-
Mihal Delijorgji: Dua dëmshperblim. S’kam faj, Gërdeci sabotazh
Po nuk guxon i ziu te vej gisht..hm..
....................
Mihal Delijorgji: Dua dëmshperblim. S’kam faj, Gërdeci sabotazh
--
Nga: KLODIANA LALA
TIRANE- Mihal Delijorgji, ish-administratori i “Albademil”, i dënuar nga gjykata si një nga përgjegjësit e tragjedisë së 15 marsit 2008 në Gërdec, lë qelitë e burgut, duke “larë duart” me drejtësinë shqiptare. Biznesmeni kapërceu pragun e burgut të Vaqarit në orën 16.00, pasi tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e tij, për ulje dënimi.
Gjykata i “fali” Delijorgjit 70 ditë burgu, çka bëri që ai të rifitonte lirinë. Në një intervistë për “GSH”, Mihal Delijorgji, tha se Gërdeci nuk ishte aksident, por sabotazh. Ai u shpreh se ndjen keqardhje për viktimat e Gërdecit, sidomos për fëmijët. Ish-administratori i “Albademil” pohoi se do t’i rikthehet botës së biznesit...
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)
Kthehu Dërgo Printo Home
Komento
Dërguar nga Diellza, Tirane më 22-03-2013 në 07:58
E me te lumte!!!
I thone drejtesi shqiptare kesaj, jo shaka
Dërguar nga Nga Koaova, Prishtine më 22-03-2013 në 07:57
Normal qe i rikthehet biznesit. Kjo e bene te veqant Shqiperin. Na Kabul, kandahar, bangladesh e afrik, minimumi ky diellin se kish pa me sy. Salooooo, ku je Saloooo.
Dërguar nga Shkodran, hong kong më 22-03-2013 në 07:48
nuk ke faj ? do the shperblim ti fut femijet te punojne ne tonelata municione .. o ti don kur nuk ka shtet Kanuni i ben punet me se miri .. Duhet te shpallet hero kombetar kush te zhduk ty nga faqja e dheut
-
-
Për: Gerdeci, Sabotazh.. thot Delijorgji..
E pastaj pyesin me naivitet ata qe vijne dashamires "se pse nuk zhvillohet Shqiperia ?" Po si te zhvillohet more miq ? Kur "heroi" shqiptar sot eshte krimineli , si mundet te rritesh perime , kapitale , apo femije e shtepi ? Si mundet te mbjellesh ne nje toke , kur krimineli te vjen e t'i shkel te mbjellat dhe te ben edhe "heroin" ? Jo vetem qe nuk i hyn gjemb ne kembe , por eshte partneri kryesor i Ceverise , gjoja e zgjedhur po nga ne dhe qe paguhet (per rrogen zyrtare flas , por edhe ate qe vjedhe qe eshte buxheti i shtetit ) nga leket tona ?
Vetem ky veprim kaq i thjeshte , qe e lexojme si lajm "normal" , eshte gjithe filosofia e jetes politike dhe ekonomike ne Shqiperi ! Prandaj Shqiperia asnjehere nuk ka per ta ngritur koken , sa kohe kjo skeme te jete ne kembe !
Hajt tung dhe zoti na ndihmofte !
Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 22-03-2013 më 05:28
-
-
Për: Gerdeci, Sabotazh.. thot Delijorgji..
Demshperblim mori edhe Nano, pse te mos mari edhe Delijorgji !
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt