxhiqin, Ejub Ganiēin dhe pėrfaqėsuesin e boshnjakėve nė Kosovė, Numan Baliē. Kėta kishin tė nisen pėr nė Turqi, por kėrkonin mbėshtetje dhe leje nga Tirana zyrtare pėr zbarkimin dhe kalimin e armatimit dedikuar Bosnjės. Me sa kuptuam neve, njeriu i cili e mbėshteti Halilin nė kėtė vendimmarrje ishte i nderuari Tritan Shehu, qė nėse nuk gabohem ushtronte detyrėn e ministrit tė Drejtėsisė. Marrėveshja e kėtij pėlqimi ishte qė 30% e kėtij armatimi ti ndahet Kosovės, gjė qė edhe u realizua.
Por meritė tė veēantė nė kėtė drejtim kanė edhe njė numėr i dalluar i eprorėve shqiptarė, tė cilėt asaj kohe, lufta i kishte takuar nė Kroaci. Vlen tė pėrmendi Tom Berishen, Bekim Berishėn - Abeja, Rustem Berisha etj. Kėta njerėz, mė vonė nė organizimin e 28 Nėntorit tė vitit 1996 qė u mbajt nė Poreē, Rovinj, Rijekė dhe qytetet e tjera bregdetare nė Kroaci, veē mė ishin tė pėrgatitur dhe kishin nė dijeni se viti i ardhshėm do tė jetė viti i rezistencės sė armatosur nė Kosovė.
Profesori Halil Alidema, shumė mė herėt se kjo periudhė kohore kishte filluar qė haptas tė agjitonte pėr kryengritje tė armatosur nė mbrojtje tė pragut tė shtėpive dhe dėbimin e forcave ushtarako-policore tė Beogradit nga Kosova. Ai mė kishte formuar organizmat, kishte caktuar formacionet ushtarake tė veprimit gueril nė brendinė e viseve shqiptare. Pėr arsyen se lufta ėshtė e domosdoshme dhe se e njėjta ėshtė e imponuar nga serbet dhe se shqiptarėt e kanė tė patjetėrsuar tė rezistojnė nė formėn e armatosur, dėshmi pėr kėtė janė intervista dhėnė BBC-sė nė Prishtinė dhe emisioni 80 min. nė programin e gjuhės shqipe nė Radio Shkup. Ka edhe tė tjera deklarata, por ata me siguri do tė pėrfshihen nga bashkėbisedues tė tjerė.
Halil Alidema nė vitin 1991 ne marrėveshje mė Kryetarin e Partisė pėr Prosperitet Demokratik z. Nevzat Halili u dakorduan qė pjesėn e lėvizjes nė PPD ta menaxhoje Halili, si dhe anėtarėsia nė Maqedoni, tė koordinohen mes vete rreth furnizimit me armatim. Gjė qė z. Nevzat Halili kėtė gjė e pranoi dhe disa herė nė mbledhjet e tyre tė treshit tė pėrbashkėt PD, LDK dhe PPD, e ka parashtruar si kėrkesė e tij pėr furnizim me armatimin e duhur nga Shqipėria.
Nė takim me qytetarėt, do tė veēoj fshatin Luboten, ku nė vitin 1992 profesori Halil Alidema ua tėrhoqi vėmendjen duke thėnė: Si e mendoni tė ardhmen tuaj kėtu tė rrethuar me serbė. Duhet tė jeni syēelė dhe tė pajisur me mjete mbrojtėse ngase nuk i dihet tė ardhmes. Jeni nė fushėgropė dhe lehtė pėr tju sulmuar. Nė 2001-in ndodhi masakra e Lubotenit, ku sot e kėsaj dite banorėt e pėrmendin zgjuarsinė dhe largpamėsinė e profesorit duke e quajtur strateg i vėrtet i luftės dhe jo si disa qė lejuan kėtė masakėr.
E deshi me shpirt lirinė e Kosovės, ēlirimin e saj nga thundrat sllave.
Dita kur pėr herė tė parė, bashkė me Dritonin kemi parė buzėqeshjen nė fytyrėn e Mr. Halil Alidema, ka qenė ajo ditė kur nė hotel Dajti tė Tiranės ėshtė takuar me drejtorin e CIA-sė pėr Ballkan. Pas takimit, nė tė kthyer pėr nė banesė tha: Edhe njėherė Uashingtoni po donė Kosova me kon e lirė dhe e bashkuar me Shqipėrinė.
Nė telefon e ka marrė Shemsi Reēicėn dhe ka kėrkuar nga ai tė niset pėr nė Tiranė. Shemės i ka treguar se miqtė e Kosovės dhe popullit tonė na kanė ofruar 1 milion dollar nė mbėshtetjen e qėllimit tonė final. Edhe pse nė vitin 1992, Kosova nuk u pėrfshi nė luftė, Halili nuk ndalej duke kėrkuar armatim modernė dhe ndihmė materiale pėr furnizim.
Njėri nga anėtarėt e Kryesisė Qendrore dhe bashkėveprimtar i Halilit qė nga aksioni pėr pajtimin e gjaqeve nė Kosovė, Hoxha Idriz Kakruki me pėlqimin e profesorit doli nė botėn arabe nė Jordani, Iran dhe nė vise tė tjera pėr tė kėrkuar mjete mbrojtese sidhe mbėshtetje morale e materiale. Grushti mė i madh erdhi nė vitin 1994 kur nė Prishtinė nė krye tė UNIKOMBIT u zgjodh Mr. Ukshin Hoti dhe nė Tiranė me organizimin ushtarak merrej Mr. Halil Alidema.
Dihet shumė mirė qė ky kombinim do tė bėnte disbalancin e lidershipėve tė asaj kohe, ku besoj se pėr njė gjė tė tillė jeni edhe Ju dėshmitarė tė etiketimeve dhe shantazhet qė vinin nga pėrfaqėsues tė partive shqiptare qė ushtronin pushtetin si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri.
Kėto zhvillime tė ngjarjeve kohore paralel me punėn dhe aktivitetin e shumė organizmave e pėrshpejtuan mbajtjen e kuvendit tė LPK-sė nė fsh. Kollare tė Kėrēovės mė 1994, prej ku edhe u formua fondi: VENDLINDJA THĖRRET. ( ka edhe disa elemente tė tjera qė mbeten temė diskutimi pėr mė vonė).
Sikur qė thashė mė sipėr, qeveria e atyre ditėve nė Shqipėri bashkė me disa kundėrshtarė tė Halilit qė ishin nė radhėt e LDK-sė duke e ditur kokėfortėsinė, kėmbėngulėsinė dhe vizionin e qėllimit tė Halil Alidemės dhe Ukshin Hotit, vendosėn qė pėrmes FARK-ut tė mbėshtesin financiarisht harxhimet e stėrvitjeve, me tė vetmin qėllim qė tė kenė kontrollė mbi celulat ushtarake tė cilat veē kishin marrė hovė tė gjerė dhe strukturoheshin nė mėnyra dhe forma tė ndryshme nga grupacione dhe subjekte tė veprimtarisė kombėtare duke pėrfshirė LPK-nė, Frontin, Unikombin, komitetet dhe organizmat e para tė viteve tė 70ta dhe e gjithė kjo rezultoi me njė emėr tė pėrbashkėt:
USHTRIA ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS E BETUAR PĖR ZOT E ATDHE.
Djemtė e pushkės, ata tė cilėt mė tė ėmbėl e kishin vdekjen se sa i gjallė nėn okupim nė ēdo hap, nė ēdo moment e pėrkrahnin me trup dhe shpirt ēdo mendim qė dilte nga goja e Mr. Halil Alidemės. Kishim bashkėpunim tė mirė me FRONTIN dhe Mentor Kaēin si drejtues i tij.
Nė ēdo takim me ndėrkombėtarėt profesori kėrkonte intervenimin e faktorit ndėrkombėtar ose mbėshtetjen e tyre ndaj kryengritjes sė armatosur tė popullit pėr gjėnė e garantuar me konventė ndėrkombėtare e qė ėshtė LIRIA e ēdo qytetari nė kėtė rruzull tokėsor.
Nė Bruksel realizoi takime me diasporėn dhe me pėrfaqėsues tė NATO-sė. Edhe atyre ua ka pėrcjell tė njėjtėn gjė. Austriakėt pjesa pro Amerikane gjithmonė i kanė dhėnė mbėshtetje pėr njė organizim tė tillė.
Tė vetmit ishin disa struktura politike nė Kosovė dhe Shqipėri qė nuk e mbėshtetnin dhe e pengonin organizimin e Halilit, me pretekst se Kosova ėshtė problem i brendshėm i kontinentit tė vjetėr. Mbėshtetnin vijėn dhe politikėn franceze e cila Francė bashkė me Miteranin e dėshmuan veten e tyre nė Bosnje. Ndėrsa thonin se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk kanė tė drejtė tė intervenojnė nė kontinent tjetėr me sė paku nė Kosovė.
Jam dėshmitar kur nė Kėshillin ndėrpartiak nė Prishtine, Rexhep Qosja do tė referonte rreth platformės politike ku nga tė pranishmit kėrkonte qė tė binden se lufta dhe mobilizimi me kohė janė njėra nga qėllimet parsore dhe mė kryesore, pėr hir tė humbjeve mė tė vogla nė njerėz dhe dėme materiale. Kurse politika Gandiane do tė shfaros popullatėn, sepse gjenocidi qė po ushtron egėrsira serbe ditė e mė tepėr vjen duke u tėrbuar. Ishte pėrgjegjėsi e madhe ngase askush nuk mund ta parashihte pėrfundimin e njė lufte nė atė kohė.
Ky qėndrim i Halil Alidemės, Muhamed Kelmendit, Rexhep Qoses gjeti mbėshtetje tė fortė tek njė numėr i konsiderueshėm nė shtatmadhorinė shqiptare, tek ministra dhe deputet tė Shqipėrisė pėr tė cilėt shpesh ka folė admiral Vladimir Beja.
Nė fund pėr gjithė ne u dėshmua se Halili nga burimet dhe kontaktet e tij paska qenė nė tė drejtė dhe se tė gjithė jemi sot jemi dėshmitarė, mirėnjohės dhe falėnderues pėr intervenimin e NATO-sė dhe mbėshtetjen politike, ushtarake dhe diplomatike tė SHBA-sė qė ia dha Kosovės.
Liderėt e vėrtetė lindin njėherė nė 100 vjet.
Ata nuk jetojnė pėr vete dhe familjet e tyre, ata sakrifikojnė veten dhe familjet e tyre, pėr njė familje mė tė madhe, mė tė shenjtė, mė tė shtrenjtė qė quhet KOMB.
Tė tillė patėm rastin ti kemi nė mesin tonė, ku me ndihmėn e Perėndisė, me gjakun e derdhur tė atyre qė nė krah kishin shkabėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė Preshevės, Bujanovcit dhe Medvegjės, tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare sot janė krijuar mundėsitė pėr realizimin e amanetit tė tyre, qė nė mėnyrė institucionale duhet tė jetėsohen.
Ata qė deri dje thonin se Halili sheh ėndrra, sot po ushtrojnė pushtet duke cituar fjalėt qė Halil Alidema, Ukshin Hoti, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fadil Vata, Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka, Adem Demaēi, Metush Krasniqi , Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe shumė tė tjerė i kanė thėnė duke qenė tė pėrndjekur ose nga qelitė e burgjeve famėkeqe sllave qė nga viti 1968, 1981, 1989, 1992.
Dėshmitar i gjallė i kėsaj periudhe kohore ėshtė kolosi ynė Baca Adem Demaēi.
Me keqardhje duhet tė them se nė politikėn aktuale, nė vendin tonė ku mungon sistemi i vlerave, njeriu vetėm i vdekur ėshtė i mirė, por qė tė jetė edhe mė keq, kur historia lejon njollosjen e figurave mė tė shquara tė dekadave tė fundit, qofshin ata tė gjallė ose tė vdekur.
Mbeten pėr tu studiuar rrethanat e vdekjes sė Mr. Halil Alidema. Rrethana tė cilat sipas dėshmive tona flasin pėr njė helmim tė tij me rekomandimin e strukturave tė larta tė asaj kohe, dėshmitarėt pėr njė pohim tė tillė janė gjallė nė mesin tonė, ngase personi nė fjalė e pranoi dhe dėshmoi para strukturave ushtarake qė kishte kryer njė vepėr makabėr tė saj me urdhėr nga ... me siguri ėshtė e shėnuar nė dosjen qė mban emrin HALIL ALIDEMA.
Vdiq me fjalėt e Prometheut:
MUND TĖ MĖ MBYTNI, POR SMUND TĖ MĖ THYENI. VDIQ I PATHYESHĖM QĖ TĖ MBETET GJALLĖ DERI NĖ AMSHIM.
Krenar, ballėhapur dhe kokėlartė qėndroi para Jush, ngase sot shpalosim edhe njė faqe tė re tė historisė sė Kosovės. Njė histori e cila zanafillėn e saj e ka po nga ky vend, nga ky tempull i shenjtė, nga Universiteti i lėvizjes studentore tė Prishtinės, fakulteti filozofik - dega histori. Nga njė student dhe referent e deri nė vizionar dhe lider pėr BASHKIM KOMBĖTAR, Halil Alidema.
Andaj:
DĖSHMORĖT NUK VDESIN, POR TĖ VDEKUR JANĖ ATA, QĖ HAROJNĖ DĖSHMORĖT DHE HERONJTĖ E TYRE
LAVDI JETĖS DHE VEPRĖS SĖ GJITHĖ ATYRE QĖ GJAKUN DHE SHPIRTIN IA FALĖN KOSOVĖS MARTIRE DHE POPULLIT SHQIPĖTAR.
HALILI DO TĖ PREHET I QETĖ, KUR NDĖR SHQIPĖTARĖ KUFIJ TĖ MOS KETĖ.
Ju falemnderit.
Daim Hiseni.
Krijoni Kontakt