Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese, Presidenti Nishani dekreton anëarët e rinj

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot emërimin e anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. “Në mbështetje të bujar nishaninenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë. Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës dekretoi emërimin e zotit Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese”. Thuhet në faqen zyrtare të presidencës

MAPO