Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Nis punimet By-Passi i Fierit, Berisha: Ta lëmë Ramën në autobus

    Nënshkruhet kontrata për BY-Passin e Fierit

    U nënëshkrua sot në MPPT, u nënshkrua kontrata për ndërtimin e BY-Pass-it të Fierit, një projekt autostrade jashtëzakonisht i rëndësishëm që do tëlidhë segmentet Lushnje-Fier dhe Levan-Vlorë. By-Pass-i i Fierit është një autostradë 22 km i gjatë dhe 22 metra i gjerë, me katër korsi, që kalon në Mbrostar, në ultësirën mes Fierit dhe bregdetit, pranë Apollonisë dhe lidhet në nyjen e Levanit me segmentin Levan – Vlorë. Ai ka tre ura nga 80 metra gjatësi secila, Ura e Semanit, e Kanalit të Hoxharës dhe e Pojanit, si dhe katër kryqëzime në disnivel. Ka 21 nënkalime mjetesh, dy zona shërbimi dhe një zyrë informacioni turistik, duke qenë se kjo autostradë kalon nëpër një zonë me potencial të jashtëzakonshëm turistik, qoftë për shkak të qytetit antik të Apollonisë, qoftë për shkak të vijës së virgjër bregdetare.

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Nënshkruhet kontrata për BY-Passin e Fierit

    Kur fillon e kur mbaron?
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Nënshkruhet kontrata për BY-Passin e Fierit

    Nis punimet By-Passi i Fierit, Berisha: Ta lëmë Ramën në autobus

    FIER Ndërtimi i By-Pass të Fierit startoi dje. Autostrada do të ketë një gjatësi prej 22 km, gjerësia e rrugës është parashikuar të jetë 22 m, me 4 korsi, 3 ura me gjatësi 80 m si dhe 21 nënkalime. Projekti i tipit autostradë interurbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit është pjesë e një korridori të rëndësishëm nga Lushnja në Vlorë. I pranishëm në fillimin e punimeve ishte dje edhe kryeministri Sali Berisha. “…Katër vitet e ardhshme ritmet e zhvillimit do të jenë shumë më të mëdha. Kjo është alternativa jonë e infrastrukturës moderne, e rrugëve të sigurta dhe shpejtësive të mëdha, e shkollave të reja, e fermave moderne, e furnizimit me ujë 24 orë, e fuqizimit të biznesit, fuqizimit të fermave, trefishimit të investimeve në bujqësi”, – tha dje Berisha gjatë fjalës së mbajtur. Ai ftoi demokratë e socialistë dhe të paparti që të bashkohen me alternativën e mazhorancës. “Së bashku anëtarësuam Shqipërinë në NATO, së bashku hoqëm vizat, së bashku do të marrim statusin e vendit kandidat, qindra milionë euro investime, do të liberalizojmë vizat me vendin e madh të lirisë, SHBA-në. Le ta lëmë Koçon me pasagjerin e tij Edi Ramën në autobus, ne të ecim përpara, përpara, përpara”, – tha ai.

    MAPO

  4. #4
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Nënshkruhet kontrata për BY-Passin e Fierit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    E di se ç'u kan thënë firmave që po bëjnë sikur punojnë atje??
    Të bëjnë sikur punojnë deri në zgjedhje dhe pastaj ta ndërpresin punën.

    P.s. Mos u nxito të më thuash që po gënjej.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Nis punimet By-Passi i Fierit, Berisha: Ta lëmë Ramën në autobus

    Ku mund te gjenden detajet e projektit?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Nënshkruhet kontrata për BY-Passin e Fierit

    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    E di se ç'u kan thënë firmave që po bëjnë sikur punojnë atje??
    Të bëjnë sikur punojnë deri në zgjedhje dhe pastaj ta ndërpresin punën.

    P.s. Mos u nxito të më thuash që po gënjej.
    do zoti qe per keto 5 dite fushate te kene mbylle ate gropen e madhe qe mbushet me uje
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  7. #7
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Nënshkruhet kontrata për BY-Passin e Fierit

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    do zoti qe per keto 5 dite fushate te kene mbylle ate gropen e madhe qe mbushet me uje
    Hahahaha mos u mprih më kotë o Xhori...ajo gropa që thua ti është nga krahu tjetër i By-passi-t, është në Mbrostar.
    Ato pak gërmime që inaguroi "mjeshtri i gërshërës" ishin në krahun e Levanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •