Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Ahmeti: Luftuam për liri, jo për një Shqipëri të Madhe apo të Vogël

    Ahmeti: Luftuam për liri, jo për një Shqipëri të Vogël në Maqedoni

    Shqiptarët asnjëherë nuk kanë luftuar për Shqipëri të Madhe apo të Vogël, as nuk kanë punuar për Shqipëri të Madhe. Por kanë punuar e luftuar që të jetojnë të lirë në vendet ku ata jetojnë dhe trashëgim ua kanë lënë të parët e tyre, deklaroi Ahmeti.

    Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti tubim qendror në Çair të Shkupit, me këtë rast u promovua kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti si dhe programi partiak për zgjedhjet e 24 marsit.

    Lideri i BDI-së shpalosi edhe disa shqetësime të cilat ditëve të fundit u ngritën në opinion lidhur me tezën se shqiptarët po luftojnë për krijimin e një Shqipërie të Vogël në Maqedoni.

    “Më bëri shumë përshtypje shtypi me një temë shumë provokative, shumë të frikshme për qytetarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë me titullin se “Nuk duhet të frikësohemi nga Shqipëria e Madhe se këtu në Maqedoni na u ndërtuaka një Shqipëri e Vogël,” u shpreh Ahmeti, transmeton agjencia e lajmeve Ina.

    “Unë nga ky shesh porosis të gjithë ata ideatorë, frymëzues, publicistë apo analistë që të mos frikësojnë njerëzit, sepse Shqiptarët asnjëherë nuk kanë luftuar për Shqipëri të Madhe apo të Vogël, as nuk kanë punuar për Shqipëri të Madhe. Por kanë punuar e luftuar që të jetojnë dhe frymojnë lirë në vendet ku ata jetojnë dhe trashëgim ua kanë lënë të parët e tyre. Dhe asnjëherë nuk kemi bërë kompromis dhe asnjëherë nuk na është dridhur qerpiku që të luftojmë për të drejtat tona që na janë mohuar në të kaluarën”, shtoi Ahmeti.

    (a.k/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ahmeti: Luftuam për liri, jo për një Shqipëri të Madhe apo të Vogël

    Zeri yt o Ali Ahmeti eshte si zeri i nje njeriu te vetem ne shkretetire! Por ajo qe ti shpreh e mbron eshte e drejta dhe e verteta, dhe une te pergezoj ty qe ke kurajon qytetare qe te dalesh e mbrosh te drejten e te verteten, packa se kohet e fundit eshte bere e modes qe politikanet shqiptare te ndryshojne tonin e zerit e ta kthejne ne gjuhe "alla-turka" vetem e vetem per ti apeluar injorances se rruges shqiptare. Ty bravo te qofte, se po ben ate qe nuk kane kurajon ta beje as Berisha ne Tirane, e as Thaci ne Prishtine: te ngreje vetedijen e popullit shqiptar lart, e jo ta lere ate te zhgerryhet ne llucen e rruges shqiptare.

    Fatkeqesia jote dhe imja bashke eshte se une e ti e dime se cfare eshte liria e cdo te thote te jesh njeri i lire, por shqiptaret e tjere as e kane idene e lirise qe thithin sot me hundet e tyre. Nuk e shkundin dot vasalitetin nga qenia e tyre.

    Albo

  3. #3

    Për: Ahmeti: Luftuam për liri, jo për një Shqipëri të Madhe apo të Vogël

    Ky ali qiameti eshte hipokrit i madh,tjeter gje deklaronte nga malet e tetoves me heret e tjeter tani.Tradhetoj gjakun e shokeve te tij.
    Pse ateher vdiqen gjith ata njerez?
    Pse uck?
    Pse nga ushtri kombetare ne parti familjare?
    Mbi kete rendojn shum vrasje te shokeve te tij ne rrethana te paskjaruar..
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  4. #4
    çarli_mangup Maska e çarli_mangup
    Anëtarësuar
    22-03-2007
    Vendndodhja
    ch
    Postime
    250

    Për: Ahmeti: Luftuam për liri, jo për një Shqipëri të Madhe apo të Vogël

    Sa e trishtueshme është kur injoranca formatizohet dhe merr në peng vlerat e një shoqërie, duke bërë si një autoparlant atonikë në emër të "lirisë" ..... ! më habitë durimi i sovranit se si ka guxim të ndëgjojë këtë melodi......!

  5. #5
    ღ Ƴℓℓëʓ ღ Maska e RiGerta
    Anëtarësuar
    01-11-2010
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    946

    Për: Ahmeti: Luftuam për liri, jo për një Shqipëri të Madhe apo të Vogël

    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    Ky ali qiameti eshte hipokrit i madh,tjeter gje deklaronte nga malet e tetoves me heret e tjeter tani.Tradhetoj gjakun e shokeve te tij.
    Pse ateher vdiqen gjith ata njerez?
    Pse uck?
    Pse nga ushtri kombetare ne parti familjare?
    Mbi kete rendojn shum vrasje te shokeve te tij ne rrethana te paskjaruar..
    Ti refer me duket je mesue ke fishkllue neper fushat e lojes se fudbolit edhe vjen e fishkllon ketu me nje ton veshshurdhues. Nese nuk e ditka Aliu shijen e lirise une e ti edhe shume tjere si ti qe fishkellojne edhe me pak e din cfare eshte liria. Gjate luftes se kosoves dhe perleshjeve ne Maqedoni ishte Aliu, Fatmir Dehari e shume shoke te tyre kercovare kapen pushket dhe dolen ne lufte perderisa ti po shikoje lojen nga Tvja sepse nuk ta mbante te rrish pas lisit. Prandaj mos sharroni kot ju Thashistet kriminele
    Mɛ мιяɛ тɛ ʝɛм иɛ ɛяяɛƨιяɛ ɛ тɛ и∂ʝɛʝ αяσмɛи ɛ ∂яιтɛƨ, ƨɛƨα тɛ ʝɛм иɛ ∂яιтɛ ɛ тɛ мσƨ ɛ ƨнσн ғαяɛ✿⊱╮

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Për: Ahmeti: Luftuam për liri, jo për një Shqipëri të Madhe apo të Vogël

    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •