Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Komentatori i futbollit shqiptar, Ismet Bellova

    PORTRET/ Dino Xof, kampioni i Botės dhe legjendė e portės italiane, ka shkruar me superlativa pėr komentatorin unik Ismet Bellova, “mikrofoni i artė” i sportit shqiptar

    Albert ZHOLI

    Ai edhe sot ėshtė energjik dhe i papėrtuar. Askush nuk e beson, por ai ka qenė 59 vjet nė mikrofon. Pra, mė shumė se gjysmė shekulli. Aq sa nuk i mban dot mend ndeshjet e transmetuara. Fill mbas Anton Mazrekut, hyri i dyti nė historinė shqiptare tė transmetimit radiofonik tė ndeshjeve tė futbollit shqiptar. Zėri i tij i veēantė njihet nė hapėsirat mbarėshqiptare, jo vetėm pėr tingullin e veēantė, por edhe pėr emocionet e pėrcjella gjatė transmetimit. Askush s’mund ta besojė, por mė shumė se gjysmė shekulli nė transmetim tė drejtpėrdrejtė ndoshta pėrbėjnė njė rekord jo vetėm nė Shqipėri, por kohėzgjatja pėrbėn njė hap dhe pėr “Guiness”. Por...do tė veēoja. Kur njihesh nga afėr me Profesor (se kėshtu e thėrrasin tė gjithė), Ismet Bellovėn me tė vėrtetė ndjen kėnaqėsi, simpati, respekt. Flet po aq pastėr dhe bukur si nė mikrofon. Ndjeshmėria e tij dhe nostalgjia qė ka pėr mikrofonin e bėjnė qė fjalėt t’i dalin me njė emocion fėminor. Kujtimet e tij rrjedhin si nė njė film, ku nga fjala nė fjalė gjen tė papritura dhe tė veēanta qė mund t’i gjesh vetėm nė arkivat e RTSH. Ai ėshtė njė arkiv me vete, nė botėn e bukur tė sportit, nė atė botė ku njeriu pėrjashton politikėn, mėritė, inatet dhe pėrqafon relaksin shpirtėror qė aq shumė na mungon ne shqiptarėve tė rritur mes hallesh dhe tė mėsuar me varfėrinė ekonomike.

    “Portierė tė mėdhenj”
    Ky libėr ka pak kohė qė ka dalė. Ideja ishte e pronarit tė shtypshkronjės (Edlors) i tė ndjerit Bajram Haxhia, njė njeri shumė fisnik, mik i portierit Perlat Musta. Ai ju lut qė tė bėnte njė libėr kushtuar Perlat Mustės. I premtoi qė do ta bėnte po me njė konditė, qė nė libėr tė paktėn tė fusnin edhe Qemal Voglin. Sepse sistemi i kaluar i kishte vjedhur rininė dhe ne i kishim borxhe atij njeriu, koha i kishte burgosur vitet mė tė bukura tė jetės, i kishte burgosur talentin. Ai ishte njė portier i madh i kohės. Ndaj kishte dėshirė qė t’i jepte njė sadisfaksion moral, njė kėnaqėsi shpirtėrore, qė ta pėrjetėsonim nė njė libėr. Kishte idenė qė pėrmes tij dhe Perlatit, tė nxirrnin nė pah rolin e madh tė portierit nė lojėn e futbollit. Bajrami i ndjerė e miratoi mendimin e tij dhe Profesori i hyri njė pune plot labirinte, ku mezi doli. Mendonte t’i jete lexuesit edhe njė kuriozitet, se ē’ėshtė loja e portierit dhe si ka lindur loja e portierit, si ka evoluar dhe si kanė qenė rregullat e para dhe si janė pėrpunuar. Ju desh disa kohė qė ta realizoja, aq sa nuk e kishte parashikuar... Pastaj mendoi t’i bėj njė pėrshėndetje tė gjithė portierėve mė tė mėdhenj tė kohės (me kėtė sebep) dhe tė thoshte 2-3 fjalė pėr secilin prej tyre. Midis tė tjerėve futi edhe njė person qė kishte arritur tė bėhej portier i Partizanit dhe portier i kombėtares, Mikel Janku, tė cilin e kishte nxėnės dhe i dedikoi 2-3 faqe. Kishte kontribuuar qė ai tė bėhej njė portier i mirė veē vullnetit dhe falė dhuntive tė tij. Pėrmendi edhe Jani Kaēin, Dinellėn dhe tė gjithė portierėt tanė. Kapitullin e parė ia kushtoi portierėve tė botės dhe portierėve tanė. Kapitullin e dytė ia kushtoi Qemal Voglit dhe kapitullin e tretė ia kushtoi Perlat Mustės. Kėtu u ndal mė shumė dhe vuri njė theks mė tė fortė. Perlati qe njė talent i kohės dhe njė nga portierėt mė tė mėdhenj qė kemi nxjerrė ne. Shfrytėzo njė rast, si njėherė njė revistė e madhe sportive e futbollit (Francė), kishin vėnė nė kopertinė foton e tij dhe kjo pėrbėnte njė konsideratė tė madhe qė e bindte lexuesin se me tė vėrtetė e paska merituar Perlati kėtė libėr. Ajo qė e zbukuroi librin akoma mė shumė ėshtė parathėnia e bėrė nga portieri i madh italian Dino Xof. Profesori i bėri njė kėrkesė dhe ai iu pėrgjigj pozitivisht. Ai u tregua shumė i gatshėm dhe pėr 2-3 ditė, i ēoi parathėnien. Kjo ia arriti vlerat librit.

    Rruga e sportit
    Si ēdo fėmijė e ka nisur nė moshė shumė tė re dhe pastaj hyri menjėherė nė shkollėn e fizkulturės. Aty e tėrhoqi shumė ana organizative, teknike. I luante tė gjitha sportet. Luante shumė mirė volejboll, basketboll, pingpong (ku ishte kampion i vendit pėr tė rinj), futboll, por tė gjitha kėto nė nivel amatoresk, sepse u dha shumė mbas anės organizative dhe propagandistike. Kur ishin aksionet e rinisė, ku shkonin nėpėr hekurudha, nėpėr orėt e lira shokėt e kurdisnin qė tė bėnte transmetime tė improvizuara. Tė gjitha kėto i nxiti mėsuesi i tij i parė, Anton Mazreku, qė ishte ylli i emisioneve sportive, qė ai i dedikon gjithēka. Ky ishte mėsues gjeografie nė Institut, por e kishte pėr zemėr mikrofonin dhe ėshtė themeluesi i radiotransmetimit tė futbollit shqiptar. Kisha shumė dėshirė, por nuk mendonte se do tė shkonte tek mikrofoni, vetėm ėndėrronte pėr tė. Ishte njė pasion dhe dėshirė e brendshme qė e shoqėronte kudo.
    Kur nuk e priste i madhi Anton Mazreku i dha mikrofonin shumė shpejt nė dorė, qėkur ishte nxėnės. Ka qenė njė ndeshje nė stadiumin “Qemal Stafa” midis Partizanit dhe Vllaznisė, ku ka transmetuar 7 minuta dhe ka ndjerė njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme. Ka qenė viti 1950. Mazreku e vlerėsoi. Ndoshta qė ta inkurajonte. I tha se je njė mrekulli. E kundėrshtoi... je njė mrekulli i pėrsėriti ai. U entuziazmua shumė. Nė Komitetin Sportiv ai kishte thėnė qė e gjeta pasardhėsin. Por Profesori pati njė shkėputje tė detyruar nga transmetimi, sepse me mbarimin e shkollės u emėrova pėrgjegjės i sporteve nė Qarkun e Dibrės. Me tė vėrtetė ishte me origjinė dibran, por ishte lindur dhe rritur nė Tiranė dhe kisha vėshtirėsi nė zanatin tim. Atje bėra njė punė tė mrekullueshme pėr kohėn, ata mė donin sepse isha ndėr kuadrot e para. Lidhjet me Mazrekun vazhduan pėr t’u mos u shkėputur deri nė ditėn e fundit tė jetės sė tij. Ai vdiq nė moshėn 69 vjeē. Atė ditė kishte qenė nė Shkodėr me shėrbim. Kishte shkuar pėr tė shoqėruar dy trajnerė kinezė qė do tė punonin nė Shkodėr. Ndoshta nuk besohet sot, por kanė ardhur dhe e kanė marrė me helikopter pėr nė Tiranė. Ai vlerėsohej shumė nga tė gjithė. Nė ceremoninė e varrimit ka folur Ministrja e atėhershme e Arsimit Tefta Cami.

    Transmetimet nga jashtė
    Ka transmetuar shumė pak. Ka transmetuar njė ndeshje nė Bukuresht nė vitin 1986. Luante kombėtarja jonė me kombėtaren e Rumanisė. Na kanė mundur aty pesė me njė nė stadiumin e Bukureshtit. Ka qenė njė dimėr i madh dhe njė dėborė e madhe. Ministri i Mbrojtjes sė Rumanisė erdhi t’u uronte mirėseardhjen. Ai ishte tifoz dhe vėllai i tij ishte ambasador nė Shqipėri. Skuadra e Rumanisė ishte me emėr nė atė kohė.

    -Ndeshje tė transmetuara…
    -Nė vitin 1983, u bėnė rreth 5 mijė ndeshje. Nė vitin 1983, kaluan nė njė emision shumė tė ri dhe modern duke transmetuar jo vetėm njė ndeshje, por tė gjitha ndeshjet e javės me copėza. Pikėrisht, nė kėtė moment e la numėrimin. Kur ka qenė Mazreku sėmurė, apo pėr njė arsye tjetėr i ka rastisur qė tė mbante 6 orė nė javė transmetim. Deri nė vitin 1960 kemi qenė dy veta dhe kjo vazhdoi deri nė vitin 1965. Nė kėtė vit afrohet Ahmet Shqarri, Aleko Gjergo, Ymer Sterniqi nė Shkodėr qė ėshtė edhe sot. Ishte Ymer Kurti, pastaj hyri Veli Rada dhe mė vonė ky numėr erdhi duke u shtuar.

    Ndeshja mė e bukur
    “Ėshtė ajo qė ka mbetur si njė legjendė, ajo e 17 nėntorit tė vitit 1967, Kombėtarja jonė me Kombėtaren e Republikės Federale Gjermane. Ishte njė ndeshje, e cila u mbyll me barazim kėtu 0 me 0. I prishėm punė Gjermanisė sepse i hoqėm tė drejtėn pėr tė shkuar nė finale. Ekipi gjerman nė atė kohė ka sjellė nė Shqipėri, yjet e futbollit tė vet, emrat e mėdhenj tė futbollit tė vet. Kanė ardhur nė Tiranė mbas Kampionatit Botėror tė vitit 1966 nė Londėr, ku u mundėn nė finale nga kombėtarja e Anglisė. Ne kemi bėrė edhe njė gol, por arbitri austriak nuk e pranoi dhe ky sulm ėshtė fotografuar edhe nga fotografi i vjetėr sportiv Enver Ēobani. Por e rėndėsishme ėshtė qė i morėm njė pikė shumė tė vlefshme Gjermanisė, duke i prerė udhėt pėr tė shkuar nė finale”.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Pėr: Komentatori i futbollit shqiptar, Ismet Bellova

    A mund ti gjej diku transmentimet e ndeshjeve nga I.Bellova?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •