Nënshkruhet kontrata për BY-Passin e Fierit
U nënëshkrua sot në MPPT, u nënshkrua kontrata për ndërtimin e BY-Pass-it të Fierit, një projekt autostrade jashtëzakonisht i rëndësishëm që do tëlidhë segmentet Lushnje-Fier dhe Levan-Vlorë. By-Pass-i i Fierit është një autostradë 22 km i gjatë dhe 22 metra i gjerë, me katër korsi, që kalon në Mbrostar, në ultësirën mes Fierit dhe bregdetit, pranë Apollonisë dhe lidhet në nyjen e Levanit me segmentin Levan – Vlorë. Ai ka tre ura nga 80 metra gjatësi secila, Ura e Semanit, e Kanalit të Hoxharës dhe e Pojanit, si dhe katër kryqëzime në disnivel. Ka 21 nënkalime mjetesh, dy zona shërbimi dhe një zyrë informacioni turistik, duke qenë se kjo autostradë kalon nëpër një zonë me potencial të jashtëzakonshëm turistik, qoftë për shkak të qytetit antik të Apollonisë, qoftë për shkak të vijës së virgjër bregdetare.
MAPO
Krijoni Kontakt